Skip to main content

“Messi, Ronaldo, Neymar, Ozil – Lista me 40 lojtarët me më shumë asistime në shekullin e 21-të” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Messi, Ronaldo, Neymar, Ozil – Lista me 40 lojtarët me më shumë asistime në shekullin e 21-të” plus 9 more Telegrafi Futboll


Messi, Ronaldo, Neymar, Ozil – Lista me 40 lojtarët me më shumë asistime në shekullin e 21-të

Posted: 02 Jul 2022 02:55 PM PDT

Janë emëruar në një listë të vetme 40 lojtarët me më shumë asistime në shekullin e 21-të, me Lionel Messin që kryesor listën, i ndjekur nga rivali i tij më i madh Cristiano Ronaldo dhe emra të tjerë të njohur pas tyre.

Kur bëhet fjalë për artin e ëmbël të shënimit, Ronaldo është mjeshtër, pasi asnjë lojtar në historinë e futbollit profesionist nuk ka shënuar më shumë se superylli i Manchester United .

Deri më tani në kohën e këtij shkrimi, Ronaldo ka shënuar 815 gola për klubin dhe vendin, mesatarisht 43 gola në sezon.

Këto shifra janë thjesht brilante dhe ajo që e bën karrierën e portugezit edhe më të jashtëzakonshëm është numri i asistimeve që ai ka bërë.

Shumë mendojnë se Ronaldo është egoist dhe i fiksuar pas golave, por e vërteta është se ai është një makinë asistimesh.

Sipas faqes PopFoot, Ronaldo renditet i dyti për sa i përket asistimeve në shekullin e 21-të deri më tani. Messi është i vetmi njeri përpara tij.

Messi i pari, Ronaldo i dyti për asistime në shekullin e 21-të

Ylli argjentinas kryesor listën e asistuesve më të mëdhenj të shekullit me plot 331 asistime deri tani, ndërsa Ronaldo i dyti ka 273 asistime.

Vendin e tretë e zë Angel di Maria, i pasuar nga Mesut Ozil, ndërsa në dhjetëshe gjenden edhe emra tjerë të mëdhenj si Neymar, Thomas Muller, Luis Suarez, Cesc Fabregas dhe Kevin de Bruyne.

40 lojtarët me më shumë asistime në shekullin e 21-të

40.Dimitri Payet – 153 asistime

39.Juan Roman Riquelme – 156 asistime

38.Francesco Totti – 158 asistime

37.Alexis Sanchez – 162 asistime

36.Kaka – 162 asistime

35.Mbark Boussoufa – 162 asistime

34.Robinho – 163 asistime

33.Robert Lewandowski – 165 asistime

32.Eden Hazard – 165 asistime

31.Arjen Robben – 165 asistime

30.Wesley Sneijder – 165 asistime

29.Ronaldinho – 165 asistime

28.Mathieu Valbuena – 166 asistime

27.Ricardo Quaresma – 171 asistime

26.Christian Eriksen – 171 asistime

25.Andres Iniesta – 172 asistime

24.Frank Lampard – 173 asistime

23.David Beckham – 174 asistime

22.Wayne Rooney – 175 asistime

21.Steven Gerrard – 175 asistime

20.Thierry Henry – 185 asistime

19.Ryan Giggs – 186 asistime

18.Hulk – 189 asistime

17.Franck Ribery – 196 asistime

16.Karim Benzema – 202 asistime

15.Dani Alves – 203 asistime

14.David Silva – 203 asistime

13.Xavi Hernandez – 207 asistime

12.Dries Mertens – 212 asistime

11.Zlatan Ibrahimovic – 221 asistime

10.Kevin De Bruyne – 222 asistime

9.Cesc Fabregas – 230 asistime

8.Luis Suarez – 232 asistime

7.Thomas Muller – 232 asistime

6.Neymar – 233 asistime

5.Dusan Tadic – 236 asistime

4.Mesut Ozil – 240 asistime

3.Angel Di Maria – 252 asistime

2.Cristiano Ronaldo – 273 asistime

1.Lionel Messi – 331 asistime

/Telegrafi/

The post Messi, Ronaldo, Neymar, Ozil – Lista me 40 lojtarët me më shumë asistime në shekullin e 21-të appeared first on Telegrafi.

“Më mungon ende Sergio Ramos!”, Modric e pranon trishtimin e vazhdueshëm për largimin e shokut të vjetër

Posted: 02 Jul 2022 02:16 PM PDT

Luka Modric e ka pranuar se i mungon ende ish-kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos pas largimit të këtij të fundit vitin e kaluar, me reprezentuesin kroat që zbuloi se dyshja “ende flasin me njëri-tjetrin çdo ditë” pavarësisht se luajnë në vende të ndryshme.

Veterani spanjoll Ramos i dha fund marrëdhënies së tij të gjatë me Los Blancos, me të cilët ai i pati sukses pothuajse të pashembullt në klub gjatë dekadës së fundit në shtëpi dhe në Evropë.

Ramos vendosi të transferohet verën e kaluar te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë dhe ka luftuar për t’u vendosur që nga kalimi i tij në Francë.

Ish-klubi i tij e ka rikthyer veten si ekipi kryesor evropiane duke fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon nën urdhrat e Carlo Ancelottit, por ish-fituesi i Topit të Artë, Modric pranon se ai ende e i mungon shoku i vjetër i skuadrës, Ramos.

"Të gjitha largimet e lojtarëve me njerëz me të cilët kaloni vite, në një epokë shumë të suksesshme, janë të dhimbshme. Për të gjithë", ka thënë fillimisht Modric për Sportske.

"Pas nëntë vitesh, ‘Sergi’ nuk është aty. Që në ditën e parë që ishte pranë meje, më ndihmoi të përshtatesha me Real Madridin, më inkurajoi, besonte në potencialin tim…".

"Ne u bëmë miq të shkëlqyeshëm, familjet tona u mblodhën, kaluam verën së bashku. Ne ende flasim për ato ditë, të paktën me mesazhe. Më mungon të dal me të, por kështu janë gjërat në futboll", përfundoi kroati. /Telegrafi/

The post "Më mungon ende Sergio Ramos!", Modric e pranon trishtimin e vazhdueshëm për largimin e shokut të vjetër appeared first on Telegrafi.

Paris Saint-Germain i hapur për largimin e Kimpembes

Posted: 02 Jul 2022 01:50 PM PDT

Klubi francez, Paris Saint-Germain është i hapur për të lënë Presnel Kimpembe të largohet këtë verë.

Kampioni aktual i Ligue 1 është gati të bëjë shumë ndryshime këtë afat kalimtar të verës, ku nuk përjashtohen transferimet e reja, por edhe largimet.

Një nga lojtarët që mund të largohet befasisht është edhe njëri nga kapitenët, Kimpembe, dhe PSG është gati ta lejojë largimin e tij.

Atletico bën ofertë zyrtare prej 50 milionë eurove për Kimpemben Atletico bën ofertë zyrtare prej 50 milionë eurove për Kimpemben

Sipas gazetarit Fabrzio Romano, Kimpembe nuk është jashtë projektit, por e ardhmja e tij varet nga propozimet.

Kjo thuhet se është edhe arsyeja pse bisedimet për kontratën e re po ngecin mes palëve.

Ekipet e interesuara për transferimin e mbrojtësit francez janë Atletico Madridi dhe Chelsea. /Telegrafi/

The post Paris Saint-Germain i hapur për largimin e Kimpembes appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Barcelonës, Laporta flet për Lewandowskin dhe De Jongun

Posted: 02 Jul 2022 01:27 PM PDT

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka sqaruar situatën me mesfushorin e tyre Frenkie de Jong dhe objektivin e tyre kryesor, sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Emri i holandezit De Jong dhe ai i polakut Lewandowski kanë qenë dy nga emrat më të përfolur në kampin e Barcelonës.

I pari është lidhur me një largim nga Barcelona, ndërsa i dyti me një transferim në Camp Nou gjatë kësaj vere.

Për situatën e të dyve ka folur i pari i Barcelonës, Laporta.

Lewandowski i gatshëm të detyrojë Bayernin ta pranojë transferimin e tij te Barcelona Lewandowski i gatshëm të detyrojë Bayernin ta pranojë transferimin e tij te Barcelona

"Robert Lewandowski është lojtar i FC Bayern dhe unë preferoj ta mbaj të qetë këtë situatë", ka thënë fillimisht Laporta për yllin polak.

"Ne jemi vërtet të lumtur që ai dëshiron të bashkohet me Barçën. Ne vetëm duam t’i falënderojmë pasi ai dëshiron të vijë në Barcelonë", shtoi ai.

Për De Jongun, Laporta tha se nuk dëshirojnë ta shesin dhe lojtari dëshiron të mbetet te Barcelona.

De Jong i kënaqur me interesimin e Man Utd, por i lumtur te Barcelona De Jong i kënaqur me interesimin e Man Utd, por i lumtur te Barcelona

"Ka shumë klube që e duan atë, jo vetëm Man United. Nuk kemi ndërmend ta shesim, ai dëshiron të qëndrojë".

"Unë do të bëj gjithçka për të mbajtur Frenkie, por ka edhe një çështje pagash dhe kjo duhet të rregullohet", përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/

The post Presidenti i Barcelonës, Laporta flet për Lewandowskin dhe De Jongun appeared first on Telegrafi.

Vendet e mundshme ku mund të zhvillohet Superkupa e Italisë mes Milanit dhe Interit

Posted: 02 Jul 2022 12:50 PM PDT

Superkupa e Italisë do të jetë një "Derby della Madonnina" mes Milanit dhe Interit, por aktualisht ka dy vende të mundshme për ndeshjen.

Kjo është ndeshja mes kampionëve në fuqi të Serie A dhe fituesve të Kupës së Italisë, që në këtë rast janë përkatësisht Milani dhe Interi.

Tradicionalisht ishte një ndeshje para-sezonale, por vitet e fundit është zhvendosur në muajin dhjetor ose janar.

Për sezonin 2022/2023, raportohet se do të luhet më 18 gusht 2023.

Trofeu gjithashtu caktohet rregullisht jashtë vendit si pjesë e një marrëveshjeje për të sjellë fonde shtesë në futbollin italian.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, janë dy vende të mundshme që po konsiderohen në Arabinë Saudite me datë 18 janar.

I pari është stadiumi ndërkombëtar King Fahd, me një kapacitet prej 67 mijë vendesh, ndërsa tjetri është Stadiumi King Saud, i cili mban vetëm 22 mijë vende.

Edhe ora e fillimit është ende duke u përpunuar, pasi Mediaset e dëshiron në orën 21:00 me orën italiane, ndërsa diferenca kohore do ta bënte një ndeshje më të hershme. /Telegrafi/

The post Vendet e mundshme ku mund të zhvillohet Superkupa e Italisë mes Milanit dhe Interit appeared first on Telegrafi.

Man Utd thotë se Cristiano Ronaldo ‘nuk është në shitje’ pasi ai kërkon të largohet nga klubi

Posted: 02 Jul 2022 12:20 PM PDT

Manchester Unitedi ka përsëritur se Cristiano Ronaldo ‘nuk është në shitje’ pasi thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë rreth të ardhmes së tij.

37-vjeçari ka kërkuar të largohet nga Old Trafford nëse klubi merr një ‘ofertë të kënaqshme’ për të këtë verë, sipas një raporti nga mediumi The Times.

Ata pretendojnë se vendimi i Ronaldos është nxitur nga dëshira për të luajtur në  Ligën e Kampionëve për pjesën tjetër të karrierës së tij.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Portugalisë, i cili beson se i kanë mbetur edhe ‘tre ose katër vjet’ në nivelin më të lartë, është lidhur me lëvizjet te Bayern Munich, Chelsea, Roma dhe Napoli këtë verë.

"Është koha që unë të largohem", Ronaldo kërkon përfundimisht largimin nga Man Utd "Është koha që unë të largohem", Ronaldo kërkon përfundimisht largimin nga Man Utd

Dhe me një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale me Unitedin, i cili do të luajë në Ligën e Evropës këtë sezon, duket se sulmuesi me përvojë po shqyrton opsionet e tij.

Edhe pse po raportohet vazhdimisht kështu, Djajtë e Kuq po qëndrojnë të palëkundur.

Gazetari i mediumit Manchester Evening News, Samuel Luckhurst dha një përditësim mbi situatën në vazhdim më herët.

"Ashtu si të shtunën e kaluar, MUFC përsërit se Cristiano Ronaldo nuk është në shitje dhe nën kontratë edhe për një vit", ka shkruar Luckhurst.

 

Ndryshe, muajin e kaluar, agjenti i sulmuesit, Jorge Mendes, thuhet se mbajti diskutime mbi një transferim të mundshëm me pronarin e Chelseat, Todd Boehly.

Sipas The Athletic, Boehly u takua me Mendes në Portugali, ku u diskutuan bisedimet për një lëvizje të Ronaldos në Stamford Bridge këtë verë. /Telegrafi/

The post Man Utd thotë se Cristiano Ronaldo ‘nuk është në shitje’ pasi ai kërkon të largohet nga klubi appeared first on Telegrafi.

Zyrtarizimi te Barcelona nuk ka ardhur ende, Laporta sqaron situatën e Raphinhas

Posted: 02 Jul 2022 11:55 AM PDT

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me situaten e sulmuesit brazilian të Leeds United, Raphinha.

Gjatë ditës së djeshme (e premte) u raportua se klubet kanë arritur një marrëveshje për transferimin e yllit brazilian.

Megjithatë, deri tani ende nuk ka asgjë zyrtare dhe për këtë situatë është pyetur presidenti i Barcelonës, Laporta.

Arrihet marrëveshja mes klubeve për transferimin e Raphinas në Camp Nou Arrihet marrëveshja mes klubeve për transferimin e Raphinas në Camp Nou

Laporta është përkujdesur ta sqaroj situatën duke thënë se Raphinha dëshiron transferimin në Camp Nou, ndërsa disa klube tjera e duan brazilianin.

"Raphinha dëshiron të vijë te Barça. Ne kemi komunikim dhe kemi folur me Leeds", ka thënë fillimisht Laporta.

"Çfarë ka është se ka klube të tjera që duan Raphinha dhe po bëjnë propozimet e tyre", përfundoi presidenti i Barcelonës.

Marrëveshja mes klube thuhet se është arritur në shumën e 60 milionë eurove, të cilat do të paguheshin me tri këste. /Telegrafi/

The post Zyrtarizimi te Barcelona nuk ka ardhur ende, Laporta sqaron situatën e Raphinhas appeared first on Telegrafi.

Napoli i bashkohet Chelseat, Bayernit dhe Romës në ndjekjen e Cristiano Ronaldos

Posted: 02 Jul 2022 10:49 AM PDT

Napoli thuhet se është i interesuar për Cristiano Ronaldon, i cili ka kërkuar të largohet nga Manchester Unitedi dhe gara për të pritet të jetë e fortë me disa skuadra të mëdha evropiane.

Sipas mediumit The Times, pesë herë fituesi i Topit të Artë i tha Manchester Unitedit se dëshiron të lejohet të largohet nëse një ofertë e përshtatshme arrin këtë verë, kryesisht për shkak të dështimit të tyre për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Tani mediumi i njohur The Athletic shkruan se Chelsea, Bayern Munich dhe Napoli janë në garë për legjendën portugeze, pasi disa raporte sugjeruan se Roma po bënte një qasje për të.

"Është koha që unë të largohem", Ronaldo kërkon përfundimisht largimin nga Man Utd "Është koha që unë të largohem", Ronaldo kërkon përfundimisht largimin nga Man Utd

Ndërsa Napoli ka përparësinë ndaj Romës në atë që është në Ligën e Kampionëve këtë sezon, kalimi në Stadio Diego Armando Maradona do të ishte ende tepër i pamundur.

Ai u largua nga Seria A vetëm vitin e kaluar nga Juventusi, rivalët më të mëdhenj të napolitanëve, ndërsa Napoli gjithashtu ka ndërmarrë një fushatë për uljen e kostove për të ulur faturën e pagave.

Kjo ka bërë që ata të lënë Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens të largohen si lojtarë të lirë, ndërsa Kalidou Koulibaly mund të shitet nëse ai refuzon një ulje page.

Të gjithë këta elementë e bëjnë të pamundur idenë që Napoli të mbulojë pagën e Ronaldos, i cili fiton rreth 30 milionë euro në sezon.

 

Mund të ketë një mënyrë për të paguar për transferimin, që është se Napoli është i vetmi klub i madh në Itali që prodhon vetë fanellat e veta.

Prandaj, ata mund të mbledhin të gjitha fitimet nga shitja e tyre në vend që t’i ndajnë ato me një sponsor të fanellave. /Telegrafi/

 

The post Napoli i bashkohet Chelseat, Bayernit dhe Romës në ndjekjen e Cristiano Ronaldos appeared first on Telegrafi.

Milani ende po ‘lufton’ me PSG-në për Renato Sanches

Posted: 02 Jul 2022 10:18 AM PDT

Milani thuhet se nuk është plotësisht jashtë garës për mesfushorin Renato Sanches, pasi Paris Saint-Germain nuk ka rënë ende dakord për kushtet me klubin Lille.

Mesfushori portugez është në vitin e fundit të kontratës së tij në Lille dhe vlerësohet rreth 20-25 milionë euro.

Kuqezinjtë dukej se ishin të sigurt për një marrëveshje derisa Paris Saint-Germain ndërhyri me premtimin e ribashkimit me ish-trajnerin e tij të Lille, Christophe Galtier.

Krahasimi i ofertave për Renato Sanches nga PSG dhe Milani, diferenca të mëdha Krahasimi i ofertave për Renato Sanches nga PSG dhe Milani, diferenca të mëdha

Megjithatë, mediumi MilanNeës.it këmbëngul se situata është ende shumë në ajër dhe ende nuk është marrë një vendim mbi të ardhmen e Sanches.

Kërkesat fillestare të lojtarit dhe agjentit të tij Jorge Mendes mund të kenë ndryshuar, por Milani mbetet një opsion për destinacionin e tij të ardhshëm.

Gjërat kanë ndryshuar gjithashtu për Milanin, pasi të enjten vonë në mbrëmje ata më në fund nënshkruan rinovimin e kontratës me drejtorët Paolo Maldini dhe Frederic Massara, kështu që tani më në fund mund të fillojnë të vendosin një buxhet real transferimi për këtë verë dhe të mbyllin marrëveshjet. /Telegrafi/

The post Milani ende po 'lufton' me PSG-në për Renato Sanches appeared first on Telegrafi.

Zbulohen disa detaje tjera të kontratës marramendëse, Salah mund të fitojë shumë më shumë se sa mendohej më parë

Posted: 02 Jul 2022 09:50 AM PDT

Mohamed Salah mund të fitojë më shumë se 400 mijë funte apo 465 mijë euro në javë te Liverpooli nëse shpërblimet e lidhura me performancën paguhen në kontratën e tij të re në Anfield.

Salah, 30 vjeç, e angazhoi të ardhmen e tij afatgjatë te Liverpooli duke nënshkruar një marrëveshje të re trevjeçare me klubin të premten pas disa muajsh negociatash të zgjatura për rinovimin e kontratës.

Egjiptiani bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpoolit pas nënshkrimit të marrëveshjes së tij të re, me shumicën e raporteve që pretendojnë se ai do të fitojë 350 mijë funte apo rreth 405 mijë euro në javë sipas kushteve të kontratës së tij të re.

Zyrtare: Mohamed Salah vazhdon kontratën me Liverpoolin dhe bëhet lojtari më i paguar në histori të The Reds Zyrtare: Mohamed Salah vazhdon kontratën me Liverpoolin dhe bëhet lojtari më i paguar në histori të The Reds

Megjithatë, një raport i ri nga mediumi Liverpool Echo pretendon se sulmuesi mund të përfundojë duke fituar shumë më shumë se kjo shifër nëse ai vazhdon të paraqitet mirë.

Raporti, i cili pretendon të sigurojë ‘historinë e brendshme’ të negociatave të kontratës së Salah me Reds, thotë se egjiptiani ka rënë dakord për një marrëveshje ‘shumë të stimuluar’ që mund të ‘tejkalojë shifrën prej 400 mijë funtesh (465 mijë euro) nëse plotësohen kriteret e tij të bazuara në performancë’.

Kriteret thuhet se përqendrohen rreth kontributit në gola dhe asistime, të cilat thuhet se shihen si ‘të arritshme’ nga Salah.

Pretendohet se struktura e gjerë e kontratës është rënë dakord rreth fundit të vitit gjatë bisedimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

The post Zbulohen disa detaje tjera të kontratës marramendëse, Salah mund të fitojë shumë më shumë se sa mendohej më parë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more