Kur i mungonte e dashura, ai filloi ta dashuronte më shumë. Kur vdiq punëtori, ata filluan ta nderojnë dhe ta çmojnë më tepër. Kur heshti gojëtari dhe shkrimtari, këta filluan ta vlerësojnë si më të mençurin në atë rreth.
A nuk është kjo padrejtësi dhe hipokrizi? A nuk do të thotë kjo se jetojmë më shumë në botën e fantazmave se sa në mesin e krijesave të gjalla?
E mirë është ajo vetëm kur nuk është e pranishme, kështu i thonë kësaj pune, ndërsa kjo i bie se ajo ose ai nuk qenkan të mirë, sepse po të ishin të tillë, atëherë nuk do të pritej mungesa, vdekja dhe heshtja që ajo apo ai të vlerësohen si duhet!
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: