Më thanë-vjershë për fëmijë
Më thanë lulet
Na merr në vjershë
Më thanë bletët
Ç`bëjmë ne pa lulet
Më thanë fëmijtë
Na merr edhe neve
Vjersha do rritë,
Më tha dielli
Lulet, bletët, fëmijtë
Nuk bëjnë dot pa dritë.
Më tha shiu
Edhe unë do të vi
Pa stuhi e erë,
Si do të rriten lulet
Si do të rriten fëmijtë
Kur s`shohin ylberë.
Ua hapa derën
Luleve, bletëve
E fëmijëve përnjëherë,
Hyri edhe dielli
E mora dhe shiun
Vjersha u bë ylber.
Më tha trimi
Me pushkën time
Edhe unë do të vi,
Ju asnjë pa mua
Fare s`keni vlerë
Po s`patët liri.
vjershe per femije, vjersha per femije, vjershe per femije, vjersha per femijet tane, vjershe per te vegjelit
loading...
Lexo edhe: