Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Opinione

Aq shumë vidhemi si qytetar, saqë idenë nuk e kemi o fshatarë të ndershëm

Iljasa Salihu Vidhemi në çdo anë dhe prej çdo skaji. Vidhemi përgjatë pagesës së rrymës. Çmimi i naftës në bursat e Londrës bie, por jo edhe këtu. Pastaj, bie pak, por vetëm pasi të fillon të rritet atje çmimi, për t'ju përshtatur kështu rritjes së çmimit me kohë. Vidhemi me rastin e shpërndarjes së mjeteve buxhetore, por nuk harrohet askush me rastin e arkëtimit të këtyre mjeteve. Vidhemi përgjatë pagimit të tarifës rrugore. Përpos që janë çmimet e lartë për këto tarifa, ato shtëpiza janë edhe të shpeshta, gjë që harxhojmë karburant; ndal e nis veturën panevojshëm. Jo rastësisht nuk i heqin ato shtëpiza kultivuese të krimit ekonomik, ku para disa javësh desh e theu qafen një ish emigrant, tashmë bari delesh. Mbase e zuri një flluskë haku! Vidhemi edhe me rastin e shpërndarjes së dividentes që bëhet prej telekompanive. Vidhemi edhe me rastin e pagimit të tatimit për radiodifuzion, sepse nuk na shërbehen materiale të mjaftueshme që do të ishin në interes të pop

Ata që lexojnë me sy zhbirues dhe me mendje pjellore flasin edhe për librat e autorëve tjerë

Ata që lexojnë me sy zhbirues dhe me mendje pjellore flasin edhe për librat e autorëve tjerë Njeriu sa më shumë ta njeh fenë, aq më madhështore e sheh dhe e kupton atë, njëherësh aq të paditur e sheh veten në zgrip të këtij deti që as me dylbi nuk i shihet bregu dhe priret drejt një nderimi të veçantë të dijetarëve, duke e hapur kështu dritaren e frymëzimit për të lexuar sa më tepër libra të fesë dhe të shkencës, ngaqë bindet se njëra pa tjetrën është e çalë dhe e paplotësuar . Mbrëmë pata fatin dhe kënaqësinë që për dy orë ta dëgjoja Jusuf Zimeri n, i cili e bëri një shpjegim dhe komentim të thekur të librit ‘’Libri i pastërtisë’’ libër ky i shkruar me penë nga imam Kuduriu para 1000 vjetëve, që njëherësh lihet të kuptohet se sa të varfër jemi sot, ani pse pandehim se kemi shkuar shumë larg. Pas një përqendrimi të thellë në këtë ligjëratë, mendja më thoshte se sa gjëra paskam menduar se i paskam ditur, por në të vërtetë vetëm paskam menduar se i paskam ditur! Po ashtu

Kundërthënie të tmerrshme

Shok i dashur, ti mund ta kesh emrin edhe Musa, por nuk mund të më bindësh se nuk je pasues i Faraonit. Edhe ti që flet sikurse unë shqip, mund ta kesh emrin Ibrahim, por assesi të më bindësh se nuk je duke e ndjekur Nemrudin. Po ti i dashur Adem, përse me kaq kryeneçësi mëton të shkosh hapave të Iblisit. Ani sa më neveritë Ejubi, kur dëgjoj se si kukatë si qyqe vetëm se i paskësh rënë gripi. Sa shumë që më vjen keq për Muhamedin, kur shoh seç është duke e pasur Ebu Xhehlin! Me gjasë, prindërit a gjyshërit e tyre i kanë fajet. Kishin menduar se burra do të bëheshin si këta të ndershmit, mirëpo ata lëre se nuk u bën fare burra, por ndoqën edhe hapat e armiqve, të cilët ishin në armiqësi të thellë me këta të Dërguar të Zotit! Burimi: Iljasa Salihu  

Përgjegjësia

Votuesi ka të drejtë dhe duhet të kërkojë përgjegjësi prej të votuarit. Pavarësisht nëse i votuari gjendet në pushtet apo në opozitë. Votëmarrësi mbanë përgjegj ësi ndaj votëdhënësit, edhe pse më së shumti mbanë përgjegjësi ai që gjendet në pushtet, mirëpo assesi nuk është i liruar prej përgjegjësisë ai që është në opozitë. Fatkeqësisht, në trojet shqiptare, shumica e opozitarëve merren me mallkim ndaj atyre që nuk ia dhanë votat dhe fare nuk çajnë kokën për ata që i votuan. Prandaj, në mungesë të një opozite që mbanë përgjegjësi ndaj votuesve dhe punon me mish e me shpirt që të bie pushteti keqbërës, pushtetet mynxyrë po zgjasin me dekada.   Iljasa Salihu

Fabrika për prodhimin e arkivoleve

Në një shtet ku shumëkush për gjithçka përgjohet, atëherë në atë shtet nuk kemi asgjë përpos frikës dhe përpjekjes për nënshtrim. Ky shtet është një fabrikë për prodhimin e arkivoleve, ku një ditë më të mirin do ta rregullojë për vetveten! Iljasa Salihu

