Skip to main content

NATO lëviz drejt Lindjes Gazeta Dita

NATO lëviz drejt Lindjes Gazeta Dita


NATO lëviz drejt Lindjes

Posted: 02 Jul 2022 01:37 PM PDT

Janusz Bugajski

Samiti i NATO-s në Madrid tregoi se pushtimi i mirëfilltë ushtarak i Ukrainës nga Rusia ka shkaktuar një ndryshim thelbësor në sigurinë europiane. Sulmi i Moskës i dha fund një faze relativisht paqësore që pasoi Luftën e Ftohtë dhe paralajmëron një epokë të re në konfliktin ndërkombëtar. Sulmi, gjithashtu, zhvendosi epiqendrën e sigurisë europiane drejt lindjes, me Poloninë që u shfaq si qendra e frontit lindor të NATO-s, i cili po përballet me një Rusi agresive.

Tre faktorë do të jenë vendimtar në fazën strategjike që po shpaloset. Së pari, çfarë do të nënkuptojë pushtimi shkatërrues i Ukrainës nga Rusia për kërcënimet që shpalosen dhe marrëdhëniet ndërshtetërore përgjatë frontit lindor të NATO-s? Së dyti, çfarë ndikimi do të ketë lufta në kohezionin transatlantik dhe marrëveshjet pan-europiane të sigurisë? Së treti, cilat do të jenë pasojat për vetë Rusinë prej luftës së saj kundër Ukrainës, veçanërisht në përpjekjet e Moskës për të mbajtur donominimin e saj rajonal dhe një shtet të bashkuar rus?
Polonia po shfaqet gjithnjë e më shumë si lojtari kryesor strategjik dhe si pikëmbështetja e parandalimit dhe mbrojtjes për shkak të përmasave, vendndodhjes, burimeve, angazhimit ndaj mbrojtjes, rolit në rajon dhe lidhjeve me SHBA-në. Varshava ka bërë investime serioze në sektorin ushtarak, për strukturën e forcave dhe për blerjen e armëve. Është marrë vendimi që, në vitin 2023, të rrisë buxhetin e mbrojtjes nga 2.5% në 3% të PBB-së, dhe të vazhdojë këtë rritje me një plan pesë-vjeçar për të shtuar ndjeshëm aftësitë ushtarake dhe për të dyfishuar numrin e trupave në 300,000. Për më tepër, duke u bazuar në historinë e vet, potencialin ekonomik, aftësitë ushtarake dhe kundërshtinë e vendosur ndaj imperializmit rus, Polonia e sheh veten si një lider rajonal në rritje.

Faqja e parë e DITA 02/07/2022

Lufta në Ukrainë nxori në pah kërcënimet më të mëdha në kufijtë lindorë të NATO-s dhe intensifikoi angazhimin e Polonisë për të mbrojtur Aleancën. Pushtimi i Ukrainës tregoi se Rusia është një shtet perandorak që injoron kufijtë dhe traktatet ndërkombëtare për të rivendosur sundimin e vet. Me prestigjin e dobësuar të Gjermanisë dhe Francës, për shkak të reagimit të tyre joadekuat ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës, qendra e gravitetit të NATO-s po zhvendoset drejt lindjes. Roli i Polonisë për sigurinë, gjithashtu, do të forcohet ndjeshëm, kur fronti lindor i NATO-s të përfshijë Finlandën dhe Suedinë si anëtarët e tij më të rinj.

Blerjet e shtuara të Varshavës të pajisjeve ushtarake amerikane, përfshi tanket Abrams dhe avionët luftarakë F-16, dhe prania në rritje e forcave amerikane në Poloni, përfshi selinë e përhershme të Korpusit të Pestë të Ushtrisë Amerikane, po e transformojnë vendin në aleatin kryesor europian të Uashingtonit. Varshava ka rezervuar në disa programe blerjeje që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë. Shumica e kontratave pritet t’i jepen furnizuesve amerikanë dhe Polonia mund të presë bazat amerikane në vitet e ardhshme, pasi infrastruktura dhe pajisjet e SHBA-së të zhvendosen jashtë Gjermanisë.

Aleanca e NATO-s nuk është më e detyruar që të heqë dorë, për shkak të angazhimeve të hershme, nga vendosja e forcave të saj në një bazë të përhershme në lindje të Europës. Me sulmin ndaj Ukrainës, vetë Moska e hodhi poshtë Aktin Themelues NATO-Rusi që i pati vendosur disa kufizime dislokimeve lindore të NATO-s. Në Samitin e Madridit, NATO njoftoi se, në muajt e ardhshëm, do të vendosë mbi 300,000 trupa në gatishmëri të lartë dhe do të fuqizojë forcat e saj në Rumani dhe tre shtetet baltike.

Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, NATO ka ndërmarrë disa hapa për të forcuar ushtrinë boshnjake dhe për të punuar më ngushtë me forcat e mbrojtjes së Kosovës. Por këto vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për frenimin e provokimeve nga ana e udhëheqësve serbë pro-moskovitë në Banja Luka dhe Beograd, teksa presidenti Aleksandër Vuçiç kërcënon me luftë potenciale ndaj Kosovës. Ka nevojë urgjente për një rrugë për të anëtarësuar Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën në NATO, veçanërisht pasi BE-ja ka dëshmuar të jetë e pamjaftueshme në ofrimin e perspektivave reale për anëtarësim dhe në këtë mënyrë po inkurajon radikalët nacionalistë në të gjithë rajonin.

Shtetet (anëtare) të NATO-s përgjatë frontit lindor përballen me tre sfida urgjente rajonale me ndikim afatgjatë në sigurinë europiane dhe rolin e Amerikës. Së pari, në vazhdën e luftës shkatërruese, atyre u duhet të promovojnë sigurinë dhe rindërtimin e Ukrainës. Së dyti, atyre u duhet të ndihmojnë për të sjellë më afër strukturave ekonomike, politike dhe të sigurisë perëndimore vendet e tjerë jo-anëtar të NATO-s por pranë Rusisë, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë. Së treti, atyre u duhet të përballen me ndikimit rajonal të trazirave të mëdha në Rusi, prej rënies ekonomike dhe humbjes së mundshme ushtarake ose një ngecjeje të tejzgjatur në Ukrainë.
Për t'i bërë ballë këtyre sfidave, NATO-s i duhet të zhvillojë një strategji shumëdimensionale, duke kombinuar të gjitha aspektet informative, kibernetike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake. Dhe NATO-s i duhet t’i zgjerojë aftësitë e veta në rajonet e Detit të Zi dhe Ballkanit, të cilat Rusia vazhdon t’i trazojë dhe kërcënojë nëpërmjet përfaqësuesve që ka emëruar vetë (në poste). Uashingtonit i duhet të përgatitet për një periudhë të zgjatur pasigurie rajonale, e cila do të përfshijë gjithashtu shfaqjen e subjekteve të reja politike nga një Federatë Ruse e dështuar.

 

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

The post NATO lëviz drejt Lindjes appeared first on Gazeta Dita.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more