Rrugët kryesore të ndërhyrjes qeveritare në aktivitetin ekonomik janë:
Taksimi. Qeveria vendos taksa për të ndikuar në alokimin e burimeve, për të ndikuar në shpërndarjen e të ardhurave dhe përgjithësisht për të krijuar fondet e nevojshme për shpenzimet qeveritare.
Shpenzimet publike, që synojnë në nxitjen e firmave për të prodhuar lloje të caktuara mallrash e shërbimesh si dhe kryerjen e pagesave transferuese për mbështetjen e shtresave apo grupeve të caktuara të popullsisë. Shpenzimet publike mund të marrin edhe formën e investimeve të drejtpërdrejta shtetërore për prodhimin e mallrave apo shërbimeve të caktuara. Ato lidhen edhe me plotësimin e disa nevojave të përgjithshme shoqërore, si rendi, mbrojtja, ejt.
Veprimtaria antitrust, që synon në nxitjen e strukturave konkurruese të tregut, duke mos lejuar krijimin, në degë të caktuara, të strukturave monopoliste dhe duke pakësuar fuqinë tregtare të firmave.
Politikat rregulluese, që synojnë në rregullimin e sjelljes së firmave. Duhet dalluar rregullimi ekonomik nga rregullimi social. Rregullimi ekonomik lidhet me çmimet, prodhimin dhe pengesat e hyrjes apo daljes së një firme nga dega. Rregullimi social lidhet me kushtet e punës e detyrime të tjera sociale të firmave ndaj punonjësve apo shoqërisë në tërësi.
Lexo edhe:

loading...
Lexo edhe: