Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Mendime

Adem Demaçit i thanë Mandela shqiptar dhe Nuri Seferit i thanë Tajsoni shqiptar!

Adem Demaçit i thanë Mandela shqiptar dhe Nuri Seferit i thanë Tajsoni shqiptar! Tani nuk e kam të qartë, Mandela nderohet apo Ademi, Nuriu apo Tajsoni? Jam i sigurtë, për shembull, nëse djali i Tajsonit do të kishte sukses në boks, assesi nuk do ta thërrisnin Seferi amerikan. Prandaj o vëllezër, të mësohemi t'i vlerësojmë gjërat pa i identifikuar me kombësitë tjera, mjaft më me servilizëm. Qytetëruese është të jesh edhe shqiptar! Burimi: Iljasa Salihu  

Femra, nënë kjo e njerëzimit dhe mashkulli, babë ky jo aq përfillës ndaj nënës

Meshkujt sikur t’i dinë dhimbjet e femrave, pa mëdyshje se do të silleshin shumë më ndryshe, shumë më butësisht e shumë më me ndjesi ndaj kësaj krijese të ndjeshme. Pasha të madhin Zot, femra meriton shumë nder. Ajo pas ca vitesh në shtëpinë e babait, do të duhet ta braktisë shtëpinë e saj për të shkuar në shtëpi të burrit. Sa i dhimbshëm është çasti kur ajo në ditën e martesës i përqafon familjar ët e saj, në kohën kur burri i gëzuar e pret në shtëpinë e tij. Ajo me dhimbje të mëdha njeriun e solli në jetë për ta veshur kështu me rroba të njerëzisë. Ajo duroi të qarat e gjithënatshme të foshnjës, në kohën kur burri e ndërroi dhomën e gjumit vetëm e vetëm të bën gjumë të rehatshëm. Ajo dy vjet radhazi foshnjën e ushqeu me ushqimin më të shëndetshëm në botë, me qumësht nënë i cili verës është i ftohtë dhe dimrit i ngrohtë. Ajo është që mashkullit dhe femrës i këndoi në djep. Ajo është që më së miri i edukon fëmijët. Ajo është që ofron emocion, në kohën kur zem

Të moshuarit dhe të rinjtë

Të moshuarit thonë se të rinjtë gjithnjë e më pak po mësojnë, ndërsa të rinjtë thonë se të moshurit tanë po të kishin qenë aq dijetar sa hiqen përballë nesh, atëherë punët më mirë do t’i kishim! E mira e këtyre gjykimeve sa të drejta e sa paragjykime është se të dy palët po mendojnë diçka për njëri-tjetrin. Burimi: Iljasa Salihu  

Përse në Shqipëri “Komuniteti Musliman” nuk njihet, emërtohet apo quhet Bashkësi Fetare Islame?

Përse në Shqipëri “Komuniteti Musliman” nuk njihet, emërtohet apo quhet Bashkësi Fetare Islame? Mos ndoshta sfondi i zi shtetëror dëshiron të thotë se aty kemi vetëm musliman, ndërsa Islami mungon në atë shtet të dikurshëm ateist, ose të paktën patjetër duhet të mungon ky emërtim?! Burimi: Iljasa Salihu  

T’i duartrokitet të dëmshmëve dhe të padrejtëve...

Ashtu si është e dëmshme t’i duartrokitet të dëmshmëve dhe të padrejtëve, ngjashëm është e dobishme t’i duartrokitet të dobishmëve dhe të drejtëve, madje vetë ky veprim është hapi i parë drejtë përqafimit të së mirës. Me këtë aforizëm dua t’i këshilloj ata që dolën kundër gëzimit të atyre të cilët u gëzuan me rastin e fitorës së Erdoganit. Mos të harrojmë se gëzimi, ashtu si pikëllimi janë çështje të brendshme të njeriut, të cilat vijnë pa u ftuar, të cilat dallojnë prej një modeli flokësh, që i rregullon ashtu si dëshiron ti! Burimi: Iljasa Salihu  

"Rastësia" është termi më i shpifur

"Rastësia" është termi më i shpifur. Kur do ta kupton që asgjë nuk ndodhë rastësisht, por çdo gjë ndodhë qëllimisht. Besimi në "rastësi" e ka vetëm një qëllim, të të largojë nga besimi në Zot. As nuk je krijuar rastësisht, as nuk pasurohesh rastësisht, as varfërohesh rastësisht , as nuk takon njerëz rastësisht, as nuk përzgjedhë rastësisht, as nuk sëmuresh rastësisht, as nuk shërohesh rastësisht , as nuk të dhurohet rastësisht, as nuk privohesh rastësisht, as... as... as.... as asgjë rastësisht. Burimi: Enis Presheva

Dikush natyrshëm vishet e dikush panatyrshëm zhvishet

Duke u marrë me dimrin e madh të shoqërisë sonë, paskam harruar se sot qenka dita e parë e stinës së pranverës. Tani do të fillojnë të zhvishen vajzat shqiptare dhe të vishen pemët, kodrat, malet, fushat e livadhet me gjelbërim. Kështu është kur nuk e lë tërësisht syrin të ngopet me pamje të bukura. Shumica e njerëzve pemët në dimër nuk i duan vetëm pse janë të zhveshura, ndërsa nuk e di se disave përse vetëm femrat e zhveshura nuk i pengojnë? Burimi: Iljasa Salihu

Në gjuhën dhe në mendësinë e rinisë së sodit! Sa shpejt ftohen e sa shpejt ngrohen, duke harruar faktin se shpejtësia vret

Në gjuhën dhe në mendësinë e rinisë së sodit! Sa shpejt ftohen e sa shpejt ngrohen, duke harruar faktin se shpejtësia vret “Kur të mërzitesh për mua, sidomos në mungesën time, jam çdo gjë për ty, ndërsa nuk e di se përse mërzitesh nga unë aq shpejtë dhe thua se jam një hiç gjë në sytë e tu, edhe pse para pak kohësh më the se jam mërzitur shumë për ty. Tani nuk e di se në të vërtetë je mërzitur për mua apo je mërzitur nga unë?” Burimi: Iljasa Salihu

Fuqia e lirë punëtore shenjë e pafuqisë shtetërore

Në një vend ku fuqia punëtore është e lirë, aty kemi varfëri të thellë dhe papunësi të lartë. Ndërsa, fatkeqësisht Maqedonia përpara kompanive të huaja shumëkombëshe po krenohet me fuqinë punëtore të lirë. Pastaj fuqia punëtore e lirë është edhe tregues i arsimimit dhe përgatitjes së ulët profesionale në vend, përkundër se tanimë Maqedonia përbëhet prej një rinie të arsimuar, që edhe gjendet në rrugëtimin e përgatitjes prof esionale. Thirrja e kompanive të huaja shumëkombëshe vetëm sa për ta shtrydhur, vjelur dhe dërrmuar punëtorin dhe burimet tjera natyrore është thirrje për viktimizim ekonomik. Kjo bëhet edhe me qëllim të tërheqjes së lëndës së parë për në vendet tjera duke i lënë vetëm zgjyrat në vendin tonë, mbase duke përfituar aty-këtu ndonjë pushtetar. Një shtet që pranon të huaj pa asnjë kusht, atëherë nesër po këta të huaj do të vendosin kushte dhe rregulla në dëm të këtij shteti dhe të kësaj shoqërie. Jemi për kompani të huaja, pa dyshim, por jo edhe vetëm

E mirë është ajo vetëm kur nuk është

Kur i mungonte e dashura, ai filloi ta dashuronte më shumë. Kur vdiq punëtori, ata filluan ta nderojnë dhe ta çmojnë më tepër. Kur heshti gojëtari dhe shkrimtari, këta filluan ta vlerësojnë si më të mençurin në atë rreth. A nuk është kjo padrejtësi dhe hipokrizi? A nuk do të thotë kjo se jetojmë më shumë në botën e fantazmave se sa në mesin e krijesave të gjalla? E mirë është ajo vetëm kur nuk është e pranishme, kështu i thonë kësaj pune, ndërsa kjo i bie se ajo ose ai nuk qenkan të mirë, sepse po të ishin të tillë, atëherë nuk do të pritej mungesa, vdekja dhe heshtja që ajo apo ai të vlerësohen si duhet! Burimi: Iljasa Salihu

Vetmia një rast i mirë për të menduar më seriozisht për shumë gjëra

Vetëm në vetmi jemi në gjendje ta kuptojmë rëndësinë e njerëzve që na rrethojnë. Vetëm në vetmi mund ta kuptosh se zhurma e neveritshme e fëmijëve është më e ëmbël se qetësia qiellore. Meqë përmes vetmisë njeriu po mësuaka t’i vlerësojë gjërat më kulluar, atëherë vetminë nuk duhet gjithmonë ta shohim si diçka të keqe! Burimi: Iljasa Salihu

Ti Shqipëri, më jep nder e më mbush me vrer!

Vetëm në Shqipëri ndodh që kryehoxhallarët të jenë inxhinier, gjuhëtar dhe sociolog, kurse assesi të jenë teolog të diplomuar në shkencat Islame! Ky është kulmi i turpit. Ky far Bruçaj mund të jetë gjithçka, por aspak hoxhë, aq më pak kryehoxhë, madje vetë pamja e tij prej të nënshtruarit flet shumë, edhe pse nuk e kam ndërmend ta gjykoj për nga pamja. Këtij ia kishin gjetur duvakun e duhur. Ky duket se më së miri do t’i shërbejë Partisë Socialiste. Në shtetet normale kryehoxha është i autorizuar për dhënie të fetvave, ndërsa kjo nuse me duvak përpos rrezatimit të bukurisë së jashtme nuk ka mundësi kurrgjë t’i jep atyre që kërkojnë përgjigje madhore për çështjen e Islamit! Burimi: Iljasa Salihu

Nuk kemi kohë, edhe pse ka kohë sa të duash

Gjithnjë e më pak kemi kohë për vizitimin e të afërmëve. Ky është një shqetësim i përgjithshëm. Duket se vetëm në rast vdekjeje ende shihemi si tog. Arsyeja: nuk kemi kohë! Të njëjtën arsye e dëgjoj edhe për lexim; nuk kemi kohë, njashtu edhe për sport; nuk kemi kohë, mbase edhe për namaz; nuk kemi kohë! Po mirë ore të nderuar, pyes veten dhe juve, ku jemi duke e shfrytëzuar gjithë atë kohë të kursyer prej mos vizitave farefisnore, prej mos leximit, prej mos faljes së namazit e prej mos sportit? Sikur ta shfrytëzonim arsyeshëm kohën, atëherë do të shiheshin ndryshimet në tokë. Burimi: Iljasa Salihu

Cili është qëllimi i krijimit tim?

Cilido njeri, i cili çasjen në pyetjen "Cili është qëllimi i krijimit tim?" e ka me sinqeritet dhe studion e mediton rreth kësaj me zemër të hapur, nuk ka mundësi të mos e kuptojë të vërtetën, me lejën e Allahut. I humbur dhe i hutuar mbetet vetëm ai, i cili në kërkim të përgjigjes mundohet t'i arsyeton veprimet, qëllimet dhe mënyrën e jetesës së vet. E cila përgjigje në jetë është më e rëndësishme se pëgjigjja në këtë pyetje?! Burimi: Enis Presheva

Tiktaku i furishëm që nuk dëgjohet

Nuk mund të mos trandet një zemër kur sheh fëmijë në krah të nënave të tyre duke kërkuar lëmoshë në oborrin e Xhamisë. Njashtu kjo zemër nuk mund të mos i shpejton të rrahurat kur sheh dhe dëgjon funksionar të lartë shtetëror, të cilët me të dalur prej Xhamisë i dëgjon duke folur rreth restorantit dhe ushqimit që do ta hanë. Si vallë nuk u shkon mendje për ata vogëlush e vogëlushe, të cilët prej tyre duhet të mbrohen ligjërisht, por që të paktën as moralisht nuk i mbrojnë? Burimi: Iljasa Salihu

Shqiptarët dhe Amerika nuk e përkrahin Ivanovin!

Vëllezërit rus të Ivanovit pushtuan një pjesë të Ukrainës. Pas kësaj mësymjeje tejet të padrejtë, Ivanovi a do ta ndërrojë qëndrimin e para disa javëve ku tha se rusët i kemi vëllezër, me këtë duke dëshmuar një orientim kah Rusia! Ai jo vetëm pse tha ashtu, por ai prej kohësh përmes paraqitjeve dhe vizitave në Rusi shihet si një përkrahës i Rusisë dhe i Putinit, ndërsa të qenit në krahë me Rusinë do të thotë se je kundër Amerikës, sidomos pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë! Unë këtë rregull nuk e zbulova, por atë e vendosi dikush tjetër, ndaj edhe shprehem kështu. Burimi: Iljasa Salihu

Nëse ekonomisë ia heqim moralin...

Nëse ekonomisë ia heqim moralin, atëherë shoqëria do të jetë e lidhur shtrëngueshëm vetëm pas materialit, ndërsa kjo do të thotë që të fuqishmit patjetër duhet të fuqizohen dhe të dobëtit dhe ata në ngjizje domosdoshmërisht duhet të viktimizohen! Burimi: Iljasa Salihu

Jo ore mendjecekët!

Kultivimin e kulturës dhe traditës shqiptare disa patriotë, paskan vendosur ta bëjnë duke i mësuar se si vallëzohet djem e vajza së bashku, pastaj duke e ndarë veçmas një djalë me një vajzë të veshur me pantallona të ngushta ose me diçka tjetër të shkurtër dhe në fund ja që ndodhi edhe ajo që (nuk) pritej të ndodhte. Unë habitem me ata prindër që me sa lehtësi i besojnë të pabesuarës. Muzika, vallëzimi i përbashkët dhe i veçant, veshja e shkurtër dhe e ngushtë, disponimi i harlisur dhe dridhja e belit xigëlojnë dhe zgjojnë epshin. Nëse një prind do ta pohonte të kundërtën, atëherë paskemi të bëjmë me valltarë papotencë! Ndërsa mos të harrojmë se vallet shqiptare janë me veshje kombëtare, ku burrat me burra dhe si burra vallëzojnë, kurse ndaras vajzat me dahire në dorë e valle që vetëm atyre u shkojnë përshtati! Burimi: Iljasa Salihu

Nuk bashkohen liderët tanë, ngase ajo që i ndanë është...

Nuk bashkohen liderët tanë, ngase ajo që i ndanë është shumë më e madhe sesa ajo që mund t'i bashkon. Sa kisha dashur që ky parashikim të mos më dilte. Njëmend do t'i kërkoja falje publike të gjithëve! Ajo që duhet t'i bashkon liderët tanë është shumë më e madhe, pra interesi shqiptar, por është dëshmuar se ata kanë një interes më të lartë se këtë interes. Pushtetin dhe paranë! Burimi: Iljasa Salihu

Dorëzimi është dëshmi e një nisme të rreme!

Sa njerëz i kam dëgjuar të kenë thënë se “mjaft më punova për popull, do të vjedhi edhe unë sikur të gjithë, se nuk shkon më kështu”! Ky në të vërtetë edhe më herët ka qenë hajdut, por tani i ka ardhur mundësia për ta treguar të vërtetën e qenies së tij. Burimi: Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more