Skip to main content

Posts

Ujku në ëndërr - komentimi i ëndërrave

Ujku në ëndërr është simbol i mbijetesës, bukurisë, vetmisë, misterit, vetëbesimit dhe krenarisë. Ju jeni në gjendje të ruani qetësinë tuaj në një shumëllojshmëri të rrethanave sociale dhe të merrni çdo situatë me lehtësi dhe mirësi. Ju jeni gjithashtu një njeri i vetëm me zgjedhje.   Negativisht, ujku përfaqëson armiqësi, agresion, ose gjarpëri. Ai mund të pasqyrojë një forcë të pakontrollueshme ose situatë në jetën tuaj.   Ujku i bardhë në ëndërr tregon trimëri dhe fitore. Ju keni mundësinë për të parë dritë edhe në orët tuaja më të errta.   Nëse vrisni një ujk, tregon tradhti dhe zbulim të sekreteve. Njeriu-ujk   Të shohësh një njeri-ujk në ëndërr, tregon se diçka në jetën tuaj nuk është ashtu si duket. Eshtë simbol i frikës, hidhërimit dhe dhunës së pakontrollueshme.   Nëse në ëndërr ju jeni një njeri-ujk, sugjeron se disa aspekte të personalitetit tuaj janë të lënduara, madje edhe të rrezikshme për vetë mirëqenien tuaj. Ju jeni drejtuar në një rrugë të padëshirueshme. Nga

Ku shkon shpirti kur shohim ëndrra?

Ëndërrimi ishte një pjesë tepër e rëndësishme e kulturës vendase amerikane, pasi bazohej në praktikat e tyre spirituale. Fëmijët edukoheshin që t’i kujtonin ëndrrat, të cilat mund t’i çkodonin më vonë, me qëllim që të udhëhiqeshin prej tyre, ose t'i përdornin si udhërrëfyes. Por, ku shkon shpirti kur ne ëndërrojmë? A mbetet ai në trupin tonë, teksa mendjet tona eksplorojnë botën e ëndrrave? Apo bëhet ai pjesë e ëndrrës dhe eksploron mendjen? Amerikanët vendas mendonin se ne kemi tre shpirtra: shpirti-ego, që trupëzohet në frymë; trupi-shpirt, që i jep trupit energji dhe forcë jetësore gjatë gjendjes së zgjimit dhe shpirti i lirë, i cili largohet nga trupi gjatë gjendjes së gjumit dhe transit. Sipas besimit të tyre, një pjesë e shpirtit shkon dhe eksploron dimensione të tjera. Ai vepron kur trupi fizik fle. Dy aspektet e tjera të shpirtit mbeten të lidhur me trupin, ndërsa është shpirti i lirë ai që udhëton në botën e ëndrrave.

Rankimi, 100 universitetet më të mira në botë për 2015

QS World University ka përfunduar në fund të prillit rankimin e universiteteve më të mira në botë për vitin 2015. Statistikat nxjerrin në listën e 100 më të mirëve universitetet amerikane, ato britanike dhe me disa prurje nga vende të tjera të Europës dhe të Azisë. Më poshtë gjeni listën e 100 më të mirëve sipas QS; përzgjedhja e tyre është bërë në bazë të kërkimit shkencor dhe cilësisë së mësimdhënies, rankim i bërë nga specialistët e Arsimit të Lartë. Stanford University SHBA Harvard University SHBA University of California, Berkeley (UCB) SHBA Georgia Institute of Technology (Georgia Tech) SHBA Imperial College London Mbretëria e Bashkuar University of Cambridge Mbretëria e Bashkuar Massachusetts Institute of Technology (MIT) SHBA ETH Zurich (Swiss Federal Institute of Technology) Zvicër University of Oxford United Kingdom Carnegie Mellon University SHBA National University of Singapore (NUS) Singapor University of Michigan SHBA Cornell University SHBA T

