• Pjesa e nënrenditur qëllimore, ashtu si rrethanori i qëllimit në fjalinë e thjeshtë, tregon me ç’qëllim kryhet veprimi i shprehur në pjesën kryesore.
Babai punonte shumë, që fëmijët të ishin të lumtur.
• Pjesa e nënrenditur qëllimore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave lidhore: që, me qëllim që, në mënyrë që etj.
• Pjesa e nënrenditur qëllimore e ka foljen gjithmonë në mënyrën lidhore dhe u përgjigjet pyetjeve: me ç’qëllim?, përse? etj:
Duhet të punojmë që të fitojmë.
• Pjesa e nënrenditur qëllimore mund të zërë vend para, në mes dhe pas pjesës kryesore.

• Rendi më i zakonshëm është pjesa kryesore përpara, e nënrenditura pas saj.
• Kur pjesa e nënrenditur qëllimore qëndron para kryesores, ndahet me presje:
Që të fitojmë, duhet të punojmë.
• Kur futet në mes të pjesës kryesore vihet midis dy presjesh.
• Kur qëndron pas pjesës kryesore zakonisht ndahet me presje.
• Nuk ndahet me presje kur pjesa e nënrenditur lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me foljen.

loading...
Lexo edhe: