Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Tregime

Më tha dhe i thash...

Më tha : Ti je musliman, apo? I thash: Po. Musliman e krenar bile! Më tha: Ishalla s'je prej atyne "terroristeve", "ekstremistave"! I thash: Ti je shqiptar, apo? Më tha: Po. Shqiptar e krenar bile! I thash: Ishalla nuk je si Enveri Më tha: Pse? Që ka qenë ai i keq, nuk d.m.th që krejt jemi të kqinjë! I thash: Eh, që dikush e bënë një budallaki, nuk dmth që krejt muslimanët jemi terrorista! Më tha: Po, ama ju keni mjekra si ata! I thash: Po, edhe ti je i rrujtëm si Enveri?! Më tha: Jo, po, ..... nao, .... ! I thash:Selam alejkum ! (huazuar) Burimi: Valdet Kamberi

FJALA E MIRË ËSHTË SADAKA!!

Një i ri kaloi përreth një të varfrit, lypës, dhe u ndal pran tij që t'i jep diçka nga të hollat. Mirëpo, kur e vëndoi dorën në xhepat e tij ... e vërejti se e ka harruar kuletën në shtëpi ... Nga kjo gjendje u turpërua dhe i kërkoi falje të varfrit duke i thënë: Kërkoj falje, o prindi im!! E harrova kuletën në shtëpi dhe me lejen e Allahut kur të kthehem do t'i marr të hollat me vete dhe do të vijë tek ti. Njeriu i varfër ia kthehu: Më fal, o biri im! Ti më dhurove më shumë se të gjithë!! I riu u habit! Mirëpo, o prindi im, unë nuk të dhashë asgjë!! I varfri i tha: Ti kur më kërkove falje, mu drejtove me fjalën, o prindi im!! Këtë fjalë nuk e kam dëgjuar nga askush! Kjo fjalë te unë është më e larta dhe është më e shtrenjta. "Fjala e mirë është sadaka". Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Nje mesuese shume e bukur qe nuk u martua kurre……Pse???

Nje mesuese ne nje shkolle vazhdimisht shqetesohej nga pyetjet e kolegeve te saja …pse nuk martohesh…ti je shume e bukur…c’te pengon te martohesh etj…? Nje dite, mesuesja vendosi t’u tregoje shkakun pse nuk martohej. Fillon refimin e saj: Ne lagjen time jetonte nje grua e cila kishte lindur 5 vajza ndersa burri i saj e kishte kercnuar ate duke i thene se nese lind edhe te 6-ten vajze, ai do ta divorconte ate. Dhe vertete, femiu i gjashte ishte vajze. Pasi lindi vajza e gjaste, babai merr foshnjen dhe pas namazit te Jacise e vendos te dera e xhamise, kur shkoi ne namazin e Sabahut foshnja ende qendronte aty, nuk e kishte mare njeri. E mori dhe e coi ne shtepi. Cdo nate pas jacie e vendoste te xhamia por ne mengjes perseri e gjente aty. Kaluan 7 dite ne kete gjendje. Nena e gjore vazhdimisht lutej per vajzen e braktisur nga babai zemergure… Burri merzitet nga kjo gjendje dhe e con vajzen ne sh tepi ndersa nena gezohet tejmase kur e sheh vajzen ne shtepi. Kaloi nje kohe

Mos lejo që humbja e shpresës të fshijë ëndrrat tua

Një profesor në fakultet nxori 500 Euro dhe pyeti studentët: “Kush e dëshiron këtë para?”Shumica e studentëve ngritën duart. Profesori tha: “Do t’ia jap njërit nga ju, por pasi ta palos e zhubravis .Përsëri pyeti: “Kush e dëshiron këtë?”Duart përsëri u ngritën.”Por çfarë do të bëni nëse e bëj kështu?” E hodhi në tokë dhe filloi ta shkelë me këmbë, duke e njollosur, pastaj mori 500 Euron e ndrydhur, të përlyer, të shkelur dhe përsëri i pyeti : “A e dëshiron përsëri dikush nga ju këtë 500 Euro?”Përsëri të gjithë ngritën duart.Atëherë profesori tha: “Mendoj se tani keni mësuar diçka të rëndësishme”. Çfarë do që bëra me këtë 500 Euro ju përsëri e dëshironi sepse nuk e ka humbur vlerën e saj, edhe pas ndrydhjes edhe pas shkeljes mbetet përsëri 500 Euro”. Kështu edhe ne, ndonjëherë demoralizohemi, gjunjëzohemi, ndrydhemi për shkak të gabimeve, veprimeve të këqija, përvojave të ithta, vështirësive, dhe atëherë mendojmë se e kemi humbur vlerën tonë.Mos lejo që humbja e shpresës të fshijë

8 GENJESHTRAT E NENES TIME...

Nëna ime jo gjithmonë e ka thënë të vërtetën… më ka gënjyer tetë herë në momentet e rëndësishme të jetës! Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalë i vetëm në një familje të varfër… aq të varfër saqë nuk kishim ushqimin e mjaftueshëm. Nëna gjithmonë pjesën e saj të pjatës e hidhte në pjatën time duke thënë: “Ha biri im, unë nuk jam e uritur”… KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E PARË. Kur u rrita pak, nëna ime pasi përfundonte punët e shtëpisë, shkonte te lumi që gjendej afër shtëpisë, duke shpresuar se do të zinte ndonjë peshk, që unë të kisha ushqim të shëndetshëm. Nje dite arriti te zinte dy peshq. Nxitoi në shtëpi dhe i përgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parë se unë e shijova shume peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj në pjatën time duke thënë: “Biri im, ja edhe këtë peshk timin, sepse ti e di që unë nuk e dua peshkun”… KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E DYTË. Koha kalonte dhe erdhi momenti që unë të hyja në shkollë. Nëna hyri si shitëse te një t

Thirr në celularin e Zotit tënd

Një vajzë e zbuluar po ecte në qendrën tregtare “Fejsalijeh” në Rijad. Kaloi pranë saj një djalë i udhëzuar dhe e këshilloi duke i thënë asaj: “Sikur të të vijë në këtë moment meleku i vdekjes çdo të bëje?” Ia ktheu djaloshit me trimëri: “Thirr në celularin e Zotit tënd që të ma sjellë melekun e vdekjes!” Djaloshi thotë: “U frikësova nga fjalët e këqija të saj, u dridha, ika dhe ndjeva sikur e gjithë qendra tregtare do të binte mbi ne.” Papritmas, po dëgjoheshin të bërtiturat dhe britmat e njerëzve, dhe u ktheva e pashë se ata ishin mbledhur rreth një vajze dhe po qanin e bërtisnin. Kur ja, vërejta se ajo vajzë ishte e njëjta që kisha këshilluar më herët. Shfrytëzova rastin dhe u tregova se ç`kishte ndodhur mes meje dhe asaj, dhe të gjitha ato që më kishte thënë, kurse të pranishmit filluan të qajnë dhe të dalin nga qendra tregtare. O Allah, më mundëso të kem përfundim të mirë, na mëshiro në dynja dhe ahiret dhe na shpëto nga zjarri i Xhehennemit! O Allah, fali të gjithë të vdek

Bleu një copë mishi…

Rrugës për në shtëpi bleu një copë mishi, dhe ndërkohë, hyri në xhami për të falur namazin e edhe mishin e kishte me vete. E la afër vetes derisa të falej, dhe pasi mbaroi namazi e mori dhe shkoi në shtëpi.   Gruaja e mori për ta përgaditur, e vendosi në zjarr dhe pas një kohe, duke menduar se është bërë gati, ajo vërejti se mishi nuk kishte ndryshuar asgjë, sikur të ishte i freskët dhe sikur të mos e kishte vendosur fare në zjarr. E lajmëroi bashkëshortin e saj për atë që kishte ndodhur dhe ai kujtoi se kishte bërë gabim duke hyrë në xhami teksa bartte me vete edhe mishin e blerë.   Shkoi tek imami i xhamisë për ta pyetur për këtë, mos ndoshta kishte bërë ndonjë gabim që kishte hyrë në xhami me qese mishi.   Por, hoxha iu përgjigj: “E kam lutur Allahun në namaz që mos ta kap zjarri atë që gjendet në xhami.” Urime për atë që atë natë është falur në xhami me atë imam! O Allahu ynë, bëje zjarrin haram për trupat tanë dhe trupat e prindërve tanë, qofshin të gjallë apo t

Një gjynah e bën të pendohet

HISTORI PENDIMI Një gjynah e bën të pendohet Një njeriu të devotshëm iu kerkua të rrëfente momentin më të rëndësishëm të jetës së tij...momentin në të cilin ai filloj të praktikojë mësimet e Islamit...dhe përgjigja e tij ishte: -Kur isha i ri në moshë unë bëja shumë gjynahe,në çdo moment që do të më mundësohej kjo gjë.Një dite pashe një grua të bukur,mbase gruaja më e bukur që kisha parë ndonjëherë në jetën time.I tunduar nga ajo pamje u drejtova drejt saj.Ajo mu duk nervoze megjithate mendova se ajo do te plotesonte deshirat e mia per nje shume te konsiderueshme parash.Ajo mu afrua duke u dridhur dhe ne momentin qe qendroi para meje ishte e terrorizuar.Ne ate moment me erdhi keq per te dhe i thashe:Mos u frikeso,une nuk do te bej keq! Por fjalet e mia nuk e hoqen friken nga syte e saj...madje situata u perkeqesua.Ajo filloi te dridhej ashtu si gjethet e palmes dridhen nga era. -Me trego historine tende-i thashe Ajo tha:"Te betohem per Allahun qe asnjehere me pare nuk e kam

Bashkëshortja e devotshme nuk është vetëm e drejtë jotja, por ajo është pjesë e fëmijës tënd

Bashkëshortja e devotshme nuk është vetëm e drejtë jotja, por ajo është pjesë e fëmijës tënd. Një njeri hyri tek Omer ibni El-Hatabi – prijësi i besimtarëve – dhe i tha: O prijës i besimtarëve, biri im nuk më respekton. Pasi erdhi biri i tij, Omeri i tha: O biri im, pse nuk e respekton babanë tënd? I tha Omerit: O prijës i besimtarëve, Pejgamberi a.s. ka urdhëruar dhe ka thënë: "Kujdesuni se ku e hidhni farën tuaj". E zgjodhi për mua nënën të shëmtuar, të zezë, të nënçmuar, të huaj dhe e cila nuk i dallon të mirën nga e keqja, pastaj më lindi mua prej saj, me të nënçmohem para shokëve; Pejgamberi na urdhëroi që fëmijëve t'ua mësojmë Kuranin, dashurinë ndaj Allahut dhe dashurinë ndaj të dërguarit, babai im nuk ma mësoi Kuranin. Pejgamberi a.s. na ka urdhëruar që fëmijët tanë t'i emërojmë me emra të bukur, ndërsa babai im më ka emëruar "Xhuranen", ndërsa unë me të nënçmohem para shokëve të mi, Omeri – Allahu qoftë i kënaqur me të – i shikoi b

Xhenneti është pa pagesë, ndërsa Xhehennemi paguhet?

Një njeri i tha birit të tij: "Biri im, a e din që Xhenneti është pa pagesë, ndërsa Xhehennemi paguhet? Djali i tha :" Si është e mundur kjo baba?!" Ai iu përgjigj: "Zjarri paguhet për shkak se.. -Kush luan bixhoz paguan! -Kush pin Alkool paguan! -Kush pin duhan paguan! -Kush dëgjon muzikë paguan! Ndërsa Xhenneti biri im është pa pagesë! Kush falet, asgjë nuk paguan, Kush agjëron, asgjë nuk paguan, Kush bën dua, asgjë nuk paguan, E njejtë është edhe me ata që bëjnë istigfar edhe ata nuk paguajnë. Pra mos e paguaj Xhehennemin me dorën tënde. Burimi: Adem Ramadani  

Tregimi- Gjarpri

DOMETHËNËSE.. Thotë njëri: Hyra me nënën time në një dyqan kafshësh. Më pëlqeu shumë një gjarpër. E pyeta shitësin, se sa kushtonte, e më tha 500 xhunejh (para të Egjiptit). Nëna ime më tha: "Ec, ec, se për aq kohë sa ti nuk falesh, do të t'vijë në varr një i tillë falas." Burimi: Ahmed Kalaja

STERILITETI ( Tregim interesant )

STERILITETI ( Tregim interesant ) Pas 4 vite martesë, njerëzit filluan të flasin për martesën tonë. Nuk po kanë fëmijë, a thua tek kush është defekti? Askush nuk e dinte, gjersa shkuan në spital për t’u kontrolluar ai dhe bashkëshortja e tij. Rezultatet treguan se gruaja është sterile, ndërsa burri është i shëndoshë. Hyri mjeku dhe tha : gruaja jote nuk lindë, është e sëmurë. Burri tha: të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, e pastaj e falënderojmë Allahun. Burri i thotë mjekut, po e thërras gruan time, por thuaji asaj se defekti është tek unë e jo tek ajo, dhe kështu u morën vesh me njëri-tjetrin. E mori gruan dhe hynë së bashku te mjeku. Mjeku ia priti duke i thënë : “ Burri juaj është steril”, dhe nuk ka shpresë për shërim, përveç shërimit nga ana e Allahut. Burri tha: të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, dhe filloi t’ i shfaqë shenjat e mërzisë, e njëkohësisht edhe pajtimit me caktimin e Allahut. U kthyen në shtëpi dhe nuk shkuan shumë ditë u pë

MA REZERVO NJE VEND PER ... !!

Ne nje veture, ishin disa udhetare. Te gjithe ishin meshkuj, me perjashtim te nje femre, e cila ishte gjysmelakuriqe, kishte veshur rroba te shkurtera dhe te tejdukshme. Brenda vetures ishte qete. Por, këtë qetesi e prishi zeri i nje hoxhe me mjekerr, i cili i pa keta ne makine dhe filloi t'i fliste kesaj femre qe te kete frike Allahun dhe t'i mbulonte pjeset e zhveshura te trupit saj. Por, sikur shejtani te fliste neper gjuhen e saj, ne vend se te perkujtohej nga keto fjale te hoxhes, ajo e merr celularin e vete, ia ofroi atë hoxhes dhe i tha: - " Ja, merre celularin tim dhe thuaj Zotit që qysh tani te ma rezervoj nje vend ne Xhehenem !!! " Kur shoferi i degjoi këto fjale, u hidherua, e ndali veturen dhe i nxorri jashte te gjithe pasagjeret, por… U befasuan që të gjithe kur pane se vajza kishte mbetur e vdekur ne veture !! Po, kishte mbetur e vdekur per te shkuar atje ku kishte kerkuar para pak çastesh ... Asnjehere mos u kreno me mekatin q

Lima e pergjakur

Ate dite Ademi do te dilte te bente pazarin.U ngrit heret e shkoi ne treg.Te gjitha gjerat qe mori,i futi te trasta e vogel e psonisjes.Po as qe i shkoi ndermend se lima qe qe kish blere bashke me sende te tjera,mund te shponte paketen ku ishin mbeshtjelle melcite.Kur erdhi ne shtepi,nxorri nga canta limen me maje te mprehte.E la te dera qe ti'a lante pastaj gjakun qe kishte siper.Kur u kthye,pa nje mace qe e kish terhequr era e melcive dhe po e lepinte limen. C'ishte e cuditshme,ne vend qe gjaku mbi lime te pakesohej,shtohej!Dhe macja lepinte gjithe qejf gjakun e fresket! Kur e kuptoi si qendronte puna,Ademit i erdhi shume keq per macen e gjore.Pist,pist e perzuri. Kurse macja e shihte gjithe inat Ademin qe i qe bere pengese.E gjora,nuk e kuptonte se lima i kish prere gjuhen e se gjaku qe lepinte,ishte gjaku i vet. Kur Ademi ia tregoi te atit c'kishte ndodhur,ai qeshi. -Disa njerez jane si ajo macka jote,more bir!Nuk e kuptojne se e keqja qe bejne,i dem

“SHERONI TE SËMURIT ME LEMOSHË!”

Ky është një tregim shumë i cuditshëm, të cilit nuk mund t’i besoj përvec besimtarit, i cili beson në atë që ka zbritur Allahu dhe në thëniet e të dërguarit të tij, alejhi selam. Tregon një vëlla musliman, nga qyteti Harimlau, vend ky afër kryeqytetit të Rijadit, se një grua nga po i njëjti vend vuante nga sëmundja e kancerit – Allahu na ruajt nga kjo sëmundje- n daj dhe për t’u kujdesur për nevojat e saj, kishte punësuar një shërbëtore nga Indonezia e largët. Kjo grua shquhej për moralin dhe sjelljet e saja të shkëlqyeshme. Pas një jave të arritjes se shërbëtores në Jordan, pronarja e shtëpisë kishte vërejtur se shërbëtorja sa herë që hynë në banjo, qendron kohë të gjatë, gjë jo e zakonshme dhe këtë e përsëriste disa herë. Disa herë e kishte pyetur për arsyen e qendrimit të saj të gjatë në banjo, me pas ajo kishte filluar të qajë me dënesë, dhe kur e pyeti për shkakun se përse qanë? Ishte përgjigjur: kam lindur një djal para 20 ditëve, dhe kur kam marrë telefonatë

Telefoni celular

  Ra zilja e celularit dhe djaloshi u përgjigj: -Alo. Kur ja u dëgjua një zë vajze i bukur, e pyeste për gjendjen e tij se si ishte, ndërsa ai nuk po e njihte zërin e vajzës. Djaloshi e pyeti: - Më falni, po kush jeni ju?!...- Vajza iu përgjigj: - Unë jam një vajzë e bukur, e pasur dhe nga një familje e njohur. Unë dëshiroj të njihem me ty…- Djaloshi heshti për një çast e pastaj i tha: - Po celulari përgjohet!...- Ajo e çuditur pyeti: - Nga kush? Përgjohet nga kompania ku punon?- Ai iu përgjigj: - Jo. - A përgjohet nga shërbimi sekret…?- Ai iu përgjigj: -Jo. - Përgjohet nga policia? Ai iu përgjigj: - Jo. Bisedën e dëgjon Allahu, që nuk ka tjetër si Ai. Për momentin vajza e mbylli linjën dhe këtë nuk e përsëriti më asnjëherë. Vallë sa duhen respektuar ata djelmosha, që e ruajnë fenë e Allahut dhe nuk i thyejnë ligjet e Tij. ------------------------------ - Përshtati: Valdet Kamberi

Mësuesi e pyeti nxënësin e tij

- Mësuesi e pyeti nxënësin e tij: Me çka merret nëna jote? - Nxënësi nuk u përgjigj, heshti! - Mësuesi e pyeti edhe një herë: Me çka merret nëna jote, o ti filan? - Nxënësi heshti dhe nuk iu përgjigj. - Mësuesi i irrituar i bërtiti nxënësit... Shiko më shumë

BABAI IM, PSE NUK E FAL NAMAZIN E SABAHUT?!

