Republika e Kosovës gjendet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik. Republika e Kosovës ndonëse e rrethuar me male të larta, përshkohet nga rrugë të rëndësishme.
Pozitën e mirë gjeografike ia mundësojnë luginat e lumenjve që paraqesin korridoret kryesore nëpërmes të cilëve Republika e Kosovës lidhet me fqinjët. Ibri, Sitnica dhe Lepenci në pjesën qëndrore, Drini i Bardhë në pjesën perëndimore dhe Morava në pjesën lindore kanë formuar rrugë natyrore me të shkurtër dhe më të përshtatshme.
Derisa Drini i Bardhë hap rrugën për në bregdetin shqiptar të detit Adriatik, Lepenci me rrjedhjen e Vardarit del në detin Egje e Morava e Binçës i bashkohet rrjedhës ujore të Moravës dhe të Vardarit përmes të cilëve Republika e Kosovës lidhet edhe me Detin e Zi.
Republika e Kosovës gjendet midis Serbisë në veri dhe lindje dhe Maqedonisë në jug.
Kufiri ndaj Malit të Zi -- Repulika e Kosovës në perëndim kufizohet me Mailin e Zi, Kufiri nuk është etnik, sepse në pjesën jugore të Malit të Zi jetojnë shqiptarët.
Kufiri ndaj Serbisë- Republika e Kosovës në drejtim të veriut dhe të lindjes kufizohet me Serbinë. Kufiri prej Mokrës vazhdon ne malin Kopaonik. Në këtë pjesë kufiri nuk është etnik, sepse ndërpren popullsinë shqiptare, që jeton në Luginen e Preshevës.
Kufiri ndaj Maqedonisë -Republika e Kosovës në jug kufizohet me Maqedoninë. Atë e përshkojnë malet e Karadakut të Shkupit, duke i dhene një pamje më tepër të mbyllur. Te Hani i Elezit kufiri ndërpren lumin Lepenc dhe rruga Magjistrale Prishtinë-Shkup. Prej këtu kufiri vazhdon në malin Sharr. Kufiri me Maqedoninë nuk është etnik, sepse ndan popullsinë shqiptare të Republikës së Kosovës dhe të Maqedonisë.
Kufiri ndaj Shqiperisë -- Republika e Kosovës në perëndim kufizohet me Shqipërinë. Kufiri fillon prej grumbullit malor të Alpeve të Kosovës, vazhdon në drejtim të maleve Pashtrik dhe Koritnik. Kufirin natyror të mbyllur me malet e larta e ndërprejnë lumenjtë Erenik dhe Drini i Bardhë si pjesë më të rëndësishme dhe komunikative.
Të gjitha këto elemente gjeografike bejne që Republika e Kosovës të ketë një pozitë shumë të favorshme gjeografike.
Të gjitha këto elemente gjeografike bejne që Republika e Kosovës të ketë një pozitë shumë të favorshme gjeografike.
Republika e Kosovës ka një forme të katërkendëshit me sipërfaqe prej 10.887 km katrorë. Sipas vlerësimeve të vitit 1991 Kosova ka pasur 2,1 milionë banorë. Me 196 banorë në km katrorë paraqet vendin me dendësi me te madhe të popullsisë jo vetëm në këtë pjesë të Evropës Juglindore, por edhe në kontinentin tonë. Republika e Kosovës është hapësirë kompakte, ku elementi shqiptar përbën me se 90% të popullsisë.
republika e kosoves, kosova, republic of kosova, gjeografia e kosoves, te dhena per republiken e Kosoves, kosova republik, siperfaqja e kosoves, sa eshte siperfaqja e Republikes se kosoves, forma e republikes se kosoves, dendesia e popullates ne kosove, kufiri i kosoves, kufizimi i Kosoves, Kufiri me shtetet, shtet fqinje te kosoves, me cilat shtete kufizohet Kosova, kufiri me shqiperine, gjeografia e trojeve shqiptare, kufiri me maqedonine, kufiri me serbine, kosova etnike, banoret e Kosoves
loading...
Lexo edhe: