37. Muaviu [radijallahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: nëse i përcjell të metat e
njerëzve atëherë i ke shkatëruar ata, ose gati se i ke shkatërruar ata.”
(Ebu Davudi, Neveviu e vërteton hadithin)
Allahu [subhanehu ve
teala] thotë: “o ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta,
meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave
të njëri tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej
jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e
urreni! kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai
pranon shumë pendimin.” (Huxhurat – 12)
Fjala përgjim (texhessus) është prej fjalës xhes që don të thotë:
provim me dorë, që është një prej shqisave të njeriut. Qëllimi i
hadithit të lartëpërmendur ësht: ndalimi i përcjelljes së të metave të
muslimanëve sepse ajo shpien në shkatërrimin e tyre.
Ka shumë
hadithe dhe ajete të cilat ndalojnë përgjimin e të metave, Allahu
[subhanehu ve teala] thotë: “mos hulumtoni për zbulimin e të metave të
njëri tjetrit” (Huxhurat – 12), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem] thotë: “mos dëgjoni fshehurazi fjalët e njerëzve as mos
hulumtoni të metat e tyre.” (Buhariu)
Kujdes, kujdes vëlla
musliman nga hulumtimi i të metave të muslimanëve dhe përcjellja e tyre,
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “ai që përcjell të
metat e vëllait të tij musliman Allahu e përcjell atë deri sa t’ia
zbuloj ato në shtëpinë e tij.” (Ahmedi), poashtu thotë: “kush ia mbulon
një të metë vëllait të tij Allahu ia mbulon atij një të metë Ditën e
Kijametit.” (Ahmedi)
Përjashtohet nga ky rregull kur hulumtimi i
këtillë është metodë e vetme për të shpëtuar dikënd, për shembull,
sikur të lajmëroj ndonjë njeri të besueshëm se filani është vetmuar me
një tjetër për ta mbytur.
Ahmed Muadh Hakkij
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Këshilla
Labels:
Këshilla
- Get link
- Other Apps