1. Çrregullim i ndjeshëm ose dëmtim i veprimtarisë së zakonshme në trupin e njeriut a në trupin e kafshëve ose te bimët, për një kohë të shkurtër a për shumë kohë; gjendje e keqe e shëndetit; kund. shëndet. Sëmundje e rëndë (e lehtë, e gjatë). Sëmundje ngjitëse (e trashëgueshme, e bashkëlindur). Sëmundje e shërueshme
(e pashërueshme, vdekjeprurëse). Sëmundjet mendore (psikike). Sëmundje të brendshme. Sëmundjet profesionale. Sëmundja e detit. Sëmundjet e kockave (e lëkurës, e zemrës, e mëlçisë). Sëmundjet e fëmijërisë fruthi, lia etj. Sëmundja e hirit (e mykut, e ndryshkut) te bimët. Shenjat e sëmundjes. Ka një sëmundje. Kaloi (hoqi) një sëmundje. Ka (u shfaq, u përhap) një sëmundje. Ia ngjiti sëmundjen. Mori një
sëmundje. E zuri (e mbërtheu në shtrat, e vuri poshtë) sëmundja. I ra prapa sëmundjes.

2. fig. Diçka që pengon, dëmton e prish zhvillimin e rregullt e normal të gjërave; dobësi e rëndë në jetën e brendshme të një njeriu, të një organizate, të një shoqërie etj. Sëmundja e burokratizmit. Sëmundja foshnjore e majtizmit. Sëmundja e egoizmit profesional. Sëmundjet e shoqërisë së vjetër.
3. fig. Prirje e theksuar për diçka jo të rregullt, ves. E ka sëmundje të flasë pa leje.
I është bërë sëmundje. Hiqe atë sëmundje!
I është bërë sëmundje. Hiqe atë sëmundje!
* Sëmundje e rritjes dobësi ose e metë kalimtare në fillim të zhvillimit të dikujt a të diçkaje. Sëmundja e ligë epilepsia. Sëmundja e sheqerit mjek. shih te SHEQER,~I. Sëmundja e tokës (e hënës) epilepsia.
Cka eshte semundja,qka eshte semundja,ceshte semundja,cfare eshte semundja,qeshte semundja,çka eshte semundja,çfarë eshte semundja,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,semundja,semundje,semundje,smuja,smundja
loading...
Lexo edhe: