Skip to main content

Gruaja dhe Facebook-u

Të jesh grua me këto cilësi dhe Facebook, vepro kështu…

1. Të jesh grua Sociale.
Mos e bëj facebook-un mjetin e vetëm për ta mbushur kohën e lirë.
Cakto një kohë brenda ditës për shfletimin e facebook-ut prej 1 deri në 2 orë dhe për këtë ndihmohu me orë që të kujton se mbaroi koha e përcaktuar.
Shiko mardhëniet e tua ditore me prindërit dhe familjen tënde.
Mundohu t’i vizitosh ata në rend të parë sepse ata janë më parësorë se shokët e tu në facebook, në menyrë që ta menjanosh izolimin nga facebook-u.

2. Të jesh nënë shëmbëlltyrë.
Mos qëndro para facebook-ut përderisa fëmijët e tu nuk kanë me çka ta mbushin kohën e lirë të tyre.
Rekomandohet të hysh në facebook duke qenë ata në gjum apo duke shikuar televizion, gjat kohës së tyre të caktuar (për shikim e tij).
Bëje një kohë për dëgjimin dhe shoqërimin me fëmijet e tu.

3. Të jesh Zojë e shkathët e shtëpisë.
Mos qëndro në facebook para se t’i mbarosh punët e shtëpisë dhe të qëndrosh me familjen tënde gjat ngrënies së ushqimit.

4. Të jesh Adhuruese e denjë.
Namazi, namazi, namazi të jetë më parësor për ty, sepse asgjë nuk ndryshon nga faqja e facebook-ut tënd derisa ti falesh.
Mos qëndro para facebook-ut derisa nuk ke përfunduar leximin e pjesës tënde ditore nga Kur’ani dhe nga përmendjet (dhikret) e përgjithshme.
Facebooku është rrjet që lidhë botën, e mira e saj është e mirë dhe e keqja e saj është e keqe; kush e don të mirën nxiton drejt saj dhe e shfrytëzon teknologjinë për thirrje në rrugën e Allahut.
Ke kujdes! Të bësh shpërndarjen e lajmeve, të zbulosh të metat e njerëzve, të shikosh privatësitë e robërve të Allahut si shikimi në fotot personale, etj.
Allahu ka thënë: “Mos spiunoni njëri-tjetrin…” (Huxhurat, 12).
Ndërsa Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Musliman është ai që të tjerët janë të shpëtuar nga dora dhe gjuha e tij.”
Facebook është një rast i mirë për t’u lidhur me dijetarët, thirrësit islam, kërkuesit e dijes, poetët, gazetarët dhe ata që ndikojnë në shoqëri pozitivisht drejtpërdrejt e jo me ndërmjetësues.
Ti, dinjitetshëm duhet ta shfrytëzosh këtë duke zgjedhur faqet dhe shokët e hajrit.

5. Të jesh Grua e ndershme.
Gruaja e ndershme është libër i mbyllur që nuk e lexon pos burri që ka zgjedhur të ishte shoku i saj në jetë; mos e hap librin për çdo kend dhe të dhënat e tua personale mbaji larg tastierës së kompjuterit.
Allahu ka thënë: “Juve do t’iu kujtohet se çka ju them, kurse unë çështjen time ia lë Allahut, Allahu me të vërtetë i sheh njerëzit.” (Gafir, 44)

Pershtati: Hoxhë Valdet Kamberi, Preshevë
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more