Meqë gjykatat janë në shërbim të partisë, atëherë si mendon të kërkosh
drejtësi jashtë partisë, edhe pse vetë kërkimi i drejtësisë përmes
partisë është një lloj padrejtësie e
madhe? Në këtë sistem të mbrapshtë, ku kryetari i shtetit, kryetari i
qeverisë, kryetari i gjykatave, drejtori i shërbimeve sekrete dhe
kryetari i kuvendit janë në shërbim të njëri-tjetrit dhe jo në shërbim
të qytetarëve, atëherë del se më lehtë është të jesh ateist, sesa
jopartiak. Për mendimin tim është patriotizëm i pashoq të jetosh në kësi
lloj shtetesh, ngaqë nga çasti në çast pritet të të kurthon dikush për
ndonjë gjë, që as në ëndërr nuk do ta bëje! Iljasa Salihu
Lexo edhe:
loading...
Lexo edhe: