Organizmi ndryshon në bazë të gjendjeve shpirtërore, sic janë : zemërimi, gëzimi, brenga, pikëllimi,turpi. Zemërimi e nxeh organizmin dhe e dehidron.
I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam e ka ndaluar që të hidhrohemi.Erdhi një njeri te I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe i tha ” Ma jep një Këshill.” I tha: ” Mos u Zemro.”
Gjendjet shpirtërore sic janë: Zemrimi,pikëllimi,mërzia dhe brenga në mënyrë të drejtpërdrejt ndikojnë në organizëm,në mënyre që e ngrisin shtypjen e gjakut, që mund të shkaktoj pasoja sic janë stenokardia dhe infrakti.
Zemërimi i vazhdueshëm mund të shkaktoj diabetin,ashtu që shtohet aktiviteti i gjëndrës mbiveshkore e cila në mënyrë të sforcuar tajon hormonin adrenalin. Gjendja shpirtërore mund ta dobësoj imunitetin,dhe mandej organizmi i ekspozohet sëmundjeve të ndryshme.Prandaj ai që zemërohet dhe ka karakter të keq duhet të përmbahet që zemërimi të mos e pushtoj.
loading...
Lexo edhe: