Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Keshilla Islame

O musliman e muslimane

Kujdes nga mendjemadhësia

Mendjemëdhenjt janë njerëzit që më së paku kuptojnë, sepse zemrat i kanë të mbushura me iluzion, e kur t'ju vi e vërteta përmbyten. Allahu, Fuqiplotë, thotë: "Do ti largoj nga faktet e Mia ata që janë mendjemëdhenj". Kurse njerëzit me kuptim më të madh janë njerëzit modest. Shejh Abdul-Aziz Tarifi Burimi: Bekir Halimi

Si ti fshijmë mëkatet?

Pas çdo namazi mundesh ti fshish mëkatet. Si? Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: Kush pas çdo namazi lavdëron Allahun (subhanallah) 33 herë, falënderon Allahun 33 herë dhe madhëron Allahun (Allahu Ekber), e kështu bëhen 99 herë dhe e plotëson njëqindshin me: ska hyjni që meriton adhurim veç Allahut, i cili është i Vetëm dhe pa ortak, të cilit i takon pushteti dhe falënderimi dhe Ai është i gjithëmundshmi (la ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir), i falen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit". Muslimi Burimi: Hoxhë Bekir Halimi

Viti i ri dhe bredhi; simbolet e paganizmit (besimeve të kota)

Viti i ri, po ashtu edhe bredhi, s’janë gjë tjetër veç së prej traditave të popujëve paganë, si shkak i injorancës së tyre ata i shpiken dhe i bën pjesë të riteve të tyre fetare. Kjo ndodhi shumë vite para së të krishterët t’i praktikonin, pastaj, erdhën të krishterët dhe i përvetësuan dhe kështu vazhdoi praktikimi i tyre edhe në ditët tona. Më llomin e dalë nga kjo humnerë u njollosën edhe disa myslimanë, ku iu bashkuan paganëve dhe të krishterëve në festimin e vitit të ri dhe vendosjes së bredhit! Kjo festë dhe ky bredh, përveç së nuk ka të bëjë asgjë me islamin, fillet i ka thellë në paganizëm, e aspak nuk ka bazë as në dhiatën e re (Inxhili apo Bibla), mirëpo, të krishterët filluan t’i praktikojnë shumë vite me vonë, pastaj, fatkeqësisht u bë festë edhe tek disa myslimanë. Sipas gjithë asaj që dihet, kjo festë, posaçërisht vendosja e bredhit, nga të krishterët, ka filluar të praktikohet në periudhën e mesjetës në Gjermani, ku aty praktikohej edhe nga idhuj

Kur e sheh dikë më të vjetër se ti dhe kur e sheh ndonjë më të ri se ti

“Kur e sheh dikë më të vjetër se ti; thuaj: ky më ka parapri me iman e punë të mira, atëherë ai është më i mirë se unë. Po kur e sheh ndonjë më të ri se ti; thuaj: unë këtij i kam parapri me gjynahe dhe mëkate, andaj ai është më i mirë se unë.” (Bekr b. Abdullah el-Muzenijj) (Përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

I porosis të rinjtë

"Kemi shume nevoje per dituri, ibadet e davet, e s'kemi kohe per polemika shterpe e biseda te padobishme... Injorimi i hasedxhive dhe atyre që shpifin, trillojnë dhe flasin keq i ben ata edhe me te vegjel, kurse replika dhe debati me ta atyre ua vazhdon ymrin... Ata nuk mund të promovohen nëpërmjet punës e aktiviteteve, andaj shfrytëzojnë akuzat si mënyrë për tu dëgjuar zëri i tyre dhe për tu njohur e përfolur emri i tyre. Mjafton ofendim për ta metodën që kanë zgjedhur për të promovuar veten.... Allahu na dhuroftë sinqeritet në fjalë e vepra!" Burimi: Bekir Halimi

Leni gjurmë

Leni gjurmë Dita juaj mos të kaloj pa lënë ndonjë gjurmë (shenjë) të mirë.. Faluni.. Ndihmoni.. Ushqeni.. Lexoni Kuran.. Lexoni lutjet.. Lartësoni Allahun.. Kërkoni falje prej Tij.. Leni gjurmë të mirë që të dëshmoj për ju e jo kundër juve. Ditët nuk kthehen. (përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Koha e fitneve, e injorancës dhe epsheve

Koha e fitneve, e injorancës dhe epsheve ia bën të vështirë besimtarit hapërimin drejt Allahut, por me dituri, durim dhe pasion pas ndjekjes së Sunetit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, si rrugë jete, metodë dhe pikësynim, ia arrin qëllimit me ndihmën e Allahut. Shtoja kësaj edhe përpjekjen e vazhdueshme për tu mbrojtur nga dyshimet, bidatet dhe gjunahet. Pastaj ky udhëtim drejt Allahut nëse bëhet në xhemat, bashkësi, bëhet më i lehtë, edhe pse brenda vet llojit lindin probleme dhe vështirësi, durimi në to është shlyerje mëkatesh. Allahu na dhuroftë fund të mbarë! Na e marrtë shpirtin në islam dhe Sunet, siç janë lutur dijetarët e mëhershëm! Burimi: Bekir Halimi

Mos i shani të vdekurit

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut, ka thënë: “Mos i shani të vdekurit, ngase ata tanimë kanë shkuar atje ku e kanë përgatitur vendin e tyre." (Shënon Buhariu)

Rahmet apo zahmet!

Të gjithë ata që besuan, me lejen e Allahut, shpresojmë që Allahu t’i përshijë me rahmet. Të gjithë ata që nuk e kanë besuar Allahun, sigurisht që do ta përjetojnë zahmetin. Të nderuar! Kujdes, mos e humbni kohën me ata të cilët vdesin rrugëve duke i përqafuar shtyllat e lisat. Njëra nga këto është, ose rahmet ose zahmet. Allahu na bëftë për rahmet e jo për zahmet. Të nderuar! Kujdes, mos e humbni kohën me ata të cilët vdesin rrugëve duke i përqafuar shtyllat e lisat. Kujdes, mos u mashtroni me artist e artiste që kalojnë jetën nëpër klube me drog, alkool, rezillëk dhe përfudnojnë jetën qençe.     Ulvi Fejzullahu

“Ziliqarin ekzekutoje!”

Duke lexuar mbi temën e zilisë, po shkëpus disa fjali nga të mençurit, ja përkthimi i tyre: - Ziliqarët ndëshkoi duke i bërë mirë atyre. - Duroje intrigën e ziliqarit, vërtetë sabri jot e mbytë. - Ziliqari i padrejtë shtiret me teshën e të shtypurit. - Ziliqari i shkretë, i bën dëm vetëm vetvetes. - Bëhu i lumtur edhe atëherë kur të shtohen ziliqarët, ata janë dëshmitarë për suksesin tënd. - Qëllimi final i ziliqarit, ty me të humbë (shkatërru) të mirat. - Syri i ziliqarit ndëshkohet me verbëri. Ulvi Fejzullahu

Si ti fshim mëkatet?

Thuj: La ilahe il-lallah; Allahu Ekber; La haule ue la kuvete il-la bil-lah. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Secili njeri mbi tokë që thotë: La ilahe il-lallah, ska hyjni që meriton adhurim veç Allahut; Allahu Ekber, Allahu është më i madhi; La haule ue la kuvete il-la bil-lah, ska mundësi e forcë veçse me Allahun, i fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit". Sahihul-Xhami, nr. 5636 Burimi: Bekir Halimi

Kur ti e ndihmon fukaranë

Kur ti e ndihmon fukaranë, mos te shkoj mendja qe e ke bèrë namin. "Bujari është me nevojtarin" Nga se ti... "Ti je vetë nevojtarë, i jep nevojtarit." Nevoja e tij (fukarasë) është te ti. A, nevoja juaj është te Allahu. (përkhim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

“Pse vdes ti nuk bahen nami!”

- Mos u brengos në vdekje! Mos u lodh e as mos mbaj gajle për trupin tënd. Myslimanët do ti kryejnë detyrat: Teshat ti largojnë nga trupi; Të pastrojnë. Të veshin me qefin. Të nxjerrin nga shtëpia drejtë gropës (varrit). Shumë njerëz do të marrin pjesë në varrimin tënd, ata do ti anulojnë takimet, vetëm që të të përcjellin deri te varrezat. Në varrim do të kesh edhe prej atyre që nuk të kanë përfillë, deri sa ishe në jetë. - Me gjërat që kanë të bëjnë me ty; Çelësat; Librat; Rrobat, këpucët. Mund që edhe ti japin sadaka. - Sigurohu që: Dynja nuk mërzitet për vdekjen tënde (nuk bahet nami). Bota dhe ekonomia vazhdon të funksionoj. Aty ku ke punuar, të zëvendëson tjetri. Pasuria jote i shkon trashëgimtarëve. Ndërsa ti jep llogari për të voglën e të imtën. - Mërzia (e pamja) disa forma: Ata që të kanë njohur sipërfaqësisht, thojnë: i shkreti. Dashamirët janë të pikëlluar për disa orë, ku më pas i kthehen të qeshurave. - Pikëllim i madh në shtëpi! Në familjen tua

Namazin e braktise dhe pas dëfrimit vrapove

Namazin e braktise dhe pas dëfrimit vrapove Fjalën e Allahut ‘vaj për atë që falet’ e harrove Për vonim kemi qortimin e për braktisjen ç’të themi Mos vallë e harrove apo i rëndë të vi namazi Apo harrove vdekjen, varrin e trishtimin Ose mendove se vdekjen se shijon e nuk dënohesh Eja në namaz se aty është shpëtimi Banor i Xhenetit dhe mik i Pejgamberit Në adhurim dhe pendim nxito Në Mëshirë të Allahut kalo. (Eja në namaz eja në shpëtim) Burimi: Bekir Halimi  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more