Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Keshilla

Përsose punën!

Përsose punën! - Ajo që punohet me nguti, nuk është punuar me urtësi. - Përsose punën tënde, realizon shpresën tënde. - Mjeshtri i dobët, i fajëson veglat e punës. (përkthim)     Ulvi Fejzullahu

Optimizëm, shpresë!

(lexova disa fjali, në këtë sabah për optimizmin, hajt thashë, sa do pak të paraqes ogur të mirë, me përkthimin e këtyre pesë fjalive) - Shpresoni për të mirë, do ta gjeni të mirën. - Optimisti e mendon martesën më me pak shpenzime se sa fejesën. - Optimisti vështirësitë i shfrytëzon për përfitime. - Optimisti të shikon në sy, kurse, pesimisti të shikon në këmbë. - Optimisti thotë: gota ime është e mbushur deri në gjysmë. Ndërsa pesimisti thotë: gjysma e gotës sime është e zbrazët. (Përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu  

“Pse vdes ti nuk bahen nami!”

- Mos u brengos në vdekje! Mos u lodh e as mos mbaj gajle për trupin tënd. Myslimanët do ti kryejnë detyrat: Teshat ti largojnë nga trupi; Të pastrojnë. Të veshin me qefin. Të nxjerrin nga shtëpia drejtë gropës (varrit). Shumë njerëz do të marrin pjesë në varrimin tënd, ata do ti anulojnë takimet, vetëm që të të përcjellin deri te varrezat. Në varrim do të kesh edhe prej atyre që nuk të kanë përfillë, deri sa ishe në jetë. - Me gjërat që kanë të bëjnë me ty; Çelësat; Librat; Rrobat, këpucët. Mund që edhe ti japin sadaka. - Sigurohu që: Dynja nuk mërzitet për vdekjen tënde (nuk bahet nami). Bota dhe ekonomia vazhdon të funksionoj. Aty ku ke punuar, të zëvendëson tjetri. Pasuria jote i shkon trashëgimtarëve. Ndërsa ti jep llogari për të voglën e të imtën. - Mërzia (e pamja) disa forma: Ata që të kanë njohur sipërfaqësisht, thojnë: i shkreti. Dashamirët janë të pikëlluar për disa orë, ku më pas i kthehen të qeshurave. - Pikëllim i madh në shtëpi! Në familjen tua

Interneti ka deme , ke kujdes nga ato:

1- Mjet për bartjen e të keqiave 2- Ndihmon në veprimin e mëkateve 3- Lehtëson shikimin e videove dhe revistave të ndyta 4- Mëson artin e krimeve, rrugët e saja dhe shoqërine e keqe 5- Humbja e kohës në atë që nuk është e dobishme 6- Mshefja pas emrave të ndryshëm 7- Sulmi ndaj fesë, personaliteteve dhe nderit me lehtësi 8- Ndejat e vona, neglizhenca në punë dhe në obligime familjare etj 9- Mjet për të fituar pasuri të ndaluar tek disa persona 10- Lehtesia e shpërndarjes së viruseve 11- Mjet për përhapjen e lajmeve të rrejshme Perktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

MOS KOMPLIKO JETËN

Je merzitur për dikë, thirre në telefon. Dëshiron ta takosh, ftoje në shtëpi. Dëshiron të jesh i qartë, sqarohu. Posedon pyetje, pyet. Nuk dëshiron diçka, thuaje. Dëshiron diçka, kërkoje atë. Nëse e do dikë, njoftoje atë. Askush nuk e di se çka sillet në mendjen tënde. Më mirë është të jesh i qartë se sa të lësh vend për paragjykime. Përshtati: Valdet Kamberi

Duani të gjitha gjërat qëjanë krijuar nga Zoti

"Duani të gjitha gjërat qëjanë krijuar nga Zoti, të tërën njësoj si dhe çdo kokërr të rërës. Duaje çdo fletë dhe çdo rreze të dritës. Duaji kafshët dhe zogjtë, duaji bimët, dashuroni çdo fragment të veçantë. Nëse ju doni çdo fragment, ju do të kuptoni misterin e Zotit. " | Fyodor Dostoyevsky |

Një vërejtje për djemtë dhe vajzat prej prindërve të brengosur

Për të satën herë më radhë jam duke e dëgjuar një brengë prej disave në moshë. Sot teksa merrja abdes buzë një Xhamie në Shkup, si një tingull jo i këndshëm më erdhën ca fjalë, të cilat shpesh i kisha dëgjuar. Njëri pak më i moshuar i thoshte tjetrit, - ka ardhur një kohë e rëndë për familjet që kanë vajza, edhe pse vajzat janë begati në familje. Nëse ato nuk mbërrijnë të martohet sa janë të reja, pas disa vitesh askush më nuk po i kërkon. Edhe më keq, ec e thuaj ti dikujt se kam një vajzë për martesë, kjo do t’i binte se po kërkojmë djalë për vajzë, duke e ndryshuar kështu rrjedhën e deritanishme, ku rëndom kemi kërkuar vajzë për djalë. Në pamundësi të thyerjes së këtij rendi akull të ftohtë, vajzat po i bëjnë goxha do vjet dhe puna po vije deri aty sa vetëm diku ta fërfëllojmë vajzën, duke mos pyetur fare për djalin dhe familje e tij. Tjetri derisa e dëgjonte, vetëm lëvizte kokën mërzitshëm dhe herë pas herësh thoshte, - sprovë e rëndë kjo pasha Zotin! Iljasa Sal

Cilat veprime duhet bërë gjatë dhënies së ndihmës së parë personit të lënduar nga rryma elektrike ?

Cilat veprime duhet bërë gjatë dhënies së ndihmës së parë personit të lënduar nga rryma elektrike ? • Vendin e aksidentit duhet ndarë nga tensioni. • Personin e lënduar duhet ndarë nga kontakti me rrymën elektrike • Viktima duhet shtrirë për toke. • Jepet frymëmarrja artificiale e kombinuar me shtypjen e kraharorit në ritmin e punës së zemrës. • Thiret ndihma e shpejtë.

BISEDË ME TË ZBULUARËN!

1. E zbuluara thotë: “Unë e dua Allahun dhe kjo më mjafton!” Ne i themi: Allahu ka thënë: ‘Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’iu dojë, t’iu falë mëkatet tuaja, se Allahu është që falë shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran, 31) 2. E zbuluara thotë: “Vërtetë feja është lehtësim!” Ne i themi: Allahu ka thënë: “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju…” (Bekare, 185), dhe Allahu të ka urdhëruar me mbulesë për lehtësim. 3. E zbuluara thotë: “Zbulimi është çështje e lehtë.” Ne i themi: Allahu ka thënë: “…e keni konsideruar imtësi, por ajo tek Allahu është e madhe.” (Nur, 15) 4. E zbuluara thotë: “Ende jam e re, e kur të plakem do mbulohem.” Ne i themi: “Vdekja nuk njeh të rinj dhe pleq.” 5. E zbuluara thotë: “Do të mbulohem pasi të martohem!” Ne i themi: “Robi sprovohet nga furnizimi për shkak të mëkatit që vepron. Atëherë ke kujdes se ka mundësi që Allahu të të sprovoj nga martesa për shkak të mos mbulesës.” 6. E zbuluara thotë: “Burri nuk

NËN LULE GJEMBI APO MBI GJEMBIN LULE ?

Ankohemi se Allahu ka bërë nën lule gjemba, por më mirë është ta falënderojmë që mbi gjembin ka bërë lulen!!! Një person thotë: Kam menduar gjatë, kur shoh veten të zbathur falënderoj Allahun, sepse ka të tillë qe nuk kanë këmbë fare. Më thuaj për Allahun sa njerëz kanë dëshirë të posedojnë makinën, shtëpinë, celularin, diplomën, punën tënde, etj., etj. Sa njerëz ecin zbathur ndërsa ti ecën me makinë? Sa njerëz flenë pa kulm mbi kokë, ndërsa ti fle në shtëpinë tënde? Sa njerëz ëndërrojnë të shkollohen, ndërsa ti posedon diplomë? Sa persona janë të papunë, ndërsa ti punon? Sa, sa, sa, sa, sa?! I shtojnë ankesat e të godasin brengat; falënderoje Allahun e gjen lumturinë. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi    

Kur je njeri i shkëlqyer?

1. Kur fillon ditën tënde me namaz dhe lutje. 2. Kur fillon ditën tënde me buzëqeshje të sinqertë. 3. Kur u jep selam gjithë atyre që i takon. 4. Kur i trajton të tjerët me respekt të madh. 5. Kur mëson se fjala që thua është argument për ty apo kundër teje. 6. Kur mëson se shansi nuk përsëritet edhe njëherë dhe e shfrytëzon në maksimum. 7. Kur jep mendimin e saktë atëherë kur kërkohet nga ti. 8. Kur kujdesesh për pamjen tënde pa e tepruar dhe pa i nënçmuar të tjerët. 9. Kur nuk nxiton të gjykosh për të tjerët në bazë të asaj që dëgjon për dikë. 10. Kur respekton përparësinë dhe rregullat e komunikacionit. 11. Kur shpejton të pyesësh për shokët që të mungojnë. 12. Kur nuk heziton t'i ndihmosh të tjerët në gëzimet dhe pikëllimet e tyre. 13. Kur dashuron dhe nuk urren. Pyete veten a je i shkëlqyer! Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Mos i hidhni fëmijët tuaj në zjarr?

Natyrisht që kushdo prej jush do të çuditej me këto fjalë, porse pasha Allahun kjo është gjendja e shumicës nga ne; shumë prej nesh i kanë lënë pas dore fëmijët dhe ne jemi ata që i hedhim në zjarr. Si jo?... Si mund të thuash jo... Ka mangësi dhe boshllëqe të mëdha në dhënien e edukatës së vërtetë islame si dhe në orientimin për në rrugën e drejtë qysh nga fëmijëria e tyre. Ne i lëmë pa orientim, llogari, ndëshkim dhe kujdes… Mendo rreth kësaj fjale të Allahut: ”O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe e punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6) Kjo thirrje është e veçantë për besimtarët e jo edhe për të tjerët. A e dini pse?... Sepse muslimani syçelë nuk e neglizhon edukimin e fëmijëve të tij. Ai i urdhëron me adhurim ndaj Allahut dhe i ndalon nga mëkatet, sepse ësht

O baballarë ,o prindër të Kosovës, ku i keni djemtë dhe vajzat në këto kohë të vona të natës ?

O baballarë ,o prindër të Kosovës, ku i keni djemtë dhe vajzat në këto kohë të vona të natës ? Nëse nuk e dini po iu tregojmë... Dilni nëpër rrugët e qyteteve dhe do ta kuptoni ku janë dhe si janë... Të zhveshur sikur në plazhet e bregdeteve dhe të dehur e të papërmbajtur ndaj epsheve... Thirrini mendjes së juaj para se të iu thërret fundosja e fëmijëve që nuk ka kush të i ruaj... Me respekt, Gëzim Kelmendi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more