Skip to main content

Mrekullia në Hekur

Hekuri është njëri ndër elementet e theksuara në Kuran. Në suren al-Hadid, që do të thotë hekur, ne jemi informuar:
Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz…(Kuran, 57:25)
Fjala “anzalna”, përkthehet si “është zbritur” dhe është përdorur për hekurin në këtë ajet, mund të mendohej se ka kuptim metaforik për të shpjeguar se hekuri i është dhënë si dhuratë njerëzve. Mirëpo, kur merret parasysh kuptimi letrar i fjalës, i cili është, “i zbritur në mënyrë fizike nga qielli”, si në rastin e shiut apo të rrezeve të diellit, ne e kuptojmë se ky ajet nënkupton një mrekulli domethënëse shkencore. Sepse, zbulimet moderne astronomike kanë zbuluar se hekuri në fjalë ka ardhur nga yjet vigane në hapësirën kozmike.  1.
Jo vetëm hekuri në tokë, por gjithashtu hekuri në gjithë Sistemin Solar, vije nga hapësira kozmike, pasi që temperatura në Diell është jo e mjaftueshme për formimin e hekurit. Temperatura e Diellit në sipërfaqe është 6,000 shkallë Celsius, dhe temperatura e bërthamës përafërsisht 20 milion shkallë. Derisa hekuri mund të prodhohet vetëm në yje më të mëdha se Dielli, temperatura e të cilëve arrin disa qindra shkallë. Kur sasia e hekurit në një yll kalon një sasi të nivelit, ylli nuk mund të jetë më i përshtatshëm për të, kështu që përfundimisht shpërthen në të ashtuquajturën “nova” apo “supernova”(ylli i ri). Këto shpërthime ia mundësojnë hekurit që të shpërndahet nëpër hapësirë. 2
Lidhur me këtë temë një burim shkencor ofron informatat si më poshtë:
Ekzistojnë të dhëna për ngjarje më të vjetra për supernova (super yllin e ri): nivele të rritura të hekurit-60 në thellësi të fundit të detit  janë interpretuar si indikacione që një ish-shpërthim supernova është paraqitur brenda 90-vite-drite të diellit para mese 5 milion vitesh. Hekuri-60 është një izotop radioaktive i hekurit, e formuar në shpërthimet supernova, i cili prishet (shkatërrohet) me një gjysmë jete të 1.5 milion viteve. Një prezencë e shtuar e këtij izotopi në një shtresë gjeologjike dëshmon nukleosintezën e tanishme të elementeve në hapësirën e afërt dhe mbartjen pasuese të tyre në tokë (ndoshta si pjesë e grimcave të pluhurit). 3
E tëra kjo tregon se hekuri nuk është i formuar në Tokë, por është mbartur nga Supernovat, dhe është “zbritur poshtë”, siç thuhet në ajet. Është e qartë se ky fakt nuk ka qenë e mundur të jetë i njohur në shekullin VII, kur ishte shpallur Kurani, fjala e Allahut, Ai që përmbledh të gjitha gjërat në dijen e Tij të pakufishme.
Astronomia ka zbuluar se edhe elementet tjera janë formuar jashtë Tokës. Në shprehjen “Ne e kemi zbritur edhe hekurin” në ajet, dhe fjala “edhe” mund ti referohet edhe idesë së tillë. Sidoqoftë, fakti se ajeti në mënyrë të veçantë e zë në fjalë hekurin është mjaftë mahnitës, duke marrë parasysh se këto zbulime janë bërë në fund të shekulli XX. Në librin e tij Fati i Natyrës, mikrobiologu i mirënjohur Majkëll Denton thekson rendësin e hekurit:
Nga të gjitha metalet nuk ka element më të domosdoshëm në jetë se hekuri. Është akumulim i hekurit në qendër të një ylli i cili shkrepë shpërthimin e një supernova dhe shpërndarjen pasuese të atomeve vitale për jetën nëpër tërë kozmosin. Ajo ishte tërheqja nga graviteti i atomeve të hekurit drejtë qendrës së tokës së hershme e që ka prodhuar nxehtësi e cila ka shkaktuar shformimin inicial kimik të tokës, nxjerrjen e gazit nga atmosfera e hershme, dhe përfundimisht formimin e hidrosferës. Është hekuri i shkrirë në qendër të tokës i cili, duke luajtur rolin e një gjeneratori gjigant, prodhon fusha magnetike të tokës, e që si kundërvlerë prodhon brezat e rrezatimit radioaktiv Van Allen që e mbron sipërfaqen e tokës nga depërtimi i energjisë së lartë shkatërruese radioaktive kozmike dhe e mbron shtresën e rëndësishme të ozonit nga rrezet shkatërruese kozmike…
Pa atomin hekur, nuk do të kishte jetë të bazuar në karbon në kozmos;
Pa supernova, s’ka ngrohje të botës primitive, s’ka atmosferë apo hidrosferë. Nuk do të kishte fushë mbrojtëse magnetike, s’do kishte breza radioaktiv Van Allen, s’do kishte shtresë ozoni, s’do kishte metal për të bërë hemoglobinën [në gjakun e njerëzve], s’do kishte metal për ta zbutur reaktivitetin e oksigjenit dhe s’do kishte metabolizëm.
Marrëdhëniet intime intriguese ndërmjet jetës dhe hekurit, ndërmjet ngjyrës së kuqe të gjakut dhe zhdukjes (vdekjes) së disa yjeve të largët, jo vetë që dëshmojnë lidhjen e metaleve në biologji por gjithashtu edhe të bio-centricitetit   të kozmosit…4
Kjo e dhënë dëshmon qartë rendësin e atomit të hekurit. Fakti se vëmendje e posaçme është tërhequr drejt hekurit në Kuran, gjithashtu vë në pah rëndësinë e elementit. Përveç kësaj, në Kuran ekziston edhe një e vërtet tjetër e fshehur e cila e tërheq vëmendjen drejt rëndësisë në hekurit: Kaptina al-Hadid 25, e cila i referohet hekurit, përmban edhe dy kode interesante matematikore.
“Al-Hadid” është kaptina 57 në Kuran. Shkronja e fjalës “Al-Hadid” në arabisht, kur vlera numerike e këtyre shkronjave rritet, është gjithashtu 57.
Vlera numerike e fjalës “hadid” vetëm është 26. Dhe 26 është numri atomik i hekurit.
Për më tepër, copëzat e oksidit të hekurit janë përdorur në një trajtim të kancerit vetëm para disa muajsh dhe janë vërejtur zhvillime pozitive. Ekipi i udhëhequr nga Dr. Andreas Xhordan, në Spitalin e njohur botëror Charité Hospital në Gjermani, kanë pasur sukses në shkatërrimin e qelizave të kancerit me këtë teknikë të re të zhvilluar për trajtimin e kancerit – lëngu magnetik hipertermia (likuidi magnetik i temperaturës së lartë). Si rezultat i kësaj teknike, i përdorur për herë të parë tek 26 vjeçari Nikolaus H.,  ku në tre muajt pasues tek pacienti nuk janë vërejtur më qeliza të reja të kancerit.
Kjo metodë e trajtimit mund të përmblidhet si më poshtë:
1. Lëngu me përmbajtje copëzash oksid hekuri është injektuar në tumor me mjete pompe speciale. Këto copëza janë shpërndarë nëpër tërë qelizat e tumorit. Ky lëngë përmban mijëra miliona copëzash, 1,000 herë më të vogla se rruazat e kuqe të gjakut, të oksidit të hekurit në 1 cm3 që lehtë mund të rrëshqasin nëpërmjet të gjitha enëve të gjakut. 5
2, Pacienti është vendosur në një makinë me fushë të fuqishme magnetike.
3, Kjo fushë magnetike, e përdorur nga jashtë, fillon ti ve në lëvizje copëzat e hekurit në tumor. Gjatë kësaj kohe temperatura në tumor i cili përmban copëza oksid hekuri ngrihet deri në 45 shkallë.
4, Brenda disa minutave qelizat e kancerit, të pamundësuara ta mbrojnë veten e tyre nga të nxehtit, ose dobësohen ose shkatërrohen. Më pas tumori mund të çrrënjoset tërësisht me kemi-terapi pasuese. 6
Gjatë këtij trajtimi me anë të fushës magnetike prekën vetëm qelizat e kancerit, pasi që vetëm ato janë të cilat përmbajnë copëza oksid hekuri. Përhapja e kësaj teknike është përparimi më i madh në trajtimin e kësaj sëmundje me pasoja vdekjeprurëse. Në trajtimin e sëmundjes aq të përhapur të kancerit, përdorimin e shprehjes “hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz” (Kuran, 57:25) në Kuran është me rëndësi të posaçme. Në të vërtet, në atë ajet, Kurani mund të tregon përfitimet nga hekuri për shëndetin e njeriut. (Allahu e dinë më mirë).

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more