Skip to main content

Posts

Të duash dhe të duhesh...

Të duash dhe të duhesh nga ai (ajo) që e don, ajo është gjithçka. Një njeri shumë i varfër jetonte me gruan e tij. Një ditë, gruaja e tij, e cila kishte flokë shumë të gjata e pyeti atë të blejë një krehër për flokët e saja që të rriten mirë dhe të jenë të ujdisura mirë. Njeriu u ndie shumë keq dhe i tha jo. Ai i shpjegoi asaj se ai nuk kishte mjaft para të rregullonte rripin e orës së tij i cili ishte këputur. Ajo nuk insistoi në kërkesën e saj. Njeriu shkoi të punonte dhe kaloi pranë një dyqani për orë, e shiti orën e tij të dëmtuar për një çmim shumë të ulët dhe shkoi të blejë një krehër për gruan e tij. Ai erdhi në shtëpi në mbrëmje me krehërin në dorën e tij, i gatshëm t'ia japë atë gruas së tij. Ai u befasua kur e pa gruan e tij me një prerje flokësh shumë të shkurtër. Ajo i kishte shitur flokët e saja dhe mbante në dorën e saj një rrip të ri për orën e dorës së tij. Lotët rrodhën në të njëjtën kohë nga sytë e tyre, jo për kotësinë e veprimeve të tyre, p

SA SHUMË MAJMUNË DHE SA PAK LUANA KA NË DITËT E SOTME!

Të dy bashkëshortët së bashku shkuan në kopshtin zoologjik, dhe në të, e panë një majmun i cili po lozte me gruan e vet! Gruaja burrit i tha: Sa pamje e mrekullueshme dashurie mes tyre!! Kur shkuan së bashku te kafazi i luanit, e panë se luani rrinte i heshtur, kurse gruaja e tij ishte pak më larg se ai. Gruaja burrit i tha: Sa pamje e shëmtuar dashurie mes tyre!! Burri ia kthehu: Merre këtë gotë të zbrazët, dhe hidhe në drejtim të gruas së tij, dhe shikoje se çfarë do të bën! Kur e hodhi gotën e zbrazët, luani u ngrit menjëherë, dhe filloi të bërtet me zë që ta mbron gruan e vet! Kurse kur e hodhi gotën e zbrazët te kafazi i majmunit, majmuni iku me vrap, që të mos goditet dhe e la gruan e vet të vetme! Burri gruas i tha: Mos u mashtro me atë që e paraqesin njerëzit para teje! Ka nga ata që i mashtrojnë njerëzit me ndjenjat e tyre të rrejshme dhe, ka nga ata, që me ndjenjat e tyre të sinqerta dashurie, mbrohen dhe ruhen në thellësi të zemrave! Sa shumë majmunë dh

KOHËRA TË ÇUDITSHME!!

Kohëra të çuditshme!! Prindërit dhe nënat, kujdesem për veshjen dhe ushqimin e fëmijëve, dhe e harrojnë mbjelljen e vlerave dhe të moralit! Kohëra të çuditshme!! Punëtorët nuk janë të sinqertë në punët e tyre, me pretekst se pagat i kanë të ulëta, dhe harruan se Allahu i bekon në furnizim hallall dhe e shkatërron haramin! Kohëra të çuditshme!! Të rinjtë dhe të rejat, kalojnë orë të tëra në ecje nëpër tregje dhe dëfrim, dhe lodhen në reqatin e parë në namaz! Kohëra të çuditshme!! Të rinjtë dhe të rejat, dëgjojnë muzikë me gjoks të zgjeruar, kurse, kur e dëgjojnë Kuranin u shtrëngohen gjokset, dhe nuk e kuptojnë se hallalli nuk përzihet me haram! Kohëra të çuditshme!! E blejmë atë që e duam dhe e donë epshi me qindra, kurse kur e shohim kutinë e lëmoshës, hulumtojmë mos po gjejmë ndonjë pare të hekurit, e ta hedhim në kuti, dhe krenohemi me atë që e kemi bërë! Kohëra të çuditshme!! E kurdisim alarmin që të mos vonohemi për në punë dhe e harrojmë takimi

HARROI SE I BIRI ISHTE I VDEKUR!

E lajmëruan prindin nga spitali se fëmija i tij porsalindur i ka ndërruar jetë, dhe se duhet të shkon sa më shpejt e ta merr xhenazen e tij, dhe ta varros në varreza! Prindi u nis menjëherë dhe unë shkova së bashku me të, e mori fëmijën, dhe hipëm së bashku në makinë. Rrugës, e kishte vendosur të birin e vet të porsalindur në prehrin e tij dhe vazhdimisht e shikonte me sytë e tij. Gjatë një lakese në rrugë, rrezet e diellit ranë mbi makinë dhe , prindi e bëri një lëvizje të çuditshme, e mori një pëlhurë dhe i bëri hije të birit që ta mbron nga nxehti i diellit! Subhanallah! Harroi se i biri ishte i vdekur! Fillova të qaj nga mëshira e tij për të birin e vet të vogël dhe atëherë për herë të parë e kuptova drejtë ajetin: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël”. Isra 24. Nëna dhe prindi munden të përkujdesen për dhjetë fëmijë, kurse dhjetë fëmijë, nganjëherë, nuk munden të kujdesen për një nënë apo për një babë!! Nga arabishtja:

Argumentet e injorantit gjatë debatit

Argumentet e injorantit gjatë debatit: 1-Po thonë të tjerët 2-Kam dëgjuar 3-Po më duket 4-Ma merr mendja. Në fakt asnjëri nuk është argument. Andaj mos polemizo me njerez te tillë sepse ai nuk e dëshiron të vërtetën por don të mposht me llafe. Burimi: Lulzim Susuri

PSE ALLAHU NUK DONË QË GRUAJA TË PIKËLLOHET!!

Allahu thotë: “Kjo është më e përshtatshme që ato të gëzohen, që të mos pikëllohen”. Ahzab 51 Allahu thotë: “Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo”. Merjem 24. Allahu thotë: “pa pasur frikë dhe as dëshpërim”. Kasas 7. Allahu thotë: “që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më”. Taha 40. Këto ajete na qartësojnë se pikëllimi i gruas është i rëndë, dhe dhembjet e saj janë të rënda, s’mundet zemra t’i përballon! Pra, silluni butë me gratë! Ajo kur pikëllohet, i thyhet zemra! Sillu butë me të! Mos ia the zemrën me fjalë! Mos e prek zemrën e saj duke u tall me të! Afroju kah Allahu me bamirësi ndaj saj! Respektoje, nderoje dhe mos ia pikëllo zemrën!! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, na porositi dhe tha: “Silluni mirë me gratë e juaja”.

Shqiptaret në Perandorinë Osmane- Prof.dr. Oliver Schmitt & Dr. Nuri Bex...

Skenderbeu me ndihmën e tezës Mara Brankoviç ikë nga Stambolli .

Shkijet Shqipfoles - Film Dokumentar

Turqit dhe Shqiptarët Pergjithmonë Vëllezër

Bazat ushtarake të Turqisë e gjunjëzuan Serbinë e Millosheviqit

Easiest Astral Projection Method

Turqia armatos Shqiperine, serbet tmerrohen

Shqiptarët e sundojnë Botën ?

Khazarët, çifutët e rremë që sundojnë botën

Prifti u zgjua nga koma dhe e pranoi islamin…

  Një prift 87 vjeçar nga Spanja jeton dhe predikon në ishullin Java më shumë se 43 vite. Flet rrjedhshëm në gjuhën Javanese dhe dialekte të grupeve të ndryshme etnike të ishullit. Po ashtu është figurë mjaft e njohur në mesin e grupeve religjioze në atë zonë. Ai kishte përjetuar atak në zemër dhe më shumë rrinte në shtëpi, por kjo nuk e pengoi t’u ndihmonte vullnetarëve për ta riparuar çatinë e kishës ku shërbente. Duke punuar ra nga lartësia, por ia arriti të rikuperohet nga koma, por tashmë si njeri i ndryshuar. “Plaku i cili i shpëtoi mrekullisht lëndimeve në shpinë, tani është në gjendje të ecë më shpejt”, – ka pohuar fizeoterapeuti që është përkujdesur për shëndetin e tij në Qendrën Mjekësore në Jug të Xhakartës. “Është ky ndoshta plaku më i fortë 80 vjeçar që kam parë ndonjë herë. Siç ka rënë, do të duhej t’i thyente eshtrat e tij në copa”, – ka theksuar Xhim Von Mej, që praktikon mjekësinë për më shumë se njëzet vite. Konvertimi i priftit në Islam ka shkakt

Malala nga Pakistani me një shami në kokë

Malala nga Pakistani me një shami në kokë, pavarësisht çmimit të dhimbshëm para se ta merrte çmimin e ëmbël Nobel, hapur dhe guximshëm i shpalli luftë injorancës, dhunës dhe injorantëve. Ndërsa në Kosovë, vajzat me shami në kokë, dëbohen prej shkollave vetëm për arsye të shamisë. Për njërën pak rëndësi kishte shamia, për atë që sot bota po flet në mënyrën sipërore, madje ajo as nuk u dënua dhe as nuk u shpërblye për mbajtjen e shamisë, por për veprimtarinë e saj, kurse në Kos ovën e përsheshtë, vajzat me shami dëbohen vetëm për shkak të mbajtjes së shamisë. Unë nuk them që të shpërblehen vajzat vetëm pse e mbajnë shaminë, ashtu sikurse nuk pajtohem që vajzat vetëm për shkak të shamisë të dëbohen prej arsimimit. Secila le të shpërblehet në sajë të punës që bën, sepse për mbajtjen dhe mos mbajtjen e shamisë, patjetër se një ditë do të shpërblehen apo të dënohen prej Atij që urdhëroi një gjë të tillë! Burimi: Iljasa Salihu

Ose heq dorë vetë nga posti i komandantit ose të heq unë

Nga nje letër publike e familjes së Smajl Hajdarajt, deputet i vrarë i Kuvendit të Kosovës: "Gjatë luftës Smajl Hajdaraj ishte ballafaquar me një përvojë krejtësisht të pakëndshme, të cilën ai e përshkruante si kërcënim serioz. Sipas dëshmisë së tij, që e kishte bërë të ditur në rrethin familjar, në një takim me Adem Grabovcin, i cili në atë kohë paraqitej si i “dërguar special” i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ky i fundit (Grabovci) iu kishte drejtuar Smajl Hajdarajt me këto fjalë: “Smajl, a e njeh Xhavit Halitin?” Smajli kishte thënë se e njihte Xhavit Halitin. Pastaj Adem Grabovci i drejtohet Smajl Hajdarajt: “T’ka ba të fala (Xh. Haliti, v.j.) dhe ka thanë ose heq dorë vetë nga posti i komandantit ose të heq unë”. Ne i bëjmë apel Xhavit Halitit që para autoriteteve të drejtësisë dhe opinionit të sqarojë nëse vërtet ia ka thënë këto fjalë Adem Grabovcit apo ky ka vepruar me urdhra të tjetërkujt". Burimi: Enver Robelli

Deputetët tanë gazetat i lexojnë vetëm në kuvend

Deputetët tanë gazetat i lexojnë vetëm në kuvend. Nuk kanë kohë dikund tjetër t'i lexojnë ato. Gazetat i lexojnë pikërisht aty ku duhet t'i vringëllojnë fjalët dhe kërkesat për të mirën e popullit. Sami Frashëri do të thoshtë: "Nuk ka fjalë më të keqe se sa fjala e mirë e thënë në vend të gabuar"! Burimi: Iljasa Salihu

Varri i shitur

Tre vit et e pa ra bë ra si bëra, por i katërti ma nxiu shpirtin. Se si ikën ata tre vjet nuk e di se ishim njerëz të shkulur dhe kërkonim të sheshoheshim sadopak në shtetin e huaj, ku na çoi halli. Sa më shumë kalonte koha, aq më te për na ngrihej mendja dhe atdheu na përqasej në bisedat tona të përditshme dhe në ëndrra. Malli dhe meraku për njerëzit që kishim lënë pas po na e përcëllonte shpirtin çdo ditë e më shumë.   Të gjitha ëndrrat më merrnin nëpër natë dhe më çonin në qytetin tim, në vendlindje dhe kudo ku kishte shkelur këmba ime. Edhe ata për të cilët nuk kisha pasur ndonjë konsideratë kushedi se çfarë, ishin të pranishëm n ë ëndrrat e mia. Kujtoja të gjallë e të vdekur, të njohur, miq e shokë dhe qetësia më prishej përherë e më shumë. Ajo që ma shtonte më tepër brengën dhe më bënte të mos prehesha i qetë ishte nëna ime. Sa herë që do të flisja në telefon po të njëjtën pyetje do të më bënte: “Hë, re nuk do të vish ti? Nuk do të të shohë edhe njëherë sa të j

Koha rrjedh

Mbi qiejt pa kokë të indiferencës së kohës shkruaj me gërma të trëndafilta kohën e ekzistencës time aktuale 9.56 minuta po vete e 57. Fillimi i një revolucioni shpirtëror, mbase është rilindja, mbase fundi im, rrjedhja graduale e përditshmërisë sime. Piedestale frike më shoqërojnë si gardianë në një burg pa qeli, në një burg që të mbyt me hapësirën gjigande të tij. Buza ngec mbi një belbëzim:- Po ikën…Mundohem ta kap prej fustani, por ajo ka veshur pantallona. 10.00. Tinguj pa muzikë thurrin simfoninë e një homazhi pa sy, por verbëria më duket sikur e tejkalon verbërinë e tij. Flatra, copëza të një skenari të thyer në brigjet e identitetit tim. I mbledh . Përpara duarve formohet një shigjetë e drejtuar përpara: 10.06. E pashë, më buzëqeshi, iku, erdhi prapë. Jam duke kundruar 7 liqenet e kohës sime. Shumë të ngjashëm, jashtëzakonisht të ndryshëm. Metropole alatropike të krijuar nga shumëllojshmëri kohësh, nga kohërat e mia. 10.10, një ankand kohësh. Koha po shet minutat

Dëshirat e mia

Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për dëshirat e mia ato janë si një pikë e vogël në universin e pafundë në krahasim me dëshirat e të gjithëve, edhe pse neve nuk na duket ashtu! Shpesh herë duke shfletuar mendjen gjej kujtime të bukura, të paharruara që kam dëshirë ti përsëris edhe sot. Por nuk është çasti i duhur për arsyje të ndryshme. Megjithatë unë mendoj se dëshirat mund të realizohen për veç atyre që mund të quhen “dëshira mbi natyrore”. Nese mendoni se koha ka ndryshuar dhe tani nuk mund të realizoni dëshirat tuaja atëherë gaboheni, sepse koha nuk ndryshon por të vetmin që ndryshojmë jemi ne njerzit. Të shkruaj për dëshirat e mia nuk besoj se dikujt do ti bëjë shumë përshtypje. Por megjithatë do të shkruaj. Por së pari duhet të faliminderohem se jam mirë me shëndet kjo do të ishte një dëshirë shumë e madhe po mos ta kishim. Pra duhet të jemi faliminderues. Falë zotit po jetojmë në një kohë kur liria e barazimi ës

Në fillim ishte Fjala…!

