Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi islame

YJE SHQIPTARE NË QIELLIN ISLAM - poezi islame nga Burhan Fili

Fise dhe popuj Allahu i bani Që sejcilit t,i njihet tabani. Por ma afër te Allahu janë Ata që përsos e kanë takvanë. Ejani me mua se n,rrugë jam Me yjet shqiptar n, qiellin Islam. N,qiellin Islam shumë yje t,Shqipnis Hoxhë Tahsi i çamerisë. Në Stamboll emri i ka dale Themeloi fakultetin e pare. E nga Frashëri Shamsudin Për Sami shqiptar e dijnë. Vepra e tij Enciklopedia Me te mburret sot Turqia. E kah vona Hoxhë Albani Ai ishte djal shkodrani Për hadhithe i ka dal nami. Atje n, Sham e kudo shkon Emri i tij me nder takon. E si nur Hoxhë Gavoçi Për mirësi pak ju pa shoqi Shum talebe ai ka mësu Deri në SHBA i kam taku. Shkodrën e vet kurr se harroi Me shum mall shpesh here shkoi Me u knaq e me ndihmu Dorën e ndihmës duke afrue. E gjat luftës në Kosovë Alimi fisnik mori hov Pleqnia e thellë se ndaloi Fushës s,betejës pranë i shkoi. Asnjëherë s,iu ndal turri Me ç,ka ka lufton burri. Abdyl Kadri fort me nam Arnauti njihet n,Sham. Atje n,Pej rranjët i ka D

Lamtumirë Bajram - poezi islame nga Rrahman Ferizi

Bora e bardhë shkundet nga tekbiret e Bajramit Skuqet me gjakun e paqes, të Kurbanit Antenate e zemrave afrohen në Urime Jetimët njomin buzët me ushqim të ngrohtë Vizitohen dyer të mbyllura nga harresa e dynjasë Hapen zemratë drejtë valeve të ahiretit Kërkojnë jetimët, skamnoret dhe të vobektit E nuk e kan vështirë t’i gjejnë? Ata flasin me zërat e ngjizur të tyre Thërrasin zemrat e thara Sikur të vie më shpesh Festa e Kurban Bajramit? Pushtetaret ushqejnë qentë e tyre me mish të freskët Dhe hedhin buk bajatë në kontenjier Së bashku me rroba “ të vjetra” nga sirtarët Ngopen nga djerësa e punëtorve pa shtëpi, pa plang! Dhe flijnë të qetë, të ngrohtë Sa mjerim kur nuk ka ndjenja për të nevojshmin Sa mjerim kur nuk ka ndërgjegjeje që vret zemratë “ Nuk është besimtar ai i cili ngopet E fqinji i tij flinë barkthatë” * O Bajram qofsh i gëzuar Ti po shkon ne ku po mbetemi Jemi jetim, të vobektë, invalid të luftës … Të vetëm Të presim, të n

Kjo jete - poezi islame nga Shkelqim Osmani

Ne skena ardh por na kane sjell Të rrime po sdeshem prap na mbajne Dhe po svazhdume me Të të ecim Është e pamundur të ia dalim mbanë. Këndojm e qeshim dhe s’prekupohemi Të vujmë e te qajm, kërkojm të harrojmë Dhe, me shume pak, ne krejt marrohemi Krijuesin tonë nuk e kujtojmë Pa halle, me pare jeten e dona Me ba qejf ne pa ja nda Me vëlla e motër krejt largohena Materialista tash jena ba Sa pak, ne jeten me ba me e shtru Na rritet mendja s’ka ku me shku Dhe larg i shtyjme Din e Iman Varfërojm zemrat prishim dynjan Gjynahqar Zot ne mos mbetshim Nën mëshirën tënde na streho Se tani inshaAllah do të kujtohena Ibadet ma shpesh Ty me të ba Dhe po sdeshëm ne me ik Vijne na marrin pa na pyt Per jete tjeter c'fare me ba La il-lahe il-lallah Shehadetin ma shpesh me than Pa na pyt na kane sjell Do na marrin pa na vet Në kët jet c'fare na kërkohet?! Vec besimi I vërtet.