Meqë gjykatat janë në shërbim të partisë

Meqë gjykatat janë në shërbim të partisë, atëherë si mendon të kërkosh drejtësi jashtë partisë, edhe pse vetë kërkimi i drejtësisë përmes partisë është një lloj padrejtësie e madhe? Në këtë sistem të mbrapshtë, ku kryetari i shtetit, kryetari i qeverisë, kryetari i gjykatave, drejtori i shërbimeve sekrete dhe kryetari i kuvendit janë në shërbim të njëri-tjetrit dhe jo në shërbim të qytetarëve, atëherë del se më lehtë është të jesh ateist, sesa jopartiak. Për mendimin tim është patriotizëm i pashoq të jetosh në kësi lloj shtetesh, ngaqë nga çasti në çast pritet të të kurthon dikush për ndonjë gjë, që as në ëndërr nuk do ta bëje! Iljasa Salihu

Është normale që...

#‎ realitet‬ Është normale që anija të lundron mbi ujë, por është fatkeqësi që uji të depërton në të. ***E njëjta është edhe me Dunjan*** Është normale të lundrosh në dunja por është fatkeqësi që dunjaja të depërton në ty. (përkthim) Burimi: Senad Ramadani  

Buzëqumështi dhe buzëduhanxhiu

Gjë e dhimbshme është çasti kur nëna vendosë ta ndajë fëmijën prej gjirit. Buzëqumështi kërkon të thithë qumësht prej gjirit që njëherësh i krijonte ngrohtësi t rupore dhe shpirtërore. Megjithatë, pas 24 muajve duhet ndarë dhe me shumë vështirësi fëmija pajtohet me këtë vendim të paqartë për atë buzëqumësht. Nëse ky fëmijë pajtohet me kalimin e kohës me këtë ndarje të dhimbshme, atëherë si paska mundësi që duhanpirësi të mos ketë mundësi të largohet a ndahet prej pirjes së duhanit? Mundet, jam 100 për qind i sigurt, por mungon vullneti, imani i fortë dhe vetëdija! Burimi: Iljasa Salihu  

Kjo dita e Valentinit doemos është shpikje komerciale

Kjo dita e Valentinit doemos është shpikje komerciale, për me përfitue prej çokollatave, kartolinave, drekave, darkave e qebesa edhe ndoj xhevahiri të çmueshëm, por është e paimagjinueshme jeta e bukur pa plot dashni rreth vetes, edhe kur krejt tjerat na mungojnë. Prandej, sot i mbetet veç me e përmendë, por çdo ditë të jetës dueje atë që t'vjen me e dashtë, qashtu, me zemër, se ndryshe s'bahet. E nëse nuk din me dashtë, gjithqysh mësohu, sepse e shkretë është jeta, nëse vdes pa e vuejtë dashninë së paku nje herë. Hajt, duju tash. Çka po humb vakt këtu? Ose shko ngjyrose NEWBORN-in. Burimi: Fisnik Ismaili

Nuk po mund ta kuptoj motin dhe politikanët

Nuk po mund ta kuptoj motin dhe politikanët. Në mëngjes shumë ftohtë, në drekë pak ngrohet dhe në mbrëmje të mërdhinë. Madje habitem edhe me prognozuesit e moti t dhe analistët politik. Të gjithë e thonë atë që njëri e paskësh thënë, paçka se ajo mund të jetë tërësisht gabim. Eh ç’të bësh, kështu e paska ndjekja e turmës. Më saktë, kjo na qenka psikologjia e turmës. Shumica duartrokasin, sepse i dëgjojnë rrapëllimat e njërit dhe jo pse mund të jetë çasti i duhur për të duartrokitur. Kësaj i thonë, t’i duartrokasësh duartrokitjes dhe jo fjalimit të mençur! Burimi: Iljasa Salihu

Turp i madh për ata që thonë se...

Turp i madh për ata që thonë se veteranët shqiparë të luftës paskan vetëm dertin e punësimit dhe jo hallin e katandisjes së shqiparëve. Këta lëre se kanë këtë hall, por këta burra janë vetë halli, përmes të cilit kjo katandisjeje bëhet argument i fortë. Lehtë është të japësh mendim prej barkut të stërmbushur, ndaj edhe këto mendime më shumë janë jashtëqitjeje se sa diçka tjetër! Burimi: Iljasa Salihu  

Të protestosh për një dënim të padrejtë

Të protestosh për një dënim të padrejtë dhe pastaj të dënohesh për këtë protestë po ashtu me një dënim të padrejtë, është sikurse të kërcesh në liqen për ta shpëtuar njeriun që është në zgrip të ngulfatjes, por që fatkeqësisht në fund edhe ti të ngulfatesh së bashku me atë. Kësi lloj gjërash ndodhin vetëm në ujërat mashtrues, në thellësi të të cilave qëndron një rrymim i frikshëm që nuk shihet në syprinën e atij liqeni. Burimi: Iljasa Salihu  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more