Malala nga Pakistani me një shami në kokë, pavarësisht çmimit të
dhimbshëm para se ta merrte çmimin e ëmbël Nobel, hapur dhe guximshëm i
shpalli luftë injorancës, dhunës dhe injorantëve. Ndërsa në Kosovë,
vajzat me shami në kokë, dëbohen prej shkollave vetëm për arsye të
shamisë. Për njërën pak rëndësi kishte shamia, për atë që sot bota po
flet në mënyrën sipërore, madje ajo as nuk u dënua dhe as nuk u
shpërblye për mbajtjen e shamisë, por për veprimtarinë e saj, kurse në
Kosovën e përsheshtë, vajzat me shami
dëbohen vetëm për shkak të mbajtjes së shamisë. Unë nuk them që të
shpërblehen vajzat vetëm pse e mbajnë shaminë, ashtu sikurse nuk
pajtohem që vajzat vetëm për shkak të shamisë të dëbohen prej arsimimit.
Secila le të shpërblehet në sajë të punës që bën, sepse për mbajtjen
dhe mos mbajtjen e shamisë, patjetër se një ditë do të shpërblehen apo
të dënohen prej Atij që urdhëroi një gjë të tillë!
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: