Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ekonomia

Cekni dhe shpjegoni rrugët kryesore të ndërhyrjes qeveritare në aktivitetin ekonomik?

Rrugët kryesore të ndërhyrjes qeveritare në aktivitetin ekonomik janë: Taksimi. Qeveria vendos taksa për të ndikuar në alokimin e burimeve, për të ndikuar në shpërndarjen e të ardhurave dhe përgjithësisht për të krijuar fondet e nevojshme për shpenzimet qeveritare. Shpenzimet publike, që synojnë në nxitjen e firmave për të prodhuar lloje të caktuara mallrash e shërbimesh si dhe kryerjen e pagesave transferuese për mbështetjen e shtresave apo grupeve të caktuara të popullsisë. Shpenzimet publike mund të marrin edhe formën e investimeve të drejtpërdrejta shtetërore për prodhimin e mallrave apo shërbimeve të caktuara. Ato lidhen edhe me plotësimin e disa nevojave të përgjithshme shoqërore, si rendi, mbrojtja, ejt. Veprimtaria antitrust, që synon në nxitjen e strukturave konkurruese të tregut, duke mos lejuar krijimin, në degë të caktuara, të strukturave monopoliste dhe duke pakësuar fuqinë tregtare të firmave. Politikat rregulluese, që synojnë në rregullimin e sjelljes së firmave.

A mund të kemi edhe papërsosmëritë apo “dështimet” e qeverisë?

Ekonomistët, shpesh, duke pranuar papërsosmëritë apo dështimet e tregut, tërheqin vëmendjen edhe për papërsosmëritë apo “dështimet” e qeverisë, pra të ndërhyrjes qeveritare. Për më tepër, mund të ndodhë që dështimet e qeverisë të kenë efekte më negative se dështimet e tregut. Efektet e ndërhyrjes qeveritare do të ishin negative ose për shkak të treguesve rezultues inferiorë lidhur me çmimet, kostot apo prodhimin, krahasuar me tregun e parregulluar, ose sepse kostot e ndërhyrjes do të ishin më të larta se përfitimet prej saj. Në të dy rastet nga ndërhyrja shtetërore, përkatësisht nga politika rregulluese, do të rezultonte një alokim inferior i burimeve. Vetëm një ndërhyrje e kufizuar, e matur dhe e bazuar në parimet e tregut, mund të konsiderohet si ndërhyrje efektive e qeverisë.

Çka përfshin sektori publik?

Sektori publik përfshin ato pjesë të ekonomisë kombëtare, për të cilën ka, në këtë apo atë mënyrë, përgjegjësi direkte qeveria. Përveç institucioneve qeveritare qëndrore dhe lokale, këtu përfshihen edhe organizata të tjera qeveritare dhe korporatat (ndërmarrjet) publike. Nevoja për sektorin publik buron nga arsye që lidhen me efiçencën dhe drejtësinë në shpërndarje, të dyja të mishëruara te mirëqenia sociale (komunitare). Optimizimi i përmasave të sektorit publik arrihet pikërisht kur maksimizohet mirëqenia sociale. Grafikisht përmasat optimale të sektorit publik mund të përshkruhen me dy mënyra. Mënyra e parë: identifikimi i pikës së maksimizimit të mirëqenies sociale. Mënyra e dytë: optimizimi fiskal. Shpenzimet publike shoqërohen me përfitime sociale, ndërsa taksat me kosto sociale. Përmasat e sektorit publik, për të cilat përfitimi social marxhinal nga shpenzimet publike është i barabartë me koston sociale marxhinale të imponuar mbi komunitetin nëpërmjet taksave, konsiderohen si pë

Cilat janë parimet themelore të funksionit të ndërmarrjes në pronësi shtetrore?

Parimet themelore të funksionit të ndërmarrjeve në pronësi shtetërore janë dy: Së pari, parimi i përgjegjësisë publike, i cili nënkupton që shteti, konkretisht dikasteri përkatës dhe vetë drejtuesit e ndërmarrjes të jenë përgjegjës para publikut lidhur me përdorimin e mjeteve publike, duke mos lejuar abuzime burokratike, shfrytëzim monopolistik të këtyre mjeteve, etj. Së dyti, parimi i efiçencës ekonomike, që nënkupton përdorimin efiçent të mjeteve publike, duke iu nënshtruar parimeve të tregut. Dikasteri përkatës qeveritar ushtron kontroll vetëm për drejtimet themelore të veprimtarisë së ndërmarrjes, duke lejuar që veprimtaria e përditshme e saj të orientohet nga vetë tregu. Në një farë kuptimi, këto dy parime kufizojnë njëri-tjetrin dhe veprimtaria e këtyre ndërmarrjeve nënkupton harmonizimin e tyre.

Çka përdoren për financimin e shpenzimeve shtetërore?

