Kufizimi i Kosovës

Kufiri ndaj Malit të  Zi -- Repulika e Kosovës në perëndim kufizohet me Mailin e Zi, Kufiri nuk është etnik, sepse në pjesën jugore të Malit të Zi jetojnë shqiptarët.

Kufiri ndaj Serbisë- Republika e Kosovës në drejtim të veriut dhe të lindjes kufizohet me Serbinë. Kufiri prej Mokrës vazhdon ne malin Kopaonik. Në këtë pjesë kufiri nuk është etnik, sepse ndërpren popullsinë shqiptare, që jeton në Luginen e Preshevës.

Kufiri ndaj Maqedonisë -Republika e Kosovës në jug kufizohet me Maqedoninë. Atë e përshkojnë malet e Karadakut të Shkupit, duke i dhene një pamje më tepër të mbyllur. Te Hani i Elezit kufiri ndërpren lumin Lepenc dhe rruga Magjistrale Prishtinë-Shkup. Prej këtu kufiri vazhdon në malin Sharr. Kufiri me Maqedoninë nuk është etnik, sepse ndan popullsinë shqiptare të Republikës së Kosovës dhe të Maqedonisë.

Kufiri ndaj Shqiperisë -- Republika e Kosovës në perëndim kufizohet me Shqipërinë. Kufiri fillon prej grumbullit malor të Alpeve të  Kosovës, vazhdon në drejtim të maleve Pashtrik dhe Koritnik. Kufirin natyror të  mbyllur me malet e larta e ndërprejnë lumenjtë Erenik dhe Drini i Bardhë si pjesë më të  rëndësishme dhe komunikative.

Lexo më shumë: Republika e Kosovës

kosova kufizimi,kufizimi i Kosoves

Postime të ngjashme

Disqus for Rapitful Shqip

  •