Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Këshilla

Motra të dashura!

Motra të dashura! Bëhuni të vetëdishme se sa shumë vleni... Mos lejoni të i bëheni ndonjërit "tjetra" , kur jeni të mjaftueshme dhe të mira për të iu bërë ndonjërit E PARA DHE E VETMJA !  Burimi: Porosi Profetike

Një dru shkrepësesh

Një dru shkrepësesh Një dru i vetëm mund të nxjerr miliona fije shkrepësesh, dhe një fije shkrepëseje mund të djegë miliona drunj. Andaj, vëlla/motër mos lejo që një aspekt negativ të ndikojë në miliona aspekte pozitive në jetën tënde! Pershtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Kujdesi i Syve - Për përdoruesit e Kompjuterit !

• '' Rregulli 20-20-20 '' Bëni ndërprerje të vogla nga shikimi ne PC për sytë tuaj cdo 20 minuta në mes punës tuaj, për 20 sekonda dhe shiko larg 20 metra. ose • '' Rregulli 30-30 '' Cdo 30 minuta të qendrimit para PC-së, mbaji sytë tuaj mbyllur për 30 sekonda. Këshille nga: Dr.Uvejsi, Preshevë. ______________________________ ____________ Vizito faqen: www.mjekumusliman.com • Shperndaje •

Ndërto jetën tënde me 10 fjalë !!

• Ndërto jetën tënde me 10 fjalë !! ♥ ♥ Fjala më egoiste me tre shkronja. "Unë" --Largohu nga kjo. (Surja El-Kehf, 18:34) ♥ Fjala më kënaqësi-dhënëse me dy shkronja. "Ne" -- Përdore këtë . (Surja El-En'am, 6:71-72) ♥ Fjala më helmuese me tre shkronja."EGO" -- Mbytë këtë. (Surjah El-Kasas, 28:78) ♥ Fjala më e perdorur me pesë shkronja. "DASHURI" -- Vlerësoje këtë. (Surja El-Rum, 30:21) ♥ Fjala më atraktive me tëtë shkronja. ''BUZEQESH'' -- Mbaje këtë. (Surja El-Nexhm, 53:43) ♥ Fjala qe përhapet shumë me nëntë shkronja."PERGOJIMI" -- Injoroe këtë. (Surja El-Huxhurat, 49:12) ♥ Fjala e cila kërkon shumë punë me gjashtë shkronja.''SUKSES''. -- Arrije këtë. (Surja El-Nur, 24:37-38) ♥ Fjala më lakmitare me tetë shkronja.''XHELOZIA'' -- Distancohu nga kjo. (Surja Jusuf, 12:8-9) ♥ Fjala më e fuqishme me shtatë shkronja.''DITURIA'' -- Kërkoje këtë. (N

Disa këshilla për mbjelljen e vetëbesimit tek fëmija juaj

1- Lavdëroje fëmijën tënd para të tjerëve. 2- Mos e lër ta kritikoj veten e tij. 3- Thuaji atij 'të lutem' apo 'faleminderit'. 4- Trajtoje si fëmijë dhe bëje ta jetoj fëmijërinë e tij. 5- Ndihmoje t’i marrë vendimet si i pavarur. 6- Mësoja notin. 7- Bëje mysafir nderi në ndonjë rast të veçantë. 8- Pyete për mendimin e tij dhe merre mendimin e tij në disa çështje. 9- Bëji një vend të posaçëm në dhomë për punët e tij dhe shkruaj emrin e tij në arritjet e tij. 10- Ndihmoje në zgjedhjen e shoqërisë sepse shumica e fëmijëve sot nuk dinë si ta zgjedhin shoqërinë. 11- Mësoja namazin dhe mbill tek ai parimet e besimit në Allahun. 12- Lëre të ndihet se edhe ai ka rëndësi, pozitë dhe aftësi që ia ka dhuruar Allahu. 13- Mësoje si të shprehet dhe të paraqesë idetë e tij tek të tjerët. 14- Mësoje si t’i lexojë të dhënat dhe t’i praktikojë ato. 15- Mësoje si të vendosë për veten e tij parime dhe obligime që më pas t’i pasojë dhe realizoj. 16- Mësoja gjërat elementar

MOS

MOS - Mos u largo nga e verteta se kjo të afron tek e pavërteta. -Mos u largo nga syneti se kjo do të afroj tek bidati. -Mos u afro mëkatit se të largon nurin-dritën nga zemra dhe fytyra. -Mos u largo shokëve të mirë se kjo të afron tek të këqinjtë. -Mos u largo nga namazi se kjo të afron tek Xhehenemi. (ZOTI TË RUAJTË!) ------- Lulzim Susuri

DISA KËSHILLA PËR TY ...!

Mos hulumto për të kaluarën e cila ishte nga caktimi. Mos e qorto atë që të tradhtoi dhe mashtroi. Mos e ndjek atë që të braktisi dhe të largoi. Mos të mashtron ai që ka pamje sikurse hëna. Fal, dhe mos e bën zemrën tënde sikurse guri. Falja të metat shokut tënd, se edhe ai është nga njerëzit. Ruaje fshehtësinë tënde dhe bëje sikurse thellësia e detit. Pendohu dhe le të jetë pendimi jot mësim dhe përvojë. Bëhu ambicioz dhe me vullnet ... mos e lejo veten të biesh, sikurse bien gjethet e pemës. Mos u mërzit dhe mos u pikëllo ... fitues është ai që duron dhe shpreson shpërblim. Je i kujdesshëm nga zjarri i quajtur "Sakar". Dhe vepro për Xhenetin, ku në të është ajo që mendja e njeriut nuk mundet ta paramendon. Nga arabishtja: Hoxhë Irfan JAHIU, Allahu e ruajtë!

Ndalimi i zilise (hasedit)

37. Muaviu [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: nëse i përcjell të metat e njerëzve atëherë i ke shkatëruar ata, ose gati se i ke shkatërruar ata.” (Ebu Davudi, Neveviu e vërteton hadithin) Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “o ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat – 12) Fjala përgjim (texhessus) është prej fjalës xhes që don të thotë: provim me dorë, që është një prej shqisave të njeriut. Qëllimi i hadithit të lartëpërmendur ësht: ndalimi i përcjelljes së të metave të muslimanëve sepse ajo shpien në shkatërrimin e tyre. Ka shumë hadithe dhe ajete të cilat ndalojnë përgjimin e t

Mos u pikëllo !

Mos u pikëllo ! Se kështu u dëshpërove kur të goditi një fatkeqësi, e nga një u bënë dy. U hidhërove dhe përjetove raste të rënda nga skamja, por s'u bëre i pasur, mbete me ofshamat dhe mllefet e kota. U preke nga fjalët e armikut tënd dhe e ndihmove edhe më tepër të flasë kundër teje. U shqetësove nga një ngjarje që mendoje se do të ndodhë por ajo s'u bë. Mos u pikëllo ! Se pikëllimi ujin e ëmbël e të ftohtë, ta bën të ithtë e të ngrohtë, trendafilin e shndërron në ferrë, kopshtin në thatësi të shkretë dhe jetën në burg të rreptë. Mos u pikëllo ! Përderisa ke fenë islame që në të beson, ke shtëpinë që në të banon, ke ushqimin që me të jeton, ke ujin e ftohtë që etjen kalon, ke tesha të mira që trupin mbulon, përse, pra, pikëllimin s'e dëbon?! [Mos u Trishto- Aid el Karni]

Këshilla e Ibën Tejmijes ndaj nxënësit të tij, Ibën Kajimit

Ibën Kajimi thotë: “Derisa vazhdoja të ngrija dhe t’i parashtroja dyshim pas dyshimi Shejhul Islamit (Ahmed Ibën Tejmijes), Allahu qoftë i kënaqur me të, në një rast ai më tha: “Mos e bëj zemrën tënde ndaj dyshimeve dhe mendimeve të padrejta si sfungjeri, që i thith të gjitha gjërat që i kalojnë dhe pikon vetëm atë që thith. Por bëje zemrën tënde si xhami i ngurtë; i kalojnë dyshimet vetëm sipërfaqësisht dhe nuk zënë vend në zemër, i sheh shumë kthjellët dhe i refuzon (nuk i thith) me ngurtësinë që ka. Nëse nuk vepron kështu dhe e bën zemrën që të absorbojë çdo dyshim që të kalon, atëherë ajo bëhet vendqëndrim dhe qendër e dyshimeve.” Ibën Kajimi thotë: “Në largimin e dyshimeve nuk mbaj mend se kam përfituar nga diçka tjetër më shumë se nga kjo këshillë.” --------------------------- Përktheu: Alaudin Abazi

MOS GJYKO PARA SE TA VËRTETOSH!

- Mësuesi e pyeti nxënësin e tij: Me çka merret nëna jote? - Nxënësi nuk u përgjigj, heshti! - Mësuesi e pyeti edhe një herë: Me çka merret nëna jote, o ti filan? - Nxënësi heshti dhe nuk iu përgjigj. - Mësuesi i irrituar i bërtiti nxënësit para fytyre dhe ti tha: O budalla, a nuk e din se me çka merret nëna jote? - Nxënësi e ngriti kokën dhe i tha: Po, si jo!! Ajo është \duke fjetur në varrin e saj!! Nganjëherë ngutemi në fjalët e tona dhe arrijmë deri në atë gradë sa që ta lëndojmë dikë. Ne nuk e dimë shkakun e heshtjes së personave dhe pse ata janë të tërhequr nga shoqëria. Nëse e shohim dikë se ka arritur deri në gradën e heshtjes dhe të tërheqjes plotësisht nga të tjerët, mos të ngutemi e të gjykojmë mbi ta para se ta dimë se në të vërtetë çka kanë në brendësinë e tyre. Hoxhë Irfan Jahiu

Mos u Hidhëro

Organizmi ndryshon në bazë të gjendjeve shpirtërore, sic janë : zemërimi, gëzimi, brenga, pikëllimi,turpi. Zemërimi e nxeh organizmin dhe e dehidron. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam e ka ndaluar që të hidhrohemi.Erdhi një njeri te I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe i tha ” Ma jep një Këshill.” I tha: ” Mos u Zemro.” Gjendjet shpirtërore sic janë: Zemrimi,pikëllimi,mërzia dhe brenga në mënyrë të drejtpërdrejt ndikojnë në organizëm,në mënyre që e ngrisin shtypjen e gjakut, që mund të shkaktoj pasoja sic janë stenokardia dhe infrakti. Zemërimi i vazhdueshëm mund të shkaktoj diabetin,ashtu që shtohet aktiviteti i gjëndrës mbiveshkore e cila në mënyrë të sforcuar tajon hormonin adrenalin. Gjendja shpirtërore mund ta dobësoj imunitetin,dhe mandej organizmi i ekspozohet sëmundjeve të ndryshme.Prandaj ai që zemërohet dhe ka karakter të keq duhet të përmbahet që zemërimi të mos e pushtoj.

Mëso për të metat e tua

Ai i cili dëshiron të njihet me të metat e vetvetes, ka disa mënyra: 1. të kërkojë një shok besnik dhe mendjemprehtë, i cili e këshillon; 2. të përzihet me njerëzit, kështu që të keqen që sheh, ta urrejë; 3. të përfitojë edhe nga armiqtë, kur ata flasin për të. Dhe në fund, mos harro se kur Allahu ia do të mirën robit të Vet, e bën të zgjuar në njohjen e të metave. E, kur ai njihet me gabimet e veta, përpiqet t’i evitojë. ------------------------------ Përktheu: Ulvi Fejzullahu

RREGULLAT E NDERTIMIT TE NJE PREZANTIMI SHKENCOR

Per te pergatitur nje punim shkencor dhe per ta prezantuar ate para nje audience te caktuar eshte e nevojshme nje pune parapergatitore shume specifike dhe mireorganizuar, per te qene te qarte me veten,per te sqaruar te tjeret dhe mbi te gjitha per te kursyer kohe dhe arritur objektiva.   Sot jane perpunuar shume metodologji te kerkimit shkencor,por ato qe hasen me shpesh jane kerkimi shkencor I mirfillte(me te gjitha llojet e tij), dhe prezantimi shkencor.   Nuk eshte shume e rendesishme se me cilen prej metodologjive zgjedh te punosh,e rendesishme eshte qe para se te fillosh,te ndertosh nje plan pune me ndihmen e te cilit,sigurisht do te prezantohet dhe puna shkencore. Me poshte po prezantojme ne vija te pergjithshme hapat e nevojshem qe duhet te hidhen para se te arrihet ne nje perfundim shkencor.   1. Hapi I pare I rendesishem dhe nder me kryesoret eshte vendosja objektivave te pergjithshem te studimit,ose qellimit kryesor te tij.Ky eshte hapi me I rendesish

Për hapjen e venave të zemrës suaj

Për hapjen e venave të zemrës suaj   A keni vuajtur nga sëmundjet e zemrës? Përbërësit për të hapur venat e zemres: 1 filxhan lëng limoni 1 filxhan lëng xhenxhefili 1 filxhan lëng hudhër 1 filxhan uthull molle Përziej të gjithe më lart dhe ziej në ngrohje të ulët për rreth 60 minuta. Lere perzierjen të ftohtet, pastaj shtoji 3 gota mjaltë natyror dhe ruaje në një kavanoz. Pini një lugë (gjelle) çdo ditë para se te hani mëngjes. Venat e bllokuara do të happen, në shumicën e rasteve. Ka shije shumë të mirë. LEXONI DHE SHPERNDANI këtë postim, ne të gjithë jemi duke jetuar jetë plot stres!! PSE TE MOS PARANDALOJME VETË SEMUNDJE Burimi: Anatomi & Fizioterapi  

Istigfari

Istigfari Do të jetë krenar ai që në fletushkën e tij gjenë shumë istigfare. Kjo është fletushka jote, mbushe me çfarë të duash. Ajo një ditë do të shfaqet dhe për këtë nuk kemi dyshim. Nesër mos akuzo askënd, sepse nuk të bënë dobi asgjë. Vëlla\motër, mbushe kohën tënde me lexim të Kur’anit, namaz, agjërim, sadaka, e jo me këngë, programe të ndyra, përgojim, sharje e fyerje. Ti je autor i librit tënd, andaj zgjidhi fjalët dhe shprehjet. Ti do të përgjigjesh për atë që ke folur dhe vepruar, çdokush është peng i fjalëve dhe veprave të tij. Sot ke mundësi te shlyesh atë që ke folur, vepruar e shkruar, ndërsa nesër jo. Me vdekjen tënde mbyllen librat. Mbushe kohën tënde me istigfare: në rrugë, në shkollë, në shtëpi etj. Mësoje gjuhën tënde të mos rrijë kot, por çdo herë të lëvizë për të bërë istigfare. Allahu na bëftë prej atyre që bëjnë shumë istigfare ditën dhe natën. Amin Shkroi: Valdet Kamberi

Para se të...

Para se të hysh në FACEBOOK ki nijet të bësh dawet. Para se të bësh LIKE ki nijet ta gëzosh vëllain musliman. Para se të bësh SHARE ki nijet lëmoshën që rrjedhë. Para se të KOMENTOSH kujto se Allahu përcjell fjalët e tua! Pershtati: Valdet Kamberi , Preshevë

Gruaja dhe Facebook-u

Të jesh grua me këto cilësi dhe Facebook, vepro kështu… 1. Të jesh grua Sociale. Mos e bëj facebook-un mjetin e vetëm për ta mbushur kohën e lirë. Cakto një kohë brenda ditës për shfletimin e facebook-ut prej 1 deri në 2 orë dhe për këtë ndihmohu me orë që të kujton se mbaroi koha e përcaktuar. Shiko mardhëniet e tua ditore me prindërit dhe familjen tënde. Mundohu t’i vizitosh ata në rend të parë sepse ata janë më parësorë se shokët e tu në facebook, në menyrë që ta menjanosh izolimin nga facebook-u. 2. Të jesh nënë shëmbëlltyrë. Mos qëndro para facebook-ut përderisa fëmijët e tu nuk kanë me çka ta mbushin kohën e lirë të tyre. Rekomandohet të hysh në facebook duke qenë ata në gjum apo duke shikuar televizion, gjat kohës së tyre të caktuar (për shikim e tij). Bëje një kohë për dëgjimin dhe shoqërimin me fëmijet e tu. 3. Të jesh Zojë e shkathët e shtëpisë. Mos qëndro në facebook para se t’i mbarosh punët e shtëpisë dhe të qëndrosh me familjen tënde gjat ngrënies së ushqimi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more