Skip to main content

Femra, nënë kjo e njerëzimit dhe mashkulli, babë ky jo aq përfillës ndaj nënës


Meshkujt sikur t’i dinë dhimbjet e femrave, pa mëdyshje se do të silleshin shumë më ndryshe, shumë më butësisht e shumë më me ndjesi ndaj kësaj krijese të ndjeshme.
Pasha të madhin Zot, femra meriton shumë nder. Ajo pas ca vitesh në shtëpinë e babait, do të duhet ta braktisë shtëpinë e saj për të shkuar në shtëpi të burrit. Sa i dhimbshëm është çasti kur ajo në ditën e martesës i përqafon familjarët e saj, në kohën kur burri i gëzuar e pret në shtëpinë e tij.
Ajo me dhimbje të mëdha njeriun e solli në jetë për ta veshur kështu me rroba të njerëzisë.
Ajo duroi të qarat e gjithënatshme të foshnjës, në kohën kur burri e ndërroi dhomën e gjumit vetëm e vetëm të bën gjumë të rehatshëm.
Ajo dy vjet radhazi foshnjën e ushqeu me ushqimin më të shëndetshëm në botë, me qumësht nënë i cili verës është i ftohtë dhe dimrit i ngrohtë.
Ajo është që mashkullit dhe femrës i këndoi në djep.
Ajo është që më së miri i edukon fëmijët.
Ajo është që ofron emocion, në kohën kur zemrat e burrave bëhen më të fortë se guri.
Ajo është nëna e njerëzimit.
Ndaj, o ti vëlla, si ka mundësi që ende sillesh ndaj kësaj krijese të ndjeshme me vrazhdësi e me përbuzje? Kësodore, nëse nuk i shkatërrojmë sjelljet tona të vrazhdta ndaj femrave, atëherë dijeni se natyrshmëria e tyre butake do të na shkatërron neve!



Burimi:Iljasa Salihu
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more