Skip to main content

Posts

Çelësat e lidhjes së suksesshme të dashurisë

Asnjë lidhje nuk është krevat me trëndafila. Mosmarrëveshje, zënka, frika dhe dyshime janë disa nga problemet e lidhjeve me të cilat përballen shumë çifte. Çelësi i lidhjeve të suksesshme është të siguroheni se ata janë minimale.   Ka shumë çelësa deri te lidhja e suksesshme e dashurisë dhe ata janë: Komunikimi   Komunikimi i mirë është një nga ata çelësa të lidhjes së suksesshme. Kur nuk ka ose ka pak komunikim në një lidhje , atëherë mund të dal në sipërfaqe jolumturia. Si mund të jetë i gabuar komunikimi në një lidhje? Mund të filloj nga diçka negative, që mund të jetë nga thënia e diçkasë sarkastike, ndonjë veprim , që është jashtë normave si sjellja misterioze ose mundimi i tepërt të kënaqet partneri. Nëse këta çështje nuk shprehen haptas, atëherë do të shfaqen dyshimi dhe ndjenjat negative. Të ushtrosh komunikim të mirë do të thotë të flasish haptas për ndjenjat e tuaja pa mos u mëritur se a do të jesh e keqkuptuar nga partneri. Për shembull nëse nuk dëshiron

Maher Zain Best Song

Alieni tenton të hyjë në një shtëpi

Një burrë 60-vjeçar, i cili nuk ka pranuar që t’i publikohet emri, ka thënë se një krijesë që nuk dukej të ishte njeri, kishte tentuar që të hynte në shtëpinë e tij në të njëjtën natë kur ishte parë edhe UFO-ja, e cila më pas ishte bërë e njohur me emrin “Phoenix Lights”. Njeriu i cili deri më tani nuk kishte folur për këtë ngjarje, tani thotë se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e tij të vogël në një zonë rurale, rreth 18 milje në veriperëndim të Tucson. Alieni ia nxjerr gjumin “Rashë në shtrat rreth orës dhjetë të mbrëmjes. Por, gjumi më doli nga zhurma e shkaktuar nga dikush që donte ta hapte dritaren e banjës”, thotë ai në një raport të dorëzuar në rrjetin “Mutual UFO Network”. Njeriu thotë se e kishte ndjenjën sikur dikush donte t’i bënte keq, prandaj edhe e kishte marrë një armë që ta mbronte veten. Ai thotë se, me qëllim që ta ndalte personin që të hynte në shtëpinë e tij, ai kishte ndezur dritat e jashtme. “Pasi që i ndeza dritat e jashtme, mbeta i trondit

Arsyeja shkencore pse nuk duhet të pish ujë para se të flesh mund të të çudisë

Pse nuk duhet të pish ujë para gjumit? Kur është fjala për gjumin, të gjithë kanë rutinën e tyre. Ndërsa je duke ndjekur televizor, duke dëgjuar muzikë, lexuar apo duke ngrënë diçka të lehtë mund të të vijë gjumi. Shumica e njerëzve pinë shumë ujë para se të flenë ose mbajnë një shishe pranë krevatit për të shuar etjen gjatë natës. Ndërsa shumë thonë se duhet të pish ujë para gjumit, të tjerë thonë që nuk duhet. Ka një arsye pse nuk këshillohet të pish ujë para gjumit. Të pish ujë para se të flesh, në fakt mund të ndikojë që gjatë natës të mos bësh një gjumë të qetë dhe, siç dihet, një gjumë i qetë është shumë i rëndësishëm. Në varësi të gjithsecilit, uji para se të flesh mund të bëjë që gjatë natës të zgjohesh për të shkuar të paktën një herë në tualet. Nëse zgjohesh gjatë natës, sa minuta më pas duhen që të të zërë sërish gjumi? Doktorët këshillojnë që të paktën dy orë para gjumit nuk këshillohet të pish ujë. Në këtë mënyrë, ke zbrazur edhe fshikëzën e urinës dhe n

Si të mbani një lidhje në distancë

  Lidhja në distancë e dy të dashuruarve mund të bëhet më e fortë nëse mes tyre ekziston besimi, por edhe komunikimi i afërt e i vazhdueshëm. Mos i humbisni këto këshilla… Të jetosh një lidhje në distancë nuk është aspak e lehtë. Edhe pse dashuria mund të jetë shumë e fortë, largësia vë në provë të fortë rezistencën e çiftit, që mund të bjerë viktimë e disa kurtheve të saj. Kilometrat që e ndajnë çiftin janë të shumta, por gjithsesi mënyra që lidhja të funksionojë duhet gjetur medoemos. Si? Ja disa sugjerime për një histori jetëgjatë, edhe pse njëri mund të jetë në veri dhe tjetri në jug dhe koha për t’u parë është reduktuar në minimum. Kontakti fizik Duke e jetuar lidhjen në largësi, kontaktet fizike e çojnë atë në një marrëdhënie më shumë miqësore se sa pasionante. Ju duhet të përpiqeni të gjeni kohë dhe hapësirë ​​për t’u takuar (për shembull nëse jeni shumë larg njëri-tjetrit, udhëtoni të dy në të njëjtën kohë për t’u takuar në një vend të tillë që bie mes vendb

Disa këshilla për lidhjen në largësi

  Jo gjithmonë gjërat në një lidhje shkojnë ashtu siç i ke planifikuar. Madje, mund të ndodhë që të shkojnë shumë më keq sesa mund të ishte marrë me mend. Si të jetosh një lidhje në largësi? Si të shmangësh, që ajo flaka të mos shuhet për shkak të disa kilometrave largësi? Nuk përbën aspak çudi që gjatë një udhëtimi pune apo në muajin e pushimeve, apo qoftë edhe në një shëtitje të thjeshtë ose njohje të rastësishme, të dashurohesh me dikë. Dhe sigurisht që ndodh shumë shpesh, që ky "dikë" të mos ta ketë shtëpinë te pallati përballë shtëpisë tënde. Por edhe në ndodhtë që të mos jesh e detyruar të bësh shumë rrugë për të arritur te shtëpia e tij, sepse fati e deshi që të jetoni në një qytet, me mijëra arsye mund të bëhen shkak që ai të transferohet në një vend tjetër, pa përjashtuar këtu edhe mundësinë e një shteti tjetër. Arsye pune, studimi, çështje familjare e të tjera të këtij lloji, mund të bëhen shkaku që nga partneri yt të të ndajnë qindra kilometra largës

28 Nëntori

28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptaët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri) sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavaresia e Shqiperisë nga Ismail Qemaili në Vlorë. Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntori, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, siç e kam thënë, jorastësisht, edhe në titull «DITA E SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë. 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenare dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more