Skip to main content

BISEDË ME TË ZBULUARËN!



1. E zbuluara thotë: “Unë e dua Allahun dhe kjo më mjafton!”
Ne i themi: Allahu ka thënë: ‘Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’iu dojë, t’iu falë mëkatet tuaja, se Allahu është që falë shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran, 31)

2. E zbuluara thotë: “Vërtetë feja është lehtësim!”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju…” (Bekare, 185), dhe Allahu të ka urdhëruar me mbulesë për lehtësim.

3. E zbuluara thotë: “Zbulimi është çështje e lehtë.”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “…e keni konsideruar imtësi, por ajo tek Allahu është e madhe.” (Nur, 15)

4. E zbuluara thotë: “Ende jam e re, e kur të plakem do mbulohem.”
Ne i themi: “Vdekja nuk njeh të rinj dhe pleq.”

5. E zbuluara thotë: “Do të mbulohem pasi të martohem!”
Ne i themi: “Robi sprovohet nga furnizimi për shkak të mëkatit që vepron. Atëherë ke kujdes se ka mundësi që Allahu të të sprovoj nga martesa për shkak të mos mbulesës.”

6. E zbuluara thotë: “Burri nuk e do mbulesën.”
Ne i themi: “Nuk respektohet krijesa për t’i bërë mëkat Krijuesit!”

7. E zbuluara thotë: “Mbulohem kur të bindem për mbulesën.”
Ne i themi: Allahu ka thënë: “Kur Allahu dhe i dërguari i Tij vendosin për diçka, atëherë as besimtari as besimtarja nuk kanë të drejtë të sillen sipas mënyrës së vet. Dhe kush nuk e dëgjon Allahun dhe të dërguarin e Tij ai me siguri ka humbur keq.” (Ahzabë, 36)

8. E zbuluara thotë: “Mbulesa më pengon nga puna dhe shkollimi.”
Ne i themi: “Kënaqësia e Allahut dhe Xheneti i Tij është më i shtrenjtë se çdo gjë.”

9. E zbuluara thotë: “Frikësohem se mos njerëzit tallen me mua.”
Ne i themi: “Ti ke shpërblim dhe grada tek Allahu, njerëzit janë tallur me Muhamedin, alejhi selam, dhe kjo është rruga e pejgamberëve dhe të devotshmëve.”

10. E zbuluara thotë: “Nuk mund ta mbajë mbulesën në nxehtin e verës.”
Ne i themi: Allahu thotë: Thuaju: “Zjarri i xhehenemit ka vapën edhe më të fortë, nese janë që kuptojnë!” (Teube, 81)

11. E zbuluara thotë: “E gjithë shoqëria është e tillë.”
Ne i themi: Kjo pasha Allahun është thënia më e keqe, banorët e zjarrit thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre.” (Zuhruf, 22)
Allahu ka thënë: “Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut.” (En’amë, 116)

12. E zbuluara thotë: “Zemra e pastër më mjafton nga mbulesa.”
Ne i themi: Nëse zemra është e pastër, gjymtyrët do të drejtoheshin drejt rrugës së Allahut. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Në trup gjendet një copë mishi e cila kur është në rregull, i gjithë trupi është në rregull dhe me prishjen e saj, prishet i gjithë trupi. Ajo është zemra!" (Muslimi)

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi
 
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more