Shumë shqiptarë e duan shumë atdheun, aq shumë sa nuk mund të jetojnë në atdheun e tyre për dashurinë e zjarrtë që kanë ndaj atdheut. Politikanët, harbueshëm e dashurojnë popullin dhe atdheun, kuptohet derisa t’i ofrojë mjaltë dhe dyllë atdheu. Rilindasit tanë sa të ëmbël e kishin paraqitur baltën në atdhe, edhe pse vetë shumica prej tyre jetonin në vendet e huaja ku rrëshirë rridhte mjalta. Shumë gurë ia kishin futur gjumë në vendlindje, të cilët jashtë saj nuk kishin mundur të bëjnë gjumë të qetë. Si rrjedhojë e këtij fluturimi në mungesë të flatrave, njeriu jonë mu ashtu sikurse guri ia kishte futur gjumë të ngjeshur e të thellë në vendlindje, sepse gjumi i mërgimit kishte qenë i mbërthyer me ëndrra për atdheun e dashur.
Sakaq dhe sa keq, shpesh herë na ka rastisur të dëgjojmë se atyre
shqiptarëve që u është mohuar lejeqëndrimi në mërgim, kanë tentuar të
hidhen prej ballkoneve, t’i dalin trenit përpara dhe të vetëdigjen. Ja
të nderuar lexues, shpresoj se e shihni se sa atdhetar të flaktë jemi?
Aq shumë digjemi për atdheun sa nuk përtojmë edhe ta djegim veten vetëm
që të mund të jetojmë larg atdheut. Në paçit një thërrmi mend, do ta
kuptoni të vërtetën se në të vërtetë kush jemi!
Burimi: Iljasa Salihu
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: