Skip to main content

Personazhet tek romani Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Plaka Nicë: personifikon nënat e martirizuar dhe urrejtjen e pashuar të popullit ndaj agresovrëve. Në gjestin simbolik të hudhjes së eshtrave në këmbët e gjeneralit, gjykon dhe ekzekuton denimin për kolonelin Z.

Gjenerali: është prototip i ushtarakëve me dëshira për pushtime. Ai është në konflikt të mprehtë me popullin shqiptarë. Vjen në Shqipëri me krenari, por krenaria dhe solemntiteti e lënë shpejt.

Ai provon se sa e rëndë është të ndeshesh kudo me disfatën e turpshme, dëshmit e së cilës i mbledh nëpër mijëra thaës najloni. 


E trondit fundi i hidhur dhe qesharak i armatave "të pathyeshme", të cilat u katandisën të ruanin pulat nëpër shtëpitë e fshtatarëve shqiptarë, duke bërë "leckë" dinjitetin e Italisë pushtuese.

Prifti: paraqet tipin tjetër të armikut të egër të popullit shqiptarë. Ai u pasqyrua në karakter të gjallë me ngjyra psikologjike. Prifti e shoqëron gjeneralin jo vetëm si fetar, por edhe si specialist për çështjet shqiptare, që zotëron mirë gjuhën shqipe dhe hiqet si njohës i së kaluarës, psikologjisë dhe mentalitetit shqiptar. Gjykimeve të tij për shqiptarët, traditat dhe zakonet e tyre, mundohet t‟u vërë një bazë filozofike.

Koloneli Z: mbetet si një personazh fantazmë, përmendet shpesh, por s‟del asnjëherë, veçse në fund shohim eshtrat e tij në një thes të vjetër. Ai ka vrarë burrin e plakës Nicë dhe ia ka dhunuar të bijën katërmbëdhjetëvjeçare.

Koloneli Z realizohet në dy plane: përshkrimi i nënës së tij e nxjerr si zemër të mirësisë. 


Ndërkaq përshkrimi i plakës Nicë nxjerr në pah anën e vërtetë të njeriut bishë, edhe për shqiptarët edhe për ushtarët e tij, si komandant i "Batalionit blu" që ishte. 

Per me shume kliko mbi titullin e meposhtem: 


Gjenerali i ushtrisë së vdekur


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more