Jam Musliman - poezi islame nga Shkelqim Osmani

Falemners Zotit qe me ka udhzu, n'rruge të drejt me u nise të njoh Allahun për Zot që gjithcka e ka jeretise të besoj Kur’anin fjale te Tij që Muhamedit a.s ia ka zbrit të pranoj Islamin për fe fen e paqes dhe të harmonis ti du njerëzit e dashur dhe të respektoj mbar njerëzin të zbatoj ligjet e sheriatit dhe të predikoj barazin. Dhe Ai vërtet e di c'farë ka ne zemrat tuaja Prandaj mos guxoni të fshiheni më kot Do silleni verdallë para e mbrapa Derisa Allahun ta njihni per Zot.

Nëna - poezi islame nga Minushe Daku

Ne enderr me ishe yll shendrites ne boten time te vogel ishe frymemarrja ime nene....... cka pa ty? ne jeten mbaresore qe mburoja ime, mbulesa ime, truproja ime.... nena ime ... ku pa bekimin tend? nen kembet tua rrjedh nuri i Firdeusit me ndihmo t'a gjej ate e dashura ime...nene .. embelsia yte me shton vullnetin, ndjesine e te qenit human, njeri i kompletuar per se mbari me dinjitetin e pafundm nene.... cka pa ty? ....nene... ska rendesi asgje pa ty... e embla ime nene sa nektar perzgjedhes per bletet je ti. me fal mua nene me merr ne perqafim nene dua te te puth doren e arte nene.... sa te humbur jemi pa ty... ne kete vale mbeshtjellese te jetes se trazuar ne krahet tu gjej prehjen, mbeshtetjen, ... e cka me pas? Trazim i nje nate dhe malli per ty ska te ndale Te fle apo te shkruaj per ty? sa nete shkrove ti per mua poezi dashurie e embelsie? sa ninulla kendoi zeri i zemres amnore? ska te ndale.... me mijera e mijera shkronja dhe dashuria per ty nu

Kaside el-Burde (kushtuar profetit Muhamed a.s nga poeti i madh Busajriu) - poezi islame

Muhamedi është prijës për gjithësinë, xhindë, arabë, të huaj e për mbarë njerëzinë. Urdhërues e ndalues është profeti ynë; i prerë në çdo rast në po dhe në jo-në. Shefaati nga vetëm Ai mund të pritet, në çdo rast rreziku kur njeriu zhytet. Kush kapet pas Tij që Zotit t'i lutet, është kapur në një tërkuzë që kurrë nuk këputet. Me trup e me shpirt dalloi ndër të tjerë, asnjë s'ju afrua në dije e në nderë. Gjithë profetët e tjerë nga Ai patën pjesë; një grusht ujë nga deti, një pikë ujë në vesë. Gjithë profetët me radhë qëndrojnë para Tij, për të fituar dije, nder e urtësi. Me trup e me shpirt u krijua i plotë, u zgjodh më i dashur tek i madhi Zot. Meritat që ka, askush nuk i afrohet, diamant i pastër, nuk mund të copëtohet. Përveç qenies Zot, çdo lavd i përket, s'të ngrejmë si të tjerët gjer në hyjnitet. Mandej derdh për Të çdo nder e lavdi, Atij i takon çdo lavd e madhështi. Nderimi për Të s'njeh asnjë kufi, lavd e Tij s

Ne Allahut i kem besu- poezi islame

Ne All-ahut i kem besu Pengamberit i kem premtu Çdo detyrë e obligim Me ndërgjegje do ta kryjm Falim namazin me respekt Zeqat japim per çdo vjet Ramazanin e agjerojm Dhe Bajramin e festojmë Për Bajram presin kurban Pasuri ata që kanë Pune e shejtë e më e madhe Kishe me qenë haxhxhi ne Qabe Lumturi nuk ka pa fe Te gjitha të mirat aty i ke Po nuk dite me logjiku Nga e vërteta ke deviju T'jesh musliman është kënaqesi Ti krysh borxhet me lumturi Bën miresi hiq pa ia nda veprat tua ke me i pa.

Mendo - poezi islame

Thua kam zemër të pastër Allahu e di, Por pasqyrë e zemrës tënde Është puna që bënë ti. Nuk falem s’kam kohë Allahu do të me falë, Por Allahu kur të krijoi Së pari kohën për këtë ta dha Mbulesën nuk e mbaj Thua mëkat i vogël, Por urdhërit të kujt nuk i bindesh Vallë a të shkon në mend? Mëson gjithçka, Që ke në fakultet, Por për të lexuar Kur’an Nuk ke kohë as për një ajet. Kur shikon gjithë këtë krijim Si mashtrohesh Të thuash është bërë Pa qëllim. Pendohu dhe në adhurim kaloi ditët Se vdekja vjen kur nuk e pret E koha nuk të përsëritet.

MIRË SE ERDHE NMESIN TONË - poezi islame për Ramazanin

Të lumt ne ja gëzimi jonë Ramazani nmesin tonë Ty Allahu të ka caktue Mshirës sTij me na afrue Mirë se erdhe fati jonë O prenvera e shpirtit tonë Ti na sjellë ne çdo të mirë Lidhë shejtanin në zinxhirë Nty Allahu çon mirësinë Shumë rahmet për krejt njerëzinë Fort të madh namin e mban Se nTy Zoti çoi Kur-an NTy një« natë« veç sa ka vlera Ma se tridhjetë mijë netë tjera Lejleletul Kadr-in me shumë vlerë Sa si kanë një mijë muej tjerë NTy ne kemi kënaqësi tparë Në aksham kur hajmë iftar Nahiret tjetra na mrrinë Kur ttakohemi me Perendinë Punën e mirë Zoti çdo herë Na e rritë dhjetë deri nshtatëqind herë Por agjërimi është i Tij Dhe shpërblimi ska kufi Çka Allahu nty dha vetë Ndhjetë ditë tpara sjell rahmet Ndhjetë ditë tjera Zoti thërret Robt e vet në magfiret Ndhjetë të fundit çka na bjen Nuk na len me ra nxhehennem Ti ne shpirtin na e pastron Kurse trupin na e forcon Vlera jote nuk shkon bos

O njeri ! - poezi islame

Natën kur ti i braktisur nën hijen e hënës qëndron. Është Ai dhe veç Ai që nga lart ty të shikon. Dhe kur ecën mes të tjerëve, ti i heshtur mediton. Është Ai që të dëgjon, veç Ai ty të kupton. Dhe kur qesh se je gëzuar dhe ti dhimbjen e harron, është Ai që të jep gëzim dhe Ai ty të ndihmon. Se ç’ke në gjoks askush s’e di dhe askush jo s’ta shpjegon, por veç Zoti i madhëruar çdo të fshehtë e zbulon. Linde vetëm në një ditë kur kish diell, por kish edhe re dhe askush jo nuk e di se çfarë le ti atje. Mendje ke, por nuk kupton o njeri ti asgjë. Është Ai që të ndriçon dhe shpirtin tënd ta shpëton. Për të folur ti nuk flisje, ndonëse buzët përpëlisje. Është Ai që të mësoi dhe buzët t’i shkathtësoi. Ti çdo gjë e përballove dhe gjatë kurrë jo nuk mendove. Ishte Ai që të mësoi dhe nga e keqja të largoi. Ja, tani thua unë, unë dhe gjoksin ti godet. Por më kot, jo mos u mburr se vjen vdekja o njeri i shkretë.

