Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gjuha Shqipe

Origjina e gjuhës shqipe

Problemi i origjinës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njërës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës trake. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe gjuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.   Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, para

Gjuha Shqipe

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indo-iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjuhësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese. Ishte sidomos merita e njërit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F. Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në Berlin në vitin 1854. Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gj

FJALIA HABITORE

FJALIA HABITORE TREGON HABINË E FOLËSIT PËR DIÇKA QË NDODH PAPRITUR OSE QË ËSHTË E PAZAKONTË.  NË FJALINË HABITORE, FOLJA –KALLËZUES, KA NJË FORMË TË VEÇANTË. NË FUND TË FJALISË HABITORE, VIHET GJITHMONË PIKËÇUDITJE (!). Ti qenke rritur!   Ai paska ndryshuar!

Çka janë parashtesat ?

Disa fjalë mund të formohen nga fjalë të tjera.  Kjo bëhet duke e zgjeruar me disa mjete të caktuara para ose në fund të fjalës.   Mjetet që i paravendosen fjalës për të formuar fjalë të tjera, quhen parashtesa. parashtesat shqip,cfare jane parashtesat,cka eshte parashtesa,parashtesa shqip,cka quajme parashtese,cfare eshte parashtesa,parashtesat shqip,ceshte parashtesa

Çka janë prapashtesat ?

Mjetet që vendosen në fund të fjalës për të formuar fjalë të tjera, quhen prapashtesa. cka jane prapashtesa,prapashtesa shqip, cka quajme prapashtesa,prapshtese shqip,cfare eshte prapshtesa,prapashtese,cfare eshte prapshtese,prapshtesat ne shqip,cka jane prapashtesat,

Mbiemrat

Fjalët që tregojnë cilësinë e emrave, quhen mbiemra.  Ato qëndrojnë pas emrave duke treguar cilësinë e tyre.  Mbiemrat kanë numër dhe gjini, janë pjesë e ndryshueshme e ligjëratës. cka jane mbiemrat,cfare jane mbiemrat,mbiemri shqip,mbiemri gramatike

Kryefjala

Fjala kryesore që tregon se kush e kryen veprimin, quhet kryefjalë.   Zakonisht është një emër ose një përemër vetor.   Kryefjala gjendet me pyetjet: “kush?”, “cili?”, “cilët?”, “cila?”, “cilat?”. Shih edhe: Çka është kryefjala ? kryefjala shqip,kryefjala,kryefjale,si gjendet kryefjala,kryefjala

Kallëzuesi

Fjala kryesore që tregon veprimin e shprehur në fjali, quhet kallëzues.  Zakonisht është një folje.   Kallëzuesi gjendet me pyetje “ Ç´bën? “, “ Ç´bëri? “, “ Ç´ka bërë? “, “ Ç´do të bëjë? “. cka eshte kallezues,kallezuesi gramatike,kallzus gramatike

Fjalitë e përbëra me nënrenditje

• Fjali të përbëra me nënrenditje janë fjalitë e përbëra të paktën nga dy pjesë, njëra kryesore dhe tjetra e varur prej saj: Dëgjohej vetëm cicërima e zogjve që fluturonin pranë dritares sime. • Pra, pjesët e kësaj fjalie nuk janë të pavarura nga njëra-tjetra. Ato nuk mund të qëndrojnë që të dyja më vete, të përdoren si fjali të thjeshta. • Pjesa e parë mund të qëndrojë më vete dhe është pjesë kryesore e kësaj fjalie të përbërë, kurse pjesa e dytë fillon me një përemër lidhor e nuk mund të qëndrojë pa të parën, pra varet prej saj.  Pjesët e nënrenditura luajnë në fjalinë e përbërë të njëjtin rol, si edhe grupet e fjalëve brenda fjalisë së thjeshtë, pra të kryefjalës, të kundrinorit të drejtë, të përcaktorit, të rrethanorëve si edhe funksione të tjera.  fjalite e perbera me nenrenditje,fjalia e perbere me nenrenditje,

Fjali të përbëra me bashkërenditje kundërshtuese

Pjesët përbërëse të këtyre fjalive të përbëra lidhen me anë të lidhëzave bashkërenditëse kundërshtore ose kundërshtuese: po, por, kurse, mirëpo, megjithatë, ndërsa, teksa, porsa, veç, veçse etj. E lëshoj, po s’më lëshon. • Para pjesës së dytë të këtyre fjalive vihet presje.

Fjali të përbëra me bashkërenditje veçuese

• Fjali të përbëra me bashkërenditje veçuese . Pjesët përbërëse të këtyre fjalive të përbëra lidhen me anë të lidhëzave bashkërenditëse veçuese: ose, apo, a, ose… ose etj. Në stadiumin e qytetit ose zhvillohen ndeshje futbolli, ose organizohen manifestime sportive. • Para lidhëzave të thjeshta veçuese ose, a, apo nuk vihet presje. Para pjesës së dytë të lidhëzave të përsëritura gjithmonë vihet presje: Ose nisemi tani, ose nuk shkojmë fare. • Lidhëza apo përdoret kur fjalia është pyetëse: Unë do të shkoj, apo do të shkoni ju?

Fjalitë e përbëra me bashkërenditje shtuese

• Fjalitë e përbëra me bashkërenditje shtuese. Pjesët përbërëse të këtyre fjalive të përbëra lidhen me anë të lidhëzave bashkërenditëse shtuese: e, dhe, edhe, as, si, jo vetëm… por edhe etj. Një njeri hedh një gurë në lum dhe njëqind s’mund ta nxjerrin. • Para lidhëzave shtuese të thjeshta e, edhe, as nuk vihet presje. Shkojmë një herë në shtëpi dhe pastaj dalim. • Para pjesës së dytë të lidhëzave të përsëritura dhe para pjesës së dytë të lidhëzave të dyfishta gjithmonë vihet presje. Vajzat as nuk donin të hanin, as nuk donin të rrinin.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura përcaktore

• Pjesa e nënrenditur përcaktore tregon një karakteristikë të një gjymtyre të pjesës kryesore të shprehur me emër, grup emëror ose përemër: Tirana është qyteti që më pëlqen më shumë në Shqipëri. • Pra, pjesa e nënrenditur përcaktore kryen po atë funksion që kryen përcaktori në fjalinë e thjeshtë. • Emri, grupi emëror ose përemri i pjesës kryesore që plotësohet nga pjesa e nënrenditur përcaktore quhet paraprijës.   • Ka dy lloje pjesësh të nënrenditura përcaktore: • Përcaktore-kufizuese, të cilat nuk mund të hiqen, sepse prishet kuptimi ose ndryshon kuptimi i saj fillestar: Më pëlqejnë shumë njerëzit që punojnë sistemakisht. • Përcaktore-shtuese, të cilat shtojnë ose sqarojnë diçka dhe mund t’i heqim pa prishur strukturën gramatikore të fjalisë: Mali i Korabit, që ngrihet mbi 2000 metra, është maja më e lartë e Shqipërisë.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura ftilluese

• Pjesa e nënrenditur ftilluese bën ose kryen atë funksion që kryen grupi emëror ose përemri kryefjalë apo kundrinori i drejtë i foljes së pjesës kryesore. • Pra, pjesa e nënrenditur ftilluese kryen po atë funksion që kryen kryefjala ose kundrinori i drejtë në fjalinë e thjeshtë. • Pjesa e nënrenditur ftilluese lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave nënrenditëse ftilluese: që, se: Dihet se toka rrotullohet rreth diellit. Kemi menduar që të organizojmë një shëtitje në parkun e qytetit. • Pjesa e nënrenditur ftilluese zakonisht qëndron pas pjesës kryesore. Po kur duam ta theksojmë pjesën kryesore, pjesën e nënrenditur e vëmë përpara. • Kur pjesa e nënrenditur ftilluese vjen pas kryesores, midis tyre nuk përdoret asnjëherë presje. Kur pjesa e nënrenditur ftilluese del para kryesores, ato ndahen me presje.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura kohore