Një ditë nga ditët mësuesi gjatë orës së mësimit filloi të flet për namazin, e në veçanti për vlerën dhe rëndësinë e namazit të sabahut. Fjalimi i mësuesit ishte shumë prekës dhe ishte një mesazh i rëndësishëm për çunat që i mësonte të klasës së tretë të shkollës fillore. Në mesin e atyre çunave gjendej një çun, i cili u ndikua shumë nga fjalimi i mësuesit të tij. Ai më herët asnjëherë nuk e kishte falur namazin e sabahut, as ai e as familja e tij!! Kur u kthye në shtëpi, filloi të mendon për të nesërmen, se si të zgjohet për namazin e sabahut!? Mendoi, mendoi dhe në fund nuk gjeti asnjë zgjidhje tjetër, përveç se tanë natën të mos flenë dhe ta pret kohën e namazit të sabahut! Dhe me të vërtet, e realizoi atë që e mendoi!! Kur e dëgjoi ezanin, doli nga shtëpia dhe u nis drejt xhamisë për ta falur namazin e sabahut, mirëpo rrugës i doli një problem?! Xhamia ishte shumë larg dhe frikohej të shkon i vetëm. Nga mërzia filloi të qan dhe u ul para dere, kur në ato momente

Ngjarje e vërtetë në Gjermani

Shejh Muhamed Hasani thotë: Në njërën nga vizitat e mia në Gjermani, erdhi një motër gjermane që të pranonte Islamin. I thashë: "E nderuar, para se te shqiptosh shehadetin (deshminë), dëshiroj të të pyes: Cili eshte shkaku i pranimit të Islamit nga ana jote, derisa gjendja e muslimanëve nuk gëzon askënd?" Më dha një pergjigje shumë të çuditshme. Tha: "O vëllai im, e pranova Islamin sepse është fe e nderit". I thashë: "Unë e di që Islami është fe e nderit, por çfarë ke për qëllim ti me këtë ndershmëri të Islamit?" Më tregoi një tregim të çuditshëm. Tha: "Isha në një shëtitje në Holandë dhe pashë një grumbull shumë të madh njerezish në një mejdan të hapur, dëgjova zhurmë, britma dhe zëra. U afrova dhe pashë në atë grumbull që një mashkull po bënte marrëdhënie me një femër në prezencën e njerëzve! Tha: "Menjëherë i telefonova një shoqes sime muslimane gjermane dhe i thashë: "Në Islam a mund ta bëjë mashkulli një vepër të shë

HOXHA DHE I DEHURI !!

Nje dite, gjere sa Hoxha ishte duke dalur prej xhamise, e sheh nje te dehur me shishe te alkoolit ne dore duke ecur para xhamise, e i thote: - " Ma jep ate shishe te alkoolit ! " - Cfare te duhet shishja ime o hoxhe, ti sapo dole nga xhamia ?! " - " Dua t'a zbrazi ne brendesi te xhamise " - i thote Hoxha ! - " Ti a nuk i frikesohesh Zotit be Hoxhe, si mund t'a derdhesh alkoolin ne shtepi te Zotit ?! Une sa e sa vite e pije alkoolin, por kur nuk me ka shkuar ne mendje ta beje nje te keqe si kjo. Ty nuk t'a jap shishen time. Une i frikesohem Zotit " - i thote i dehuri ! Hoxha, kete kerkonte te degjonte nga i dehuri, pastaj i thote atij: - " Ti bre burre, nuk paske guxim t'a zbrazesh nje shishe me alkool ne Xhami, qe eshte nje ndertese e ndertuar nga dora e njeriut, atehere, si ke guxim t'a derdhesh ate felliqesire te quajtur - alkool ne trupin tende qe Allahu e krijoi per t'a lartesuar dhe adhuruar Ate

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more