Jeton fryma e tijë - poezi nga Shaban Cakolli

JETON FRYMA E TIJË (Poetit,Selman Konjusha) Toka e mërgimit të qonte peshë dashuria e atdheut në zemër të rrinte ndezë U ktheve pranë themeleve të shtëpisë për të thithur nektarin e lirisë papritmas shpërtheu një krismë plumbi e flaka të morën në shënjestër flalën,të mos ta lënë vepër Deshën të ta vrasin veprën e fjalën por jo, fjala e poetit nuk vritet,as s´ndalet Mallkuar qofshin zemërbrejtësit kanë për të i bërë,varret vetit sot vepra flet,me gjakun e poetit Fryma jote,Selman vjen e nuk ndalet jeton sa malet të e dijnë zullumqarët kush na i vret,veprat dhe fjalët kurrë s´do të falet……

Ty vendi im - poezi nga Shaban Cakolli

TY VENDI IM Me djem e bija ndritë si shkëndija malet me gëllinja mollë e qershia o vendi im ti je shpëtim. Fushat pjellore plot me grurore Rininë punëtore për ty gëzim o vendi im ti je shpëtim Dikur të mirat ti morën stuhirat na i hapën plagët na mbërthyan në rrugë të largët malli na rrëmbej kur te ti të kthejmë të rrojmë në ty për gëzim o vendi im ti je shpëtim.

Emër i madh - poezi nga Shaban Cakolli

EMËR I MADH Kosovë emër i madh emër i shejtë një shekull e djegur vjet për vjet shtratin e shtruar e kurrë pa fjetë për të mbrojtur gëzhojën e vet. O vend i uruar i ndarë nga fuqi e huaj bota të pati lënë harruar nën këmbë të huaja,pushtuar qëndrove e ndeje zgjuar për të gjetur vetvetën e kërkuar. Të dogji zjarri,të ngriu acari nën qëndresë shqiptari të morën turku,sërbi e bullgari por ty shqiptari,kurrë nuk të fali se brez pas brezi e djalë pas djali luftën pushtuesit kurrë nuk ja ndali Mbas shekujsh, shëndriti një rreze mbi re kur në Drenicë lindi një Skënderbe Trima e trimëresha,mbështeteshin pas tij dhe aleatët me superfuqi Kosova ,pa pushtues,frymon në Liri.

Mall i djegur - poezi nga Shaban Cakolli

MALL I DJEGUR   Sa u plaka sa u dogja të zinjët e ullirit e hoqa bicirk pas bicirku,Evropa zemrën ma ndau copa Kurbetçari me nevojë punët më të rënda,i punoj ndihem sikur nuk jetoj sa vështirë frymoj Nuk gjejë askund qetësi rrugëve të panjohura ua kam mëni i fshehur,i strukur rri Rri mbyllur,nuk endem sheshit gjumin më brenë,ëndrra e mëngjesit për Kodrën e trimave,në majë të Vranjefcit Është më e bukura e Universit.

Ndikimi i rilindasëve në arsim e kulturë

  Zanafilla hyjnore e punës së rilindasve i kishte rrënjët te domosdoshmëria për tu kujtuar bashkatdhetarëve të vetë, se, këta të fundit, nuk ishin një popull dosido dhe as pahistori, e më tepër nuk kishin më të voglën arsye që të ndiheshin të ftohtë apo armiqësorë ndaj atdheunt të tyre. Por, të ndiheshin krenar për atë gjenezë të kahershme historike që i identifikonte si të tillë. Kjo përkonte me shumë luftra, ngjarje, personazhe, dhe epope (fatmirësisht të lavdishme) dhe duhet të ishte burim frymëzimi për shqiptarët e “fjetur” të kohës. Në ndryshim me periudhën e pararilindjes, kur shqipëtarët ishin të shpërndarë dhe të pa paorientuar, ky “revolucion” ishte vendimtar dhe jo vetëm i përgatiti, por, edhe hodhi në “mësymje” rilindasit me qëllim zgjimin e popullit të vet duke e ndriçuar mendërisht atë. Shqiptarët intelektualë të kohës, pra rilindasit tanë vlerësuan pozitivisht strategjinë e ngritjes lartë të figurave kombëtare   Vetë koha po diktonte nevojën e një ringjallje s

Kushtetuta e SHBA-së

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dokumenti më me vlerë dhe me i rëndësishëm në Amerikë. Vete kushtetuta në fjalët e mia është organizimi dhe permbledhja rregullave të përcaktuara kohë më parë nga prijesit e parë të vendit. Politikanët të cilët kane shkruajtur kushtetutën janë përpjekur të sjellin lirinë e vendit, dhe barazinë të njëjtën kohë. Ishte një veprim shumë i guximshëm për këta njerëz që të  u përpoqen te vendosshin rregulla të reja per  një shtet të ri. Nuk ishte e lehtë në fillim, por kushtetuta është ende në këmbë sot,thuase e pandryshuar. Eshtë shumë e vështirë te ndryshohet kushtetuta, duke shtuar apo hequr pjese ne te. Them kjo është bërë për një arsye të mirë. Kushtetuta është një dokument shumë i fortë dhe çdo ndryshim në të ndryshontë gjithë menyren sesi nje popull jeton. Fillimisht, dokumentie thjesht tregoi se çfarë themeluesit  kërkonin,sa i përket ndarjes së pushteteve, mbrojtjen e të drejtave individuale, dhe kufizimet e

Koha po ngadalësohet – dhe të gjithë po e shohim

  Një prej problemeve të kahershëm të fizikës ka qenë ekzistenca e energjisë së errët. Ne mund të shohim efektet e saj, por nuk e kemi idenë se çfarë është. Një ekip profesorësh nga universiteti i Bilbaos dhe ai i Salamankës në Spanjë kanë thënë se të gjithë përpjekjet tona për të gjetur dhe përcaktuar energjinë e errët kanë qenë të kota, thjeshtë sepse nuk ekziston një gjë e tillë. Ata thonë se të gjithë efektet e energjisë së errët mund të shpjegohen prej idesë alternative, se ajo që po shohim në të vërtetë është koha që ngadalësohet, deri kur të ndalet në vend. Marrim fenomenin astronomik të zhvendosjes së kuqe. Kur shohim yje që kanë një gjatësi vale drite që është e kuqe, ne e dimë se po përshpejtohen. Grupi i profesorëve spanjollë tani po shpjegojnë fenomenin e përshpejtimit të universit, si rezultat jo i pranisë së energjisë së errët, por thjeshtë si një iluzion të krijuar nga ngadalësimi i kohës. Dritës i duhet një sasi e madhe kohe për

Ese për Prindërit - Shkruar nga Megi Lumi

Çdo prindi nuk i mungon dashuria për femijen.Jam shume e sigurt qe dashuria e tyre per ne nuk ka limit.Keshillat e tyre per mire me ngjasojne me perkedheljet qe merrja cdo sekonde kur isha e vogel,me ate zerin melankolik te mamit qe me vinte ne gjume.Ai entuziazmi i tyre aq i madh kur vijme ne jete,sidomos kur jemi femija i pare.Baballaret nuk durojne dot nga emocioni i tyre i madh dhe lotet shkojne rreke.Ne ate moment mbizoteron vetem dashuria,lumturia,gezimi i tyre,per vrazhdesi,inat apo merzitje nuk ka vend.Zemrat e tyre gati sa s’po dalin nga vendi.Ato rrahjet e zemres aq te shpejta nga emocioni I madh.Mos permendim pastaj dhe bisedat e tyre per tiparet e te porsalindurit.Mami dhe babi jane ne dileme te madhe per fizikun e bebit.Hunda e vockel,vetullat,qepiket me ka ngjare mua thote mami.Ndersa babit nuk i kane kaluar akoma ato emocionet dhe rri i heshtur ne qoshe duke perkedhelur floket e bebit.Jam krenare per ata dy yje qe kam,dua te ndjek shembullin e tyre dhe du

"Ti Dashuri je Liri, ti Dashuri je Robëri" - Ese për dashurinë

"Ti Dashuri je Liri, ti Dashuri je Robëri" Pa dyshim që per njeriun, ndjenja me e bukur qe mund te provoje ne jete eshte dashuria. Ajo dashuri e cila eshte nje force madhore, te ngre peshe shpirtin, te ben me te mire, nje force universale dhe misterioze njekohesisht. Per dashurine jane thurur poema, romane te tera, jane bere serenata, flijime dhe sakrifica, qe ne fillimet e njerezimit. Dashuria na vjen ne shume forma, dashuri per nje djale ose vajze, dashuri per atdheun, dashuri per prindin, per jeten apo dhe per sende ndonjehere. Mirepo sado qe kjo ndjenje me gjithe lartesine e saj na mbush me gaz dhe emocion, nuk eshte gjithmone kaq shperblyese. Dashuria eshte bipolare, ajo nuk vjen gjithmone me gaz e lumturi, dashura ka vuajtje, ka brenga me rrjedhen e vrullshme qe sjell.    Kur nje njeri dashuron, ai harron gjithcka te trishte dhe fluturon me mendime per vashen e bukur apo djalin e zemres. Behet njeri me i mire, dashuron dhe gjerat me te vogla qe gjen

Ese për dashurinë - Ese mbi dashurinë

ESE MBI DASHURINË Sigurisht që keni dëgjuar për këtë ndjenjë, ose të paktën keni parë ndonjë film për të. Mund të ketë ndodhur që keni qarë dukë parë filmin, ose të paktën, jeni përmalluar, ose keni mundur ta quani budallallëk, tërë atë që ndodhte aty, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se a do ta bënit të njëjtën? Apo, a u ka shkuar mendja ndonjëherë të pyesni veten se çka është dashuria dhe ashtu papritur të hutoheni dhe të mos e gjeni përgjigjen e duhur, ose thjesht të gaboni në përceptimin e ndjenjës më madhështore që njeriu ka brenda? Që në çastet e para të jetës sonë, jemi të mbushur me dashuri. Nëna bie në shikim të parë në dashuri me fëmijën e saj, saqë edhe qan dhe shumica e prindërve nuk mund ta përshkruajnë dashurinë e tyre prindërore. Shumica e atyre që duan tepër, sakrifikojnë po aq, a mund t’i numëroj ndokush tërë sakrificat e prindërve? Dashuria nuk është instikt, shumica e quajnë ndjenjë, por është më shumë se ndjenjë, ashtu si gjaku që është një faktor i pakontest

IBM krijon energji të pastër për gjithë planetin

Një ekip nga IBM kohët e fundit ka arritur të krijojë të ashtuquajturin sistem termik të përqëndrimit të lartë fotovoltaik (HCPVT), i aftë të grumbullojë energjinë e 2000 diejve. Procesi i kapjes së dritës së diellit prodhon ujë i cili mund të përdoret për të prodhuar ujë të pijshëm të filtruar apo për sistemet e prodhimit të ajrit të kondicionuar. Shkencëtarët parashikojnë që sistemi HCPVT mund të sigurojë energji të qëndrueshme dhe ujë të freskët për komunitetet në të gjithë botën. “Çdo cip, me sipërfaqe 1 x 1 cm mund të konvertojë dhe të prodhojë mesatarisht 200-250 wat energji gjatë një dite tipike 8 orëshe me diell. Në sistemin HCPVT, në vend të ngrohjes së ndërtesës, uji në 90 gradë celcius kalon përmes një sistemi distilimi me membranë poroze ku ai avullon dhe shkripëzohet. Një sistem i tillë mund të sigurojë rreth 30-40 litra ujë të pijshëm për metër katror të sipërfaqes së sistemit thithës në d

Vjersha per femije - Lepuri dhe Breshka

Poezi për Serbët

Vjersha për fëmijë - mëma

Vjersha per femije - Te presin duart e Mamit

Poezi per ty

Poezi per ty Ti engjulli ime më bëre të zbuloj universin e dashurisë , aty ku deshta të jem me ty një jetë të tër në horizontin e pafund në qiellin e hapur me plot yje me zemra perplot dashurie . Unë që besojsha në një dashuri të veshtir, mendojsha se është pamundur pritja , si të veproj kur ty s'të takoj , por tani e shoh se sa leht është kur të dashuroj kur them se jam me ty edhe perse për nuk je afër, asgjë nuk me duket e veshtir tani . . . E tani si mundem të harroj , edhe nëse një dit jeta na ndan përgjithmon me ke pran për të then deshiren e flaket që e kam , fjalen "Të dua " pa pershperis . . . Sot kur e shikoj të kaluaren shoh një shpirt të humbur , një shpirt të thyer e të zhgënjyer nga jeta . . Në presencen time shoh tani nje engjullë në drejtimin tim që më mban në dor, së bashku fluturojm diku largë në qiell që dashurin e flaket ta shijojm .

Vjersha per femije - Kukull kukull - Anisa

Që fjalëkalimi juaj të jetë shumë i sigurt! Dëgjoni Snowden

Cili është sekreti për t’i bërë fjalëkalimet më të sigurta? Sepse “një fjalëkalim i thjeshtë me tetë gërma apo numra mund të gjehet për më pak se një sekondë”. E kush tjetër mund ta dijë më mirë se Edward Snowden, i cili përpara dy vjetësh publikoi dokumentat sekrete të National Security Agency (NSA). Një fjali e gjatë, të cilën e përpilojmë në mendjen tonë duke kujtuar çaste të përvojës tonë, është unike dhe si e tillë është më e vështirë për t’u gjetur. Duke qenë se është kaq ngushtësisht personale, do të jetë edhe më e vështirë që të harrohet nga ai që e përdor. Sipas Snowden, duhen harruar fjalëkalimet me 8 karaktere dhe të kalohet te “fjalë-fjalitë”, ose më saktë te fjali-kalimet. Kjo është një zgjidhje e mirë dhe shumë e sigurtë për të gjithë ata përdorues që dëshirojnë të ruajnë privatësinë e tyre.

Do të vdes - Poezi nga XHEVAHIR SPAHIU

XHEVAHIR SPAHIU Do të vdes, Do të vdes i mbytur në borxhe, S’është asgjë mbytja në lumë A në dhomat e gazit… I kam borxhe nënës që s’ia ngrita varrin, I kam borxhe lisit që s’ia hodha pjergullën, I kam borxhe dashurisë që ia vodha të dielën, I kam borxhe krimit që s’i vura emër… Do të vdes, Do të vdes i mbytur në borxhe: I kam borxhe fjalës që s’e pashë në ëndërr, I kam borxhe korbit që s’ia zbardha pendët, I kam borxhe vitit ’13 që s’ia mbylla plagët, I kam borxhe ardhmërisë që ia lashë te pragu, Terrin e një kohe të largët… Do të vdes, Do të vdes i mbytur në borxhe. U kam borxh të gjallëve, U kam borxh të vdekurve, Gurin e varrit e shes të laj borxhet. Dhe ve pikë këtu. Tani mund të flisni për borxhet që me keni ju…

MË FOL ME ZË TË ULËT TI NGAHERË .. -Poezi nga M. Eminesku

M. Eminesku MË FOL ME ZË TË ULËT TI NGAHERË .. Me fol me zë të ulët ti ngaherë, Ky zë më është fllad e ledhatim, Dhe mjaltë fjala jote plot kuptim, E ngrohtë, menqurake dhe me vlerë. Të të dëgjoj kam gazin, lumturinë Ç’të pyes, ëngjull që më mbron, Kur syri yt, pa fjalë, më tregon Dhimbjen e shpirtit, mallin, dhembshurinë. Për mua je veç dritë ngazëllimi Veç ty e askujt tjetër s’ia besoj Lutjet e shpirtit në çast përgjërimi. Më fol me zë të ulët, … e shtrenjtë, Dhe mbushma zemrën plot ndriçim e dritë, Se më të dashur s’kam në këtë jetë!

Si s’të desha pak më shumë - Poezi nga Fatos Arapi

FATOS ARAPI Si s’të desha pak më shumë Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prap s’ia fal dot vetes: S’i s’e desha pak më shumë… Pak më shumë ku shpirti thyhet, T’i them ndarjes: – Prit, ca pak… Të gënjejmë mallin që s’shuhet, Kujtimin të gënjejmë pak. Përtej vdekjes, përtej botëve, Atje ku nis “ca pak” tjetër,- Asaj që më rri mes Zotave: “Si s’të desha pak më tepër…”.

Pasqyrë e thyer - Poezi nga Shpresim Ademaj

Pasqyrë e thyer Ke thyer pasqyrën, jeton veç për tjerë, ke ndërruar fytyrën, ke mbetur pa nder. S'je vetja, gënjehesh, s'di vertetë çfarë bën, me gjithçka dehesh, marrëzia të sundon. S'njeh kufi, s'kthehesh, për qejfe shpirti t'lëshon, shitesh edhe blehesh, e aspak nuk t'shqetëson. Ndryshe ishe më parë, tash nuk di si ndihesh ke krisur dhe je ndarë, s'pushon, veç zihesh. Dikur ke shkelqyer, tash nuk sheh veten, pasqyrën ke thyer, s'pranon t'vërtetën. Si pasqyrë e thyer, askujt nuk i duhesh, e fikët edhe e fyer, pëson kur s'ruhesh. Mbledh copëzat e thyera, por pasqyra s'rregullohet, tash u bënë njëqind fytyra, por, jeta veç njëherë jetohet. Shpresim ADEMAJ

Si ore njerëz nuk mësuat se me sjellje të mirë dhe...

Si ore njerëz nuk mësuat se me sjellje të mirë dhe të kujdesshme njeriu arriti t’i zbusë edhe kafshët e egra. Ç’të thuash për njeriun? Vetëm a jemi njerëz të cilët shprehim gatishmëri për shkrirje të akujve të marazit, sepse pajtimi dhe zbutja e zemrave është e mundshme, edhe pse pak është e mundimshme, por ia vlen kjo sfilitje dhe ky flijim! Iljasa Salihu

Bjeshkë mundimi - Poezi nga Rrahim Sadiku

Bjeshkë mundimi Andej e këndej rrugës enden hije tunduese një bjeshkë mundimi në mes; andej e këndej dhembjes një thikë e përgjakur ndal vitet kohën; andej e këndej shpresës e pathëna zhurmon pa ndal ngjarjen trishtimin; andej e këndej kërkimit plagët mbulon ngërdheshja askush të dijë për zjarrin e zemrës; andej e këndej vetes digjem përditë në natën e pafund të vetmisë; andej e këndej ecjes vërtikalisht luftoj me mllefin urrejtjen ende duke besuar në njeri! (Në shenjë falënderimi për bashkëluftëtarin, edukatorin e respektuar nga shumë breza dhe fotografin e pasionuar, Izet Krivanjeva.)

Cili është misioni i AKI-së (Agjencioni Kosovar për Intelegjencë) ?

Misioni i AKI është identifikimi i kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e Kosovës. Kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës konsiderohet kërcënimi ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale në dëm të Kosovës. Këtë Mision, ne e realizojmë duke mbledhur dhe analizuar informacion për: - Nxitjen, ndihmën dhe shtytjen ose përkrahjen e terrorizmit - Spiunazhin kundër Kosovës apo në dëm të sigurisë së Kosovës - Sabotazhin drejtuar kundër infrastrukturës vitale të Kosovës - Krimin e organizuar kundër Kosovës apo në dëm të sigurisë së Kosovës në cilëndo mënyrë, duke përfshirë larjen e parave - Nxitjen e pakënaqësisë në strukturat e sigurisë - Trafikimin e substancave ilegale, armëve apo qenieve njerëzore - Prodhimin ilegal apo transportin e armëve të shkatërrimit në masë ose të komponentëve të tyre - Trafikimin i

Buxheti i zi i spiunëve të Kosovës

Kosova i ka 90 “spiun” legal, të cilët i paguan çdo muaj. Mesatarisht ata marrin nga 2,900 euro pagë bashkë me beneficionet tjera. Kjo është gjithqka që dihet publikisht për buxhetin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. “Agjensioni Kosovar i Inteligjencës ka 90 punëtorë. Për paga dhe mëditje do të shpenzojë 3, 400,000 euro. Kurse, në mallra dhe shërbime 1, 365,000 euro. Derisa për shpenzime komunale është thënë se do t’i shpenzojnë 68,000 euro”, thuhet në tabelën e buxhetit për vitin 2015 të kësaj agjencie. Këto të dhëna që supozohet se do të duhej të ishin sekret, kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala thotë se këto janë vetëm ato pjesët e “buxhetit të bardhë”, që lejohet të dihen. “Buxheti i zi nuk bëhet i ditur, pa urdhër të kryeministrit”, thotë Shala. Ai sqaron se me buxhetin e zi nënkupton të dhëna financiare të cilat nuk duhet të bëhen të ditura, ndërsa me buxhetin e bardhë nënkupton financat e AKI-së që mund të bëhen publike sikur që ësht

Agjencioni i Inteligjencës për Kosovën

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (në vijim AKI) themelohet si agjenci për siguri dhe inteligjencë në Kosovë. AKI është person juridik dhe ka mandat të veproj në tërë territorin e Kosovës. AKI mbledhë informacion në lidhje me kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës. Si kercenim konsiderohet kërcënimi ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale. AKI nuk ka funksione ekzekutive. Agjencia është themeluar me ligjin nr. 03/L-063 dhe drejtor i saj është emëruar z. Bashkim Smakaj nga kryeministri Hashim Thaci dhe presidenti i atëhershëm z. Fatmir Sejdiu. Edhe pse kritikohet për funksionalitetin e saj drejtorit aktual ia vazhdua mandati i dytë ne janar 2014

Bilal Golemi

Dr. Bilal Golemi ( 1899 në Golem, Shqipëri - 15 mars 1955 në Stamboll, Turqi ) - doktor i shkencave të veterinarisë, shqiptarë nga Shqipëria. Mjek veterinar, mikrobiolog i shquar në fushën veterinare e mjekësore, patriot atdhetar e demokrat përparimtar. U largua nga Golemi kur ishte 7 vjec duke shkuar pas të atit në Stamboll. Kreu shkelqyeshëm studimet e larta në mjekësinë veterinare.U specializua për mikrobiologji në institutin "Paster" në Paris. Punoi si asistent e më pas si bashkëpunetor i dy shkenectarëve francezë me famë botërore Ramon e Dyma ku shpalosi talentin e tij duke marrë graden Doktor i Shkencave në moshen 27 vjecare. Për talentin dhe famen që fitoi, Instituti e ftoi të punoje aty, por ai bashkë me të shoqen dhe vajzen më 1928 kthehet në Atdhe më ëndërren dhe dvshirvn pvr ti sherbyer popullit te tij. Me emrin dhe vepren e tij janë të lidhur ngritja dhe organizimi i sherbimit të veterinarisë, themelimi i të parit laborator bakteriologjik të veterinarisë, importim

Ernesto Sabato - Biografia dhe krijimtaria letrare

  Ernesto Sábato është shkrimtar argjentinas me prejardhje arbëreshe. Biografia Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij. Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1930 ai iu bashkua partisë komuniste dhe në atë kohë takoi Matilde Kusminsky Richter, që atëherë ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Të dy lanë familjet dhe studimet dhe filluan të jetojnë bashkë. Ernesto përdorte një emër konspirativ dhe ishte mjaft aktiv në parti. Në vitin 1933 ai u bë sekretar i Rinisë Komuniste, por po fillonte të zhgënjehej me partinë dhe kishte dyshime. Më 19

Çka është Federata Mikroneziane?

Mikronezia është shtet ishullor e vendosur në Oqeanin e Qetë në verilindje të Papuosë dhe Guinesë së Re.Përfshinë numrin më të masdh të ujdhesave të regjionit të Mikronezisë. Mikronezija ka mardhënje të veçantë me SHBA-të. Përbëhet nga katër shtete federale: Jap, Çuuk, Ponpei dhe Kosrea. Federatae Mikronezisë përfshinë gjthësejt 697 ishuj të përhapura në arkipelagun e ishujve Karoline në një gjatësi 2900 km. Ishujt kan prejardhje vullkanike, një pjesë e tyre me prejardhje korale. Gjinden 5.150 km në perëndim-jug-perëndim të Havajeve në Oqeanin e Qetë.

Çka është marksizmi kulturor?

Marksizmi kulturor është një degë e ideologjisë marksiste që i ka origjinat në pjesën e parë të shekullit të 20-të. Marksizmi kulturor lindi si përgjigje e intelektualëve marksistë europianë ndaj dështimeve ekonomike të ideologjisë marksiste, dhe e vë theksin e pabarazive tek kultura dhe jo tek arritjet personale të individëve. Kritikët e kanëparë Marksizmin Kulturor si një shkak kryesor të degradimit të degëve të humanitetit dhe shoqërore, të kulturës dhe civilizimiz në Perëndim. Ideja qëndrore e marksizmit kulturor është që të përgatisi Civilizmin Perëndimor për marksizmin ekonomik në një mënyrë graduale, hap pas hapi, duke sulmuar dhe degraduar të gjitha institucionet e kulturës Perëndimore, që nga kultura, shkollat, letërsia, arti, tradita Judeo-Kristiane, familja, dhe normat seksuale. Sulmet zakonisht kornizohen brenda termave Marksistë, si një përpjekje apo përplasje klasore mes shtypësve dhe të shtypurve - ku mes klasave të shtypura të pretenduara janë femrat, minoritetet, homo

Çka është PDA?

PDA gjithashtu i njohur si kompjuteri PALMTOP ose Asistenti Digjital Personal, është pajisje mobile që funksionon si menaxher informativ personal. PDA-të e sotme kanë mundësi të lidhen në internet. Kjo pajisje ka një ekran vizual elektronik, duke mundësuar përfshirjen e një shfletuesi në Web, por disa modele të reja gjithashtu kanë edhe mundësi zërimi (Audio), që mundëson përdorimin e tyre si telefon mobil ose si pajisje portabël për dëgjim të muzikës. Shumë PDA mund të kyçen në Internet, intranet ose ekstranete me anë të Wi-Fi ose Wireless Wide Area Networks. Poashtu këto pajisje janë të pajisura me ekran të ndjeshëm në prekje(ang. Touchscreen). PDA-ja i parë është lansuar me 1986 nga Psioni, Organizer II. I përcjellur nga Psion’s Series 3, më 1991, i cili filloi t’i ngjajë stilit më të njohur PDA. Ai gjithashtu kishte tastierë të plotë. Termi PDA është përdorur për herë të parë më 7 Janar 1992 nga Oficeri Ekzekutiv Kryesorë (CEO) i Apple Computers John Sculley në shoun "Consum

Përralla

Përralla është një nga format më të përhapura e më të njohura të prozës. Përralla është një tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme në subjekt me anë të së cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzve në formë alegorike. Përrallat nuk nisen, si ndodh me këngët legjendare, nga një fakt i vërtetë (ndoshta edhe historik) që legjendarizohet, por nga një trillim i plotë, që megjithatë mban kurdoherë lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqërore, estetike të jetës njerëzore. Përrallat tregohen në prozë dhe kanë, domosdo, strukturën dhe elementet e tyre. Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të pëlqyera si për vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe për vlerat e tyre didaktike. Pikërisht për vlerat e saj të gjithanshme, përralla ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve : me të merren folkloristët, etnografët, psikologët, letrarët. Etnografia e studion përrallën si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj në shoqëri,

Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

Takvimi per maqedoni, takvimi per Kosove, kohet e namazit 2015, kohet e namazit per maqedoni, kohet e namazit per Kosove, takvimi 2015 per shqiperi, takvimi 2014 shqiperi, kohet e namazit 2014 Shqiperi, namazi 2015 shqiperi, namazi 2015, falja e namazit 2015 shqiperi, shqipni namazi 2015 kalendari i faljes se namazit 2016 shqiperi, shqipni 2015 namazi, Takvim per maqedoni 2015, takvimi per maqedoni, koha e faljes se namazit per maqedoni, maqedoni takvimi 2015, takvimi maqedoni, koha e faljes maqedoni, namazi maqe, takvimi 2015 per kosove, takvimi kosove, takvim 2015, kohet e namazit 2015, koha e namazit 2015, namazi 2015, koha per falje 2015, takvimi, shkarko takvimin 2015, shkarko takvim 2015, rapitful.blogspot.com, namazi, koha e faljes se namazit 2014,takvimi per kosove 2015, takvim 2015 shqip, takvimi janar 2015, takvimi apo kohe e namazit, takvimi per kosove, takvimi per shqiperi, falja e namazit 2015, koha e faljes se namazit 2015,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more