Skip to main content

Çka është Daltonizmi ?

Daltonizmi,kush e shkakton daltonizmin,si manifestohet daltonizmi,sa eshte i shpesht daltonizmi tek meshkujt dhe tek femrat, a ka sherim per kete problem,keshilla per kete problem
Daltonizmi

Daltonizmi është pamundësi e njeriut për dallimin e ngjyrave ose verbëria kundrejt ngjyrave.

Daltonizmi në pjesën me te madhe te rasteve vjen si pasojë e një çrregullimi gjenetik por që mund të shfaqet edhe për shkak të dëmtimit të nervave ose vetë trurit.

Në mënyrë që të ketë pamje apo vizion normal ngjyrash, disa receptorë të specializuar të quajtur kone janë te rëndësishëm në kapjen e ngjyrave.

Tre tipet e koneve u përgjigjen ngjyrave të kuqe, të kaltërt dhe jeshile apo të gjelbërt, të cilat na lejojnë të shohim spektrin e ngjyrave. Një abnormalitet ose mungesë në njërin lloj koni rezulton në daltonizëm, i cili është prezent në 9% të të gjithë njerëzve.

Daltonizmi nuk është aspak një formë verbimi apo qorrimi, por një mungesë në mënyrën se si një person sheh ngjyrat.

Me këtë problem, personi ka vështirësi të dalloj të kuqen nga e gjelbrërta apo jeshilja ose të verdhën nga  e kaltërta apo bluja.

Mungesa apo deficienca midis ngjyrës së kuqe dhe jeshile(të gjelbërt) është më e përhapur.

Daltonizmi i kaltërt apo blu është paftësia e të dalluarit të dy ngjyrave :të verdhën dhe blunë, të cilat janë parë si e bardhe ose gri.

Daltonizmi komplet apo total i quajtur edhe si akromatopsia është mungesa komplete e koneve në retinë dhe është shumë i rrallë.

Njerëzit lindin daltonikë, sepse konet nuk fillojnë të funksionojnë derisa fëmija është rreth 4 muajsh.

Një në 20 meshkuj vuan nga daltonizmi, por vetëm një në disa qindra femra është daltonik.

Daltonizmi është i trashëguar apo hereditar pra ka të bëjë me një defekt gjenetik. Por jo çdo problem me ngjyrat është i trashëguar. Plakja(mosha), disa mjekime, dhe probleme të nervave retinore mund të shkaktojne mungesën e së parit të ngjyrave.

Nuk ka kurë për mungesën e të parit të ngjyrave nëse kjo ka ndodhur që me lindjen.

Disa raste që kane filluar më vonë mund të ndihmohen me operacione, ndryshim mjekimesh, ose trajtim të sëmundjes që e shkaktoi daltonizmin.

Sidoqoftë, nëse dikush ka probleme me të parin e ngjyrave, ai ose ajo duhet të takoj një okulist apo oftamolog ose mjek të syve.

Trajtimi i shpejtë mund të parandaloj shumë probleme gjatë viteve shkollore.

Mesoni se çka është Daltonizmi,kush e shkakton daltonizmin,si manifestohet daltonizmi,sa eshte i shpesht daltonizmi tek meshkujt dhe tek femrat, a ka sherim per kete problem,keshilla per kete problem etj, qka eshte daltonizmi,cka eshte daltonizmi,cfare eshte daltonizmi,ceshte daltonizmi,pse paraqitet daltonizmi,pse shfaqet daltonizmi,shkaqet,etiologjia,kush e shkakton daltonizmit,shkaktaret e daltonizmit
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more