Për financimin e shpenzimeve shtetërore përdoren të ardhurat shtetërore, të cilat, ashtu si shpenzimet, parashikohen në buxhetin e shtetit sipas burimeve të krijimit të tyre. Përveç përballimit të nevojave për shpenzime publike, mbledhja e të ardhurave nga publiku synon edhe në kryerjen e funksionit alokues, funksionit të rishpërndarjes, si dhe në arritjen e objektivave të caktuara makroekonomike.

Çka përfaqësojn taksat dhe cilat janë parimet që mbështetet taksimi?

Taksat përfaqësojnë transferime të detyrueshme monetare nga individët, firmat dhe institucionet e ndryshme te qeveria (në nivele qëndrore apo lokale). Taksimi mbështetet në një varg parimesh. Parimi i përfitimit. Sipas këtij parimi njerëzit duhet të taksohen në përpjesëtim me përfitimet që ata sigurojnë nga programet qeveritare. Zbatimi praktik i këtij parimi, kur është fjala për të mirat publike, paraqitet i vështirë, përderisa është e vështirë të përcaktohen preferencat e individeve për të mira publike, pra edhe të maten përfitimet e individeve të veçantë prej tyre. Një parim tjetër i rëndësishëm është parimi i aftësisë për të paguar. Sipas këtij parimi, barra e taksës shpërndahet midis individëve në pajtim me aftësinë e tyre për të paguar, dmth në pajtim me të ardhurat dhe pasurinë e tyre. Parimi i aftësisë për të paguar shpesh interpretohet edhe si parim i barazisë së sakrificave, ku “sakrifica” i referohet humbjes në dobishmërinë e individit për shkak të pagimit të taksës. Por kon

Çfarë lloje taksash kemi?

Taksat mund të jenë të llojeve të ndryshme. Ato mund të jenë proporcionale, progresive ose regresive. Në rastin e taksave proporcionale, përqindja e të ardhurave e paguar si taksë mbetet e pandryshuar me rritjen e të ardhurave. Në rastin e taksave progresive, përqindja e paguar si taksë rritet me rritjen e të ardhurave. Ndërsa në rastin e taksave regresive, përqindja e paguar si taksë ulet me rritjen e të ardhurave. Krahas llojeve të mësipërme, ekzistojnë edhe taksa fikse, masa e të cilave është e përcaktuar dhe nuk varet nga të ardhurat. Norma mesatare e taksës (pra madhësia e taksës pjesëtuar me të ardhurat, T/Y) dhe norma marxhinale e taksës (shtesë e taksës për shkak të shtesës me një njësi monetare të të ardhurave, ∆T/∆Y) është konstante për taksat proporcionale, rritet me rritjen e të ardhurave për taksat progresive dhe ulet me rritjen e të ardhurave për taksat regresive.

Si ndahen taksat për nga objekti i taksuar?

Për nga objekti i taksuar, taksat ndahen në taksa direkte dhe taksa indirekte. Taksa direkte janë taksa që vendosen direkt mbi individët ose firmat, mbi bazën e të ardhurave, pasurisë apo aftësisë për të shpenzuar. Shembuj taksash direkte janë taksat mbi të ardhurat personale, taksat për sigurimet shoqërore, taksat mbi trashëgiminë, mbi të ardhurat nga kapitali, mbi dhuratat, etj. Edhe taksat mbi korporatat trajtohen si taksa direkte. Një nga arsyet kryesore është se me taksat direkte mund të zbatohet më mirë parimi i aftësisë për të paguar. Taksat indirekte zakonisht përcaktohet si taksa që vendosen mbi mallra dhe shërbime. Megjithatë, “indirekt” edhe këto taksa rëndojnë mbi individët. Taksat indirekte mund të jenë taksa mbi sasinë ose taksa mbi vlerën. Ato mund të jenë gjithashtu taksa fikse, që nuk varen nga sasia apo vlera e mallit dhe e shërbimit. Shembuj taksash indirekte janë taksat mbi qarkullimin, taksat mbi vlerën e shtuar, taksat doganore, akcizat etj. Në pajtim me nivel

Çka paraqet aftësia sipërmarrëse?

Aftësia sipërmarrëse i referohet talentit të veçantë që kanë disa njerëz për organizimin e burimeve të tjera ekonomike, si puna, toka dhe kapitali në procesin e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve, për kërkimin e mundësive të reja për biznes si dhe për zhvillimin e metodave të reja të prodhimit.

Çka paraqet kapitali?

Kapitali përbëhet nga mallrat e prodhuara me qëllim për të prodhuar mallrat e tjerë. Me kapital, nga pikëpamja ekonomike, kuptojmë vetëm kapitalin fizik, jo kapitalin financiar. Elementet kryesore të kapitalit janë pajisjet dhe makineritë, ndërtesat, inventari, etj.

Çka paraqet toka?

Toka përfshin pasuritë natyrore të të gjitha llojeve, siç janë toka bujqësore, toka si truall ndërtimi, burimet e energjisë, burimet minerale dhe i gjithë mjedisi fizik që na rrethon.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more