Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shkrime nga Ag Apolloni

Vdekja e lexuesit

VDEKJA E LEXUESIT Para afër dyzet vjetësh Roland Barthes, duke lexuar “Sarrazinin” e Balzakut, e kumtoi vdekjen e autorit në letërsi: “lindja e lexuesit duhet të kushtojë me vdekjen e autorit”. Por, po të pajtohemi me poststrukturalistin Jacques Derrida se nuk ekziston asgjë jashtë tekstit, do të shohim që edhe lexuesi ka vdekur. Le të bëhemi pjesë e kortezhit në këtë funeral, duke e analizuar tregimin më të shkurtër në botë! Ag APOLLONI Mënyra epike e rrëfimit, që nga fillimi e deri sot, ka sjellë zakonisht vepra voluminoze. Zakonisht në veprat epike janë rrëfyer ngjarje të mëdha dhe histori të gjata. Të tilla janë, për shembull, epet e Homerit, sagat skandinave, romani “Lufta dhe Paqja”. Novela si një formë më e vogël dhe më e thjeshtë se romani zakonisht nuk i ngatërron linjat e rrëfimit dhe përqendrohet në një personazh ose në historinë e një personazhi. Ndërsa tregimi, si një formë më e vogël se novela, siç dihet nuk paraqet ndonjë histori të gjatë, por një moment kul

Shkurt e shqip, apo shkel e shko

Shkurt e shqip, apo shkel e shko Edicioni i gjashtë i festivalit “Nine Eleven”, pos problemeve të shumta organizative, ka shfaqur edhe një problem serioz: mosnjohjen e narratologjisë filmike nga ana e filmbërësve. Ky problem bipolar, i organizatorëve dhe i pjesëmarrësve, ka qenë njollë që e ka mbuluar fytyrën e festivalit Ag APOLLONI Filmat shfaqen në kinema, shfaqjet teatrale në teatër. Por, filmat e Festivalit Gjithëkombëtar të Filmit të Shkurtër Artistik, “Nine Eleven”, shfaqen në teatër, në një pëlhurë që mjafton të jetë e bardhë dhe me një teknikë që ka paksa probleme vizuale, si pasojë e zmadhimit të fotografisë, si dhe probleme auditive për kushedi çfarë arsyesh. Problemet auditive filluan me hapjen e festivalit, kur bateristi Babuka, pavarësisht lojës së bukur, na i prishi timpanet e veshëve duke i goditur “tupanat” e tij, pikërisht për shkaqe teknike. Katalogu konfuz Po ashtu edhe katalogu i festivalit me moton “Shkurt e shqip”, në vend se të jetë udhëzues

Nga Pearl Harbor deri tek Obama

Nga Pearl Harbor deri tek Obama - shkrim nga Ag Apolloni  Laureati i Pulitzerit dhe kandidati i Nobelit, këngëtari Bob Dylan me albumin e lansuar këtë vit ka bërë një provokim, duke filluar nga ballina që paraqet dy meshkuj që puthen e deri te tekstet që himnizojnë dashurinë dhe shajnë politikën Ag APOLLONI “Unë jam lindur më 1941, vitin e bombardimit të Pearl Harbor – dhe qysh atëherë kam jetuar në një botë të errësirës. Por duket se tash gjërat po ndryshojnë”, ka thënë këngëtari i hitit “Gjërat kanë ndryshuar”, menjëherë pasi janë publikuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit në SHBA. Albumi më i ri i tij quhet “Together through life” dhe ka relacione intertekstuale me poezinë “Kur lexoj Pushtimin e Famës” të poetit Walt Whitman. Ky relacion ka edhe një shpjegim kontekstual: këtë album që paraqet në ballinë dy djem që puthen, Dylani e lanson pak ditë pas mosaprovimit të martesave gay në California, duke huazuar titullin nga poeti homoseksual, Walt Whitman. Këtë CD të përbë

“Jeta e re” - një dashuri dhe shtatë faje

“Jeta e re” - një dashuri dhe shtatë faje Para gjashtëdhjetë vjetësh Esad Mekuli i dha jetë revistës “Jeta e re”. Ndërsa, pas një pauze nga viti 2006, këtë muaj doli numri jubilar për gjashtëdhjetë vjetorin e kësaj reviste, duke dhënë kështu shenja për riaktivizimin e saj Ag APOLLONI “Jeta e re”, revistë me status kulturor - dikur dhe me status letrar - tash, sapo ka dalë nga shtypi. Ky numër jubilar (60-vjetori i revistës) është përgatitur nga Ali D. Jasiqi (kryeredaktor) dhe Halil Haxhosaj e Jonuz Fetahaj (anëtarë redaksie). Iniciativa e tyre për të shënuar përvjetorin e kësaj reviste është për t’u lavdëruar, sepse është udhëhequr nga dashuria (!) përa ta ngjallë revistën, ndërsa mënyra sesi e kanë përgatitur këtë revistë është për t’u qortuar, sepse redaksia ka bërë shtatë faje të pafalshme. Nga një revistë prestigjioze ku, siç thuhet në parathënie, “të gjithë emrat e shquar të letërsisë shqipe në ish-Jugosllavi e ushtruan dhe e zhvilluan talentin e tyre”, “Jeta e re” m

Zezaku i bardhë

            66-vjetori i ikonës së rokut                                                                              Zezaku i bardhë Eric Clapton, autor i disa megahiteve të rokut, zot i kitarës, i nderuar tri herë me yll në “Rock and Roll Hall of Fame”, herë Mexhnun e herë Don Zhuan, sot, pas afër 50 vjet karrierë muzikore, përfundimisht vlerësohet si ikona e muzikës rok Ag APOLLONI Me shumë hite muzikore, me disa martesa, me mbi një mijë të dashura, skandale dhe tragjedi mbrapa, kjo është odisejada e ikonës së rokut, Eric Clapton, i cili nga kritika është cilësuar si këngëtar i bardhë me shpirt zezaku, ngaqë rrënjët e artit të tij janë te muzika bluz të cilën ai e ka praktikuar dhe studiuar gjatë gjithë jetës. Madje dy albume të tij, “From the crudle” (1994) dhe “Me and Mr. Johnson” (2004), janë albume të realizuar me mjeshtri sipas standardeve të shkollës së vjetër, kurse në albumet tjera ka një bluz më të avancuar. Ai është këngëtar me një nostalgji të theksuar

This is it: Michael Jackson- shkrim nga Ag Apolloni

This is it: Michael Jackson- shkrim nga Ag Apolloni Skena madhështore ku kombinohen teatri dhe filmi, njerëz që performojnë të magjepsur nga prania e idhullit të tyre, publiku që pret me padurim datën e koncertit, prova rraskapitëse e, mbi të gjitha, prania e Mbretit të Popit, duke bërë më të mirën e mundshme, atë që vetëm ai di ta bëjë. Kjo është ajo që quhet “This is it” Ag APOLLONI  “This is it!”(Kjo është ajo!), shprehet i ngazëllyer njëri nga valltarët e përzgjedhur për koncertin e ardhshëm të ikonës së tij Michael Jackson, duke u munduar t’i përmbajë lotët dhe duke mos gjetur fjalë për ta përshkruar atë që ndjente. “This is it!”, thotë Michael Jackson para publikut londinez teksa shikon sesi e adhurojnë. “This is it!”, përdoret edhe herë të tjera për të treguar diçka të papërshkrueshme, ashtu siç janë edhe këngët dhe performansat e këtij këngëtari, i cili synonte të kthehej vetëm edhe një herë i jashtëzakonshëm ashtu siç kishte qenë gjithmonë. Mes të gjallëve dhe

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more