Skip to main content

Fuqia e lirë punëtore shenjë e pafuqisë shtetërore



Në një vend ku fuqia punëtore është e lirë, aty kemi varfëri të thellë dhe papunësi të lartë. Ndërsa, fatkeqësisht Maqedonia përpara kompanive të huaja shumëkombëshe po krenohet me fuqinë punëtore të lirë. Pastaj fuqia punëtore e lirë është edhe tregues i arsimimit dhe përgatitjes së ulët profesionale në vend, përkundër se tanimë Maqedonia përbëhet prej një rinie të arsimuar, që edhe gjendet në rrugëtimin e përgatitjes profesionale.

Thirrja e kompanive të huaja shumëkombëshe vetëm sa për ta shtrydhur, vjelur dhe dërrmuar punëtorin dhe burimet tjera natyrore është thirrje për viktimizim ekonomik. Kjo bëhet edhe me qëllim të tërheqjes së lëndës së parë për në vendet tjera duke i lënë vetëm zgjyrat në vendin tonë, mbase duke përfituar aty-këtu ndonjë pushtetar. Një shtet që pranon të huaj pa asnjë kusht, atëherë nesër po këta të huaj do të vendosin kushte dhe rregulla në dëm të këtij shteti dhe të kësaj shoqërie. Jemi për kompani të huaja, pa dyshim, por jo edhe vetëm për ndrydhje të kapitalit natyror dhe atë njerëzor.


Burimi: Iljasa Salihu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more