NJË PASQYRË E TMERRSHME - poezi islame nga Hafiz Ali Korça

As shin as korr dreqi thonë, por përpiqet përgjithmonë si e si të përçajë fenë për të përmbysur atëdhenë. Qe pa fe atdheu nuk mbahet. Si thoni prej mishit që s’ndahet. Si mëmëdhu që mbron fenë, ashtu dhe feja atëdhenë. Feja siguron moralin, siguron nderin dhe mallin. Por një komb kur e le fenë, më s’ka dert as për atëdhenë. Feja për njëherësh s’lihet. Pak nga pak fillon sa fshihet. Me parë lihet mësimi. Dhe fillon sëmuret besimi. Ligësia kështu zihet. Se sheh rrushi rrushin piqet. Kështu nis le burri fenë. Sefte gjyshi la synenë. Pastaj yt atë la vaxhibin. Farzin la yt bir me nipin. Stërnipit më gjë s’i mbetet. As di fare ku të mbështetet.

Mbeshtetja e dobishme e nje njeriu - poezi islame nga Shqipja

A ke kujtuar ndonjeren prej diteve o njeri, jeta ne kete bote eshte e shkurter edhepse plot pasuri, ti shume te mira ne kete bote mund te keshe, serish per te keqiat mbeshtetjen e duhur mund mos ta gjesh. Ti ne kete bote me gjithe te mirat mund te jeshe i rrethuar, te keshe familje, femije, shtepi e pasuri jeten per ta kaluar, por a ke menduar ndonjehre se gjithe keto e kan nje afat te caktuar, dhe se te gjithe do t'i braktisesh, ne nje jete tjeter per te udhetuar? A ke kujtuar ndonjehere se gjithcka ne kete bote e ka nje fund, si cdo gje qe vjeterohet, prishet, venitet e s'gjendet me askund, ashtu edhe jetes tende do t'i vije fundi nje dite, andaj, puno e vepro per kete dite per t'u pergatit. Ti ne kete bote mund te jetosh si nje mbret, te keshe fame e te dominosh tere kete jete, por do te vije nje dite kur te gjithe do te te tradhetojne, mbeshtetjen qe ti do kerkoje njerezit s'mund te ta ofrojne. Kujto kur ne kete dite asgje nuk te ben

Medito! - poezi islame nga Shqipja

Shih perreth teje e medito, Gjithe kete bukuri ne natyre kush e krijoi, Diellin qe te ngroh ti me vemendje shiko, Edhe qiellin shiko kur bie shi. Po pas shiut ylberin a e ke pare, Ngjyrat e tij qe syte dojne me t'i marre, Po ujin qe ti e perdor cdo dite, Kush e krijoi, ti veten pse s'e pyet?! Ne oqean me anije kur lundron, edhe ne ajer kur me aeroplan fluturon, perqendrohu o njeri ne Krijuesin e gjithesise, mos hezito se besuari, pse nuk mediton? Jepi vetes pak kohe te lire e hapsire, haroji te gjitha, vetem ne Krijuesin tend mendo, Gjithe keto te mira kush t'i dhuroi, ti kujto, pra mos hezito, per gjithcka Krijuesin tend Falendero!

Çast pas çasti - poezi islame

Çast pas çasti shkon dhe kjo ditë, e dielli hapat hedh ngadalë, një pragmbrëmje duket tej, dikush pret të pathënën fjalë! Sa ditë si këto kanë kaluar, sa mbrëmje pret të ndërrohen vallë, sa shumë momente të janë dhuruar, e prapë, s’e the, jo ti këtë fjalë. Çast pas çasti, shkojnë netë e ditë, çast pas çasti, jeta kalon, diku ke ecur, diku ke rendur, diku ke qenë, diku po shkon! Dikur, qoftë mbrëmje a qoftë mëngjes, nën qiell të hapur, a në shtëpi, me dritë-arsyen e logjikës tënde, kujtesës tënde bëji një shikim! Ndoshta, diçka ti ke premtuar, pa dashje kund, ke thënë një fjalë, një zemër diku në ke lënduar, gjeje këtë çast e thuaj: “Më fal!

Profeti Muhammed a.s. - poezi islame nga Shqipja

Ti vuajte pa mase qe ne vegjeli, Jeta te ka qene e veshtire edhe ne rini, Zoti xh.sh. driten ta dha ty, qe me nurin tend gjithe boten me e perfshi. Ata qe driten tende e pasuan, keshillat e tua i degjuan, me nder e drejtesi jetuan, te mirat nga Zoti xh.sh.i fituan. Je shembull me i mire i njerezimit, keshillove t'i largohemi mashtrimit, drejtesine gjithmone si duhet ta ndajme, selamin/paqen neper bote ta shperndajme.

Muhammedi a.s. - poezi islame

Errësirë ishte kudo Injorancë mbretëronte Kishte humbur çdo arsye Bota dritën e kërkonte. (Allahumme sal-li ala Muhammed Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem) Në Mekë, n'këtë vend të bekuar U lind i dashuri i Perëndisë Muhammedi i lavdëruar Shpëtimtari i njerëzisë. (Allahumme sal-li ala Muhammed Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem) O Muhammed o i dërguar Dritë dhe mëshirë për mbarë njerëzinë Salavate duke t'kënduar Falënderojmë Perëndinë (Allahumme sal-li ala Muhammed Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem) Ti je dritë që kurrë nuk fikesh Flakadan-Udhëzim hyjnor N'zemrat tona gjithmonë rritesh N'ty gjejmë prehje përgjithmonë (Allahumme sal-li ala Muhammed Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem) Gjithmonë ishe dhe do t'mbetesh Ideal-Shembull për ne Fjalët tua kurrë nuk zbehen Deri sa t'ketë jetë mbi dhe. (Allahumme sal-li ala Muhammed Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem) i a.s.

ALLAHU IM I MADH ! - poezi islame nga Kemal Aruçi

A mirë është për fenë islame një e tillë pabesi? A mirë është për të famshmin besim një e tillë tradhti? A mirë është këta dallkaukë të hyjnë në islam? A mirë është të shajnë këta fe e Kur'an? A mirë është shkollë e medrese të mbyllen, të humbin prore? A mirë është të shuhet në këto anë drita diturore? A mirë është këta besimtarë ta shohin me përbuzje fenë? A mirë është të heshtin kur thonë se janë muslimanë? Natën më të gjatë po jetojmë, o Zot ... A prej sheriatit tënd u ndamë e copëtuam? Ki mëshirë, o Zot, ramë e u shkatërruam E, kështu, karshi botës, o Zot, u turpëruam! Pejgamberit që i jep dorën kundërshtarit, pas i shkuam, Allahut që thotë se është falës e mëshirues, i besuam; Për nder të Resulit Tënd, nga fati i keq na shpëto Ti, O drit' e së Vërtetës që n'horizonte e fshehur rri! Këto net të gjata errësire, o Zot, të mbarojnë, Të lindë, më në fund, dielli i ardhshëm, të ndriçojë! Drit' e tij ta shkëlqejë çdo zemër të fes

Fitorja është e imja - poezi islame

Ty të bën të lumtur trishtimi Ty të qetëson hidhërimi Me atë pasqyrë të lular në duar Me atë mendjen tënde duke bluar C’kurth të ka planifikuar. Ti që më buzëqesh ngadalë Ti që më shikon dhimbshëm Hiqe maskën. Ti po humb Unë po fitoj Ti s’ke qenë, je, por s’do të jesh Unë kam qenë, s’jam, por do të jem. Unë po fitoj.

Bindju Allahut - poezi islame N. Nebiu

Nëse dëshiron të jetosh Në rrugë të drejtë Bindju Allahut Me sinqeritet. Mos e bëjë atë që Ai të ndaloi, Se Allahu ta deshi të mirën Më shumë se sa vetes ti ia dëshiron. Të jetë puna jote Veç për hir të Tij Se shpërblimi nuk do të mungojë E do të jetë pa kufi. Adhuro Allahun, Që të kesh dobi Atë ditë kur s’do të ketë hije Përveç hijes së Tij.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more