Pikërisht në regjimet gjakatare lulja e quajtur Kadare mbinë
brufullueshëm. Në kohën e komunizmit ai bëri emër dhe nam si shkrimtar,
derisa në anën tjetër Lasgush Poradeci kishte thyer lapsin për të vdekur
pastaj në një mjerim të paparë. Lasgushi kishte thënë më mirë do ta
thyej lapsin se sa të shkruaj ashtu siç më thuhet a urdhërohet prej
lartë. Në kohën kur Izraeli akuzohet prej shumëkujt për gjenocid ndaj
popullit palestinez, Kadare merr çmim të rëndësishëm po prej këtij
shteti, ani pse intelektuali dhe shkrimtari duhet të jetë zë i zëshëm i
të përvuajturve dhe i atyre që i bëhet padrejtësi, pavarësisht
përkatësisë së tyre racore, politike, kombëtare dhe fetare. Lus Zotin që
kurrë të mos bëhem peng i çmimeve, sepse kjo do të ma garantonte
nënçmimin, pikërisht atëherë kur do të kem nevojë të çmohem!
Burimi:Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: