Skip to main content

5 arsye pse duhet ta mbyllni Facebook-un

 

Të gjithë personat që janë ‘të varur’ pas Facebook-ut, duhet ta pranojnë, Facebook-u është një problem.

Të kesh një adresë në Facebook mund të jetë një gjë e mirë, pasi lidhesh me miqtë e tu që ndodhen afër dhe larg.

Por nga ana tjetër mund të jetë tepër e bezdisshme kur sheh postime të të tjerëve, jeta e të cilëve duket me e bukur se e jotja. Kështu që ne po ju japim disa arsye, që vërtetojnë se përse të mbyllësh një adresë në Facebook është një gjë e mirë.

Më tepër kohë për veten

Ideja për të mbyllur Facebook-un është gjëja e duhur për të bërë. Varësia ndaj këtij rrjeti social, bën që në çdo kohë e në çdo moment të jesh i varur pas manisë për të kontrolluar mesazhet, lajmet dhe komentet. Të mbyllësh një adresë në Facebook, do të thotë të kesh më tepër kohë për veten dhe për të tjerët.

Shpëton nga statuset ‘e lumtura’ të të tjerëve

Ajo që tek Facebook është pozitive, është mënyra për të të kujtuar mbi ditëlindjet e shokëve dhe shoqeve apo edhe kohën dhe datën e aktiviteteve të tjera me rëndësi. Por kur ti je duke punuar, dhe dikush poston foto dhe statuse me temë pushimesh dhe qejf, kjo nuk duket gjë e mirë. Një tjetër arsye pse të mbyllësh Facebook-un është një gjë e mirë, është se shpëton nga lajme të tilla.

Mund të jesh më produktiv

Të themi të drejtën, Facebook të merr kohë shumë. Nëse e llogarisni kohën që mund të shpenzoni me të, nga mëngjesi deri në darkë do të habiteni. Nëse e mbyll adresën në Facebook do të kesh mundësinë që të jesh më produktiv në angazhime të tjera, të lexosh një libër ose të stërvitesh.

Më tepër i pranishëm

Kur nuk mendon se si të përshkruash një moment tëndin në Facebook në një postim, gjatë kohës që ke dalë me shokët, mund të përjetosh më tepër atë moment. Ideja për të postuar gjithçka në Facebook, ku ndodhesh, çfarë po bën etj, të shkëput nga shijimi i momentit.

Do të kurohesh nga varësia pas Facebook-ut

A ka ndonjë rrugë për ta përdorur Facebook-un në një mënyrë më të shëndetshme për veten? Ju duhet ta gjeni këtë rrugë, dhe të mos krijoni varësi ndaj Facebook-ut.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more