Taksat mund të jenë të llojeve të ndryshme. Ato mund të jenë proporcionale, progresive ose regresive. Në rastin e taksave proporcionale, përqindja e të ardhurave e paguar si taksë mbetet e pandryshuar me rritjen e të ardhurave. Në rastin e taksave progresive, përqindja e paguar si taksë rritet me rritjen e të ardhurave. Ndërsa në rastin e taksave regresive, përqindja e paguar si taksë ulet me rritjen e të ardhurave. Krahas llojeve të mësipërme, ekzistojnë edhe taksa fikse, masa e të cilave është e përcaktuar dhe nuk varet nga të ardhurat. Norma mesatare e taksës (pra madhësia e taksës pjesëtuar me të ardhurat, T/Y) dhe norma marxhinale e taksës (shtesë e taksës për shkak të shtesës me një njësi monetare të të ardhurave, ∆T/∆Y) është konstante për taksat proporcionale, rritet me rritjen e të ardhurave për taksat progresive dhe ulet me rritjen e të ardhurave për taksat regresive.
Lexo edhe:
loading...
Lexo edhe: