Çast pas çasti shkon dhe kjo ditë,
e dielli hapat hedh ngadalë,
një pragmbrëmje duket tej,
dikush pret të pathënën fjalë!
Sa ditë si këto kanë kaluar,
sa mbrëmje pret të ndërrohen vallë,
sa shumë momente të janë dhuruar,
e prapë, s’e the, jo ti këtë fjalë.
Çast pas çasti, shkojnë netë e ditë,
çast pas çasti, jeta kalon,
diku ke ecur, diku ke rendur,
diku ke qenë, diku po shkon!
Dikur, qoftë mbrëmje a qoftë mëngjes,
nën qiell të hapur, a në shtëpi,
me dritë-arsyen e logjikës tënde,
kujtesës tënde bëji një shikim!
Ndoshta, diçka ti ke premtuar,
pa dashje kund, ke thënë një fjalë,
një zemër diku në ke lënduar,
gjeje këtë çast e thuaj: “Më fal!
e dielli hapat hedh ngadalë,
një pragmbrëmje duket tej,
dikush pret të pathënën fjalë!
Sa ditë si këto kanë kaluar,
sa mbrëmje pret të ndërrohen vallë,
sa shumë momente të janë dhuruar,
e prapë, s’e the, jo ti këtë fjalë.
Çast pas çasti, shkojnë netë e ditë,
çast pas çasti, jeta kalon,
diku ke ecur, diku ke rendur,
diku ke qenë, diku po shkon!
Dikur, qoftë mbrëmje a qoftë mëngjes,
nën qiell të hapur, a në shtëpi,
me dritë-arsyen e logjikës tënde,
kujtesës tënde bëji një shikim!
Ndoshta, diçka ti ke premtuar,
pa dashje kund, ke thënë një fjalë,
një zemër diku në ke lënduar,
gjeje këtë çast e thuaj: “Më fal!
loading...
Lexo edhe: