Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Feja Islame

ALLAHU KUR TË SPROVON, TË DONË!!

Kur Allahu e sprovon një njeri, vetëm se e ka dashtë. Sprovat janë dy llojesh: 1. Sprovë për frenim apo përmbajtje. 2. Sprovë për ngritje. Nëse njeriu është mëkatar, i dhënë pas dynjasë dhe i shkujdesur nga Zoti i tij, Allahu e sprovon me qëllim që ta frenon nga mëkatimi dhe nga gjynahet dhe ia rikujton se ka Zot që duhet të adhurohet. Nëse i sprovuari është besimtar dhe i devotshëm ndaj Zotit të tij, vetëm se është sprovuar për t'iu larë gjynahet dhe për t'iu rritur gradat e tij. Dyja llojet e sprovave vijnë nga dashuria e Allahut mbi robin e Tij dhe nga mëshira dhe butësia e Tij. Nëse e dinim fshehtësinë, do ta zgjidhnim atë që e ka zgjedhur për ne Allahu i Madhëruar! Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Dallimi mes dhuratës dhe lëmoshës

Shejh Ibën Uthejmini, rahimehullah, thotë: "Dhurata synon afrimin dhe shtimin e dashurisë me atë që i dhuron diçka edhe pse ai të cilit i dhurohet ajo gjë nuk përfiton asgjë prej kësaj dhurate. Andaj njeriu i pasur i dhuron atij që është më i pasur se ai. Kurse sadakaja, lëmosha synon shpërblimin e ahiretit dhe ti sjell dobi atij që i jep lëmoshën. Burimi: Bekir Halimi

Nëse në programin tënd ditor nuk janë:

Nëse në programin tënd ditor nuk janë: - dy rekate namaz duha; - lexim një sasi të caktuar të Kuranit; - namazin e vitrit; - fjala e mirë; - një adhurim të fshehtë të cilin nuk e di askush veç Allahut; Atëherë çfarë shije i ka mbetur jetës?! "Shfrytëzo jetën, ajo është nozulli yt". (Përkthim) Burimi: Bekir Halimi

3-herë në mbrëmje

Muhamedi salAllahu alajhi ve selem na thotë: “Kush e thote këtë lutje 3 here ne mbrëmje, nuk i bejne dem atij ethet e asaj nate” أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ “Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja (sherri) që Ai ka krijuar.“ Burimi: Ulvi Fejzullahu

Pse je i mërzitur?

Nëse të pyesin, ndonjë ditë: Pse je i mërzitur? Përgjigju drejtë, duke i thënë: Unë, pak po bëj istigfarë (kërkoj falje Allahut), dhe, s’po lexoj Kuran. (përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Cilat janë shkaqet e suksesit në jetë?

Në dhomën time, pyeta veten: - Cilat janë shkaqet e suksesit në jetë? Përgjigjen e gjeta brenda dhomës: - Tavani më thotë: ambicia është e lartë... - Dritarja më thotë: kohë është e shtrenjtë... - Pasqyra më thotë: fillo nga vetja... - Dera më thotë: shtyje ma fortë... Kurse Toka po më thotë: shpresat tua vendosi në sexhde.. Vërtetë, Allahu nuk harron, mundë të vonohet, por ato prapë realizohen. (përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Sa shpesh ballafaqohemi me këso të rinjsh!

Kur e kuptoi rezikun që i sjell mosfalja e namazit filloi të mendoj në vete: si mund të jem musliman kur nuk falem?! Me fillimin e javës do të filloj të falem. Pasi kaloi një javë mendoi në vete: akoma jam i ri, kam para vetes vite e vite që të pendohem dhe të falem. Pasi kaluan disa ditë... Vdiq pa ja filluar të falet. Sa fund i keq! E mashtroi shjejtani me shpresë të gjatë! Kujdes! Mos i prolongo adhurimet, sepse vdekja nuk pret! Ti që nuk falesh pendohu dhe ktheju namazit dhe ti që ke mëkate pendohu dhe braktisi ato. O Allah na dhuro fund të mirë dhe veprat tona të fundit bëri veprat tona më të mira! Amin!  Burimi: Bekir Halimi

Islami dhurata më çmuar për njerëzimin

Mirënjohje edhe më e madhe ndaj Krijuesit do të jetë kur këtë dhuratë do t’ia dhuronim edhe të tjerëve me urtësi, mençuri e dituri. Ta ngremë lartë flamurin e lehtësimit dhe përgëzimit duke prezantuar Islamin me dinjitet; duke ia dhuruar këtë dhuratë me elegancë dhe edukatë, jo duke ia dhënë fytyrës e duke ia gjuajtur para këmbëve ose para fytyrës merre ja ku e ke. Gjithsesi kur dëshiron t’i dhurosh mikut, shokut, një dhuratë mendon se si t’ia ofrosh me mënyrën më të mirë. Po, dhuratën Islame!! Burimi: Ulvi Fejzullahu

ESTAGFIRULLA

Aq sa është numri i krijesave të Tij. Aq sa është numri i pikave të shiut. Aq sa është numri i guralecëve dhe gurëve. Aq sa është numri i bimëve dhe fryteve. Aq sa është numri i gjetheve. Aq sa dëshiron Allahu vetë. Aq sa është i bukur Arshi i Tij. Aq sa boja e pafund për t’i shkruar fjalët e Tij. Burimi: Ulvi Fejzullahu

KUSH NË TË VËRTETË QËNDRON PAS ESKTREMISTËVE ?

Çështja rreth ekstremizmit fetar islam sa vjen e bëhet më komplekse. Kësaj, pandershmërisht, i ka kontribuar edhe një pjesë e mediave, të cilave i faturohet edhe klima e re urrejtëse, shpifëse dhe deziinformuese. Në të vërtetë, këtyre do të duhej t’i hidhet faji edhe për vet pasojat, pasi që janë shkaktarë kryesorë të asaj që po e paraqesin si rrezik islam për Kosovën. Këta janë provokuesit. Unë do të doja vetëm të rikujtoj se këto vitet e fundit aktet terroriste që i janë mveshur myslimanëve në Perëndim, nuk kanë qenë të orkestruara nga organizata ekstremiste. Ato kanë qenë reagime instinktive ndaj asaj që ata e kanë parë si dhunë dhe padrejtësi. Ka dhe një tjetër gjë, e cila mendoj se në rastin tonë është më e theksuar. Është provokimi i ekstremizmit. Tash e sa herë është vlerësuar se Kosova nuk rrezikohet nga ekstremizmi islam, por megjithëkëtë, zërat kobndjellës nuk kanë reshtur së krekosuri për ekstremizmin islam. E

2 - të mira

- Zemrën kënaqe me bindje të plotë në Allahun. - Gjuhën aktivizoje me përkujtimin në Allahun. - Mendjen freskoje duke përkujtuar Allahun. Trupin nënshtroje nën këneqësinë e Allahut. O besimtarë! Mblidhe veten mendo mire, vro mirë, do të gjesh mirë. Në se mbjellë një pemë do t'i gjeshë së paku dy (2) të mira: hijen dhe frutin. U. Fejzullahu

“DASHURI E KONTESTUAR”

''Martohuni me ato që i doni, e kur vullneti i Zotit t'ju bashkojë, atëherë respektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmoni të vërtetë.'' Muhammedi alejhi selam (nga hutbeja lamtumirëse) Islami si sistem i kompletuar i jetës ofroi rregulla dhe kufinj, kohë dhe vend të duhur për manifestimin e ndjenjës së quajtur dashuri. Një mjet i ndaluar kurrë nuk mund të jetë shteg nëpërmjet të cilit arrini një qëllim të ligjësuar. Dashuria në Islam ka vend, por ajo vendin e ka pas martesës e jo para, ashtu siç mendojnë disa që trumbetojnë se janë dashuruar… Për ate disa që nuk kanë dashuri të pastër, flasin për këtë, sepse pikërisht një dashuri e sinqertë dhe e çiltër iu mungon. Si mos t’iu mungojë kur ata fillimin e asaj dashurie e kanë me haram, andaj nuk ka mundësi që Allahu të kënaqë dhe të lumturojë atë çift, nëse paraprakisht kanë thyer ligjet dhe rregullat e Tij. Bëni kujdes! Të mos iu drejtojë epshi, por mendja. Nëse mbyllen sytë, një '

Mos, e gënje veten !!!

Lexova diçka të bukur nga Muhamed Hassan i cili tha: "Po e them me plotë gojë, a i cili nuk falë namaz nate, e i thotë vetit se jamë njeri mirë, vetëmse e ka rrejtë vetveten." Lexoje, fjalën e pejgamberit te Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë për të: “Është traditë e njerëzve të mirë para jush, afrim tek Allahu i Lartësuar, pengim nga mëkatet, shlyerje e gjynaheve dhe dëbon sëmundjen nga trupi.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.) Në këtë hadith ka pesë dobi të namazit të natës. 1. Është traditë e njerëzve të mirë para jush, 2. afrim tek Allahu i Lartësuar, 3. pengim nga mëkatet, 4. shlyerje e gjynaheve dhe 5. dëbon sëmundjen nga trupi. Besimtarë dhe besimtare! Sinqerishtë, kujdes e mos e mashtroni vetveten, duke e mbivlerësuar, se përndryshe e rrenë veten se je njeri i mirë. Atëherë, nga sonte fillo falje e namazit të natës. Filloje vetëm me 2 reqate. Pershtati: Hoxhe Ulvi F. Bujanoc

Pse mendojmë se Xhenetin e kemi larg ?!

Nëse 'gjysmë hurme' na largon nga zjari... 'Sadakaja' e fik hidhërimin e Zotit... Dy fjali e rëndojnë peshoren e veprave tona... 'Subhanallahi ve bihamdihi subhanallahil-adhim' 'Agjërim i një dite' na largon nga zjari sa qielli e toka... 'Abdesi' i largon gjunahet nga gjymtyrët tona... 'Një e mirë' shpërblehet shumfish... Pse mendojmë se Xhenetin e kemi larg ?! Burimi: Bekir Halimi

DUAJA, ADHURIM NË VETE

اللهم يا مقلب القلوب ثبت قلبي على دينك O Rrotullues i zemrave, forcoma zemrën time në fenë tënde! Kjo lutje dikujt mund t’i duket shumë e thjesht, ndoshta e parëndësishme apo mund ta thotë duke mos medituar shumë rreth saj. Por, kur dëgjon raste të devijimit nga njerëzit, qofshin hoxhallarë apo xhematë, të bën të mendosh dhe të lutesh edhe më shumë me këtë lutje të Muhamedit alejhi selam. O Allah! Na forco dhe na ruaj nga çdo devijim në fe. O Allah, na bënë që çdo herë të jemi nën mbrojtjen tënde. O Allah, na shto sinqeritetin në punët tona. O Allah, na jep dritë në të shikuarit tanë. O Allah, mos lejo që të na mashtrojnë gjërat e kësaj bote, qofshin ato: gra, fëmijë pasuri, etj, etj. Nga: Hoxhë Valdet Kamberi

GRUAJA DUHET TA MËSON KËTË!!

A e din se.. i pari që e banoi Haremin e Mekës ka qenë grua, dhe ajo është Haxheri! A e din se.. i pari që e siguroi dhe e qetësoi të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur i erdh shpallja ishte grua, dhe ajo është Hatixhja! A e din se.. i pari që e flijoi gjakun në rrugë të Allahut ishte grua, dhe ajo është Sumeja, nëna e Amarit! A e din se.. Allahu e zbriti një sure në Kuran, e cila titullohet Nisa ( surja e grave), dhe ajo është surja e tretë në Kuran për ka gjatësia! A e din se.. “Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë”! Këto fjalë i tha i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në hutben e lamtumirës dhe e përsëriti tri herë: Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! Ju porosis me gratë e juaja të silleni mirë! A e din se.. i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kush i ka tri vajza dhe i strehon ato, iu siguron

Ai moment kur fjala njeri nuk ka vlerë…

-Fëmiu Sirian i jep dhuratë vëllaut të tij 9 vjeçar qefinin për ditëlindje. - Babai djeg regjistrin familjar pasiqë të gjithë antarët e familjes u vranë -djaloshi 20 vjeçar varros këmbën e tij pasiqë iu këput nga sulmet ajrore -vëllau hap varrin pranë vëllaut të tij dhe pas 5 ditësh vritet dhe varroset në të - nusja vonon ditën e darsmës 3 herë : herën e parë ia shembin shtëpinë, të dytën ia burgosin babain dhe të tretën ia vrasin të fejuarin -në kampin e refugjatëve, fëmiu i zbathur, përplot dhimbje, në vuajtje të thella detyrohet të buzëqesh me një ëmbëlsirë në dorë me çrast antarët e shoqatave të huaja bëjnë fotografi që të paraqiten para botës si " shpëtuesit e njerzimit". Ai moment kur fjala njeri nuk ka vlerë…  Burimi: Valdet Kamberi

Nëse je hoxhë dhe nëse je xhematli

Nëse je hoxhë, pozicionohu të flasësh si hoxhë. Nëse je xhematli, pozicionohu të flasësh si i tillë. ''Nëse nuk je hoxhë, mos me thuaj kështu ka thënë Ibn Abasi, ngaqë ti nuk di se çka ka thënë Ibn Abasi. Me ilmihal të gjuhes shqipe po me flet a?!!!'' (Hoxhë Enis Rama) Burimi:  Valdet Kamberi  

GABIMET E FUNDVITIT

1- Nuk është legjitime urata me ardhjen e Vitit të ri hixhri, sepse një vepër e tillë nuk na ka ardhur nga selefi (të parët tanë), dhe sikur të ishte e mire (hajr) do të na kalonin ata në këtë. 2- Është shumë e përhapur se fletushkat mbyllen me përfundimin e vitit, por e vërteta ështe se ato mbyllen me vdekjen e njeriut dhe shfaqen prap në Ditën e Gjykimit. Allahu ka thënë:” …dhe kur të shpërndahen fletushkat”. Tekvir:10. 3- Thuhet se punët ngriten tek Allahu në fund të vitit, por kjo është në kundërshtim me fjalën e Muhamedit alejhi selam ku thotë:” në muajin shaban ngriten punët tona tek Allahu”. Kjo është ngritja e punëve vjetore, ndërsa ngritja e punëve javore bëhet në ditën e hënë dhe të enjte, ndërsa ngritja ditore e punëve bëhet në namazin e sabahut dhe të ikindisë. 4-Nuk lejohet festimi i të ashtuquajturit “vitit të ri hixhri”, apo “ përkujtimi i hixhretit të Muhamedit alejhi selam”, sepse kjo është risi (bidat) në fe. Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Ku

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more