Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Opinione

Meqë gjykatat janë në shërbim të partisë

Meqë gjykatat janë në shërbim të partisë, atëherë si mendon të kërkosh drejtësi jashtë partisë, edhe pse vetë kërkimi i drejtësisë përmes partisë është një lloj padrejtësie e madhe? Në këtë sistem të mbrapshtë, ku kryetari i shtetit, kryetari i qeverisë, kryetari i gjykatave, drejtori i shërbimeve sekrete dhe kryetari i kuvendit janë në shërbim të njëri-tjetrit dhe jo në shërbim të qytetarëve, atëherë del se më lehtë është të jesh ateist, sesa jopartiak. Për mendimin tim është patriotizëm i pashoq të jetosh në kësi lloj shtetesh, ngaqë nga çasti në çast pritet të të kurthon dikush për ndonjë gjë, që as në ëndërr nuk do ta bëje! Iljasa Salihu

Është normale që...

#‎ realitet‬ Është normale që anija të lundron mbi ujë, por është fatkeqësi që uji të depërton në të. ***E njëjta është edhe me Dunjan*** Është normale të lundrosh në dunja por është fatkeqësi që dunjaja të depërton në ty. (përkthim) Burimi: Senad Ramadani  

Buzëqumështi dhe buzëduhanxhiu

Gjë e dhimbshme është çasti kur nëna vendosë ta ndajë fëmijën prej gjirit. Buzëqumështi kërkon të thithë qumësht prej gjirit që njëherësh i krijonte ngrohtësi t rupore dhe shpirtërore. Megjithatë, pas 24 muajve duhet ndarë dhe me shumë vështirësi fëmija pajtohet me këtë vendim të paqartë për atë buzëqumësht. Nëse ky fëmijë pajtohet me kalimin e kohës me këtë ndarje të dhimbshme, atëherë si paska mundësi që duhanpirësi të mos ketë mundësi të largohet a ndahet prej pirjes së duhanit? Mundet, jam 100 për qind i sigurt, por mungon vullneti, imani i fortë dhe vetëdija! Burimi: Iljasa Salihu  

Kjo dita e Valentinit doemos është shpikje komerciale

Kjo dita e Valentinit doemos është shpikje komerciale, për me përfitue prej çokollatave, kartolinave, drekave, darkave e qebesa edhe ndoj xhevahiri të çmueshëm, por është e paimagjinueshme jeta e bukur pa plot dashni rreth vetes, edhe kur krejt tjerat na mungojnë. Prandej, sot i mbetet veç me e përmendë, por çdo ditë të jetës dueje atë që t'vjen me e dashtë, qashtu, me zemër, se ndryshe s'bahet. E nëse nuk din me dashtë, gjithqysh mësohu, sepse e shkretë është jeta, nëse vdes pa e vuejtë dashninë së paku nje herë. Hajt, duju tash. Çka po humb vakt këtu? Ose shko ngjyrose NEWBORN-in. Burimi: Fisnik Ismaili

Nuk po mund ta kuptoj motin dhe politikanët

Nuk po mund ta kuptoj motin dhe politikanët. Në mëngjes shumë ftohtë, në drekë pak ngrohet dhe në mbrëmje të mërdhinë. Madje habitem edhe me prognozuesit e moti t dhe analistët politik. Të gjithë e thonë atë që njëri e paskësh thënë, paçka se ajo mund të jetë tërësisht gabim. Eh ç’të bësh, kështu e paska ndjekja e turmës. Më saktë, kjo na qenka psikologjia e turmës. Shumica duartrokasin, sepse i dëgjojnë rrapëllimat e njërit dhe jo pse mund të jetë çasti i duhur për të duartrokitur. Kësaj i thonë, t’i duartrokasësh duartrokitjes dhe jo fjalimit të mençur! Burimi: Iljasa Salihu

Turp i madh për ata që thonë se...

Turp i madh për ata që thonë se veteranët shqiparë të luftës paskan vetëm dertin e punësimit dhe jo hallin e katandisjes së shqiparëve. Këta lëre se kanë këtë hall, por këta burra janë vetë halli, përmes të cilit kjo katandisjeje bëhet argument i fortë. Lehtë është të japësh mendim prej barkut të stërmbushur, ndaj edhe këto mendime më shumë janë jashtëqitjeje se sa diçka tjetër! Burimi: Iljasa Salihu  

Të protestosh për një dënim të padrejtë

Të protestosh për një dënim të padrejtë dhe pastaj të dënohesh për këtë protestë po ashtu me një dënim të padrejtë, është sikurse të kërcesh në liqen për ta shpëtuar njeriun që është në zgrip të ngulfatjes, por që fatkeqësisht në fund edhe ti të ngulfatesh së bashku me atë. Kësi lloj gjërash ndodhin vetëm në ujërat mashtrues, në thellësi të të cilave qëndron një rrymim i frikshëm që nuk shihet në syprinën e atij liqeni. Burimi: Iljasa Salihu  

Një përballje me pasqyrën tonë

Nuk ka humbje më të madhe se sa t’i përkasësh fesë që aq shumë e përuron, përdëfton dhe e kultivon moralin, sjelljen e mirë, dëlirësinë, çiltërsinë, pastërtinë, tolerancën, këshillën, paqen, turpin, diturinë, mirëpo në përditshmëri të jesh njeri që nuk të honeps dot dhe nuk të duron askush. Sikur të jesh një derr mali të ikin njerëzit prej teje. Sikur të jesh një daulle e shqyer, njerëzit i vënë duart tyre në veshë, sepse nuk mund ta dëgjojnë g urrën e sharjeve rutinore që del prej një goje që në thelb duhet të jetë e praruar. Sa keq kur të largohet dikush për shkak të erës së qelbur që lëshojnë goja dhe çorapet e tua. Bota më duket se përmbyset kur sheh injorancën të strukur në mbretërinë e atij që aq shumë qe urdhëruar të lexojë e mësojë. Patjetër myslimanët duhet ta pyesin veten se përse janë mysliman? Çka në të vërtetë ngërthen feja islame? Sa janë mysliman? A janë mysliman? Vetëm pas kësaj përballjeje me vetveten, unë mendoj se do të mund t’i shohim bulëzat e

Në Kosovë papunësia do të ulet dukshëm

Në Kosovë papunësia do të ulet dukshëm, mbase ka gjasa që të zhduket prore. Të gjithë do të punojnë. Nuk do të ketë të papunë, ngaqë të papunët do të ikin prej Kosovës, kurse të punësuarit edhe pse shumë pak në numër, do të rrinë në Kosovë, mbase do ta kenë shumë të vështirë t’i shërbejnë dhe t’i shesin produktet, ngaqë fuqia konsumatore do të jetë shumë e dobët si rrjedhojë e numrit të vogël të popullësisë në Kosovë. Kryesorja, nuk do të ketë të papunë, ani pse mund të mos ketë edhe Kosovë! Burimi: Iljasa Salihu  

Sqarim : Kohët e fundit kanë filluar që shkrimet e mia të lexohet ndryshe

Sqarim Kohët e fundit kanë filluar që shkrimet e mia të lexohet ndryshe. Gjoja se unë me anë të shkrimeve mëtuakam arritjen e ndonjë pozicioni partiak dhe politik. Me këtë nuk dua të them se mëkat është të merresh me polikë. Assesi, dikush duhet të merret, sidomos ata që e shohin veten se janë për një gjë të tillë, porse duke mos e vendosur interesin e tyre vetjak përpara atij kolektiv! Madje unë provova të merrem me polikë, por shpejt e pashë se nuk jam për politikë dhe se politika nuk është rrobë që mua më shkon për shtati. Kjo nuk do të thotë se unë betohem se kurrë nuk do të merrem me polikë, por ajo që shihet, tregon qartë se arma më dobiprurëse për mua është shkrimi dhe studimi, ndonjë veprimtari shoqërore, si dhe puna e rregullt që e bëj. Kjo përzgjedhje për të funksionuar dhe frymuar si njeri nuk është aspak e lehtë, sepse përmes shkrimit unë synoj mirëqenien e shoqërisë. Kjo nuk mund të bëhet pa i kritikuar dhe këshilluar politikanët të cilët janë të fuqishëm n

Pse ca intelektualë shqetësohen për Ahmetin, dhe jo për MONSTRëN E SOPOTIN?

Pse ca intelektualë shqetësohen për Ahmetin, dhe jo për MONSTRëN E SOPOTIN? Shkruan: Fejzi Hajdari Si kuptojë këta disa intelektualë, që aq shumë shqetësohen për figurën e Ali Ahmetit sot kur është aksidentuar (që është shumë njerëzore dhe humane. Edhe unë të njëjtën e bëra kur dëgjova lajmin e hidhur). Por, më habit një fakt tjetër, pse ata s'u dhimbsën dhe nuk shfaqën shqetësim absolut dje kur ndodhi rasti gjyqësor MONSTRA, pse s'u shqetësuan aspak kur rriheshin cdo ditë nxënësit shqiptarë përtej Urës së Gurit, pse nuk ngritën zërin kur ndodhi RADISHANI, SOPOTI, ENCIKLOPEDIA, pse s'u shqetësuan, kur dje me metoda fashiste, digjej pasuria e shqiptarëve në "Gjorce..." e cila për qëllim kishte dëbimin e shqiptarëve nga zona "përtej Vardarit". Kjo sjellje, në mos servilizëm, mua me duket si dyfytyrësi, dhe veprim joparimor. Më falni zotrinj të respektuar, por pse jeta e Ali Ahmetit na qenka më e vlefshme se sa e njerëzve që pësuan nga ra

Marrëveshje e Ohrit mund të jetë duke u rrezitur diku brigjeve të Liqenit të Ohrit