• Pjesët e nënrenditura rrethanore luajnë të njëjtin rol që luajnë rrethanorët në fjalinë e thjeshtë. • Fjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditura rrethanore janë: kohore, vendore, shkakore, rrjedhimore, sasiore, mënyrore, krahasore, qëllimore, kushtore dhe lejore. • Pjesa e nënrenditur kohore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave: kur, tek, sa, si, që, derisa, gjersa, sa herë, pasi, sapo etj. • Pjesa e nënrenditur kohore iu përgjigjet pyetjeve: kur?, deri kur?, që kur? Sapo doli mjeku nga spitali, erdhi një urgjencë. • Pjesa e nënrenditur kohore zakonisht qëndron në krye të fjalisë së përbërë, pra pjesa e nërenditur në fillim dhe pjesa kryesore pas saj. • Por, pjesa e nënrenditur kohore mund të qëndrojë edhe në mes, edhe në fund të pjesës. • Kur pjesa e nënrenditur kohore qëndron para kryesores, ndahet me presje. Nuk vihet presje nëse pjesa e nënrenditur lidhet drejtpërdrejt me foljen e pjesës kryesore.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura vendore

• Pjesa e nënrenditur vendore, ashtu si rrethanori i vendit në fjalinë e thjeshtë, tregon vendin ku kryhet veprimi i shprehur nga folja e pjesës kryesore. • Si ndajfolje vendi të pjesës kryesore që saktësohen nga pjesa e nënrenditur vendore, përdoren: aty, atje, andej, këtu, ngado etj. • Pjesa e nënrenditur vendore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave vendore: ku, kudo, ngado, tek, tekdo, kudo që etj. Nëna shkoi ku ishin fëmijët. • Pjesa e nënrenditur vendore u pëgjigjet pyetjeve: ku?, nga?, drejtuar foljes së pjesës kryesore. • Kur pjesa e nënrenditur vendore vjen pas pjesës kryesore, përpara saj nuk vihet presje. • Kur pjesa e nënrenditur vendore ndodhet në mes të pjesës kryesore dhe plotëson drejtpërdrejt foljen, ajo vihet ndërmjet presjeve. • Në rast se është në mes të pjesës kryesore dhe saktëson një ndajfolje të pjesës kryesore, vihet pas presje vetëm pas pjesës së nënrenditur.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura qëllimore

• Pjesa e nënrenditur qëllimore, ashtu si rrethanori i qëllimit në fjalinë e thjeshtë, tregon me ç’qëllim kryhet veprimi i shprehur në pjesën kryesore. Babai punonte shumë, që fëmijët të ishin të lumtur. • Pjesa e nënrenditur qëllimore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave lidhore: që, me qëllim që, në mënyrë që etj. • Pjesa e nënrenditur qëllimore e ka foljen gjithmonë në mënyrën lidhore dhe u përgjigjet pyetjeve: me ç’qëllim?, përse? etj: Duhet të punojmë që të fitojmë. • Pjesa e nënrenditur qëllimore mund të zërë vend para, në mes dhe pas pjesës kryesore.   • Rendi më i zakonshëm është pjesa kryesore përpara, e nënrenditura pas saj. • Kur pjesa e nënrenditur qëllimore qëndron para kryesores, ndahet me presje: Që të fitojmë, duhet të punojmë. • Kur futet në mes të pjesës kryesore vihet midis dy presjesh. • Kur qëndron pas pjesës kryesore zakonisht ndahet me presje. • Nuk ndahet me presje kur pjesa e nënrenditu

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura shkakore

• Pjesa e nënrenditur shkakore, ashtu si rrethanori i shkakut në fjalinë e thjeshtë, tregon shkakun e kryerjes ose moskryerjes së veprimit të shprehur nga folja në pjesën kryesore. • Pjesa e nënrenditur shkakore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave nënrenditëse shkakore: se, sepse, meqë, ngase etj. • Vënia e presjes së nënrenditur shkakore përpara pjesës kryesore shërben për të theksuar a vënë në dukje shkakun. Meqenëse pamja është më e bukur, shtëpinë do ta ndërtojmë në majë të kodrës. • Pjesa e nënrenditur shkakore ndahet gjithmonë me presje ose vihet midis dy presjeve.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more