Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gramatika

Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje përmbyllëse ?

 Çka janë fjalitë e përbëra me bashkërenditje përmbyllëse   ? Pjesët e fjalive të përbëra me bashkërenditje përmbyllëse lidhen me lidhëza bashkërenditëse përmbyllëse: andaj, ndaj, prandaj, pra.     Para lidhëzës bashkërenditëse përmbyllëse vihet gjithmonë presje..            Vera kishte ditëlindjen, prandaj i ftoi të gjithë shokët dhe shoqet e klasës.   cka jane fjalite e perbera me bashkerenditje, cka jane fjalite me bashkerenditje, cka jane fjalite bashkerenditese

Çka është rrethanori ?

Çka është rrethanori ? Rrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë. Ai tregon rrethanat e kryerjes së veprimit, si: kohë, vend, mënyrë, shkak, sasi, qëllim.  Ai në fjali gjendet me pyetje të ndryshme: kur?, ku?, si?, pse?, sa?, përse?. Rrethanori gati gjithmonë qëndron pas foljes ose kallëzuesit, por ai shpesh del edhe para foljes ose kallëzuesit.  ceshte rrethanori, cfare eshte rrethanori, cka eshte rrethanori, ceshte rrethanori, cfare eshte rrethanori, c'eshte rrethanori, cka eshte rrethanor, qka eshte rrethanori, rrethanori gramatike shqip, rrethanori shqip, gjuha shqipe rrethanor

Cilët janë llojet e kallëzuesit ?

Cilët janë llojet e kallëzuesit ? Llojet e kallëzuesit janë:   Kallëzuesi foljor i thjeshtë (një folje): Ti më munde.   Kallëzuesi foljor i përbërë (dy e më shumë folje): Po djali sa zinte të recitonte , harronte vjershën.   Kallëzuesi emëror (jam+emër, mbiemër, përemër, numëror): Dy prej luanëve ishin meshkuj.  cilat jane llojet e kallzuesit, lloje te kallzuesit, kallzuesi foljor, kallzuesi emeror, kallzuesi foljor i perbere, 

Çka është fjalia nxitëse ?

Çka është fjalia nxitëse ? Fjalia nxitëse shërben për të nxitur dikë që të zbatojë një urdhër, një këshillë, një sugjerim, një ftesë. Në fjalitë nxitëse foljet janë zakonisht në mënyrën urdhërore, lidhore e dëftore.  ceshte fjalia nxitese, cka eshte fjalia nxitese, cfare eshte fjalia nxitese, ceshte fjalia nxitese, cka eshte fjalia nxitse, fjali nxitse shqip, fjalia nxitese shqip, cfare eshte fjalia nxitse, qka eshte fjalia nxitese, fjalia nxitese gramatike shqip, gramatika shqip 

Çka është fjalia pyetëse ?

Çka është fjalia pyetëse ? Fjalia pyetëse përdoret për të pyetur për diçka që folësi nuk e di ose e di pjesërisht dhe pret prej bashkëbiseduesit një përgjigje.  Këto fjali përdoren dendur në dialog, sepse bashkëbiseduesit për çdo pyetje që bëjnë, presin një përgjigje.   Dallohen tri lloje fjalish pyetëse:   Fjali pyetëse tërësore Fjali pyetëse të pjesshme Fjali pyetëse retorike.  Fjalia është pyetëse tërësore, kur bashkëbiseduesi i përgjigjet pyetjes me po, jo ose me foljen e fjalisë pyetëse: - Ishe sot te mjeku? Po. (Isha.)   Fjalia është pyetëse e pjesshme, kur folësi ka njohuri për atë që pyet, por ai do të mësojë më shumë. Këtyre pyetjeve nuk u jepet përgjigje me po ose jo, por me një ose disa fjalë: - Ç’muaj është tani? – Janar. Fjalia është pyetëse retorike, kur folësi pyet pa pritur që të marrë përgjigje: - Ç’të presësh nga ti? ceshte fjalia pyetese, cka eshte fjalia pyetese, cfare eshte fjalia pyetese, cka eshte fjali pyetese, cfare ku

Çka është leksiku dhe fusha leksikore ?

Çka është leksiku dhe fusha leksikore ? Gjuha shqipe, ashtu si çdo gjuhë, ka një numër të madh fjalësh.  Disa prej këtyre fjalëve kanë më shumë se një kuptim.  Tërësia e fjalëve të një gjuhe quhet leksik .  Pra, leksiku është një lum i gjatë fjalësh, por ai nuk është thjesht një listë fjalësh që ekziston në mendjen tonë.  Ai është një sistem ku çdo fjalë ka vendin e vet dhe është gjithmonë në lidhje me fjalë të tjera.   Çdo grup fjalësh që lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet kuptimit të veçantë që ato shprehin, përbëjnë një fushë leksikore . cka eshte leksiku, cka eshte leksik, cka eshte fusha leksikore, cfare eshte fusha leksikore, cka eshte fushe leksikore, cfare eshte fushe leksikore, qka eshte fusha leksikore, cka eshte fushe e leksikut, cka jane leksiket, c' eshte leksik,ceshte leksik, ceshte fusha leksikore,   

Çka janë emrat e numrit njejës dhe emrat e numrit shumës ?

Çka janë emrat  e  numrit njejës dhe emrat e numrit shumës ? Fjalët që emërtojnë vetëm një frymor apo një send janë emra të numrit njëjës.  Fjalët që emërtojnë shumë frymorë ose sende janë emra të numrit shumës.  Pra, emri ka dy numra: numrin njëjës dhe numrin shumës. cka jane emrat shumes, cka jane emrat njejes, cfare eshte emri njejes, cfare eshte emri shumes, ceshte emri shumes, ceshte emri njejes, qka eshte emri njejes, qka eshte emri shumes, emra shumes dhe njejes, emra njejs, emra shums,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more