Skip to main content

8 GENJESHTRAT E NENES TIME...



Nëna ime jo gjithmonë e ka thënë të vërtetën… më ka gënjyer tetë herë në momentet e rëndësishme të jetës! Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalë i vetëm në një familje të varfër… aq të varfër saqë nuk kishim ushqimin e mjaftueshëm. Nëna gjithmonë pjesën e saj të pjatës e hidhte në pjatën time duke thënë: “Ha biri im, unë nuk jam e uritur”… KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E PARË. Kur u rrita pak, nëna ime pasi përfundonte punët e shtëpisë, shkonte te lumi që gjendej afër shtëpisë, duke shpresuar se do të zinte ndonjë peshk, që unë të kisha ushqim të shëndetshëm. Nje dite arriti te zinte dy peshq. Nxitoi në shtëpi dhe i përgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parë se unë e shijova shume peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj në pjatën time duke thënë: “Biri im, ja edhe këtë peshk timin, sepse ti e di që unë nuk e dua peshkun”… KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E DYTË. Koha kalonte dhe erdhi momenti që unë të hyja në shkollë. Nëna hyri si shitëse te një tregtar i pasur. Një natë të ftohtë dhe me shi, nëna u vonua më tepër në punë. I brengosur dola nga shtëpia ta kërkoja. E vërejta duke ardhur me një torbë të rëndë të rrobave në dorë. E thirra: “Nënë, eja në shtëpi, është vonë dhe ftohtë.” Ajo buzëqeshi dhe tha: “Biri im, unë nuk jam e lodhur”… KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E TRETË. Erdhi koha e provimeve të shkollës. Edhe pse ishte vapë e madhe, ajo dëshiroi të vinte me mua në shkollë. Hyra në shkollë, ndërsa ajo mbeti duke pritur në oborrin e shkollës. Kur përfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo më priti me përqafim amënor, mbushur me dashuri dhe mëshirë. Në dorë mbante një lëng të ftohtë që e kishte blerë për mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokën dhe vërejta atë, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotën duke thënë: “Nënë, pi edhe ti pak”, ndërsa ajo tha: “Biri im, vetëm ti pije, unë nuk kam etje”… KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E KATËRT. Pas vdekjes së babait tim, nëna jetoi një jetë të vështirë si e vejë. Jeta ishte vështirësuar, dhe shumë shpesh ishim të uritur. Fqinjët kur panë që gjendja jonë ishte e papërballueshme, këshilluan nënën, e cila ishte ende e re, të martohej me dikë që do ta ndihmonte. Mirëpo, nëna ime refuzoi këtë këshillë duke thënë: “Unë nuk kam nevojë për dashuri”… KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E PESTË. Pasi përfundova fakultetin, hyra në një punë me pagë të mirë në një firmë dhe vendosa ta marr përsipër kujdesin e shtëpisë. Shëndeti i nënës ishte dobësuar, e nuk mundi më tej të punonte, unë ndava pjesën nga paga ime dhe ia dhashë asaj, ndërsa ajo i refuzoi duke thënë: “Biri im, ruaji të hollat, unë kam mjaft për vete”… KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E GJASHTË. Vazhdova shkollimin e mëtejmë e paga ime u rrit edhe më shumë. Firma gjermane më ofroi një punë të mirë në Gjermani. U gëzova pa masë dhe fillova të ëndërroja për jetën e re të lumtur. E ftova nënën të vinte të jetojë me mua, por ajo refuzoi duke më thënë: “Biri im, unë nuk jam mësuar me jetë luksoze”… KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E SHTATË. Koha kalonte, nëna ishte plakur dhe shumë shpejtë u sëmur nga karcinomi malinj. Në ato momente në mes meje dhe nënës sime të dashur ishin shumë shtete. I nevojitej përkujdesja e dikujt. I lashë të gjitha dhe u ktheva në shtëpi. Nënën e gjeta në shtrat. Kur më pa, u mundua të buzëqesh. Zemra m’u copëtua……. Nuk ishte më ajo nëna që e kam njohur… Lotët më shkonin rrëke nëpër fytyrën time, por edhe tani ajo u mundua të më ngushëllojë duke thënë: “Biri im, mos qaj, unë nuk kam dhembje!”… KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E TETË. Pasi që tha këto fjalë, mbylli sytë dhe më nuk i hapi kurrë. Secilit që ka humbur nënën e tij të dashur, e këshilloj: GJITHMONE KUJTO SE SA KA SAKRIFIKUAR AJO PER TY!
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more