Skip to main content

Çka përfaqësojn taksat dhe cilat janë parimet që mbështetet taksimi?

Taksat përfaqësojnë transferime të detyrueshme monetare nga individët, firmat dhe institucionet e ndryshme te qeveria (në nivele qëndrore apo lokale). Taksimi mbështetet në një varg parimesh. Parimi i përfitimit. Sipas këtij parimi njerëzit duhet të taksohen në përpjesëtim me përfitimet që ata sigurojnë nga programet qeveritare. Zbatimi praktik i këtij parimi, kur është fjala për të mirat publike, paraqitet i vështirë, përderisa është e vështirë të përcaktohen preferencat e individeve për të mira publike, pra edhe të maten përfitimet e individeve të veçantë prej tyre. Një parim tjetër i rëndësishëm është parimi i aftësisë për të paguar. Sipas këtij parimi, barra e taksës shpërndahet midis individëve në pajtim me aftësinë e tyre për të paguar, dmth në pajtim me të ardhurat dhe pasurinë e tyre. Parimi i aftësisë për të paguar shpesh interpretohet edhe si parim i barazisë së sakrificave, ku “sakrifica” i referohet humbjes në dobishmërinë e individit për shkak të pagimit të taksës. Por koncepti i barazimit të sakrificave është një koncept relativisht i papërcaktuar dhe mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, si barazi e sakrificave absolute, barazi e sakrificave proporcionale (në raport me dobishmërinë totale), apo barazia e sakrificave marxhinale.

Parimi i drejtësisë horizontale. Sipas këtij parimi, individët me të ardhura (pasuri) të barabarta, duhet të taksohen në mënyrë të barabartë. Parimi i drejtësisë horizontale plotësohet me parimin e drejtësisë vertikale. Sipas këtij parimi, në qoftë se individët me të ardhura (pasuri) të barabarta taksohen në mënyrë të barabartë, individët me të ardhura (pasuri) të pabarabarta duhet të taksohen në mënyrë të pabarabartë.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more