E lajmëruan prindin nga spitali se fëmija i tij porsalindur i ka ndërruar jetë, dhe se duhet të shkon sa më shpejt e ta merr xhenazen e tij, dhe ta varros në varreza! Prindi u nis menjëherë dhe unë shkova së bashku me të, e mori fëmijën, dhe hipëm së bashku në makinë. Rrugës, e kishte vendosur të birin e vet të porsalindur në prehrin e tij dhe vazhdimisht e shikonte me sytë e tij. Gjatë një lakese në rrugë, rrezet e diellit ranë mbi makinë dhe , prindi e bëri një lëvizje të çuditshme, e mori një pëlhurë dhe i bëri hije të birit që ta mbron nga nxehti i diellit! Subhanallah! Harroi se i biri ishte i vdekur! Fillova të qaj nga mëshira e tij për të birin e vet të vogël dhe atëherë për herë të parë e kuptova drejtë ajetin: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël”. Isra 24. Nëna dhe prindi munden të përkujdesen për dhjetë fëmijë, kurse dhjetë fëmijë, nganjëherë, nuk munden të kujdesen për një nënë apo për një babë!! Nga arabishtja:
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,