Me duar te lidhura pas qafes, ngrita koken larte dhe syte menjehere me vajten tek fotografia jote qe ndodhet e varur ne mure qe prej dites, kur ma dhurove mua kete fotografi qe ta mbaja si kujtim nga ti. Ashtu me sy te fiksuar ne brendesine e asaj fotoje, mendja nisi fluturimin e saj te pakontrolluar, per te rikthyer ne kujtese lumturine e atyre neteve te paharruara, qe kaloja dikur me ty! Teksa veshtroja tiparet e tua te bukura ne ate foto, zemra e plagosur i shtonte akoma edhe me shume rrahjet e saj dhe kerkonte qe te te kishte prane me c’do kusht! Mire, por per fat te keq, kjo ishte nje deshire e paplotesueshme, pasi ti u largove nga une , pa me dhene asnje shpjegim! Isha e gatsheme te jepja c’do gje te shtrenjte qe i perkiste jetes sime, vetem qe te me ktheheshe ti perseri dhe te me shuaje flaken e atij zjarri te madh qe po me pervelonte ne shpirte! E pangopur nga veshtrimi i asaj fotografie ne mure, nga komedina e vogel perkrah krevatit, nxorra nje album te madh,…

Ndjej mall për ty

Më erdhi ta puth, ta shtrëngoj, ta dashuroj, ta ndiej në çdo detaj dhe në çdo mënyrë të mundshme. Nuk mund të rrija indiferent. Askush nuk mundet. Jo përballë një sfide të tillë. Jo përballë saj. Një vrull i madh vlon brenda meje. Ngjizet me shpejtësi dhe shpërthen.   I them vetes: “Ndal!”   Është e kotë. Një vrull i ri merr hov përsëri. Kësaj here ngjizet edhe më shpejt. Dhe përsëri shpërthen. Dhe pë rsëri, dhe përsëri, deri sa gjithçka ndahet copë e grimë. Shemben të gjitha muret. Një dhembje therëse ma përshkon gjithë shpirtin. Dhembje e trazuar me një lumturi dehëse. Po e ndiej. Dëshira po e synon lirinë. Jam i pafuqishëm. Nuk mund ta ndal. Nuk dua ta ndal.   E shoh veten të ndarë në dysh. Një njeri tjetër, një përfytyrim nga ëndrrat e zjarrta, po udhëheq brenda meje. Sado që mendja, ajo pak që ka ngelur nga unë, dikton kujdes, dora vazhdon të shtyjë përpara. Shtyn dhe e gjen rrugën e vet. I shpërthen barrierat një nga një.   Dhe ajo nuk po më pengon. Luan me dorën t

Atë që dikur e thoshim për arrestimet e hoxhallarëve në Kosovë

Atë që dikur e thoshim për arrestimet e hoxhallarëve në Kosovë, tani e tha edhe Rexhep Qosja. Atë kohë, shumë sosh thoshin se po ngutemi në vlerësim të gjendjes në Kosovë. Ndërsa tani doli të jetë ngutur pikërisht gjyqësia, ajo që duhet të mendojë dhe analizojë mirë e hollë para se të merr një vendim të caktuar, sepse fundja një gabim i joni në vlerësim nuk ka pasoja, ose ka shumë pak, por të gabojë në vlerësim institucioni shtetëror është lebeti e zezë. Burimi: Iljasa Salihu

Nuk e di se përse po i pengon emri i Imri Elezit

Nuk e di se përse po i pengon emri i Imri Elezit, dëshmorit të vitit 2001, kurse në anën tjetër nuk po i pengon Ali Ahmeti në qeveri, që ishte përfaqësues dhe thirrës për luftë në vitin 2001. Nëse është për të ndëshkuar dikush, atëherë le të ndëshkohet thirrësi dhe jo pranuesi i thirrjes, meqë e sollëm punën gjer në këtë gjendje! Burimi: Iljasa Salihu

Çka është Zhanër /ri?

Zhanër /ri fr. genre - nënlloj, ( jo lloj, jo gjini ) stil, mënyrë që përdoret zakonisht në vend të termit nënlloj në arte dhe letërsi. 2. gjini, lloj, kategori, tip, ton, mënyrë, stil. qka eshte zhanri,cka eshte zhanri,ceshte zhanri,zhanri ne shqip, zhanre shqip

Çfarë pohon ligji i Stoksit?

A) që shpejtësia e sedimentimit të një grimce në një mjedis të lëngët është në përpjestim të drejtë me nxitimin e forcës së rëndesës   B) që shpejtësia e sedimentimit të një grimce në një mjedis të lëngët është në përpjestim të zhdrejtë me nxitimin e forcës së rëndesës C) që shpejtësia e sedimentimit të një grimce në një mjedis të lëngët është në përpjestim të zhdrejtë me katrorin e diametrit të saj D) që shpejtësia e sedimentimit të një grimce në një mjedis të lëngët është në përpjestim të drejtë me viskozitetin e mjedisit

Mjaftë më me folklor dhe me mite, le t’i themi dhe kuptojmë gjërat mu ashtu si janë

Shumë shqiptarë e duan shumë atdheun, aq shumë sa nuk mund të jetojnë në atdheun e tyre për dashurinë e zjarrtë që kanë ndaj atdheut. Politikanët, harbueshëm e dashurojnë popullin dhe atdheun, kuptohet derisa t’i ofrojë mjaltë dhe dyllë atdheu. Rilindasit tanë sa të ëmbël e kishin paraqitur baltën në atdhe, edhe pse vetë shumica prej tyre jetonin në vendet e huaja ku rrëshirë rridhte mjalta. S humë gurë ia kishin futur gjumë në vendlindje, të cilët jashtë saj nuk kishin mundur të bëjnë gjumë të qetë. Si rrjedhojë e këtij fluturimi në mungesë të flatrave, njeriu jonë mu ashtu sikurse guri ia kishte futur gjumë të ngjeshur e të thellë në vendlindje, sepse gjumi i mërgimit kishte qenë i mbërthyer me ëndrra për atdheun e dashur. Sakaq dhe sa keq, shpesh herë na ka rastisur të dëgjojmë se atyre shqiptarëve që u është mohuar lejeqëndrimi në mërgim, kanë tentuar të hidhen prej ballkoneve, t’i dalin trenit përpara dhe të vetëdigjen. Ja të nderuar lexues, shpresoj se e shihni

Sot njeriu shahet e kërcënohet gjithandej

Sot njeriu shahet e kërcënohet gjithandej. Madje kjo shprehi e keqe sikur është bërë normale, sidomos nëpër rrjetet shoqërore. Madje ka faqe të tëra që janë hapur enkas kundër Shefqet Krasniqit, ku çnjerëzisht deformohet pamja e tij, pastaj shahet e kërcënohet me gjëra nga më të rrezikshme. Askush askujt asgjë! Thjesht, kjo është liri e shprehjes. Ndërsa, njëri që e paska shprehur një mllef të hapur në profilin e Lamës, tanimë qenka bërë nami e kijameti. Mediat, mbase edhe prokuroria ka mundësi ta merr këtë për kërcënim serioz, kundër të cilit duhet të merren masa shumë serioze. Ajo ka të drejtë të pëllet, ndërsa ai që i thotë kujdes oj se na mbyte me këto të pëllitura, nuk ka të drejtë se mund të akuzohet rëndë. Pa, pa, pa, na mbyti padrejtësia, sa prej shkijeve aq edhe prej disa shqiptarëve! Burimi: Iljasa Salihu  

Një pushtetar thotë se gjendja e përgjithshme është në rregull

Një pushtetar thotë se gjendja e përgjithshme është në rregull. Më mirë se tani asnjëherë nuk kemi qenë. Ky nuk e ka keq, ashtu siç nuk e kishte keq asnjë njeri derisa ishte në pushtet, pavarësisht vuajtjeve dhe lemerive të popullit. Gjendja vetjake është mu ashtu sikurse thotë ky, kurse peshën e vuajtjeve dhe të katandisjes së popullit e peshon me peshorën e tij, peshore kjo që është e kurdisur të peshojë vetëm privilegjet e njerëzve, privilegje këto që vështirë gjenden në mesin e popullit. Ky dhe ata që mendojnë si ky, gjendjen e vërtetë do ta kuptojnë vetëm atëherë kur nuk do të jenë aty ku janë sot. Burimi: Iljasa Salihu  

Lamtumirë akuj të mërisë, mirë se vini ujëvare të bujarisë

Gjendemi në prag të Festës së Bajramit. Buzë gëzimit dhe haresë. Festë kjo që të ndërmend gjëra gazmore, flijuese dhe pikëlluese. Gazmore; sepse nesër si asnjëherë më parë jemi bashkë; i pasuri me të varfërin, pushtetari me qytetarin e thjeshtë, punëdhënësi me punëtorin, i bardhi me të ziun, shqiptari me jo shqiptarin, fëmija me të moshuarin, i sëmuri me të shëndoshin, i gjalli me të vdekurin dhe i liri me të burgosu rin. Pikërish kjo vargore ta kujton urtësinë e jetës. Nesër po kështu do të gjykohemi përpara Gjykatësit Absolut, por vetëm në sajë të veprave tona dhe jo të pozitave që i kishim në këtë botë. Do të jemi bashkë, ndoshta fizikisht jo me të gjithë, por shpirtërisht të gjithë që besojmë dhe adhurojmë një Zot, do të jemi një. Akujt e mërisë mes nesh, qysh në mëngjes, qoftë edhe në mungesë të rrezeve të diellit, mbase edhe po nuk deshëm, vetë zemrat tonë do të gufojnë për t’u bashkuar dhe pajtuar me njëri-tjetrin. Ato do të bashkohen, për të rinisuar një drej

Po të mos ishin mediat, vërtet partia në pushtet nuk do të mund të njoftohej për asgjë

Po të mos ishin mediat, vërtet partia në pushtet nuk do të mund të njoftohej për asgjë. Mediat njoftojnë për gabimet “teknike” në librat e arsimit fillor, pastaj pushteti shpreh shqetësim dhe “keqardhje” për këto lëshime! Jo rastësisht joshja e njërit që ishte vetëfotografuar pranë një objekti të ngatërruar, kishte burim prej mediave. Nga kjo shihet se ata nuk dinë asgjë, ose në atë masë dinë sa vetëm mund ta pasurojnë vetveten. Unë kisha këshilluar që media të mos jetë pushtet i katër, por i pari, edhe pse sa të duash kemi vërejtje ndaj disa mediave, ndoshta se kanë ngjashmëri me pushtetin! Burimi: Iljasa Salihu

Të nderuar qytetarë, urime "Kurban Bajramin "që nuk do te harrohet!

Të nderuar qytetarë, urime "Kurban Bajramin "që nuk do te harrohet! Përveç gëzimit kemi edhe pikëllim, dijetarët tonë, hoxhallarët tonë, luftëtarët për lirinë e Kosovës Prof.Dr.Shefqet Krasniqi dhe Mulla Mazllam Mazllami nuk ishin sot me neve, ata janë të burgosur padrejtësisht. Mungesën e tyre të gjithë po e ndjejmë dhe jemi të pikëlluar. ZOTI i Madhëruar lirimin sa më shpejtë ju mundësoftë dhe familjeve të tyre durim dhe shpërblim ju dhuroftë. Ju duam dhe jemi me ju hoxhallarë të dashur. Me respekt, Gëzim Kelmendi

Gjithmonë më ban me mendue se sa shumë kisha pasë qef me ju pa kështu ma shpesh

Bajrami, nji prej atyne pak ditëve gjatë vitit kur tetanë janë me disponim të mirë, qoftë se po kalojnë mirë me familjen e miqtë, apo që kanë me u trullavë prej mbidozës së sheqerit, gjithmonë më ban me mendue se sa shumë kisha pasë qef me ju pa kështu ma shpesh. Besimtar apo jo, në këtë festë i uroj tetanëve me e pasë çdo ditë të jetës sikur për Bajram. Burimi: Fisnik Ismaili

Republika organizohet rreth shumicës së tërësisë

"Partia në pushtet, qeveria në ikje, qeveria në largim, apo më mirë të themi qeveria e kaluar, është ajo e cila e sheh vendin tonë dhe zgjedhjet demokratike si një garë automobilistike kush ka dalë i pari aty, mirëpo republika nuk organizohet rreth të parit në garë, republika organizohet rreth shumicës së tërësisë. Shumica e tërësisë jemi ne, që me procedurat e partizuara po parandalohet që ta bëjë konstituimin e legjislaturës së V-të." - Albin Kurti Burimi: Dardan Sejdiu

Ata lexojnë, por mbrapshtë. Ata kuptojnë, por gabimisht. Ata shkruajnë, por hutojnë. Ata japin përgjigje, por fyejnë

Ata lexojnë, por mbrapshtë. Ata kuptojnë, por gabimisht. Ata shkruajnë, por hutojnë. Ata japin përgjigje, por fyejnë Meqë për radikalizmin po shkruan dhe po flet kush po mundet e kujt po i çohen mornicat, atëherë nuk dyshoj në qëllimin e laikëve për krijimin e patjetërsueshëm të radikalizmit, që pastaj të goditen të gjithë në paketë; liberal, mesatar e radikal. Këta janë duke vepruar sikurse ai që kishte ndërtuar një shtëpi publike, për ta goditur fillimisht atë shtëpi dhe pa staj disa shtëpi tjera që i kishte mëri. Në sajë të djegies së asaj shtëpie që gjymtonte rëndë moralin, ky kishte krijuar një mundësi të fortë për t’ia vënë flakën gjitha shtëpive tjera që gjenden për rreth. Me një rast imam Aliu kishte thënë: “Patjetër duhet të njohësh të vërtetën që të dish se kush është me të vërtetën"! Disa politikan tashmë të dështuar në çdo kënd të jetës dhe disa analista helmues, prej helmit të të cilëve as barna nuk mund të bëjnë, të paktën as abc-në e fesë islame nuk

Në kohën e sotme, t’i thuash dikujt se thellësisht duhet të jemi të vëmendshëm

Në kohën e sotme, t’i thuash dikujt se thellësisht duhet të jemi të vëmendshëm që pasuria jonë duhet të jetë vetëm hallall, ndoshta do t’i duket si jo shkencore, sepse nëpër universitete kjo nuk theksohet dhe nuk mësohet. Atje hallalli dhe harami finaciare dhe ekonomik nuk mësohet, ngase kështu ligji laik ata i mësoi dhe pastaj disa profesorëve nuk iu bë vonë kur pranuan ryshfetë, drekë a ndonjë dhuratë tjetër prej studentëve të gjorë në shkëmbim të injorancës së tyre për një notë kaluese. Të mos harrojmë se koncepti i hallallit dhe i haramit e tejkalon kuptimin juridik shtetëror të të lejuarës dhe të ndaluarës. Burimi: Iljasa Salihu  

Sprovat në këtë botë nuk mund t’i durojnë vetëm ata që jetojnë në këtë botë

Sprovat në këtë botë nuk mund t’i durojnë vetëm ata që jetojnë në këtë botë sikur të mos vdesin kurrë, edhe pse pasi të vdesin, kurrë më nuk do të mund të kthehen në këtë botë. Sprova nuk është kurrgjë tjetër, pos njësi matëse e besimit tonë. Ndaj, të mos na tranden zemra në rast sprovash, sado të trishtueshme të jenë ato, sepse gjithçka është kaluese në këtë botë; edhe vetë bota. Burimi: Iljasa Salihu

Rendi Ri Botëror dhe ‘të Ndriturit’ (Illuminati)

                            Kur flitet per “të Ndriturit” (Illuminati) apo për një “Rend te Ri Botëror shumë njerëz mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë përrallë që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Ne fakt televizionet dhe gazetat e medha nuk dëshirojnë të flasin rreth këtij argumenti dhe ato pak site interneti e trajtojnë këtë temë si diçka të ekzagjeruar dhe irreale, duke ia humbur kështu besueshmërinë. Por, duke analizuar pak më thellë realitetin që na rrethon , ndoshta jo gjithshka është e shpikur. ç Kush janë ‘të Ndriturit’? Ashtu siç e thotë vetë fjala janë mbartësit e ‘Dritës’, por drita e tyre me sa duket është Satanai. I përkasin këtij grupi ezoterik 13 familjet më të pasura dhe janë personazhe të cilët komandojnë me të vërtetë botën: ASTOR, BUNDY, COLLINS, DUPONT, FREEMAN, KENNEDY, LI, ONASSIS, ROCKFELLER, ROTHSCHILD, RUSSELL, VAN DUYN, MEROVINGIENE. Karakteristika tyre është fakti se fshihen në sy të publikut dhe janë shumë të kujdeshëm per të mbajtur lid

Lexoni kuriozitete rreth Google

  Kur kërkoni diçka në motorin e kërkimit Google.com, për të nxjerrë rezultatet më të mira brenda pak sekondash, merren parasysh 200 faktorë. Kompania ka në zotërim domene të shqiptimit gabim të fjalës Google , të tilla si “Gooogle.com”, “Googlr.com”, “Gogle.com” dhe të tjera. Çdo sekondë bëhen 2 milionë kërkime në Google . Në vitin 2013, 91 për qind të të ardhurave të Google , 55.5 miliardë dollarë, erdhën prej reklamave. Indeksi i kërkimit të Google është më shumë se 100 milionë gigabajt. Mbi 6 miliardë orë video shihen çdo muaj në YouTube, baras me një orë video të para për person në tokë. Sugjerimi “mos do të thuash” që Google bën për fjalët e germëzuara gabim, ka shpëtuar kompaninë nga kërkimet e pasakta.

Ah! Sikur të marrin mësim njerëzit!

Një mbretit i lidhur në pranga dhe në burg i thotë djali i vet: babi im, si arritëm në këtë gradë, kurse ne ishim ata që sundonim, urdhëronim dhe ndalonim, kishim pushtet dhe pasuri? U përgjigj: ndoshta lutja e dikujt që i kemi bërë padrejtësi na ka sjell në këtë gjendje. Ah! Sikur të marrin mësim njerëzit! Burimi: Bekir Halimi

Pyetje: nëse dita e Arafatit bie në ditën e Xhuma, a duhet të agjërojmë edhe një ditë para?

Pyetje: nëse dita e Arafatit bie në ditën e Xhuma, a duhet të agjërojmë edhe një ditë para? Dijetarët musliman tregojnë se agjërimi i ditës së xhuma me një ditë para ose një ditë mbrapa vlen atëherë kur e agjërojmë ditën e xhuma si ditë të xhuma, mirëpo nëse rastis agjërimi i ditës së Arafatit ose ditës së Ashures, atëherë lejohet agjërimi i vetëm ditës së xhuma, sepse nuk e agjëron për xhumanë por për ditën e arifes ose ashures. Edhe pse nëse dëshiron të agjëron të enjtën dhe të xhuman, kjo vepër është edhe më e mirë. Allahu e di më së miri! Burimi: Bekir Halimi

Buxheti është social, por politikanët as për së afërmi nuk janë raste sociale

Buxheti është social, por politikanët as për së afërmi nuk janë raste sociale. Ata kurrë nuk do t’ia dinë si duhet hallin popullit, përderisa rrojnë si mbretër të shteteve të pasura me burime natyrore. Meqë ata janë pasqyra e popullit, nuk është e ndershme të jenë kaq shumë të pasur. Unë nuk them se kanë vjedhur ata, por dua të them se në kësi lloj mjedisesh nuk mund të pasurohesh aq shumë pa pas vjedhur! Burimi: Iljasa Salihu

Me gjithë vështirësitë Prishtina po bëhet

Me votimin nga Kuvendi Komunal të propozim buxhetit, kornizës afat-mesme buxhetore, e të ndërmarrjes publike lokale “Prishtina Parking”, akordimit me BERZH për ndërtimin e një flote të re të autobusëve për qytetin tonë, dhe reformën e ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban,” po përmbyllet një nëntë-mujor i suksesshëm për Komunën e Prishtinës dhe mua personalisht. Këto projekte janë themeli i një sistemi modern të mobilitetit në Prishtinë. Me jetësimin e tyre gjatë mandatit të Kryetarit Ahmeti, Prishtina do të bëhet një qytet që mund të krahasohet për nga shërbimet e transportit me çdo kryeqytet në rajon dhe më gjerë. - me gjithë vështirësitë Prishtina po bëhet Burimi: Dardan Sejdiu

Gjithfarë lajmesh të rastis të lexosh

Gjithfarë lajmesh të rastis të lexosh. Thuhet se nëse Papa Gjon Pali II e ka bekuar Teuta Rugovën, vajzën e Ibrahim Rugovës, atëherë bekimi i Papës po e ndjek Teutën, pasi ajo fitoi dhjetëra mijëra vota dhe u bë deputete. Nuk po hy në këso mashtrimesh, sepse njeriu nuk është ai që bekon, kushdo qoftë ai, por më vajti në mendje rasti i Labinotë Demit, e cila po ashtu u bë deputete ngase mori shumë vota. Çka u bë tani me Libinotën, duke qenë se Papa nuk e kishte bekuar? Burimi: Iljasa Salihu

Maqedonia ta kujton të sëmurin i cili...

Maqedonia ta kujton të sëmurin i cili nuk i merr parasysh këshillat dhe udhëzimet që ia jep mjeku, por këtë detyrë ia beson profesorit të historisë. Aq shumë ishte ndikuar prej këtij profesori, sa që i mjaftonte fakti se në të kaluarën kishte pasur shëndet të mirë, paçka se sot gjendej në zgrip të vdekjes. Ai kënaqej me faktin se dikur kishte qenë mirë, pikërisht atëherë kur gjitha etnitetet tjera kishin qenë shumë keq! Burimi: Iljasa Salihu

Ato shtete që dikur i shpëtuan shqiptarët botërisht, janë po ato shtete të cilat po dëshirojnë t'i ''vrasin'' shqiptarët tinëzisht

Në qiellin e Kosovës çdo ditë po hudhen kemikate të ndryshme nga aeroplanë të vegjël të cilët vetëm bëjnë ''ecajake'' rreth një hapësirë qiellore. Nga ajo që kemi lexuar rreth efekteve të këtyre kemikateve kemi kuptuar se këto shkaktojnë sëmundje të ndryshme nga hipertensioni i vazhdueshëm e deri tek kanceret e llojllojshme. Në disa shkrime tjera shkruan se shkaktojnë edhe sterilitet. Pra ato shtete që dikur i shpëtuan shqiptarët botërisht, janë po ato shtete të cilat po dëshirojnë t'i ''vrasin'' shqiptarët tinëzisht.

iPhone 6 nuk mund të përgjohet, irritohet FBI

  Dalja në treg e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus ishte një lajm i mirë për përdoruesit e markës Apple. Por jo për FBI –në. Byroja Federale e Hetimit është irrituar së tepërmi me gjigandin amerikan të teknologjisë, për shkak se sistemi iOS8 që kanë iPhone –t e rinj pengon ndërhyrjet nga shërbimet e inteligjencës. Pakënaqësi ka shprehur FBI edhe ndaj lajmit të sistemit Android që gjithashtu ka bërë të ditur se versioni i ri do të jetë i padepërtueshëm nga Shërbimet e Sigurisë. NY Times shkruan se kreu i FBI –së, James Comey ka bërë kritika të forta ndaj Apple dhe kompanive që përdorin sistemin Android. Sipas tij, fakti që policia dhe FBI nuk mund të depërtojnë tek të dhënat e celularëve, pengon hetimet. Të dhënat personale, si foto, mesazhe apo e-mail janë thelbësorë në hetimet për të zgjidhur mjaft çështje kriminale, nga vrasjet deri tek pedofilia. E po kështu, shërbimet inteligjente mendojnë se përgjimi i sistemeve të celularëve është efikas edhe në luftën kundër terror

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more