Skip to main content

Njihuni me benefitet që sjell jodi gjatë shtatzënisë, sidomos tek foshnja

Njihuni me benefitet që sjell jodi gjatë shtatzënisë, sidomos tek foshnja


Njihuni me benefitet që sjell jodi gjatë shtatzënisë, sidomos tek foshnja

Posted: 03 Jul 2022 10:36 AM PDT

Marrja e konsiderueshme e jodit gjatë shtatzënisë është e tejet e rëndësishmë në zhvillimin intelektual të foshnjes.

Mirëpo, një nga studimet e fundit i botuar në International Journal of Environment Research and Public Health ka zbuluar se një numër i konsiderueshëm i grave nuk po përdorin mjaftueshëm jodin shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Si rezultat i mos-përdorimit të jodit, fëmijët vihen në rrezik për zhvillimin e kushteve neurologjike.

Jodi, në këtë rast, ruan funksionimin normal të tiroides, e cila rregullon hormonet që kontrollojnë metabolizmin, rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe funksionet tjera thelbësore të trupit.

Gjatë shtatzënisë, konsumimi i mjaftueshëm i jodit siguron që fëmija juaj të ketë gjithashtu funksionin e rregullt të tiroides.

Shmangia e jodit shkakton pengesa në rritjen dhe zhvillimin e trurit, thotë Colleen DeBoer.

"Konsumimi i vitaminave para lindjes, të cilat përmbajnë jod, është mënyra më e mirë për të sigurur se po merrni sasi të mjaftueshëm të jodit."

Vanessa Rissetto, dietologe, rekomandon përfshirjen e ushqimeve që janë burime të jodit si ushqimet e detit, qumështi, jogurti dhe djathi.

Mungesa e jodit manifestohet me simptoma të tilla si, lodhje, kapsllëk dhe ndjeshmëri ndaj temperaturave të ftohta./GazetaShneta/

The post Njihuni me benefitet që sjell jodi gjatë shtatzënisë, sidomos tek foshnja first appeared on .

Për të tretën herë mbahet minimaratona humanitare “Vrapo për Autizëm 2022”

Posted: 03 Jul 2022 08:56 AM PDT

Për të tretën herë me radhë është mbajtur minimaratonës humanitare "Vrapo për Autizëm 2022".

Maratona 5 kilometërshe filloi nga sheshi i kryeqytetit "Ibrahim Rugova", dhe bashkoi qindra qytetarë, politikanë e personalitete të tjera me qëllim të sensibilizimit të shoqërisë në përkrahje të fëmijëve me autizëm. Ndërkohë, të gjitha mjetet e gjeneruara nga numrat e blerë për pjesëmarrje në maratonë, do të shkojnë në përkrahje të kësaj kauze.

Organizatori i këtij aktiviteti, Burim Krasniqi tha se qëllimi i aktivitetit është për t'i ndihmuar fëmijët me autizëm, dhe se tashmë ky aktivitet është bërë tradicional.

"E kemi bërë për t'i ndihmuar fëmijët me autizëm. Është bërë tradicionale, ky është edicioni i tretë dhe do të vazhdojmë për më tepër. Mendoj se duhet të ketë edhe aktivitete të tjera në shenjë kontributi dhe sensibilizimi për shoqëritë e margjinalizuara", tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se si ushtria do t'i përkrahin gjithmonë këto aktivitete, ndërsa ka shtuar se sa më shumë të ketë aktivitete të tilla, është më mire edhe për përgatitje për pjesëmarrjen në ushtrinë në të ardhmen.

"Ne i mbështesim këto aktivitete, sa më afër popullit aq është edhe ushtria për gjithë popullin…Ne jemi të interesuar me i mbështet gjithë këto aktivitet prej këndit ushtarak por edhe Ministrisë së Mrojtjes…Me të vërtetë kanë nevojë gjithë kategoritë të kenë mbështetjet tona. Sa më shumë aktivitete sportive të kemi mbarë shtetin tonë, aq më mirë është, sepse edhe më përgatitje për pjesëmarrjen në ushtrinë në të ardhmen për të gjithë", theksoi Mehaj.

Themeluesja e Qendrës së fëmijëve për Autizem, Shpresa Gjakli, pjesë e këtij aktiviteti është shprehur e lumtur për gjithë ata që i janë bashkangjitur aktivitetit të ditës së sotme.

"Procesi i ndihmës edhe qendrave kanë filluar para 12 vitesh. Me vjen mirë me pa se të gjithë po bashkangjiteni për ndihmë të fëmijëve me autizëm", u shpreh Gjakli.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se të gjithë duhet të kontribuojnë për këtë kategori të shoqerisë.

"Edhe unë jap pjesën time modeste të kontributit, por pse jo të gjithë duhet…Ne duhet t'i inkurajomë ata që organizojnë, si rastin Burimit duhet t'i japim këtij përkrahje por edhe gjithë tjerëve në mënyre që t'i nxisim më shumë këto aktivitete, këtë sensibizlizm por edhe përkrahjen pse jo financiare për personat", u shpreh Haradinaj.

Aktivisti Gjeladin Fazliu, tha se kjo kategori e shoqërisë me autizëm ka nevojë më shumë për përkrahjen tonë, ndërsa ka shtuar se institucionet duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

"Është një organizim jashtëzakonisht i mirë, kur i shohim të gjitha strukturat e shoqërisë që po e përkrahin këtë kategori të veçantë të shoqerisë, siç janë personat me autizëm. Në Kosovë ka rritje të autizmit fatkeqësisht të këtyre kategorive… e cila ka nevojë për përkrahjen tonë… Këto nisma janë jashtëzakonisht të mira për shoqërinë por edhe për institucion, dhe besoj që institucionet i shohin këto nisma dhe besoj që kanë me bo më shumë për këtë kategori", tha Fazliu.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe këngëtari kosovar, Mehdin Pergjegjaj. Ai tha për KosovaPress, se është ardhur nga Gjermania vetëm për ta përkrahur këtë aktivitet.

"Kam ardhë prej Gjermanie sot me përkrah (aktivitetin) për arsye se këta fëmije me autizëm që është duke u bërë kjo punë për ta, d.m.th. është duke u shtuar numri i tyre, kështu që i nevojitet dikush që t'i mbështet. Ky është një aksion shumë i mirë që mua më ka bërë me qenë prezent sot këtu", tha ai/Kosova Press

The post Për të tretën herë mbahet minimaratona humanitare "Vrapo për Autizëm 2022" first appeared on .

Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme

Posted: 03 Jul 2022 05:52 AM PDT

Fillimi i javës pritet të jetë mot i nxehtë, mirëpo duke filluar nga dita e mërkurë pritet të ketë rënie të temperaturave.

Temperaturat minimale pritet të zbresin nga 18C deri në 15 e 14C, kurse maksimalet do të arrijnë të martën deri në 34C, të mërkurën zbresin në 28C, kurse të premten deri në 22C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.

"4.07 – Nxehtë.  Paradite kryesisht me diell.  Pasdite pjesërisht vranët, me mundësi për rrebeshe e bubullima, kryesisht rreth viseve malore.

5.07 – Paradite kryesisht me diell.  Ditën nxehtë, me zhvillime të vransirave, e më vonë edhe rrebeshe me bubullima.

6.07 – Kryesisht me vransira dhe jo aq nxehtë.  Priten edhe reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.

7.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

8.07 – Kryesisht me vransira dhe më freskët.  Mundësi për riga lokale shiu.", thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/

The post Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme first appeared on .

164 raste pozitive me Covid brenda 24 orëve të fundit

Posted: 03 Jul 2022 04:53 AM PDT

164 raste pozitive nga 570 testime të kryera janë raportuar në 24 orëshin e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë (MSh), 49 qytetarë janë shëruar, kurse nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes shkruan Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, në këtë periudhë janë vaksinuar vetëm 14 qytetarë, kurse deri më sot janë 103,270 qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë.

Aktualisht, në vendin tonë janë 1,012 raste aktive. /Gazeta Shneta/

The post 164 raste pozitive me Covid brenda 24 orëve të fundit first appeared on .

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more