Nëse fëmijëve i thua çdo ditë, çdo muaj e çdo vjet që të mësojnë e të mos lazdrohen, apo nëse shokut ia përsëritë çdo muaj e çdo vit të njëjtën këshillë, ndikimi do të jetë e kundërta e asaj që thuhet. Këshilla e mirë, por e përsëritshme s’di sa herë, drejtuar të njëjtit njeri, në të njëjtën mënyrë dhe për të njëjtën gjë, s’do mend se bëhet bajate, madje fillon edhe të urrehet. Ngjashëm është bërë puna edhe me Marrëveshjen e Ohrit. Ajo është bërë një metaforë folklorike dhe monotone. Ndoshta edhe nuk kanë çfarë ndërmendje dhe këshilla t’i japin palës maqedonase dhe duan që përmes kësaj metafore ta kalojnë rendin e këshillave. Kështu që, secili funksionar i lartë shqiptar që po vjen në Maqedoni për vizitë, të njëjtën porosi po e jep. Unë nuk e di se sa ata dinë për këtë marrëveshje. Unë nuk e di se përse ata nuk merren me vërejtje konkrete në aspekt të trajtimit dhe faktorizimit të shqiptarëve të këtushëm. Unë dyshoj dukshëm në seriozitetin e tyre, sepse tashmë po i

Nuk duhet protestuar kundër Jabllanoviqit, por kundër jabllanoviqëve tanë

Nuk duhet protestuar kundër Jabllanoviqit, por kundër jabllanoviqëve tanë, të cilët mes tjerash flasin edhe shqip. Ku është Vlora Qitaku, që si një e prekur prej djallit para do kohësh u ngacmua me rastin e një ligjërate të një imami shqiptar, gjoja se i paska fyer gjitha femrat shqiptare. Ministri serb i “Kosovës dhe Metohisë” gjithë protestuesit shqiptar në Gjakovë i quajti egërsira dhe sërish shoqet e Vlorës dhe vetë Vlora dëshmuan se sikur të jenë egërsira tërbohen vetëm kur është fjala për ndonjë “gabim” të ndonjë shqiptari. Më vjen keq se armiku jemi bërë ne! Burimi: Iljasa Salihu  

Euro dhe frangu mund të barazvlerësohen, por jo edhe...

Euro dhe frangu mund të barazvlerësohen, por jo edhe Abdylhaqimi me Abdylmenafin, ani pse emrat e që të dyve fillojnë me "Abdyl"! Unë nuk mund të rrihem me Xhetlinë, ani pse ushtroj wing chun. Lëre se nuk mund, por as që vjen në shprehje kjo gjë, prandaj Abdylhaqimi nuk ka faj, por Abdylmenafi që ka pranuar një debat të tillë. Janë kategori aspak të përafërta. Të paktën pak të kishin qenë! Burimi: Iljasa Salihu  

Forcimi i dollarit amerikan kundrejt frangut

Forcimi i dollarit amerikan kundrejt frangut ka gëzuar mërgimtarët shqiptar, që jetojnë në Amerikë dhe ka hidhëruar poseduesit e frangut, të cilët duhet ta shkëmbejnë për raste të caktuara frangun me dollarin. Rënia e euros kundrejt frangut, dukshëm ka gëzuar mërgimtarët shqiptar, të cilët punojnë në Zvicër. Forcimi i frangut kundrejt euros ka hidhëruar ndërmarrjet zvicerane, sepse tashmë njerëzit do të jenë të prirë të blejnë mallra jashtë Zvicrës. Zvicrës do t’i pakësohen p aratë dhe do t’i grumbullohen mallrat. Me këtë sërish do të përfitojnë shtresat e mesme dhe ato të varfra, sepse grumbullimi i mallrave shoqërohet me ulje të çmimit. Me këtë rast Gjermanisë do t’i rritet sasia e shitjes së mallrave, gjë që do të gëzohen ndërmarrjet gjermane, sidomos ato ndërmarrje të cilat janë në gjendje të prodhojnë shumë, kurse do të hidhërohen në anën tjetër punëtorët dhe punonjësit që punojnë në Gjermani, të cilët kundrejt poseduesve të dollarit dhe të frangut do të jenë në gjen

Pikërisht në regjimet gjakatare lulja e quajtur Kadare mbinë brufullueshëm

Pikërisht në regjimet gjakatare lulja e quajtur Kadare mbinë brufullueshëm. Në kohën e komunizmit ai bëri emër dhe nam si shkrimtar, derisa në anën tjetër Lasgush Poradeci kishte thyer lapsin për të vdekur pastaj në një mjerim të paparë. Lasgushi kishte thënë më mirë do ta thyej lapsin se sa të shkruaj ashtu siç më thuhet a urdhërohet prej lartë. Në kohën kur Izraeli akuzohet prej shumëkujt për gjenocid ndaj popullit palestinez, Kadare merr çmim të rëndësishëm po prej këtij shteti, ani pse intelektuali dhe shkrimtari duhet të jetë zë i zëshëm i të përvuajturve dhe i atyre që i bëhet padrejtësi, pavarësisht përkatësisë së tyre racore, politike, kombëtare dhe fetare. Lus Zotin që kurrë të mos bëhem peng i çmimeve, sepse kjo do të ma garantonte nënçmimin, pikërisht atëherë kur do të kem nevojë të çmohem! Burimi: Iljasa Salihu  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more