Skip to main content

Posts

A i lejohet motrës në fjalë të kërkoj divorcin nga burri i saj steril?!

FETVA: Hoxhë i nderuar! Një grua është e martuar prej shumë kohësh, porse nuk ka fëmijë. Dhe pasi kanë kryer testet mjeksore rezultatet kanë treguar se burri i saj është steril dhe nuk ka mundësi të bënë fëmijë. A i lejohet motrës në fjalë të kërkoj divorcin nga burri i saj steril?! Përgjigje: Po, nëse steriliteti është i qartë vetëm nga ana e burrit, motrës në fjalë i lejohet të kërkojë divorcin nga burri i saj. Mirëpo, nëse ndodhë që burri nuk i jep divorcin, motra duhet t' i drejtohet gjykatësit përkatës i cili ka të drejtë prishjen e martesës me divorc, sepse plotësisht gruaja ka të drejtë në lindjen e fëmijeve si dhe gratë janë më të ndieshme këtë aspektë sesa burrat.   Ky është qëndrimi më i saktë i ulemave të Sunetit dhe Xhematit.   Allahu është më i Dituri!.   Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Çartet Fisnik Ismaili: e quan Gazetën Express puff i kuçkave?

More, unë Kryeministrin e Republikës së Kosovës e pata shajtë me nanë, qetu në Facebook publikisht, kur i la shqiptarët e Luginës së Preshevës në mëshirën e xhandarmërisë që ua hoqi lapidarin, e po kujton dikush që po mërzitna pse e kam quejtë atë kastravecin që mendon se është gazetar, Visar Duriqin, kuçkë, e Gazetën Express puff, a? Deputet apo çdeputet, unë fillimisht jam qytetar, edhe ata qytetar aktiv, bile, i cili ka me qenë përherë armiku ma i madh i hajnisë, dallavere s, së padrejtës, shpifjes edhe dhunës. Duke qenë se po jetojmë në një shtet me sistem të shkërrdhyem, ku s'respektohet as qytetari, as ligji, as privatësia, as puna e ndershme e dikujt, sepse e kanë zaptue hajnat, shpifësat edhe dallaverexhinjtë, atëherë s'asht çudi që ka tepër pak profesionista të secilës fushë, përfshi këtu edhe gazetarinë, meqë ra fjala. E përderisa AGPK-ja krejt gazetarët i konsideron të njajtë, si atë që vertet mundohet, ka etikë gazetarie, punon shumë edhe lufton

Fisnik Ismaili thotë: Ka vdekë burrnia

 Në  një postim në facebook Fisnik Ismaili shkruan: Ka vdekë burrnia. Kur po e shoh njanin kah ia mbytë grues fëmijën në bark, e tjetrin kah e grabitë djalin për me luftue në anën e bishave, po e kuptoj që sot burrni po është me i rrehë policët veç pse je bir deputeti, kur po vjedhë e s'po t'zë kush, ose kur po çon tym/pluhun tuj e shllajfitë be-em-vecin. Burrni s'ka mbetë ma. E mue po m'dhemb që po lejojmë vendit tonë me ia çoroditë vlerat.

Mistere mbi trupin e njeriut

  1. Truri është aktiv deri ne 7 minuta pas vdekjes se një personi te afërt. Kjo kohe përdoret prej trurit për te rithirur ne kujtese te gjitha ngjarjet qe e lidhin me te 2. Truri i njeriut është i prirur drejt negativitetit, duke qene kështu gjithmonë ne kërkim te lajmeve te këqija 3. Ne Kili ndodhet pishina me e madhe ne bote. Ajo është 1.013 metra e gjate dhe mban 250 litra ujë 4. 23 vjeçari Gregory McCalium nga Oxford, pas hyri i armatosur me thike për te vjedhur ne shtëpinë e 73 vjeçarit Frank Corti, u përball me këtë te fundit, i cili e goditi atë duke e neutralizuar. Për fatin e keq te hajdutit, 73 vjeçari kish qene një boksier ne pension. Veç kësaj hajduti i dënua edhe me 4.5 vjet burg 5. Biznesmeni turk Mehmet Ali Gökçeoglu, zëvendësoi gardhin e shtëpisë se tij me një akuarium 500 metra te gjate 6. Biseda dhe përqafimi me mamanë redukton nivelin e stresit 7. “Linjat Blaschko”, janë disa viza te cilat i ka çdo njeri ne trup, por ato janë te dukshme vetëm

Gjermania blen mbi 2 mijë celularë kundër përgjimit

Sipas së përditshmes Bild, Qeveria e Gjermanisë po përgatitet për t’u mbrojtur nga shërbimet amerikane të inteligjencës, duke u pajisur me një sistem të sofistikuar kundër përgjimeve. Bëhet fjalë për mbi 2 mijë celularë shumë të kushtueshëm dhe të pajisur me një mekanizëm sigurie të veçantë, të cilët do të blihen nga institucionet më të larta në Gjermani. Këto masa vijnë si pasojë e planit mbrojtës kundër shërbimeve amerikane të inteligjencës. Pas publikimeve të shumta të kryera nga Edward Snowden, u zbulua se edhe celulari i Angela Merkel ishte nën përgjim të agjentëve të SHBA-ve. Kjo bëri që Gjermania të merrte disa masa.  “Duhet të ketë më shumë disiplinë në bisedat telefonike dhe shumë gjëra mund të shpjegohen në takime individuale, pa pasur nevojë për përdorimin e telefonit”, u shpreh presidenti i Kundërzbulimit, Hans Georg Maassen, nëpërmjet faqeve të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, transmeton gazeta Shekulli. Në javët e fundit, zbulimi i dy agj

5 arsye pse duhet ta mbyllni Facebook-un

  Të gjithë personat që janë ‘të varur’ pas Facebook-ut, duhet ta pranojnë, Facebook-u është një problem. Të kesh një adresë në Facebook mund të jetë një gjë e mirë, pasi lidhesh me miqtë e tu që ndodhen afër dhe larg. Por nga ana tjetër mund të jetë tepër e bezdisshme kur sheh postime të të tjerëve, jeta e të cilëve duket me e bukur se e jotja. Kështu që ne po ju japim disa arsye, që vërtetojnë se përse të mbyllësh një adresë në Facebook është një gjë e mirë. Më tepër kohë për veten Ideja për të mbyllur Facebook-un është gjëja e duhur për të bërë. Varësia ndaj këtij rrjeti social, bën që në çdo kohë e në çdo moment të jesh i varur pas manisë për të kontrolluar mesazhet, lajmet dhe komentet. Të mbyllësh një adresë në Facebook, do të thotë të kesh më tepër kohë për veten dhe për të tjerët. Shpëton nga statuset ‘e lumtura’ të të tjerëve Ajo që tek Facebook është pozitive, është mënyra për të të kujtuar mbi ditëlindjet e shokëve dhe shoqeve apo edhe kohën dhe

Njohje e shkurtër rreth cilësive të havarixhëve.

Shkëputur nga broshura me titull: " El Mesailul Muntekah min sifatil hauarixhil gula " Broshurën e ka lexuar dijetari i madh Salih el Feuzan dhe Muhamed el Humejis. Përkufizimi i havarixhëve: Havarixh është shumësi i fjalës harixhij (i dalur) që do të thotë: Ai i cili ka hequr dorë nga bindja e prijësit të muslimanëve, duke shfaqur mosbindjen, kundërshtimin dhe duke ngritur krye ndaj tij. Ose në një peërkufizim tjetër: Havarixhët janeë ata që i konsiderojnë muslimanët kafira n.q.s. bëjnë gjynahe të medha si dhe dalin kundra prijësve muslimanë. Si t’i njohim havarixhet? Shejh Salih El Feuzani thotë: N.q.s. shfaq mosbindjen dhe ngre krye ndaj prijësve musliman ose i konsideron muslimanët jobesimtarë, n.q.s. bëjnë gjynahe që nuk e arrijne gradën e shirkut ose e aprovon dhe e sheh si te saktë rrugën e havarixhëve, ose e bën të lejuar gjakun e muslimanëve (vrasjen e tyre) në emër të xhihadit ose në emër të ndryshimit të së keqes. Ky sekt i humbur njihet me d

100 pyetje me zgjidhje nga Kimia - Test nga Kimia me zgjidhje

Kliko mbi:  100 pyetje me zgjidhje nga Kimia Test nga Kimia, Pyetje nga Kimia, Kimia pyetje online, Pyetje nga Kimia dhe Biologjia, Teste online, Teste shqip, Teste nga Kimia shqip, Pyetje me pergjigje nga Kimia, Matura shtetërore, Teste të Maturës, Teste të mjekësisë, Matura shtetrore teste, Shkarko Teste, Teste me zgjidhje, Teste te zgjidhura,Teste për provim pranues në mjekësi, Teste për provim pranues, Teste per provim pranues ne Mjekesi

KUR GAZETARI E "HAN" FOREN

KUR GAZETARI E "HAN" FOREN ••••••••••••••••••••••••••••••••••••••••• ‪#‎ Gazetari‬ Klan Kosovës: Hoxhë a keni pasur punë me Amerikanët?. ‪#‎ Hoxha‬ Ekrem Avdiu: Po, e ndajm të njëtin qieill.

Trajtimi jo medikamentoz dhe medikamentoz i tonsillitit bakterial

Trajtimi jo medikamentoz është i njejtë sikurse tek faringjiti viral pra: Shpërlarja e fytit me ujë të kriposur mund të ndihmoj shumë. Në një gotë me ujë të vakët, çitet 1/2 lugë të kafës kripë të kuzhinës, përzihet gjersa të tretet, e pastaj shpërlahet fyti(bëhet gargare) gjatë një minute, shumë herë në ditë. Gjithashtu ndihmon shumë edhe shpërlarja e fytit me tretje të aspirinës. Duhet të mirren lëngje në sasi të konsiderueshme(në forma të çajrave ose lëngje të freskëta). Ambientet e banimit duhet të jenë të ajrosura mirë dhe të pastërta. Trajtimi medikamentoz Amoxicillin oral ë çdo 8 orë, përgjatë 10 ditëve (për të parandaluar ethet reumatike dhe glomerulonefritin). -fëmijët prej 5-10 kg: 62.5 mg. -fëmijët prej 10-30 kg: 125 mg. -fëmijët më të rëndë se 30 kg: 250 mg. -të rriturit: 500 mg. Ose Nëse trajtimi oral përgjatë 10 ditëve është i pamundshëm, i vështirë apo kompromituar, atëherë ipet një dozë e vetme e Benzathine penicilinës i.m menjëherë: -fë

Trajtimi jo medikamentoz dhe medikamentoz i faringjitit viral

Faringjiti trajtohet në dy mënyra: Trajtimi jo medikamentoz Shpërlarja e fytit me ujë të kriposur mund të ndihmoj shumë. Në një gotë me ujë të vakët, çitet 1/2 lugë të kafës kripë të kuzhinës, përzihet gjersa të tretet, e pastaj shpërlahet fyti(bëhet gargare) gjatë një minute, shumë herë në ditë. Gjithashtu ndihmon shumë edhe shpërlarja e fytit me tretje të aspirinës. Duhet të mirren lëngje në sasi të konsiderueshme(në forma të çajrave ose lëngje të freskëta). Ambientet e banimit duhet të jenë të ajrosura mirë dhe të pastërta. Trajtimi medikamentoz Ordinohen antipiretik si Paracetamoli Paracetamol oral çdo 4-6, nëse është e nevojshme (max. 4 doza gjatë ditës) -fëmijët 3 muaj - 1 vjet 2.5ml(120 mg./5 ml shurup) -fëmijët 1-5 vjet: 5-10 ml -fëmijët 5-12 vjet: 1/2 tabl. (500 mg) -fëmijët më të mëdhenjë se 12 vjet dhe të rriturit 1-2 tabl.(500 mg) Mund të ordinohen edhe edhe barna antiinflamatore josteroide si Brufen, Diklofen etj.

BËHU ME ALLAHUN!!

Gjatë jetës do ta kuptosh, se çdo njeri e ka rolin e vet me të cilin do të ballafaqohesh!! Do të ketë nga ata që do të dojnë!! Do të ketë nga ata që do të mësojnë!! Do të ketë nga ata që do të përfitojnë nga ti!! Do të ketë nga ata që do të shërbejnë!! Do të ketë nga ata që do të urrejnë!! Do të ketë nga ata që do të kenë zili!! Do të ketë nga ata që do të bëhen mësim për ty!! Mirëpo ti, bëhu me Allahun gjithmonë dhe mos u mërzit, se Ai do të jetë me ty!! Nga arabishtja: Irfan JAHIU

SËMUNDJET QË SHËROHEN ME AKUPUNKTURË

-Kokëdhembjet [migrena] -Paralizat e ndryshme -Sëmundjet reumatike -Ishiasi -Lumbago -Alergjitë -Astma -Pagjumësia -Urinimi te fëmijët gjatë natës -Sëmundjet e lëkurës -Trashësia [zvogëlimi i peshës trupore] -Kozmetikë [menjanimi i njollave,rrudhave] -Probleme të ndryshme shëndetësore

Për ata që nuk e falin namazin, ka pasoja..

  1- Përderisa të mos falesh Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote. 2- Përderisa të mos falesh fytyra jote do të jetë përherë e zezë. 3- Përderisa të mos falesh për çdo punë që bën nuk shpërblehesh nga Allahu. 4- Përderisa të mos falesh nuk ngrihen lutjet e tua në qiell (d.m.th. nuk pranohen). 5- Përderisa të mos falesh lutjet e të tjerëve për ty nuk pranohen. 6- Përderisa të mos falesh të urrejnë të gjitha krijesat në këtë botë.

UFO-t vizitojnë Sarandën?

Një disk fluturues është parë në qytetin e Sarandës, teksa po lëvizte me shpejtësi pak metra sipër ndërtesave. Foto-Lajmi është dërguar nga një banor vendas në redaksinë e portalit Opozita. Ai dëshmon që fragmenti është kapur nga kamerat e sigurisë së një subjekti biznesi. Nuk dihet ende që ky objekt fluturues i paindetifikueshëm të jetë kapur nga radarët ushtarak ose civil.

Zbulimi i këpucës së zgjuar si shenjë që simbolizon afërsinë e Kijametit

Ing. Abdudaim el-Kehil Ndër zbulimet e fundit të këtij viti janë dhe këpuca e zgjuar (smart shoes), e cila, nëpërmjet lidhjes me satelitët (shfrytëzon sistemin GPS), ia tregon njeriut rrugën e duhur që duhet ta përshkoj. Le ta meditojmë për një çast një mrekulli profetike impozante! Pas telefonit të zgjuar, në skenë ka dalë edhe këpuca e zgjuar, por cili është funksioni i saj dhe përse quhet e zgjuar? Kjo këpucë është dizajnuar për t’ia treguar njeriut drejtimet, veçanërisht gjatë udhëtimit –ecjes. Ajo shkakton disa drithërima nga të cilat njeriu mëson se cilën kahe ose cilin drejtim duhet ta trasoj. Këto këpuca lidhen me satelitët ndërsa nëpërmjet lidhjes me telefonin e dorës shfrytëzojnë teknikën e komandimit nga largësia të njohur si GPS. Këpuca e zgjuar e informon njeriun për shumë gjëra, si: drejtimin e duhur, etj. Kompanitë janë duke e marrë shumë seriozisht punën e kësaj këpuce për shkak të këtyre karakteristikave që ka. Ajo lidhet me telefonin n

Dosjet italiane të UFO-ve, Alienët i kemi pasur afër Shqipërisë

                     Në mos e kanë vizituar Shqipërinë dhe nuk e ka pasur mendjen njeri, afër nesh mendohet se UFO-t kanë kaluar. Bëhet fjalë për fqinjin tonë, Italinë. Shumë shpejt do të hapen dosjet “X” italiane.  Bëhet fjalë për 12 mijë raste të shfaqjes së UFO-ve, nga viti 1900 e deri më sot, duke u përqendruar dhe në vitet e udhëheqjes së Mussolini-t. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta italiane “Corriere della Sera”. Roberto Pinotti, drejtor i Qendrës Kombëtare Ufologjike (CUN) dhe Alfredo Lissoni, një tjetër studiues dhe shkrimtar i kësaj qendre, kanë mbajtur një konferencë për shtyp në San Marino, mbi zbulimin e quajtur sensacional të dosjeve “X” Kopjet e 18 dokumenteve sekrete të erës fashiste (shënime të shkruara me dorë dhe telegrame, si dhe raporte të ligjshme (në një prej dokumenteve shfaqet vizatimi i një UFO-je) janë bërë publike pak kohë më parë për publikun, por vetëm tani dokumentet e UFO-ve të kohës së Mussolini-t kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. An

Ekstremizmi në fe ekziston...

Ekstremizmi në fe ekziston, porse ai matet në peshoren e Kur'anit dhe Sunetit, e jo në peshoren e antiislamistëve dhe mediave manipuluese. Ngase në peshoren e antiislamistëve, i gjithë Islami është ekstremizëm. Hoxhë Omer Bajrami

Çfarë thotë Naser Rafuna për Xhentelmenat e Kosovës?

Aktori i njohur shqiptar nga Kosova Naser Rafuna në një postim në Facebook mes shumë postimeve  shkruan edhe për Xhentelmenat e Kosovës. Sipas tij Xhentelmenat e Kosovës ia hapin derën e veturës gruas në dy raste: kur vetura është e re ose kur gruaja është e re.

Arkiva Shqip fiton 1.300.000 dollar në vit në Youtube

Një nga faqet më të mëdha shqiptare në YouTube, "Arkiva Shqip", ku artistë të ndryshëm publikojnë këngët e tyre është duke fituar shuma marramendëse parash. Sipas faqes (http://socialblade.com/youtube/user/arkivashqip) që merret me statistika rrjeteve sociale, Arkiva Shqip  fiton në muaj 13.000 - 100.000 dollar në muaj dhe 1.300.000 dollar në vit. Kjo platformë numëron mbi 1500 video dhe mbi 481 milion shikime që nga hapja e saj më 30 dhjetor 2009 dhe ka shumë se 300 mijë abonentë.

Parashikoi tragjeditë ajrore, shkatërrimin e BRSS-së, BE-së, dhe Rusinë si lider i botës!

    Astrologu më i famshëm rus, Pavel Globa, ka parashikuar tragjeditë e aeroplanëve. Më 2009 ai ka thënë se viti 2014 duhet të jetë viti kur duhet të shmangen fluturimet. Globe parashikimet e para i bëri në vitet ’80 të shekullit të kaluar, kur tha se “BRSS do të shpërbëhet dhe në verën e vitit 1991, në rrugët e Moskës do të ketë tanke”! 85 për qind e parashikimeve të tij të bëra më parë janë përmbushur deri më sot. Kriza ekonomike, e cila do të zgjatet deri në vitin 2020, do të caktojë hartën gjeopolitike të Botës. SHBA-të i presin ditë të vështira, ndërsa Ukraina dhe BE nuk do të ekzistojnë. “Dy vitet e ardhshme do të jenë të vështira për dollarin, edhe pse rënia e valutës amerikane ende nuk do të ndodhë. Koha më e vështirë e dollarit do të jetë më 2017-2018. Dollari do të zhvlerësohet krejtësisht, kartëmonedhat do ngjiten mbi mure në tualete dhe nuk do të dinë se çfarë do të bëjnë me to. Në këtë kuptim, euro është valuta më e besueshme”, thotë Globa, transmeton Te

Iblisi e vendos arshin (frontin) mbi ujë

Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: " Iblisi e vendos arshin (frontin) mbi ujë. E pastaj i dërgon ushtrinë e tij. Ushtari më i afërt dhe me pozitë me të lartë tek ai, është ai i cili ka bërë fitne dhe degjenerime më të mëdha. Dhe, kthehet njëri nga ushtarët e Iblisit dhe i thotë: Nuk e lashë rahat filanin derisa arrita ta ndaj prej bashkëshortes së tij. Iblisi e thërret dhe i thotë: Po, ti që nga sot je më i miri (me pozitë më të lartë) tek unë si dhe je shoku më i afërt i imi." (Shënon: Muslimi: 2813, Imam Ahmedi në Musnedin e tij: 12968, 14144, 14400, 14522, 14699). Burimi: Valdet Kamberi

Moti për Neser

Moti për Neser : Neser do te kemi mot pjeserishte me re , Paradite me musafir Kurse gjate masdites mund te kemi reshje te vogla Bijash. Burimi: Vedat Bajrami

Përmbaju sunetit

Përmbaju sunetit Nga Seid bin el Musejib ,- Allahu e mëshiroftë!: Sunetet e festës së fitër bajramit janë tre: 1. Ecja në këmbë për në musal-la 2. Ngrënia (e hurmave) para daljes (nga shtëpia). 3. Larja (gusuli). Irvaul Galil vëll. Burimi: Valdet Kamberi

A PO SHKON SADAKAJA E FITRIT NË ARKË TË GABUAR?

‪#‎ Thash‬ : Deri kur ne muslimanët duhet t’i mbajmë institucionet tona fetare me Fitra? Ajo është e drejtë e kategorisë së të varfërve, e jo e institucioneve fetare. Them: le të ngjallet zekati, vakëfi, sadakaja dhe vlera e tyre të sqarohet nga ana e hoxhallarëve në trevat tona, të vetëdijësohet populli se ku duhet dhënë pasurinë e tyre, e jo populli të mendojë se mund të ndihmojë institucionin me Fitra, duke lënë anash ato që c eka me lartë. A do të thotë kjo se atë vit kur nuk jepet sadakaja e fitrit për një institucion fetar, ai do të mbyllet? Pyes: edhe sa dhe deri kur duhet t’i presim Fitrat për të funksionuar Medreseja, ku njerëzit mësojnë për Allahun dhe fenë e tyre? Valdet Kamberi

Çfarë është kanella dhe cilat janë vlerat e saj?

Kanella është një bime shumëvjeçare e vëndëve tropikale, një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë që pasuron shijet e kuzhinën tonë. Kjo bimë ka një histori të gjatë mijëravjeçare. Ajo është përdorur nga egjiptianët e lashtë në proçesin e mistershëm të balsamimit. Edhe sot, kjo erëz ka vlera, shumë të fshehura, që mund të bëhen aleatë të shëndetit tonë. Në fakt, e përdorur tradicionalisht kundër ftohjes dhe si antibakterial, sot ajo është e njohur shkencërisht dhe për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin në gjak. Është gjithashtu një antidot i mirë për të ndihmuar tretjën. Hulumtimi i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara për pacientët që ishin fazat e para të të diabeti tregoi se erëza në fjalë e përdorur për dymbëdhjetë javë ka ulur nivelet e sheqerit në gjak. Prandaj mund të zvogëlohet përdorimi i sheqerit në ëmbëlsirat që ne përgatisim, vetëm po të shtohet kanellë, e cila zbut dëshiren për ëmbëlsirat. Kanella ndihmon gji

Çka është ankthi?

 Çka është ankthi? 1. Ëndërr e rëndë, gjatë së cilës na duket sikur na zihet fryma dhe tronditem ose trembemi. Ankth i rëndë. Gjumë me ankthe. Zgjohem nga një ankth. 2. fig. Ndjenjë e rëndë ndrydhëse, shtypëse; shqetësim i madh për fatin e dikujt ose për fundin e diçkaje. Ankthi i pritjes. Me ankth në zemër. Jam në ankth. Pres (shoh, ndjek) me ankth. E zuri një ankth. U çlirua (shpëtoi) nga ankthi. qka eshte ankthi,ceshte ankthi,cfare eshte ankthi, ankthi shqip

Përfitimet shëndetësore nga seksi

  Studimet tregojnë se ndjenjat e dashurisë pasionante dhe intensive kanë efekt të njëjtë në receptorët e trurit tuaj njëlloj si paracetamoli, thonë studimet në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut. Përfitimet që vijnë nga seksi 1. Dhimbje koke Nëse keni një dhimbje koke të jashtëzakonshme, mos merrni pilula, por kryeni një mardhënie seksuale. Studimet tregojnë se ndjenjat e dashurisë pasionante dhe intensive kanë efekt të njëjtë në receptorët e trurit tuaj njëlloj si paracetamoli, thonë studimet në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut. 2.Ndihmoni veten Kjo mund të jetë një recetë e lehtë ndonjëherë që ju mund ta merrni: Masturboni së paku pesë herë në javë, pasi zvogëloni rrezikun e kancerit të prostatës me mbi një të tretën, pasi në këtë mënyrë gjendra e prostatës ndihet e lehtësuar. 3. Bëni seks rregullisht Seksi i rregullt dhe i forcon kockat dhe muskujt, ndërsa kimikatet e lëshuara jashtë bëjnë që të rritet sistemi juaj imunitar. Tri herë në javë duhet

Dhjetë caktimet që ndodhin në Natën e Kadrit

  Ç’ndodh në këtë natë: 1.Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin e ardhshëm. 2.Në këtë natë shkruhet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë. 3.Shkruhet se kush do të nderohet e kush do të mallkohet. 4.Shkruhet se kush do të paracaktohet për në Xhenet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem. 5.Shkruhet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria. 6.Shkruhet se kush do ta kryejë haxhin atë vit e kush jo. 7.Në këtë natë përcaktohen rrisqet. 8.Përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër. 9.Çështjet e atij viti dërgohen nga Leuhi Mahfudh për tek melaiket të cilët shënojnë urdhrat. 10.Shkruhet dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron Allahu të ndodhë atë vit. Burimi: Xhamia Mbret

Reflekset e pakushtëzuara dhe të kushtëzuara

Reflekset e pakushtëzuara = janë aftësi të lindura të organizmit për të kundërvepruar ose përgjigjur ndaj veprimit të ngacmuesve të ndryshëm. Reflekset e kushtëzuara = janë aftësi që fiton organizmi gjatë jetës, për të kundërvepruar ose përgjigjur ndaj veprimit të ngacmuesve të ndryshëm.

Demonët kanë oreks të shfrenuar për seks

            Megjithëse të gjithëve na ka rënë në vesh fjala… demonë, ata nuk janë gjithmonë të njëjtë, ose më saktë çdo popull i përkufizon ndryshe. I vetmi tipar i përbashkët i tyre është… frika që të krijojnë. Sot, kam dëshirë t’ju flas për demonët e… gjumit që nganjëherë ngatërrohen me Duende-t e Spanjës, por dhe të ashtëquajturën Mora, shpirtin që perceptohet si një peshë mbi gjoks që të mban frymën dhe të mpin tërësisht. Këta lloj demonësh shquhen për orekse të shfrenuara seksuale. Demonët (meshkuj) përpiqen të joshin femrat gjatë kohës që ato flenë, duke u zgjuar instikte të egra erotike. Diçka e ngjashme ndodh edhe me Sukubët, të cilët dhe pse janë më të rrallë (korrespondenca numerike e Inkubëve me Sukubët është 9 me 1) janë kaq veprimtarë sa nuk mund ta përfytyroni… Demonët (femra), nga ana tjetër, ndezin po me të njëjtën lehtësi meshkujt e padyshimtë për t’u vjedhur spermën e çmuar si dhe për të kënaqur orekset e sëmura seksuale. Krijesat në fjalë kryejnë

FAKTORET E RIZKUT TE ATEROSKLEROZES

Faktoret e rezikut te atelosklerozes jane ata faktor prania e te cileve rrit rezikun per zhvillimin e semundjes kurse eleminimi i tyre e ul kete rrezik.Nder faktoret madhoor te aterosklerozes jane: 1.Dislipidemia Ka te beje me crregullimin e perdorimit te yndyrnave ne gjak.Yndyrat ne gjak transportohen te shoqeruara me proteina me komplexe lipoproteinike.Si pas densitetit dhe burimeve te tyre lipoproteinat ndodhen ne: a.Kilomikone--permbajne yndyra te thithura ne zorre. b.VLDL--jane lipoproteina me densitet shume te ulet dhe sintetizohen ne melqi nga yndyrat endogjene. c.LDL--jane lipoproteina me densitet te ulet. d.HDL--jane lipoproteina te cilat largojne kolesterolin nga indet dhe cojne ne melci. Sipas studimeve te sotme LDL eshe lipoproteine madhore atenogjene.Pasi ajo eshte transportusja kryesore e kolesterolit i cili eshte faktor kyq ne formimin e aterosklerozez. HDL--kur eshte ne nivel te larte mund te mbroje nga ateroskleroza pasi ajo largon kolesterolin

Hipertensioni

Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet. Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen normale atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose hipertension. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSh (Organizata botërore e shëndetësisë) vlerat normale të presionit arterial sistolik janë rreth 140 mmHg ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 90 mmHg. Diagnostikimi i hipertensionit është i komplikuar sepse ai varet edhe nga gjendja psikike e pacientit dhe ka vlera të ndryshueshme gjatë ditës. Shpesh shkaku i tij nuk është i përcaktueshëm dhe atëherë bëhet fjalë për hipertension esencial dhe mund të shfaqet edhe nga ndonjë defekt ose infeksion i ndonj

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more