Skip to main content

Posts

Rragata e hoxhallarëve!

Mos marrëveshjet për organizimin e jetës fetare në Luginën e Preshevës mes hoxhallarëve janë një kohë bukur të gjatë. Polarizime të mëdha mes grupeve grupimeve. Pikëpamje prej ma të ndryshmëve. Vështrime të llojeve të veçanta. E shumë çka tjetër kanë ndikuar dhe tani po ndikojnë që këto mos marrëveshje jo që të pakësohen e të stopohen, por me këtë mendësi bajraktarizmi e vetëpëlqime, të krijohen hendeqe edhe më të mëdha. Sigurisht që shumë faktor kan ë ndikuar që të jetë kjo gjendje fare e palakueshme, me mjerime të njëpasnjëshme. Por e pa pranueshme me gjithë këto hoxhallarë me diploma e pa diploma, me mastera e doktorata të vazhdohet edhe më tutje me mendësi adoleshenti!! Kujtoj vitet e shkollës së mesme në medresenë Alauddin, nxënës nga Sanxhaku kanë mësuar aty, atje nuk ka pasur medrese. Ata nuk kanë pasur kuadër të mjaftueshëm të hoxhallarëve dhe për muajin e ramazanit medresantet shkonin atje. Tani ku është Sanxhaku, një kallaballëk institucione arsimore, medres

Kritikat që bëhen për udhëheqësit e vdekur

Kritikat që bëhen për udhëheqësit e vdekur, ato në të vërtetë bëhen për të gjallët që kanë marr në kohën e tanishme model botëkuptimet e tyre të mbrapshta. Mua më duket se me këtë veprim mëtohet t’i mëshohet qenit të ngordhur për t’i frikësuar qentë e gjallë, përndryshe çdo kritikë për njerëzit e vdekur drejtuar pikërisht atyre, njëmend do të ishte e kotë dhe fyese padyshim! Burimi: Iljasa Salihu

Mjaft mësuam, lë të fillojmë të doktorojmë!!!

Kishte doktoruar edhe Ragmi Mustafa, Kryetar i Komunës së Preshevës. Ky vërtetë duhet të jetë gjeni. Ta mbash mbi supe gjithë atë bjeshkë dertesh e hallesh të popullit dhe sërish të gjesh kohë për të bërë shkencë, njëmend është për t’u përshëndetur ky zell politik dhe shkencor. Madje se ky është gjeni patëm rastin ta shohim edhe me mbjelljen dhe çrrënjosjen e lapidarit në Preshevë. Ky siguroi se ai lapidar nuk do të hiqet. Nëse eventualisht hiqet, ai do të jepte dorëheqje të parevokueshme prej pozitës së kryetarit dhe se Komuna e Preshevës do të ndërpriste çdo marrëdhënie me Serbinë. Ndërsa ky gjeni në mënyrë gjeniale mashtroi pupullin “gjinihall”! Sot ky ende është kryetar, kryen marrëdhënie edhe me Serbinë ose ka marrëdhënie me Serbinë (problem sintaksor), si dhe tani është edhe doktor shkence. Nesër ky pas gjithë atij mali dështimesh e përçarjesh, do të bëhet një profesor i rruar, më falni i rryer, derisa natyrisht do të kënaqet së shituri mend atyre që nderojnë

Më mirë një sallatë shope, sesa një sallatë fjalësh

Deri kur disa hoxhallarë do të flasin pa asnjë rregull dhe deri kur do të vazhdoni ta thoni të vërtetën në kohën dhe mënyrën e gabuar? Unë mendoj se shumë thirrësve Islam i duhet fillimisht një kurs dy vjetor për mësimin e gjuhës shqipe, sepse në këtë gjuhë po mundohen ta kumtojnë të vërtetën, pastaj edhe nja dy vjet tjera për mësimin dhe zhvillimin e artit të ligjërimit dhe të bërjes debat, sepse vërtetë shkretuat si është më së keqi. Gjuhën dhe kulturën arabe (ndërsa jo atë Islame) e keni mishëruar shumë keq me gjuhën shqipe dhe me sokëllimat që rëndom i shkojnë përshtati gjuhës së bukur arabe, por jo edhe asaj shqipe. Mjaft më përfituat nam prej skandaleve. Mediat pise këtë janë duke e pritur nga ju! Të vërteten thonë, por kujdes se ky popull ka probleme me shkronjën A, ndërsa shoh se disa ligjërojnë për të kuptuarit e shkronjës ZH. Vërtetë unë kam përfituar shumë prej gjithë hoxhallarve, Allahu i shpërbleftë, por ndiej nevojë që edhe hoxhallarët tashmë të përfitoj

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more