Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Mendime

Edhe pse ngadalë, disi u pajtuam, por të ndalet assesi nuk u pajtuam

Para një viti filloi rregullimi dhe pastrimi i rrugës në Llojan që përshkohej nga qendra e fshatit deri në kufirin e vdekur. Filluan dhe në çerek të rrjedhës së punimeve e lanë punën, për të mos e rifilluar deri më sot. Na dëshpëruan, kërkuam përgjigje, por ndërmarrja ndërtimore nisi të luaj tenis me përgjgijet tona. Para tre muajve filloi rregullimi dhe zgjerimi i rrugës që përshkohej nga hekurudha deri n ë fshatin Vaksincë, për të vazhduar në pjesën e dytë deri në qendër të fshatit Llojan. Sërish mbetëm me gishta në gojë! Këto ditë pamë të largohet makineria punuese, duke e ngulfatur kështu sërish një nismë. Vërtet qenka vështirë të kesh shtet e komunë dhe të mos dish se ku ta drejtosh hallin, sepse pastaj do të ballafaqohesh me lojën e tenisit, ku faji do të ketë trajtë topthi! Ec e thuaj në këtë gjendje dikujt se duhet të jemi besnik ndaj shtetit, sidomos për sa i përket pagesave të tatimeve të ndryshme. Burimi: Iljasa Salihu

Të thuash se nuk janë shqiptarët të korruptuar...

Të thuash se nuk janë shqiptarët të korruptuar, por sistemi është i korruptuar, është si të thuash nuk janë lavire laviret, por shtëpitë publike janë të tilla! Jo i dashur Ram, sistemi është koncept abstrakt, ai bëhet me jetë vetëm kur të bashkohet me njerëzit! Ndoshta e ke pasur si metaforë këtë, por ju lutem të jeni më i arsyeshëm edhe në metafora! Burimi: Iljasa Salihu

Mirë ishte vetëm atëherë dhe kështu do të jetë në të ardhmen

Unë them se do të bëhem më mirë seç është tani. Ndërsa një plak ma kthen se dikur ishte më mirë seç është sot! Ndoshta kur të plakem e të kapërthehem me dertet e pleqërisë, edhe unë do them se dikur ishte më mirë seç është tani. Paj, do të them unë kështu, pikërisht unë që para do kohësh thosha se do të bëhet më mirë, ndonëse atëkohë flisja për këtë kohë, kurse tani në këtë kohë po them se atëkohë ishte më mirë. Pa, pa, pa, ec e bjeri në fije njeriut! Burimi: Iljasa Salihu

Kujdes edhe në “like-et”!

Dyftyrësia mund të shihet edhe në “facebook”! Unë shkruaj kundër një dukurie a pikëpamjeje të caktuar duke pasur për qëllim përmirësimin dhe menjëherë disa njerëz e pëlqejnë publikimin tim. Pas pak, një tjetër shkruan kundër asaj që unë kam shkruar, po të nëjtit njerëz edhe atij ia pëlqejnë publikimin. Kjo shihet se këta jetojnë jashtë binareve të së vërtetës. Nuk u intereson se kush dhe çka shkruan, mjafton pëlqimi, edhe pse ta pëlqesh një marrëzi është sikur ta ushqesh një kriminel, ndaj natyrshëm se kanë përgjegjësi të lartë këta “llajkues” pa kriter, vetëm sikur ta dinin! Burimi: Iljasa Salihu

Pastaj nuk ka ujë në Prishtinë!

Në sheshin “Ibrahim Rugova” në shenjë nderi për ditën e “të dashuruarve” qenkan puthur haptas femrat me femra. Sigurisht kjo nuk është ndotje për mjedisin shoqëror, do të thoshte ministri Gashi! Ja të nderuar lexues se në çfarë binarë po ecën treni i shoqërisë kosovare. Fli shtet, fli! Pastaj ndonjë i poshtër del e shkruan se Kosova është në rrezik prej ekstremizmit fetar Islam. Vërtet ashtu mund të jetë për të tilla mendje, ngase këto veprime të ndyta nuk kanë vend në Islam, ndaj duan ta heqin Islamin, vetëm që kjo kategori vrasëse e njerëzores të mos ketë pengesa! Burimi: Iljasa Salihu

Ujitjet e pandershmërive janë po aq të pandershme sa edhe vetë veprat e pandershme

Ajo nuk do t’ia tregonte shoqërisë gjoksin lakuriq, pa pasur media cullak për nga morali, që ia mundësojnë asaj një shfaqjeje të tillë. Vaj halli për këto media se çfarë përgjegjësie kanë para Zotit, madje po të njëjtat media, pastaj shtiren se po brengosen për katandisjen e shoqërisë në degjenerim! Burimi: Iljasa Salihu

Secila parti u bë me dëshmorët e saj

Secila parti u bë me dëshmorët e saj. LDK-ja me ata që u vranë pas luftës. PDK-ja dhe AAK-ja me ata që u vranë përgjatë luftës. VV-ja me ata që u vranë në protestën e 10 shkurtit. PS-ja me ata që u vranë në protestën e 21 janarit. RDK-ja me ata që u vranë në vitin 97. PD-ja me Azem Hajdarin. BDI-ja me ata që ranë në luftën e 2001-shit. Kemi edhe të atillë që llogariten si dëshmorë për të gjithë, por shumë pak! Kemi të atillë që llogariten edhe si viktima të partive në pusht et, si fjala bie, rasti i Aferës së Armeve e rasti i Bit Pazarit, pastaj i Vaksincës, i Brodecit, rasti i Harun Aliut me shokë, ku më shumë vlerësohen si viktima sesa pandehen prej ndonjë subjekti politikë si dëshmorë, edhe pse prej shoqërisë ndryshe shikohen këto raste. Unë kisha për të thënë se kjo ndarje është turp, jo pse unë e radhita kështu, por sepse kështu është. O Zot më ruaj të mos bëhem pre e këtyre mendësive! Burimi: Iljasa Salihu

Për pak!

Rusia për pak sa nuk mbërriti të bëhet përkrahëse dhe mike e shqiptarëve. Këtë idil ia paskan prishur shqiptarët që po luftonin në Siri! Me një titull skandaloz, të poshtër e të mjerë “Radikalët i ofrojnë argument Rusisë kundër Kosovës” gazeta “Zëri” i drejtohet shoqërisë shqiptare. Po mirë ore qëllimkëqinj, ku ishte Rusia kundrejt vendeve tona kur nuk ishin “radikalët” shqiptar në Siri? Pashpirtshmërisht, janë duke përdorur lloj-lloj metodash vetëm e vetëm të vij në deri te goditja e Islamit. Kështu provoi edhe Milloshiviqi, duke i thënë botës teksa bëntë krime kundër shqiptarëve dhe muslimanëve se po e mbronte Krishterimin nga Islami, thuajse bota hante kashtë! Kësisoj “mercenarët” e gazetarisë shqiptare duan të krijojnë kësi lloj gogolesh vetëm e vetëm që të mund t’i përligjin sulmet ndaj Islamit, gjoja tani duke e përzier këtë çështje edhe me gjeopolitikë! Burimi: Iljasa Salihu

Luftë gënjeshtrës dhe manipulimit në politikë

Luftë gënjeshtrës dhe manipulimit në politikë Pesë shkathtësi në luftë kundër gënjeshtrës dhe manipulimit në politikë Njeriu që dëshiron të luftojë kundër mashtrimit, gënjeshtrës dhe manipulimit në politikë, sipas Bertol Brecht-it, duhet t'i mësojë së paku pesë shkathtësi: 1- Duhet guxim për ta shkruar të vërtetën edhe nëse gjithandej heshtet. 2- Duhet urtësi për ta njohë të vërtetën edhe nëse gjithandej fshihet. 3- Duhet shkathtësi për ta bërë të vërtetën armë për luftë. 4- Duhet patë aftësi të gjykimit të saktë dhe zgjedhjes së njerëzve të vërtetë në duart e të cilëve e vërteta do të jetë aktive. 5- Duhet patë mjeshtri që të vërtetën ta përhapë në një mes të tillë. Burimi: Bekir Halimi

Nuk i erdhi keq, por u gëzua për një të keqe

Milazim Krasniqi u ngut. Gaboi, por shpejtë e kuptoi se kishte gabuar dhe kërkoi falje. Jemi njerëz, ndodh që gjithësecili të gabojmë kështu. Mirë është të ruhemi dhe të kemi kujdes sa më shumë në shprehje të mendimit. Kaq! Ndërsa gabimin e tij, disa të tjerë dëshiruan ta rrisin, ose u pa se mezi kishin pritur që ai të gabon. Kësisoj, ata dëshiruan të mos e lejojnë të vdes gabimi, edhe pse z. Krasniqi kishte kërkuar falje për një shprehje të tillë. Njëri prej atyre që qortoi gjuhën e tij të ashpër me një gjuhë më të ashpër e tejet të shpifur është Sadri Ramabaja, i cili qëllimisht emrin e tij e shkruan “Milazim K” pastaj e quan racist dhe njëkohësisht horr. Atëherë unë pyes, ku është kultura juaj i nderuar përballë një përmirësimi. Shihet qartë se ju nuk jeni për përmirësim , por për futje në përçarje, ngase gjuha juaj është shumë më tepër e vrazhdë se e Milazim Krasniqit. Vetëm sikur ta dini! Burimi: Iljasa Salihu

Tmerr

Në vend të fjalisë "Zoti e mëshiroftë" shqiptarët duken se u mjaftuan me fjalën "ngushëllime" thuajse Draganit i drejtohen. Tmerr! Kemi filluar që nëpër profile të "facebook-ut" të vendosim shirata të zinj në shenjë mishërimi me ndonjë të vdekur. Tmerr! Kemi filluar të hyjmë në dhomë me këpucë. Tmerr! Ndezim qirinj në rast datëlindjesh e në rast fatkeqësish. Tmerr! Dasmat i bëjmë duke i penguar me muzikë të çakërdisur fqinjët, madje edhe në kohën kur ezani jehon, pastaj nusja dhe dhëndrri pa u skuqur fare ngrejnë dolli, madje ndonjëherë edhe me lëng molle, kështu kishte thënë haxhi gjyshja. Tmerr! Harxhojmë me mijëra euro për një gazmend të panevojshëm dhe nuk përkrahim projekte që janë të dobishme për shoqërinë. Tmerr! Hiqemi musliman e pjesëtar të sistemit më nam madh në botë - Islamit, por as dhjetë minuta nuk ndajmë kohë për t'i kuptuar dhe zbatuar parimet që ngërthen kjo fe. Tmerr! Burimi: Iljasa Salihu

Mirë kishte qenë që të propozohet një ligj...

Mirë kishte qenë që të propozohet një ligj ku do t’i ndalohej funksionareve shqiptare femra puthja, miklimet, përqafimet dhe marrëdhëniet tjera me ambasador a funksionar të huaj. Unë kisha thënë që për shkeljen e këtij ligji të parashihen 20 vjet burg. Pastaj do ta shihnim se si do të reagonte Vlora Çitaku në rrjetin e saj social! Burimi: Iljasa Salihu

Falja e gjaqeve në vendet tona

Kisha pasur dëshirë të mos kishte vend falja e gjaqeve në vendet tona. Me këtë dua të them: kisha pasur dëshirë të mos vriteshim ndërmjet veti, që pastaj të mos kishim nevojë fare për falje. Kjo është vetëm një dëshirë e imja. Ja që në këtë botë ndodhin edhe vrasje për ndonjë zënkë të vockël a krejt të panevojshme. Meqë ndodhin të tilla gjëra, atëherë duhet punuar në ndërprerjen e zinxhirit të vrasjeve të mëtejme në cilësinë e hakmarrjes. Ashtu siç kishte punuar këto ditë Bashkësia Islame e Kosovës që me ndihmën e Zotit, sot u rrëqethëm me pamjen brenda Xhamisë në Mitrovicë, ku vëllai ia fali gjakun vëllait të tij shqiptar dhe musliman. Allahu e shpërbleftë falësin e gjakut me të mirat e Tij të panumërta, dorasin e udhëzofë dhe muftiut Naim Tërnavës Zoti i dhëntë shëndet dhe lumturi për këtë ndërmjetësim tejet njerëzor! Burimi: Iljasa Salihu

Mundësisht askush të mos i thotë EULEX-it...

Mundësisht askush të mos i thotë EULEX-it se ka marrë mësymje për ta njollosur UÇK-ën përmes qepjeve të akuzave të paqena. UÇK-ja është e pastër si loti, ndërsa hajduti është hajdut, qoftë ky edhe ushtar a komandant i dikurshëm. Tani EULEX-i vetëm se po e vërteton bindjen e qytetarëve, ngase për dhjetë vjet të grumbullohet gjithë ajo pasuri prej politikanëve dhe tregtarëve miq të politikanëve, vërtet është çmeri! Burimi: Iljasa Salihu

Vjellja e pasurisë së vjedhur!

Kishte para, kishte ushqime nga më të shtrenjat e nga më të freskat. Ja që mjeku e kishte urdhëruar të ushqehet vetëm me bukë të misrit! Veprat e mira i dogjën me punë të liga dhe punët e liga ndoshta do t’i pastrojnë nëpër burgje. Disa luftëtarë të dikurshëm në Kosovë, tani të bërë milioner pa u djersitur fare përmes larmi ligësirave pas lufte, këto ditë do të përballen me stuhinë e arrestimeve dhe daljen në shesh të haramit. Kjo është vetëm nisma e dënimeve. Ky është vetëm hapi i parë i fillimit të pastrimit. Kjo është një shenjë se në Ditën e Gjykimit do ta kenë më vështirë, ngase këtu mund disi edhe të shpëtojnë përmes korrupsionit. Kjo është një porosi për ata që hiqen se kanë bërë ndonjë të mirë dhe pas saj sikur mendojnë se çdo e ligësi do t’i ligjësohet dhe mbulohet me petkun e patriotizmit.  Burimi: Iljasa Salihu

Ju u pasuruat, por mos harroni se varfëruat shumë njerëz

Ju u pasuruat, por mos harroni se varfëruat shumë njerëz Po të mos ishin bërë ata milioner brenda natës, sigurisht se nuk do të kishim të varfër që jetën e tyre duhet të kalojnë nëpër errësirë. Ata që u pasuruan, gjoja duke vjedhur shtetin dhe jo shoqërinë, ata vranë me mijëra ëndrra fëmijërore dhe po aq prindër nënçmuan, të cilët në sytë e fëmijëve duken të paaftë. Ju të pasur të korruptuar, me këmisha të bardha e me zemra të nxira, mos harroni se edhe ju keni fëmijë, mos harroni se Zoti godet pikërisht në pikat e juaja më të ndjeshme. Mua më vjen keq për fëmijët e juaj të cilët po i helmoni me haram, por meqë juve nuk ju vjen keq për fëmijët e juaj, atëherë mua më vjen keq që nuk ndiej keqardhje për mospërfilljen e juaj, sepse ju aq sa i doni fëmijët e juaj, unë nuk mund t’i dua! Burimi: Iljasa Salihu

Në mesin e muslimanëve e muslimaneve nuk ka vend...

Në mesin e muslimanëve e muslimaneve nuk ka vend radhitja e faktorëve të tradhëtisë bashkëshortore. Ajo është e thjeshtë, tradhëton ai që ka besim shumë të dobët, kurse besimi përgjatë veprës së shëmtuar i ngrihet përpjetë dhe i qëndron sikur re, ndërsa çështjet tjera duhet të merren në kontekst të sprovave. Sprovat sado të jetë të mëdha, ato me besim të fortë mposhten. Tjerat janë vetëm dokrra dhe mëtim për shfajësim! Burimi: Iljasa Salihu

Atij i ka rënë zhuga, neve na thotë se përse nuk po kruheni

Sa herë që Kosova përfshihet prej ndonjë fëlliqësire qeveritare, siç qe rasti me shtypjen e kokave më të ndritura të studentëve nga policia me njerëzi në ikje, pushteti është i aftë të krijojë probleme të natyrës fetare, siç qe rasti i "caktimit të rregullave të ezanit" nga shekullarët. Kështu pushteti, shpesh me ndihmën edhe të opozitës, po e tërheqë në mënyrë të përsosur vëmendjen e qytetarëve prej frutave të kalb ura të tyre në kopshte tjera. Nuk mund të cakton rregulla për kufizim të zërit një kokë shekullare që kurrë nuk ka hyrë në Xhami. Atë mund ta propozon Bashkësia Islame dhe pastaj deputetët propozimin e Bashkësisë Islame mund ta marrin për shqyrtim. Deri më tani akush nuk është ankuar për zërin e lartë të muezinit, shumë normal ka qenë, ndërsa ata që duan vetëm katër metra vijë ajrore të dëgjohet ezani, me keqardhje u them, le të shkojnë në Graçanicë, atje nuk dëgjohet fare ezani. Burimi: Iljasa Salihu

E lehta më e vështirë!!!

Dorëheqja është puna më e lehtë, - tha Ram Buja. Ndërsa e vërteta është se politikanët tanë ose udhëheqësit tjerë, mund të shkurorëzohen prej grave, t'i dërgojnë prindërit në shtëpi të pleqve, ta shohin gurrën e gjakut të atyre që janë të pakënaqur me qeverisjen e politikanit ose të udhëheqësit duke bërë çmos që do t'i shërbente ruajtjes së kolltukut, porse të japin dorëheqje prej pozitës së detyrës udhëheqëse, apo prej ndonjë pozite politike, nuk ka mundësi fare, ngase këta nuk e kuptojnë fjalën dorëheqje si teori dhe si veprim! Fëmijët thonë se diamantët janë thjesht gurë si gjithë gurët tjerë. Kaq marrin vesh në çmueshmëri pëllumbat! Burimi: Iljasa Salihu

Kur loti mëtohet të jetë për palestinezët ujë dhe për hebrenjtë gjak!

Sa të padrejtë që jemi, pikërisht ne që për dekada të tëra ishim gjah i bjeshkës së padrejtësive. Asnjëherë, në asnjë vend, asnjë zyrtar i Kosovës të paktën nuk e tha as një gjysmë fjale për gjenocidin e pandalshëm izraelit ndaj popullit palestinez, sidomos ndaj fëmijëve. Ndërsa me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit, Kosova zyrtarisht përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit . Në rregull, mirë është të ndash dhimbje me viktimat, por nëse kjo bëhet për interesa ditore dhe në mënyrë të njëanshme, atëherë ky shënim përkujtimor del të jetë një hipokrizi e madhe, duke lënë të kuptohet se krimet dhe vrasjet nuk u interesojnë fare, por kundër kujt këto krime dhe vrasje kryhen, duke harruar faktin se i pafajshmi është i pafajshëm, qoftë ky shqiptar apo palestinez. Burimi: Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more