Skip to main content

Njohje e shkurtër rreth cilësive të havarixhëve.

Shkëputur nga broshura me titull: "El Mesailul Muntekah min sifatil hauarixhil gula"

Broshurën e ka lexuar dijetari i madh Salih el Feuzan dhe Muhamed el Humejis.
Përkufizimi i havarixhëve:
Havarixh është shumësi i fjalës harixhij (i dalur) që do të thotë: Ai i cili ka hequr dorë nga bindja e prijësit të muslimanëve, duke shfaqur mosbindjen, kundërshtimin dhe duke ngritur krye ndaj tij. Ose në një peërkufizim tjetër: Havarixhët janeë ata që i konsiderojnë muslimanët kafira n.q.s. bëjnë gjynahe të medha si dhe dalin kundra prijësve muslimanë.

Si t’i njohim havarixhet?
Shejh Salih El Feuzani thotë: N.q.s. shfaq mosbindjen dhe ngre krye ndaj prijësve musliman ose i konsideron muslimanët jobesimtarë, n.q.s. bëjnë gjynahe që nuk e arrijne gradën e shirkut ose e aprovon dhe e sheh si te saktë rrugën e havarixhëve, ose e bën të lejuar gjakun e muslimanëve (vrasjen e tyre) në emër të xhihadit ose në emër të ndryshimit të së keqes. Ky sekt i humbur njihet me disa emra: Hauarixh, Harurijjeh, Mukeffirah, Nasibeh, Marikah, Ehlu Nehrauan.
Cilësitë e tyre:
1. “Ata janë te rinj në moshë” siç e transmeton këtë hadith Buhariu me nr 5057.
2. “Ata janë mendjelehtë” siç e transmeton Buhariu me nr. 5057.
3. “Ata flasin me fjalët e krijesës më të mirë” (me hadithet e Profetit alejhi salatu ue selam). Siç e transmeton Buhariu me nr. 5057
4. “Nuk e kalon besimi i tyre fytin e tyre” (Nuk deperton besimi në zemrat e tyre), e transmeton Buhariu me nr. 5057
5. “Ata dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku dhe nuk kthehen më në të” transmeton Muslimi me nr. 2496 dhe në transmetimin e Buhariut me nr. 5058 thuhet: “dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku.” Dhe në një hadith tjetër të Buhariut me nr. 5057: “dalin nga islami”
6. Ata kanë dobësi në të kuptuarit e fesë së Allahut, prandaj ata janë popull që e lexojnë Kuranin por nuk e kalon fytin e tyre (pra nuk e kuptojnë Kuranin dhe nuk depërton neë zemrat e tyre) siç transmetohet tek Buhariu me nr. 5058, dhe 6934 si dhe tek Muslimi me nr. 2455 dhe 2469. Në një transmetim të Muslimit me nr. 2470: “E lexojnë Kuranin me gjuhët e tyre dhe nuk e kalon gropën e fytit.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ata mendojnë se është (Kurani) argument për ta, por në të vërtetë është kundra tyre.” Suneh Ibn Ebi Asim nr. 916 dhe Muslim 2467.
Në një transmetim tjetër: “Ftojnë tek libri i Allahut por nuk u takon asgjë nga Allahu i Lartësuar.” Suneh Ibn Ebi Asim 941.
Ibn Abasi thotë: Ata janë që nuk i besojnë ajeteve të qarta dhe humbasin duke pasuar ato të paqartat të cilave nuk ua di komentin e tyre vetem se Allahu i Lartësuar, ndërsa dijetarët thonë: Ne i kemi besuar atyre të paqartave. E transmeton kete fjale Axhuri ne librin e tij Esh Sheriah fq 28
7. Ata janë njerëz që përpiqen dhe bëjnë shumë adhurim, siç ka ardhur në hadith ku tha Profeti salallahu alejhi ue selem duke iu drejtuar sahabëve: “Namazi juaj në krahasim me namazin e tyre nuk është asgjë, agjerimi juaj në krahasim me agjerimin e tyre nuk është asgjë dhe leximi juaj (i Kuranit), në krahasim me leximin e tyre nuk është asgjë.” Transmeton Muslimi me nr. 2467.
Në një transmetim tjetër; “e nënçmoni namazin tuaj në krahasim me namazin e tyre.” Transmeton Muslimi me nr. 2455
Në një transmetim tjetër: “I nënçmoni veprat tuaja në krahasim me veprat e tyre.” Sherh Usul I’tikadi Ehlu Sunneh, vëll. 8 / 1231
8. “Ata janë krijesat më të keqija” transmeton Muslimi me nr.2469.
Imam Ahmed Ibn Hanbel thotë: “Havarixhët janë populli keq, nuk di teë ketë mbi tokë popull më të keq se ata.” Sunneh El Khalali nr. 110.
9. Nga shenjat e tyre është rruajtja e kokës siç transmetohet në Muslim nr. 2457, ndërsa në një transmetim tjetër tek Ebu Daudi 476: “shkulja e flokëve të shkurtër.”
10. “Ata vrasin besimtarët dhe i leënë adhuruesit e idhujve.”
Në një transmetim tjetër: “ata vrasin muslimanet…” Transmeton Muslimi me nr. 2451
11. “Ata thellohen shumë në çeshtjet e fesë derisa dalin prej saj.” Sunneh Ibn ebi Asim nr. 930
12. Ata flasin kundër udhëheqësve të tyre musliman dhe i konsiderojnë ata të humbur.
13. “Ata ftojnë për tek libri i Allahut dhe nuk janë aspak prej Tij.”[1] Transmeton Ebu Daudi 4765
14. Ata nuk e njohin vendin dhe vlerën qe u takon dijetarëve dhe njerëzve me pozitë të lartë tek Allahu siç pretenduan havarixhet e parë se ata janë më të mirë se Aliu, Ibn Abasi dhe sahabët e tjerë.
15. Janë njerëz që bejnë adhurim të madh, aq sa çuditet kush i shikon dhe u hyn vetja në qejf, mashtrohen me vetvetet e tyre. Transmetohet në “Suneh” të Ibn Ebi Asim nr. 945.
Ibn Abasi thotë: Nuk kam parë popull që përpiqen në adhurim më shumë se ata, duart e tyre janë te ashpra si të ishin gjunjë të devesë (nga sexhdet e shumta) dhe në fytyrat e tyre shihen qartë shenjat e sexhdes. Ky transmetim gjendet në Mexhmeu Zeuaid vëll i 6/240
16. Ibn Umeri thotë: Ata i morën ajetet që kane zbritur për jobesimtarët dhe i përdoren për muslimanet. E transmeton këtë Buhari në kapitullin: Vrasja e hauarixheve dhe mulhidave pasi t’u ngrihet argumenti.
17. Ata dalin kunder njerëzve më të mirë.
18. Fjala e Allahut: “ka prej tyre që të ofendon ty në ndarjen e sadekase” ka zbritur për Abdullah bin Dhil Huejsirah i cili është origjina e havarixhëve. E transmeton Buhari me nr. 6933
19. “Nuk e kalon namazi fytin e tyre.” Transmeton Muslimi me nr. 2467
20. Shpërblimi i madh që merr ai që i lufton havarixhet.
Aliu thotë: “Sikur ta dijë ushtira që i lufton ata se çfarë shpërblimi është caktuar për ta nga gjuha e Profetit salallahu alejhi ue selam do linin çdo punë tjetër”. E transmeton Ebu Daudi me nr. 4678 dhe e ka saktesuar Albani.
Eshtë transmetuar se Profeti salallahu alejhi ue selam se ka theënë: “Lum për atë person që i lufton ata dhe vritet prej tyre.” Transmeton Ebu Daudi me nr. 4765 (dhe e saktesoi Albani) dhe imam Ahmed në Musned me n.r 19172.
Ebu Umame thotë: “Ata janë të vrarët më të keqinj nën këtë qiell dhe të vrarët më të mirë jane ata që vriten prej tyre.” E transmeton Ibn Maxhe me nr. 167.
21. Ata derdhin gjakun e ndaluar (gjakun e tyre me vetvrasje dhe gjakun e të tjerëve duke i vrarë ata), siç transmetohet tek Muslimi me nr. 246.
22. Aliu radijallahu anhu thotë: “Ata janë që shqiptojnë fjalë të vërteta me gjuhët e tyre por nuk e kalon këtë - dhe bëri me shenjë tek fyti- ata janë ndër krijesat më të urryera tek Allahu (ka për qëllim me fjalë të vërtetë kur thanë: Nuk ka gjykim tjetër përveç gjykimit të Allahut. Siç ka ardhur në një fjalë tjetër madheshtore të Aliut: Ajo eshte fjale e vërtetë me të cilën kanë për qëllim diçka të kotë.)
23. Ata janë të parët të cilet kanë dalur jashte xhematit të muslimanëve, duke i konsideruar ata kafira. Mexhmua Fetaua shejhul Islam Ibnu Tejmije vëll 3 fq. 349 dhe vëll 7 fq. 279
24. Ata janë që në zemrat e tyre kanë devijim (zejg) siç thuhet ne komentin e ajetit: “Sa u perket atyre që në zemrat e tyre kanë devijim pasojnë ato të paqartat për te shkaktuar trazira gjoja se po kërkojnë komentin e tyre.” dhe ajetit: “Thuaj a t’iu lajmërojmë për me të dështuarit në veprat e tyre? Ata jane të cilet u jane asgjesuar veprat e tyre qe ne jeten e kesaj bote e megjithate ata mendojne se jane duke bere vepra të mira.“ Këto ajete i përfshijnë havarixhet. Shiko hadithin 22313 ne musnedin e Imam Ahmedit.
25. Ata i konsiderojne muslimanët jobesimtarë nëse bejnë gjynah dhe thonë se me këtë gjynah del nga besimi dhe hyn ne kufër.[2]
26. Ata thonë se kush bën gjynahe të mëdha do jetë përgjithmonë në zjarr.[3]
27. Ata e shohin detyrë kryengritjen ndaj prijesit musliman n.q.s. kundërshton sunetin.[4]
28. Ata janë njerëzit që më së shumti e përdorin kijasin.[5](Përdorimi i tepërt i kijasit vihet re tek këta të kohës se fundit, kurse havrixhet e parë e përdornin pak. Të parët e tyre më shumë kanë humbur nga keqkuptimi i teksteve të sheriatit dhe moskthimi i tyre tek dijetarët.)
29. Ata thonë: Është detyrë të luftohet prijësi dhe kushdo që është i kënaqur me sundimin dhe gjykimin e tij, ndërsa kush e kundërshton prijësin ose nuk është i kënaqur me gjykimin e tij nuk lejohet të luftohet përveç se nëse e ndihmon dhe përkrah prijësin ose flet kundra rrugës së havarixhëve.[6]
30. Ata nuk e ruajnë shenjtërinë e vendit dhe kohës. Siç ka ndodhur nga Karamitah e të tjerë deri në ditën e sotme.[7]
31. “Sa herë që shfaqet briri i tyre, pritet” siç e transmeton Ibn Maxheh me nr. 174.[8]
32. Ata nuk e shohin të saktë sundimin (pushtetin ) e prijësit zullumqar.
33. Ata kapen pas ajeteve kuranore duke kuptuar prej tyre atë që nuk është për qëllim dhe duke u nisur nga ky parim e konsiderojnë si të mundshme që pejgamberët të bëjnë gjynahe të vogla dhe të medha. Argumentohen në këtë pikë me ajetin kuranor: “Ne të dhamë ty fitore të madhe ashtu që t’i falë Allahu ty gjynahet e para dhe të mbramet.” Pra tek ata mundet që pejgamberi të bëjë gjynahe të mëdha apo kufër dhe pastaj të pendohet.[9]
34. Ata e refuzojne sunetin (hadithin) n.q.s. nuk ka ajet të qartë që e përkrah atë. Shejhul Islam Ibn Tejmije thotë: “Ata nuk marin prej sunetit veçse çfarë është e sqaruar (nëKuran). Ndërsa nëse suneti bie në kundërshtim me Kuranin nga ana e jashtme (në pamje të parë) atëherë nuk pranohet. (Kundërshtim sipas pretendimit te tyre pasi në të vërtetë nuk ka përplasje dhe mospërputhje mes Kuranit dhe sunetit, ngase të dyja janë shpallje nga Allahu i Gjithdijshmi i Urti) prandaj ata nuk e shohin të saktë gjykimin e gurëzimit të imoralit (pas martese) dhe as caktimin e masës (vleres) të cilën po e vodhi hajduti i pritet dora.”[10]
35. Ata u presin rrugën njerëzve dhe derdhin gjakun pa të drejtë.[11]
36. Nuk ka pasur në mesin e havarixhëve të parë asnje sahabë. Transmeton el Hakim në Mustedrak vëll. 2 fq. 150.
37. Ata kanë shumë mosmarrveshje mes tyre prandaj dhe degët e tyrë janë të shumta, biles luftojnë mes tyre. Të vërtetën ka thënë Allahu në ajetin kuranor: “e sikur te ishte ky Kuran nga dikush tjeter perveç Allahut do gjenin ne te kunderthenie, mosperputhje te shumta.”[12]
38. “Ata janë qentë e banorëve të zjarrit.” ndërsa në një transmetim tjetër: “Ata janë qentë e zjarrit të xhehennemit.”[13]
39. Ata shfaqen sikur po urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja dhe i përdorin argumentet e urdhërimit për të mirë e ndalimit nga e keqja për të lejuar kryengritjen ndaj prijësave musliman dhe luftimin e kundërshtarëve.[14]
40. Ata përdorin terma të dijës dhe fjalë të dijetareve (më qellim mashtrimin e njerëzve).
Muhamed bin Hasen thotë: Kush e shikon një nga havarixhët që del kundra prijësit të muslimanëve (qoftë ai prijës i drejtë apo zullumqar) dhe mbledh grup rreth tij, zhvesh shpatën e tij dhe e bën të lejuar vrasjen e muslimanëve, mos të mashtrohet nga leximi që ata i bëjnë Kuranit, as nga koha e gjatë e faljes, as nga agjërimi i shumtë as nga fjalët e mira në dije (në termat dhe çështjet fetare) përderisa rruga e tij ështërruga e havarixhëve.”[15]
41. Disa prej tyre e konsiderojne si gjë të mundshme që Pejgamberi salallahu alejhi ue selem të bëjë padrejtësi, siç transmetohet tek Buhariu me nr. 6933. (ka për qëllim hadithin e Dhul Huejsirah, personi i cili i tha Profetit: O Muhamed, mbaj drejtesi sepse nuk po mban drejtësi. Profeti salallahu alejhi ue selam i tha: “Mjerë per ty, kush është ai që mban drejtësi po nuk mbajta unë drejtësi.” Pastaj lajmëroi se do të dalin nga pasuesit e këtij personi dhe lloji i tij havarixhët me cilësitë e tyre të përshkruara.[16]
42. Ata argumentohen me ajetet e qortimit dhe kërcënimit duke i lënë pas shpine ajetet e premtimit dhe përgëzimit.
43. Ka prej tyre që dyshon dhe mundohet të hedhë poshte ngjarje historike të vërteta.[17]
44. Ata thërrrasin për analfabetizëm dhe lënien e shkollimit (arsimimit) duke pretenduar se nuk mund të këtë bashkim mes dijeve fetare dhe dijeve të dobishme të dynjasë.[18]
45. Ata thërrasin për t’u larguar nga shoqëria muslimane duke i braktisur shkollat, institutet, universitetet, punët në institucionet shtetërore dhe banimin me muslimanët. (Biles e konsiderojne këtë gjë të domosdoshme për të qenë musliman i vërtetë).[19]
46. Ata e shohin ixhman (konsensusin e të gjithë dijetarëve për një çëeshtje) si të pavlefshëm biles ka disa prej tyre që e konsiderojnë kafir ate i cili e shikon ixhamn si argument të vlefshem.[20]
47. Ka prej tyre që shajnë dhe i ofendojnë sahabët dhe nuk i pranojnë fjalët e tyre. (p.sh. shajnë Aliun, Ebu Musa el Eshari, Amru bin As etj). [21]
48. Ata kundërshtojnë dhe hedhin poshtë mendimin e dijetarëve të cilët e kane lejuar taklidin për muslimanin e thjeshtë që është xhahil (nuk ka dije) dhe për nxënësin fillestar, duke pretenduar se taklidi në këtë rast është shkak që çon në kufër dhe në humbjen e shtetit islam.[22]
49. Ata vrasin veten në sulmet vetvrasëse duke u bazuar në dyshime të kota.
50. Ata nuk kanë edukatë, respekt për dijetarët, i ofendojnë, i emërtojnë me lloj-lloj llagapesh, mundohen t’ua ulin vlerën dhe t’i nxisin njerëzit kundra tyre.

Mblodhi dhe përgatiti: Adil el Feridan
Përktheu dhe përshtati: Shuajb Rexha


[1] Është per qellim se ata mundohen te argumentohen me ajete kuranore por gabojne ne menyren e te argumentimit me te
[2] Shiko shpjegimin e akides Tahauije fq. 298 me recensim të Ahmed Shakir.
[3] Shpjegimi i akides Tahauije fq. 360.
[4] Shiko librin: el Milel ue Nihal vëll 1 fq. 115
[5] Shiko el Milel ue Nihal vëll. 1 fq. 116
[6] Kete e shohim te praktikuar sot kur hauarixhet e bejne te lejuar te vriten policet te cilet ruajne rendin dhe sigurine sepse perkrahin dhe ndihmojne prijesin
[7] Ka per qellim vrasjet qe bejne hauarixhet ne vendet e shenjta Mekke dhe Medine apo ne kohet e shenjta siç jane kater muajt e shenjte ne te cilet ndalohet lufta apo ne muajin e ramazanit apo ne festat e bajrameve siç ndodhi psh ne vitin 1424H (2003) diten e fiter bajramit ku u munduan te bejne shperthim por nuk ia arriten apo siç ndodhi diten e Arafatit 1424H (2004) ne qytetin e Rijadit ku u vrane gjashte police. Apo siç u munduan ne Mekke te orgazinojne atentate dhe shperthime te cilat perfunduan me shkembim zjarri dhe vrasjen e dy policeve, po ashtu shkembim zjarri ka pasur njehere dhe ne Medine. I permendem keto raste per te bere te qarte se atyre nuk iu intereson shejnteria e muslimanit apo e koheve dhe vendeve te shenjta
[8] dmth qe ata shfaqen kohe pas kohe dhe luftohen derisa te shuhet fitneja e tyre pastaj shfaqen perseri
[9] Shiko librin: el Hauarixh, akijdetun ue fikrun ue felsefetun fq. 54.
[10] Shiko Mexhmua Fetaua vëll13 fq. 48
[11] Transmetohet kjo fjalë nga Aisha tek Mustedrak el Hakim vëll. 2 fq. 153 dhe Mexhmeu Zeuaid vëll. 6 fq. 236
[12] Nisa 82. shiko librin el Hauarixh akisdetun ue fikrun ue felsefetun fq. 55 – 56 dhe fq. 68.
[13] shiko librin Sherh Usul I’tikad Ehlus-Sunneh vëll. 8 / 1232.
[14] Shiko librin esh-Sheriah fq 22.
[15] Shiko librin esh-Sheriah
[16] Shiko librin Mexhmua Fetaua vellimi 19 fq73.
[17] Shiko librin: Dirasetun anil Firak ue tarihil Muslimin fq. 133.
[18] Shiko librin Dirasetun anil firak ue tarihil Muslimin, fq. 134
[19] Shiko librin Dirasetun anil firak ue tarihil Muslimin fq. 137.
[20] Shiko librin Dirasetun anil firak ue tarihil Muslimin fq. 143.
[21] Dirasetun anil firak ue tarihil Muslimin fq. 144
[22] Dirasetun anil firak ue tarihil Muslimin fq. 146-147.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more