Skip to main content

Raportohen tre viktima nga Covid në 24 orët e fundit

Raportohen tre viktima nga Covid në 24 orët e fundit


Raportohen tre viktima nga Covid në 24 orët e fundit

Posted: 24 Jul 2022 07:42 AM PDT

Nga 2,546 testime të kryera janë konfirmuar 978 raste pozitive me Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).

Sipas njoftimit të fundit, MSh-ja ka raportuar se kanë ndërruar jetë edhe tre viktima si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid shkruan Gazeta Shneta.

Brenda kësaj periudhe janë shëruar 1,083 pacientë, kurse numri aktual i rasteve aktive me Covid në vendin tonë është 9,300.

Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se janë vaksinuar 18 persona brenda 24 orëve të fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar me dozën e tretë/përforcuese është 104,366. /Gazeta Shneta/

The post Raportohen tre viktima nga Covid në 24 orët e fundit first appeared on .

5 simptomat që tregojnë se keni probleme me fertilitetin tuaj

Posted: 23 Jul 2022 03:20 PM PDT

Aftësia natyrale për të ngelur shtatzënë përkufizohet si fertilitet. Një çështje mjaft e diskutuar, kjo nuk përfshin vetëm gratë, por edhe burrat.

Rreth 11% e çifeteve përballen me infertilitetin apo ndryshe paaftësia për të ngelur shtatzënë në mënyrë natyrale shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Është e zakonshme që çiftet të kenë probleme me fertilitetin e tyre. E disa prej shenjave që mund të tregojnë për këtë çështje janë:

-jeni në moshën 35 vjec e tutje;

-keni kaluar në dy ose më shumë aborte të njëpasnjëshme;

-cikle të crregullta menstruale;

-gjakderdhje e pazakontë ose e rëndë;

-dhimbje legeni apo dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. /Gazeta Shneta/

The post 5 simptomat që tregojnë se keni probleme me fertilitetin tuaj first appeared on .

Njihuni me simptomat e një shtatzënie ektopike

Posted: 23 Jul 2022 02:42 PM PDT

Shtatzënia ektopike ndodh atëherë kur veza e fekonduar implantohet jashtë mitrës. Zakonisht, kjo mund të ndodh në një nga tubat fallopian ose në qafën e mitrës.

Në 50 vitet e fundit, prevalence e shtatzënive ektopike ka arritur rreth 1% deri në 2% të të gjitha shtatzënive shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo gjendje është një shkak kryesor i komplikimeve serioze të shtatzënisë dhe është përgjegjëse për më shumë se 75% të rasteve të abortit në tremujorin e pare.

Shtatzënitë ektopike mund të shkaktojnë ngërçe në njërën ose të dyja anët e zonës së poshtme të barkut, dhimbje të shpatullave dhe/ose dobësi ose marramendje, së bashku me simptoma tipike të shtatzënisë, të tilla si ndjeshmëri e gjirit, vjellje dhe mungesë menstruale.

Disa gra do të kenë gjakderdhje vaginale ose njolla, dhe nivelet e hormonit të shtatzënisë gonadotropina korionike njerëzore (hCG) mund të rriten më ngadalë se sa pritej.

Shtatzënia ektopike mund të ndodh në 98% të rasteve në tubin fallopian. Nëse nuk trajtohet, ajo mund të rritet dhe të shkaktojë gjakderdhje të brendshme. /Gazeta Shneta/

The post Njihuni me simptomat e një shtatzënie ektopike first appeared on .

Dy përbërës që duhet shmangur për t’i eleminuar aknet gjatë shtatzënisë

Posted: 23 Jul 2022 12:59 PM PDT

Gjatë shtatzënisë, rreth 75% e grave përjetojnë ndryshime në trupin e lëkurën e tyre. Këto ndryshime shfaqen si rezultat i ndryshimeve hormonale, ku po që arrijnë të shfaqin dukshëm edhe aknet.

Në lidhje me këtë të fundit, dermatologët rekomandojnë produktet që ndihmojnë në parandalimin e akneve gjatë shtatzënisë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

"Ndryshimet hormonale tek gratë vendosin në predispozitë për aknet gjatë shtatzënisë", tregon Rachel Nazarian, dermatologe.

“Ekziston një mundësi që mbiprodhimi i sebumit, i përzier me qelizat e vdekura të lëkurës dhe bakteret, mund të shkaktojë puçrra të reja, ose një shpërthim të akneve themelore për shumë njerëz.”

Mirëpo, nëna të dashura, bëni kujdes në përzgjedhjen e produkteve, pasi disa përbërës janë të kufizuar gjatë shtatzënisë.

"Shmangni retinolin dhe acidin salicilik gjatë shtatzënisë, të cilat të dyja janë produkte kryesore për lëkurën e prirur ndaj akneve te gratë shtatzëna," paralajmëron Neda Mehr, dermatologe.

“Konsideroni pastrues më të butë me nivele të ulëta të acidit glikolik ose peroksid benzoil,” këshillon Dr. Nazarian. “Këto mund të heqin në mënyrë të sigurt qelizat e vdekura të lëkurës dhe të ulin bakteret sipërfaqësore.", shton ajo. /Gazeta Shneta/

The post Dy përbërës që duhet shmangur për t'i eleminuar aknet gjatë shtatzënisë first appeared on .

Po, edhe nënat gjidhënëse mund të shijojnë benefitet e mjaltës

Posted: 23 Jul 2022 11:34 AM PDT

Është e natyrshme shqetësimi që keni për ushqimet që konsumoni gjatë shtatzënisë apo gjidhënies suaj. Kjo po që në shumë raste mund të ndikojë në shëndetin e bebit tuaj.

Një nga këto ushqime që nënat gjidhënëse shqetësohen është mjalta, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt tek foshnja duke shkaktuar botulizëm, infeksion bakterial shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Botulizmi mund të jap efekte anësore, duke përfshirë dobësinë e muskujve, paralizën dhe vështirësi në frymëmarrje.

Mirëpo, sic tregon Infant Botulism Treatment and Prevention Program, mjalta e konsumuar nga nëna nuk transmetohet tek bebi përmes qumështit të gjirit.

"Trupi juaj do të tretet dhe zbërthej mjaltin, kështu që ai nuk do të kalojë në qumështin tuaj të gjirit tek fëmija juaj"

Përvec kësaj, edhe Sarah Schooler, hotë se nuk ka asnjë arsye për të kufizuar mjaltin nga dieta juaj nëse jeni duke ushqyer me gji.

Mirëpo, ajo sugjeron se para se të keni kontakt me foshnjen tuaj t'i pastroni duartë në mënyrë që bebi të mos ketë kontakt të drejtpërdrejt me mjaltin.

Së fundmi, benefitet e mjaltit janë të shumta. Ai ndihmon në simptomat e ftohjes dhe kollit. /Gazeta Shneta/

The post Po, edhe nënat gjidhënëse mund të shijojnë benefitet e mjaltës first appeared on .

Temperatura të larta në fundjavë, pritet të ketë rrebeshe të shiut e bubullimë

Posted: 23 Jul 2022 10:04 AM PDT

Temperatura të larta po shënojnë një rritje ditët e javët e fundit në vendin tonë.

Vetëm gjatë ditës së sotme, temperaturat maksimale ishin 37C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.

Ndërkaq, dita e nesërme do të shënojë temperatura të ngjashme, mirëpo pasditë pritet të ketë reshje shiu.

"23.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.

24.07 – Shumë nxehtë.  Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, me më shumë gjasë përgjatë viseve malore.", thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/

The post Temperatura të larta në fundjavë, pritet të ketë rrebeshe të shiut e bubullimë first appeared on .

Mbi 1 mijë raste të infektimit me Covid brenda 24 orëve në Kosovë

Posted: 23 Jul 2022 09:23 AM PDT

Plot 1,401 raste pozitive me Covid janë shënuar në ditën e shtunë.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë (MSh), ku mes tjerash raporton se brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë katër pacientë shkruan Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, 1,219 qytetarë janë shëruar, kurse aktualisht janë 9,408 raste aktive.

MSh-ja ka bërë të ditur se në këtë periudhë janë vaksinuar 168 persona, kurse me dozën e katërt janë vaksinuar 1,061 qytetarë. /Gazeta Shneta/

The post Mbi 1 mijë raste të infektimit me Covid brenda 24 orëve në Kosovë first appeared on .

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more